Re: Po te vazhdonte edhe pak ......., edhe Bar do te hanim me Komunistet ne pushtet
per ti qendruar temes , duhet thene qe ai sistem ishte i shkaperdhyer qe ne bazat e tij.
qendronte ne kembe fale sklleverve qe punonin gjithe diten , duke bere te mundur qe ajo klase e Privelegjuar te rrinte ne pushtet.
arriten deri atje sa donin ti jepnin edhe Bar popullit vetem e vetem qe te mos kthenin politiken e bere deri ne ate kohe, qe edhe ata vete e kuptonin qe ishte e deshtuar (cdo vit renie ekonomike qe nga vitet e para te '70).
por sic thone italianet qe ,"tutti i nodi vengono al pettine" , pra keshtu ndodhi edhe per shqiperine.
te lesh nje popull pa rezerva ushqimore , te harxhosh thesarin e shtetit per te blere ushqime , vetem e vetem qe ti mos te leshosh karriken eshte dicka e tmerrshme, e imorale.
nejse .... cflas une per imoralitet , kur ata vrisnin e fusnin ne burg njerez vetem per paranojat e tyre .
duhet te shtoj edhe dicka tjeter: ky klan i atehershem , ka rekomanduar e ka vene ne pushtet , njerez te ngjashem me ata vete qe po e cojne vendin drejt te njejtit fund :
per te njejtim motiv qe permendem me lart (dmth fjalen e italianeve) nuk do te jete e larget dita qe do ta fillojme prap nga ZERO.
lecojeni :
Qeveria rrit shpenzimet, thellohet deficiti buxhetor
--------------------------------------------------------------------------------
Thellohet deficiti buxhetor. Qeveria gjatë dy muajve të fundit ka kërkuar më shumë para nga bankat. Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë, gjatë muajit qershor dhe korrik vihet re një thellim i deficitit buxhetor, i cili ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve buxhetore gjatë këtyre muajve. Deficiti buxhetor arriti në 7.1 miliardë lekë në fund të muajit qershor dhe vetëm në muajin korrik ky tregues u rrit me 4.1 miliardë lekë. "Ky thellim ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve buxhetore gjatë muajit korrik, si dhe i realizimit dhe thithjes së të ardhurave në nivele më të ulëta se sa ato të planifikuara", citohet në raportin e Bankës së Shqipërisë. Kështu, forma kryesore e financimit të deficitit për muajin korrik ka qenë jo vetëm burimet e thithura nga tregu primar (bonot e thesarit), por edhe nga arkëtimi prej rreth 3.5 miliardë lekësh i të ardhurave të privatizimit të Bankës së Kursimeve. Sipas Bankës së Shqipërisë, deficiti buxhetor ka filluar të thellohet që nga muaji prill e në vazhdim
. Vetëm për muajin qershor ai është rritur me rreth 2 miliardë lekë.
ps . Lir + gjeneral (ti je edhe minoren keshtu qe .... ) duhet tju them qe nuk eshte mire te ofendoni te tjeret (nqs se mund te quhet ofendim te therrasesh nje njeri Chita, edhe pse i afrohej per inteligjence shume personave si.......) vetem se kane mendime te ndryshme nga te juajat.
ju lutem zbatoni rregullat e ketij forumi .
nqs se nuk e dinit leopardi eshte nje shkrimtar i madhe italian , edhe veprat e tij studjohen ne te gjitha shkollat e mesme e fillore te italise.