Po pate durim lexoje, po nuk deshe me qesh mos e lexo

Archi

Forumium praecox
Po pate durim lexoje, po nuk deshe me qesh mos e lexo

Ne fillim te marteses, nje grua vendos nje kuti nen krevat dhe i thote burrit te saj: “Duhet te me premtosh qe te mos shohesh kurre ne kete kuti”. Ne gjithe ato vite martese burri e mbajti premtimin e tij.
Pas 40 vite martese, burrit nuk iu durua me dhe e hap kutine. Brenda gjendeshin 3 shishe bosh birre dhe 12 035 Euro ne monedha dhe kartemonedha.
I habitur e vendosi perseri kutine nen krevat.
Ne mbremje ne nje restorant nen driten e qiriut dhe nen atmosferen romantike e theu heshtjen dhe iu drejtua se shoqes: “40 vjet e mbajta premtimin tim. Por sot une e hapa kutine dhe e pashe cfare kishte brenda. Te lutem ma shpjego permbajtjen e saj”.
Ajo i pergjigjet: “Cdo here qe te kam tradhetuar, kam pire nje shishe birre dhe shishen boshe e kam vendosur ne kuti”.
I shoqi e shikon i shtangur dhe po mendonte me vete: “Ne gjithe keto vite une kam shkuar shume here me sherbime dhe keto tre here qe me ka tradhetuar nuk jane dhe aq shume keshtuqe mendoj se mund t´ia fal”.
Por ne ate moment i bie ndermend shuma marramendese e te hollave dhe kurioz pyet te shoqen: “Krahas atyre tre shishe birre ne kuti gjendeshin 12 035 Euro. Mund te me thuash nga vine gjithe ato para?”.
Ajo i pergjigjet: “Eee.. si te te them, cdo here qe kutia ishte e mbushur plot i kam kthyer shishet e birres mbrapsht dhe parate i kam vendosur ne kuti".
 

Archi

Forumium praecox
Re: Po pate durim lexoje, po nuk deshe me qesh mos e lexo

Tregoja kete barcalete femrave tona “inteligjente”, do te veresh, qe me nje nenqeshje te lehte do te vejne ne dukje aftesine qe ka nje femer per ta vertetuar qe i shoqi eshte nje leshko.

Tregoja kete barcalete nje mashkulli dhe patjeter do te thote:
Kjo barcalete mund te jete shpikur vetem nga mendja djallezore e nje femre. Qe kjo barcalete eshte e shpikur nga nje femer, sado djallezore te jete kjo femer, kuptohet fare lehte. Kjo nga vete llogjika qe ndjek kjo histori. Per te qene me te qarte:

1.) Per te arritur shumen prej 12 035 Euro kesaj gruaje i duhej te tradhetonte te shoqin ne te gjithe 40 vjetet 5,5 here ne dite (llogarit vlera e pengut per nje shishe birre = 15 cent)

2.) Asaj i duhej te flinte gjithsej me 80 000 burra.

3.) Shijimi i 5,5 shishe birre ne dite ne vazhdimesi (nga e Hena deri te Dielen) do ta benin kete grua, pavaresisht nga bukuria, te varur ndaj alkoholit dhe jashtezakonisht te shendoshe.

4.) Nuk ka asnje qytet ne bote, qe te kete 80 000 burra ne moshen e pershtatshme te gatshem te bejne seks me nje grua te trashe qe qelbet era alkohol.

5.) Ne kuti nuk mund te kete pasur kartemonedha, por vetem monedha metalike. Per te marre mbrapsht nje kartemonedhe prej 5 Euro duhet te cosh mbrapsht 33,3 shishe birre. Keto nuk i nxen dot nje kuti e vogel, vetem nqs kutia jone eshte nje karton ambalazhi, te cilin nuk mund ta fusesh dot poshte krevatit vetem nqs krevati eshte shume i larte. Atehere nqs gruaja ka kthyer shishet mbrapsht kemi te bejme me pako prej 6 shishesh. Keto bejne gjithsej 90 cent. Dmth monedha metalike.

6.) Normalisht perbehen 90 cent nga nje monedhe 50 cent dhe dy 20 centeshe. Shuma prej 12 035 Euro perbehet nga afersisht 4.457 50-Centeshe dhe 8.914 20-Centeshe. Nje monedhe 50-Cent peshon 7,8 gram, nje monedhe 20-Cent peshon 5,74 gram. Gjithesej bejne 86 kilogram. Do kisha qejf ta shihja ate grua, qe me bythet e saj te trasha te ulet ne toke dhe te terheqe qe poshte krevatit nje kuti qe peshon rreth 85 kilogram.

7.) Po te llogaritesh volumin e nje monedhe dhe te mbledhesh volumin e shumes se monedhave arrin ne 12 dm³ qe korrespondon shumen e 12 kutive qumeshti nje litershe. Nuk eshte marre parasysh edhe volumi i “ajrit” ne mes monedhave. Sido qe te jete “nje kuti” nuk nxen kurre 12 kuti qumeshti pa permendur edhe 3 shishe birre boshe.

8.) Euro eshte futur nga pak me shume se nje vit. Meqe shuma eshte ne monedha metalike, atehere perjashtohet nje kembim i mundshem ne monedhen e re. Atehere i bie qe e gjithe historia e tradhetise te zhvillohet komplet gjate vitit te kaluar.

9.) Po te shkurtosh te gjithe llogaritjen e 40 vjeteve ne 12 muaj, ateher del si perfundim ne pak a shume 220 burra dhe natürisht 22o shishe birre ne dite. Meqenese dita ka 24 ore dhe shume e mundshme qe ne gjysmen e dites te jete burri ne shtepi, mbeten per historickat vetem 12 ore ne dite. Prej ketyre 12 oreve po te heqim 36 heret e te shkuarit dhe te ardhurit nga kioska per te dorezuar shishet, per cdo here 5 minuta... megjithese nje gruaje super te dhjamosur dhe aq me teper tape fare i duhen jo me pak se 10 minuta per cdo here, atehere jane 6 ore ne dite vetem per te dorezuar shishet. Mbeten vetem 6 ore. Po te llogarisesh nje minute per te pire nje shishe birre atehere ikin edhe 3,6 ore te tjera. Mbeten 2,4 ore per te fjetur me 220 burra. Por me ate sasi birre qe eshte pire duhet te llogarisim edhe disa here te shkuara ne banjo dhe te heqim perseri disa minuta nga koha e mbetur. Fshikeza e urines se femres perfshin afersisht 500 ccm dmth nje gjysem litri. Kjo do te thote per 220 shishe birre x 330 ml/ shishe birre = 145 here te vajturi ne banjo. Per cdo te vajtur ne banjo po te llogarisesh pak me teper se nje minute (gje qe eshte abstrakte) atehere i bie 2,4 ore ne dite te harxhuara ne banjo. Kesaj gruaje nuk do ti dilte koha fare per bere seks me burra te tjere plus qe do ti binte ne sy te shoqit qe e shoqja qelbet era alkohol.

10.) Pastaj nqs te gjitha keto arsyetime nuk mjaftojne: grate nuk pine birre.


Edhe kesaj here nuk arrijne dot grate te tregojne nje barcalete qe te jete sadopak e besueshme.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Po pate durim lexoje, po nuk deshe me qesh mos e lexo

Jetojm ne nje kohe qe gjerat e vogla jane ne mode!
Makina te vogla,celulare te vegjel,por do te vije nje dite kur edhe <<penisi i vogel>> te jete ne mode.
Dhe atehere shoku im besome!!do te jete dita jote!
 
Top