Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

GJENERALI

Primus registratum
Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Kam deshire te degjoj pak Renean88 se ai ja ka haberin nga Historia /pf/images/graemlins/laugh.gif Cka menduar populli per ta futur Dr.Prof.Berishen ne histori ? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Berisha nuk mund te futet ne histori,as per mire e as per keq,se pastaj duhet te fusim edhe nja 500mije te tjere.
Ne vitin '92,kur Berisha vizitoi Turqine u shpreh:populli jone e ndjen vehten si nje trung i pandare me ju- :eek:
Per kuriozitet,edhe Eshref Frasheri(asgje me vellezerit Frasheri)ne vitin '1914 pati thene pak a shume te njejtat fjale!!
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

epo estrefi hyri ne histori o OROSH /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Berisha akoma nuk e ka mbaruar rolin e tij në historinë shqiptare. Megjithatë për sa ka bërë deri tani besoj se do njihet si "Njeriu që pati në dorë Shqipërinë por që e la të digjet". Ka edhe karakterizime të tjera por kjo është gafa më e rëndë e Salës!
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Kontre,po kur e dogji vendin si thua ti ta quajme akoma burr te mire ? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Se ç'burrë është Sala ate ta thotë Liria. Unë po përgjigjem se ç'politikan është! Dhe nuk e dogji Sala Shqipërinë por e la të digjej. Vënësit e zjarrit janë pushtetarët e sotëm. Megjithatë faji është njëlloj i rëndë!
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Kontre nuk e vej ne dyshim une mer vlla qe ske flejt me Doktorrin ti /pf/images/graemlins/laugh.gif po ta kisha llafin qe te dyja palet kur e dogjen vendin duhet te ikin dhe per kete meritojne te zejne nje vend te zi ne istoria /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Adonis

Primus registratum
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Berisha mendoj se ka luajtur nje rol teper te rendesishem ne historine e shqiperise. per vete faktin se veprimet e tij si udheheqes i dhane nje mesim te mire popullit shqiptare dhe i rikujtuan dhe nje here ketij populli se veriu i shqiperise ka nxjerre trima e luftetare por jo udheheqes
 

mostro

Putraku
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Sali berisha ka vend ne historine e shqiperise..Udheheqesi i pare i nje partie opozitare ne shqiperi pas 50 vjeteve.Matematikisht i bi qe Sali berisha e ka venin ne histori fill pas renies se komunizmit,dhe fill pas nisjes se anijes se fundit nga porti i durrsit,plot me refugjat.

Anije partizoni..
 

Geti M.

Primus registratum
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Une mendoj se prof.dok.Berisha ka nje rol teper te rendesishem ne historine e shqiperise.
Te rikujtojme qe ishte regjimi i pare demokratik ne shqiperi dhe thjesht fjala demokraci ishte nje nder me te ndaluarat per popullin shqiptare deri ne ate kohe.
Shqiperia nuk eshte i vetmi vend qe ka perballuar piramidat valutore,e njejte edhe pse shume vite me perpara ka qene per Italine,Francen dhe shume vende perendimore te tjera ne fillimet e tyre te demokracise.
Dhe ndryshe nga ne kane nje mendim me te mire per ato leader te pare qe sollen demokracine ne vendin e tyre.
Ato qe erdhen pas Sali Berishes,fituan elektoratin duke thene se ato ate gabim nuk do e kishin bere kurre,nuk mund ta dime,por nje gje eshte e sigurt,ishte shume e thjeshte per to te fitonin.I gjeten te gjitha gati

Ju pershendes
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Fronti Demokratik, Demokraci popullore, etj. E shef Twinkle që nuk ka qenë e ndaluar fjala demokraci në Shqipëri? /pf/images/graemlins/laugh.gif

Megjithatë jam dakort që me figurën e Salës është abuzuar shumë më tepër se ç'duhet. Njerëzit shpesh harrojnë që në 90-92 nuk ishte PD (Sala) në pushtet dhe që nuk ishte PD që e shkatërroi ekonominë shqiptare. Gjithashtu shqiptarët (një pjesë) harrojnë se kur Sala e mori pushtetin Shqipëria nuk kishte absolutisht asgjë funksionale dhe se defiçiti ishte skandaloz. Gjatë 2 viteve të para Shqip¸eria ka jetuar vetëm në sajë të ndihmave por edhe këtë një pjesë e shqiptarëve e kanë harruar! Gjithashtu shqiptarët kanë harruar edhe lulëzimin e 94-95 pa ndonjë ndikim të madh nga piramidat. Shqiptarët harrojnë edhe "heshtjen" e opozitës ndaj firmave piramidale për të mos thënë reklamimin apo mbështetjen që opozita i bëri këtyre firmave. Shqiptarët harrojnë që në 96 PD kishte nevojë për një shumicë parlamentare > 75% që të aprovonte kushtetutën e cila nuk do e bënte Salën mbret por do i jepte më pak pushtet kryeministrtit (ndarje e pushtetit) por këtë shumë pak mund ta kuptonin pasi PS çdo veprim të PD e lidhte me "malokun" e veriut që është në mision kundër jugut. Nga kjo u forcua shumë më tepër ndarja veri-jug por që çuditërisht edhe për këtë u fajësua Sala pasi ai i solli malokët në Tiranë (se Tirana ishte monopol i Jugut :eek: ) pasi ai i nxorri jugorët nga puna (Se ishte faji i Salës që shumica e komunistëve të aparatit shtetëror ishin nga Jugu :eek: ). Sala u akuzua edhe për reformën agrare, mirëpo pakkush e mban mend që kjo reformë u fillua nga shoku Ramiz dhe Salës i ngeli dopio gjashta në dorë (megjithëse edhe unë e konsideroj gabim mënyrën se si u bë kjo reformë).
Pra Sala është fajësuar shumë për veprat e të tjerëve dhe për këtë unë fajësoj aparatin propagandistik të PS i cili është një trashëgimi e paçmueshme e PPSH por edhe këtë shqiptarët e harrojnë. Madje nuk do të habitesha nëse këtu do kishte përgjigje të tipit: - "Ça thu mër pallë, akoma me PPSH ti?" - pasi shqiptarËt i quajnë fantazma të së shkuarës tashmë komunistët dhe nuk e konsiderojnë PS si vazhdimësinë e PPSH :eek: . Shqiptarët e harrojnë edhe faktin që ata njerëz që sot vetëquhen socialista janë ata që kanë propaganduar në kohën e komunizmit dhe më pas idetë e PPSH/PS.

Pra për mua Sala do fitojë vendin që i takon në histori me të mirat dhe me mëkatet që ai ka (edhe mëkate ka shumë). Sidoqoftë në historinë botërore bashkëkohore, Sala është po aq i deebatuar sa ç'është në Shqipëri, pra do t'ë gjejmë nga të gjitha mbi Salën. Historia është ajo të cilën gjithsecili beson më shumë! Vendi i Salës në histori është ai që gjithsecili nga ne dëshiron t'i japë! Sala do jetë diktator, autoritar, demokrat, viktimë, i pa-aftë, malok, çeçen, idiot, etj. në të njëjtën kohë! Pra ai do zërë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë!
 

Geti M.

Primus registratum
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Ne te vertete kur po flisja per Demokraci e kisha fjalen tek
Qeverisje e popullit,
Fronti democratik nuk e justifikonte kete emer, kurse te konsiderohet rregjimi ne te cilim ishim demokraci popullore me vjen te qesh :
Ajo ishte diktature mbi proletariatin

Ju pershendes
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Twincle, ishte për pak humor! Edhe shumë seriozë nuk duhet të rrimë apo jo? Mos më merr inat, të lutem /pf/images/graemlins/smile.gif !
 

regele

Forumium maestatis
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Prodigy jam dakord me ty, por nuk specifikove nje gje: nga kush ane e letres higjenike duhet ta kete surratin Saliu? /pf/images/graemlins/smile.gif

Persa i perket heroizmave te Saliut, ju kujtoj se nuk ishte ai lideri i dhjetorit 90! Liderat e vertete ishin Azemi, Arben Imami, Gramoz Pashko dhe Neritan Ceka! Saliu u be lider, kur ia drodhi Ramizit:) Mos i harroni keto gjera dhe mos flisni si militante! Persa i perket lulezimit te ekonomise shqiptare besoj se behet fjale per periudhen e kontrabandes me nafte drejt Serbise, apo jo, drejt te njejtin shtet qe dogji e preu Kosoven!Per te njejten periudhe kur u shtruan te vetmet 5 km autostrade ne Shqiperi apo jo /pf/images/graemlins/smile.gif ? Me te vertete per tu krenuar!
Ndersa persa i perket firmave piramidale, jam dakord qe jane vene re dhe ne vende te tjera, por cituesi i ketij fenomeni harron te thote se ne asnje vend te botes qeveria nuk mbajti ate qendrim qe mbajti qeveria e PD-se! Fajtoret, i themi apo nuk i themi ketu ne forum, populli i di!
Dhe se fundi, mbase me sqaroni, titullin profesor ky Saliu e mori diku aty nga 91...mos valle me ate temen mbi rolin e sistemit socialist mbi shendetin e proletariatit....se doktor nuk e ka titull, e ka zanat, megjithese keshtu jane keto pune ne Shqiperi!
Prodigy, me kthe pergjigje ! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Po i beni temat pacavure mer cuna!
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Fillimisht postuar nga regele:
[qb] Prodigy jam dakord me ty, por nuk specifikove nje gje: nga kush ane e letres higjenike duhet ta kete surratin Saliu? /pf/images/graemlins/smile.gif

Persa i perket heroizmave te Saliut, ju kujtoj se nuk ishte ai lideri i dhjetorit 90! Liderat e vertete ishin Azemi, Arben Imami, Gramoz Pashko dhe Neritan Ceka! Saliu u be lider, kur ia drodhi Ramizit:) Mos i harroni keto gjera dhe mos flisni si militante! Persa i perket lulezimit te ekonomise shqiptare besoj se behet fjale per periudhen e kontrabandes me nafte drejt Serbise, apo jo, drejt te njejtin shtet qe dogji e preu Kosoven!Per te njejten periudhe kur u shtruan te vetmet 5 km autostrade ne Shqiperi apo jo /pf/images/graemlins/smile.gif ? Me te vertete per tu krenuar!
itull, e ka zanat, megjithese keshtu jane keto pune ne Shqiperi!
Prodigy, me kthe pergjigje ! /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Nuk te kthej pergjigje mos ki merak. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

e ka vendin pikerisht aty ku ko...ja e majte fillon e quhet e djathte.

Nuk ka mbaruar akoma roli i berishes ne shkaterrimin e shqiperise.

Propozimi i fundit qe i beri militanteve te tij i ngjante nje thirrje per grusht shteti (si ai i '98)

Dhe mos e quani malok se shume vete do te ofendohen andej nga mali im nese i ve ne te njejtin thes me te.
 

rudi123

Primus registratum
Re: Po Berisha ku e ka vendin ne Historinë e Popullit Shqiptar ???

Don Kishoti Sali Berisha e tregoj se kush ishte nga menyra se si i spastroi kundershtaret e brendshem dhe te jashtem , nga menyra se si vendosi diktaturen e njeshit ne parti.Me shume e tregoj veten me falimentimin total ekonomik, me intolerancen e pergjithshme qe nxiti ne jeten e shqiptareve, me menyren se si qeverisi me shtresa injorantesh te dala nga burgjet apo kampet me te humbura te Hoxhes, e deri tek izolimi i tij ne 96 kur nuk i ngeli asnje aleat i jashtem.

Berisha e familja tij PD per 5 vjet ne pushtet iu la 50 here me keq se Enveri per 50 vjet. Iu la ne meshire te fatit si mjerane e pisanjose pa nje dyshke e ua vodhi apo ua shkaterroi edhe ato pak gjera qe iu la komunizmi,iu la pa nje polic ne rruge, iu vrau shpresen dhe deshiren per te ardhmen, e pastaj iu beri te vriteshit me njeri tjetrin ne emer te pushtetit te tij qe nuk e leshonte pa plumb. Desh iu coi ne lufte civile qe ne fund te saj humben jeten po aq shqiptare sa ne 50 vjet diktature. Iu pllakosi me injorance, anarki, kaos e hajduteri, iu ktheu ne idhtare te qylit, hicit e kotit....iu ktheu ne kriminele te mirefillte e pastaj iu thoshte se parate e krimit i keni me te pastrat ne bote; shkurt ua ktheu barbarizmin kriminal ne KULTURE apo TRADITE. Kur iu la si cifuti ne shkretetire guxuam te protestonim, por u quajtem "kelysh te komunisteve" greke serbe e ku di une se cfare. Per 5 vjet si shoqeri nuk kishim asnje ndryshim nga ato fiset e Angoles.

Sot ky njeri akoma kerkon te vije te Pushtet dhe pa piken e turpit dhe pergjegjesise per fajet dhe krimet e tij ai pretendon se eshte shpetimtari i populit shqiptar.Dhe me e forta ky popull kaq injorant akoma beson tek ky njeri.
E ju prape keni qejf ti bini murit me koke.
Bjeri se koke te forte paske pase o populli shqiptar!
 
Top