militanti1980
Primus registratum
Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër
Por mesa di une, ketu ne Zvicer (ku banoj une), ne Gjermani e ne gjithe europen perendimore te gjitha plehrat perpunohen ne kete menyre ("recycling"
.
Po perse, nese te gjithe ato plehrat qe i gjen neper fushat, lumenjte dhe ne gjithe bregdetin ne Shqiperi te lehen aty ku jane, ato plehra a nuk jane nje bombe ekologjike? Po si mendojne ato "specialistet" tane ne Shqiperi ti asgjesojne ato plehrat e lartepermendura?
Edhe pastaj, ato impjantet (te cilat mendohet te ndertohen) do te kene, sipas standarteve europiane, filtera per te pastruar dhe filtruar ajrin qe do dale ne atmosfere.
Perse ato te jene "bomba ekologjike"?
Per mendimin tim, ato "specialistet shqiptare" vetem duan ta perkeqesojne instabilitetin politik ne Shqiperi dhe keshtu te fitojne, me kerkimin e perjashtimit nga puna e disa ministrave, postin e atyre si minister i turizmit, apo si minister i ambientit.
Une nuk e di, perse behen kaq shume diskutime te zemeruara per keto impjante? Behet fjale, se gjoja jane "bomba ekologjike", ministrat duhej te japin doreheqje, etj etj.Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër
Dy impiante me teknologji të ngjashme me atë që ka propozuar firma italiane “Albaniabeg Ambienti” për përpunimin e plehrave pritet të ndërtohen në zonën e Fierit dhe të Shkodrës
Marrëveshja e përfolur për impiantin e djegies së plehrave në zonën e Kasharit është vetëm një prej marrëveshjeve të cilat kanë si qëllim ndërtimin e impianteve “në të gjithë” Shqipërinë. Sipas informacioneve të marra në mbi gjashtë qytete të Shqipërisë bëhet e ditur se janë dhe dy projekte të tjera të cilat kanë si qëllim ngritjen e impianteve të ngjashme me atë të Kasharit. Kështu, të lokalizuar për ndërtim një në jug e një në veri të vendit, impiantet shihen nga specialistët e ambientit si bomba të vërteta ekologjike të cilat rrezikojnë mjedisin shqiptar. Sipas informacioneve që vijnë nga rrethet, krerët lokalë të disa rajoneve po bashkëpunojnë e bisedojnë me disa kompani të huaja për ndërtimin e impianteve që do të përpunojnë mbeturinat urbane. Kështu bëhet e ditur se dy impiante me teknologji të ngjashme me atë që ka propozuar firma italiane “Albaniabeg Ambienti” do të ndërtohen në zonën e Fierit dhe të Shkodrës. Impiantet për të cilat po bisedohet me autoritetet lokale të qyteteve të mësipërme janë të njëjta ose kanë pak ndryshime nga ai që ka prezantuar kompania italiane “Albaniabeg ambienti”. Për sa i përket zonës së Shkodrës, kryetari i kësaj bashkie bën të ditur se zyrtarët e lokalitetit që ai drejton janë në biseda me një firmë italiane për ndërtimin e një impianti me kapacitet përpunues prej 300 tonësh. Burime nga Shkodra bëjnë të ditur se negociatat që po bëhen mes tyre dhe firmës që do të bëjë ndërtimin e impiantit po bëhen në nivel lokal dhe se në marrëveshje nuk po merr pjesë qeveria. Negociata në qytetin më të madh verior po bëhen për impiantin me kapacitete përpunuese prej 300 tonësh në ditë, ndërkohë që në këtë zonë sasia e mbetjeve urbane që prodhohet në ditë është rreth 100 tonë. Për të plotësuar kapacitetin minimal përpunues të impiantit në Shkodër, lokalët aty po mendojnë që të bisedojnë me fqinjët e Malit të Zi për të importuar mbetje urbane të prodhuara nga këta të fundit. Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se në qytetet e tjera negociatat i kanë kaluar hapat e para duke u bërë më konkrete. Kështu janë lokalët e Fierit e Vlorës të cilët e konfirmojnë faktin se po negociohet për ngritjen e një impianti i cili do të djegë mbeturinat urbane dhe do të prodhojë energji elektrike. Është Rajmonda Stefa, aktualisht prefekte e qytetit të Fierit, që e konfirmon këtë fakt. E pyetur mbrëmjen e djeshme, Stefa ka deklaruar se është bërë një marrëveshje për ndërtimin e një impianti që do të djegë plehrat në zonën Kallm-Mbrostar të Fierit. Prefektja e Fierit sqaron se ky impiant do të përpunojë mbetjet e zonës Vlorë-Fier-Berat-Kuçovë-Skrapar dhe se impianti është me djegie termike. Rajmonda Stefa ka bërë të ditur se impianti i Kallm-Mbrostarit nuk do të përpunojë mbetje të importuara, por kompania italiane “Falco” do t`i djegë mbetjet e qyteteve të jugut kundrejt pagesës. Përveç kësaj, Stefa ka deklaruar se italianët e “Falco”-s duan që energjinë ta transmetojnë në rrjetin shpërndarës, por për këtë nuk po lidhet dot kontrata përkatëse mes KESH-it dhe “Falco”. Duke qenë se impianti i Jugut përfshin një sërë qytetesh, pasditen e djeshme janë pyetur dhe zyrtarë lokalë të cilët përfshihen në projektin e kompanisë italiane “Falco” dhe shumë prej tyre kanë pohuar se nuk dinë asgjë lidhur me këtë projekt, përveç Fadil Nasufit, kryebashkiaku i Beratit, i cili ka deklaruar se vetëm sa është njohur përciptazi me këtë projekt. Nasufi ka bërë të ditur se me projektin e italianëve është njohur para katër muajsh dhe kjo është bërë në kuadër të njohjes që duhet të kishte si komunitet i përfshirë në projekt. Ndryshe nga kreu lokal i Beratit, lokalët e Skraparit e Kuçovës kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion lidhur me ndërtimin e një impianti që do të bëjë djegien e mbeturinave urbane dhe do të prodhojë energji elektrike.
Vlorë
Prefekti aktual i qytetit të Vlorës pohon faktin që në këtë zonë do të ndërtohet një impiant i ngjashëm me atë të Kasharit, por mohon në mënyrë kategorike se do të ketë import të plehrave. Bashkim Abilaj ka bërë të ditur se është njohur me një projekt i cili përfshin procese të tilla si seleksionimi i mbetjeve, përpunimi i tyre dhe djegia nëpërmjet proceseve termike. Impiantet e përpunimit të mbetjeve urbane janë të ngjashme në aspektin teknologjik me atë që firma “Albaniabeg Ambienti” ka propozuar për ndërtim në komunën e Kasharit. Propozimi i italianëve është prezantuar si një impiant që do të përpunojë mbetjet e ngurta urbane në qarqet Tiranë-Durrës dhe do të prodhojë energji elektrike nga djegia e mbeturinave. Marrëveshja në fjalë është e koncesionare dhe nëse miratohet nga qeveria, do të ketë një afat vlefshmërie prej afro 28 vjetësh. Në prezantimin që i është bërë projektit në Këshillin e Ministrave nga firma italiane deklarohet se projekti përbëhet nga teknologji të reja dhe se plotëson normat e duhura, fakt që është kundërshtuar nga ekspertë dhe specialistë të mjedisit. Sipas të dhënave që disponojnë ambientalistët, si dhe nga eksperiencat e tyre, bëhet e ditur se përpunimi i mbetjeve urbane në këtë mënyrë është përdorur për pak vjet në shtetet e ndryshme dhe më pas është vendosur mbyllja e tyre, pasi paraqisnin rrezikshmëri. Kështu që prej vitit 1992 vetëm në Shtetet e Bashkuara janë mbyllur mbi 240 të tillë që ishin në funksionim. Përveç këtij fakti, ambientalistët dyshojnë në mbetjet që do të sillen në Shqipëri, pasi sipas tyre shumë prej tyre nuk mund të kontrollohen, çka krijon mundësi për abuzime dhe për futjen në Shqipëri të mbetjeve toksike. apo radioaktive.
Por mesa di une, ketu ne Zvicer (ku banoj une), ne Gjermani e ne gjithe europen perendimore te gjitha plehrat perpunohen ne kete menyre ("recycling"

Po perse, nese te gjithe ato plehrat qe i gjen neper fushat, lumenjte dhe ne gjithe bregdetin ne Shqiperi te lehen aty ku jane, ato plehra a nuk jane nje bombe ekologjike? Po si mendojne ato "specialistet" tane ne Shqiperi ti asgjesojne ato plehrat e lartepermendura?
Edhe pastaj, ato impjantet (te cilat mendohet te ndertohen) do te kene, sipas standarteve europiane, filtera per te pastruar dhe filtruar ajrin qe do dale ne atmosfere.
Perse ato te jene "bomba ekologjike"?
Per mendimin tim, ato "specialistet shqiptare" vetem duan ta perkeqesojne instabilitetin politik ne Shqiperi dhe keshtu te fitojne, me kerkimin e perjashtimit nga puna e disa ministrave, postin e atyre si minister i turizmit, apo si minister i ambientit.