Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

militanti1980

Primus registratum
Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

Dy impiante me teknologji të ngjashme me atë që ka propozuar firma italiane “Albaniabeg Ambienti” për përpunimin e plehrave pritet të ndërtohen në zonën e Fierit dhe të Shkodrës


Marrëveshja e përfolur për impiantin e djegies së plehrave në zonën e Kasharit është vetëm një prej marrëveshjeve të cilat kanë si qëllim ndërtimin e impianteve “në të gjithë” Shqipërinë. Sipas informacioneve të marra në mbi gjashtë qytete të Shqipërisë bëhet e ditur se janë dhe dy projekte të tjera të cilat kanë si qëllim ngritjen e impianteve të ngjashme me atë të Kasharit. Kështu, të lokalizuar për ndërtim një në jug e një në veri të vendit, impiantet shihen nga specialistët e ambientit si bomba të vërteta ekologjike të cilat rrezikojnë mjedisin shqiptar. Sipas informacioneve që vijnë nga rrethet, krerët lokalë të disa rajoneve po bashkëpunojnë e bisedojnë me disa kompani të huaja për ndërtimin e impianteve që do të përpunojnë mbeturinat urbane. Kështu bëhet e ditur se dy impiante me teknologji të ngjashme me atë që ka propozuar firma italiane “Albaniabeg Ambienti” do të ndërtohen në zonën e Fierit dhe të Shkodrës. Impiantet për të cilat po bisedohet me autoritetet lokale të qyteteve të mësipërme janë të njëjta ose kanë pak ndryshime nga ai që ka prezantuar kompania italiane “Albaniabeg ambienti”. Për sa i përket zonës së Shkodrës, kryetari i kësaj bashkie bën të ditur se zyrtarët e lokalitetit që ai drejton janë në biseda me një firmë italiane për ndërtimin e një impianti me kapacitet përpunues prej 300 tonësh. Burime nga Shkodra bëjnë të ditur se negociatat që po bëhen mes tyre dhe firmës që do të bëjë ndërtimin e impiantit po bëhen në nivel lokal dhe se në marrëveshje nuk po merr pjesë qeveria. Negociata në qytetin më të madh verior po bëhen për impiantin me kapacitete përpunuese prej 300 tonësh në ditë, ndërkohë që në këtë zonë sasia e mbetjeve urbane që prodhohet në ditë është rreth 100 tonë. Për të plotësuar kapacitetin minimal përpunues të impiantit në Shkodër, lokalët aty po mendojnë që të bisedojnë me fqinjët e Malit të Zi për të importuar mbetje urbane të prodhuara nga këta të fundit. Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se në qytetet e tjera negociatat i kanë kaluar hapat e para duke u bërë më konkrete. Kështu janë lokalët e Fierit e Vlorës të cilët e konfirmojnë faktin se po negociohet për ngritjen e një impianti i cili do të djegë mbeturinat urbane dhe do të prodhojë energji elektrike. Është Rajmonda Stefa, aktualisht prefekte e qytetit të Fierit, që e konfirmon këtë fakt. E pyetur mbrëmjen e djeshme, Stefa ka deklaruar se është bërë një marrëveshje për ndërtimin e një impianti që do të djegë plehrat në zonën Kallm-Mbrostar të Fierit. Prefektja e Fierit sqaron se ky impiant do të përpunojë mbetjet e zonës Vlorë-Fier-Berat-Kuçovë-Skrapar dhe se impianti është me djegie termike. Rajmonda Stefa ka bërë të ditur se impianti i Kallm-Mbrostarit nuk do të përpunojë mbetje të importuara, por kompania italiane “Falco” do t`i djegë mbetjet e qyteteve të jugut kundrejt pagesës. Përveç kësaj, Stefa ka deklaruar se italianët e “Falco”-s duan që energjinë ta transmetojnë në rrjetin shpërndarës, por për këtë nuk po lidhet dot kontrata përkatëse mes KESH-it dhe “Falco”. Duke qenë se impianti i Jugut përfshin një sërë qytetesh, pasditen e djeshme janë pyetur dhe zyrtarë lokalë të cilët përfshihen në projektin e kompanisë italiane “Falco” dhe shumë prej tyre kanë pohuar se nuk dinë asgjë lidhur me këtë projekt, përveç Fadil Nasufit, kryebashkiaku i Beratit, i cili ka deklaruar se vetëm sa është njohur përciptazi me këtë projekt. Nasufi ka bërë të ditur se me projektin e italianëve është njohur para katër muajsh dhe kjo është bërë në kuadër të njohjes që duhet të kishte si komunitet i përfshirë në projekt. Ndryshe nga kreu lokal i Beratit, lokalët e Skraparit e Kuçovës kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion lidhur me ndërtimin e një impianti që do të bëjë djegien e mbeturinave urbane dhe do të prodhojë energji elektrike.


Vlorë
Prefekti aktual i qytetit të Vlorës pohon faktin që në këtë zonë do të ndërtohet një impiant i ngjashëm me atë të Kasharit, por mohon në mënyrë kategorike se do të ketë import të plehrave. Bashkim Abilaj ka bërë të ditur se është njohur me një projekt i cili përfshin procese të tilla si seleksionimi i mbetjeve, përpunimi i tyre dhe djegia nëpërmjet proceseve termike. Impiantet e përpunimit të mbetjeve urbane janë të ngjashme në aspektin teknologjik me atë që firma “Albaniabeg Ambienti” ka propozuar për ndërtim në komunën e Kasharit. Propozimi i italianëve është prezantuar si një impiant që do të përpunojë mbetjet e ngurta urbane në qarqet Tiranë-Durrës dhe do të prodhojë energji elektrike nga djegia e mbeturinave. Marrëveshja në fjalë është e koncesionare dhe nëse miratohet nga qeveria, do të ketë një afat vlefshmërie prej afro 28 vjetësh. Në prezantimin që i është bërë projektit në Këshillin e Ministrave nga firma italiane deklarohet se projekti përbëhet nga teknologji të reja dhe se plotëson normat e duhura, fakt që është kundërshtuar nga ekspertë dhe specialistë të mjedisit. Sipas të dhënave që disponojnë ambientalistët, si dhe nga eksperiencat e tyre, bëhet e ditur se përpunimi i mbetjeve urbane në këtë mënyrë është përdorur për pak vjet në shtetet e ndryshme dhe më pas është vendosur mbyllja e tyre, pasi paraqisnin rrezikshmëri. Kështu që prej vitit 1992 vetëm në Shtetet e Bashkuara janë mbyllur mbi 240 të tillë që ishin në funksionim. Përveç këtij fakti, ambientalistët dyshojnë në mbetjet që do të sillen në Shqipëri, pasi sipas tyre shumë prej tyre nuk mund të kontrollohen, çka krijon mundësi për abuzime dhe për futjen në Shqipëri të mbetjeve toksike. apo radioaktive.
Une nuk e di, perse behen kaq shume diskutime te zemeruara per keto impjante? Behet fjale, se gjoja jane "bomba ekologjike", ministrat duhej te japin doreheqje, etj etj.
Por mesa di une, ketu ne Zvicer (ku banoj une), ne Gjermani e ne gjithe europen perendimore te gjitha plehrat perpunohen ne kete menyre ("recycling").
Po perse, nese te gjithe ato plehrat qe i gjen neper fushat, lumenjte dhe ne gjithe bregdetin ne Shqiperi te lehen aty ku jane, ato plehra a nuk jane nje bombe ekologjike? Po si mendojne ato "specialistet" tane ne Shqiperi ti asgjesojne ato plehrat e lartepermendura?
Edhe pastaj, ato impjantet (te cilat mendohet te ndertohen) do te kene, sipas standarteve europiane, filtera per te pastruar dhe filtruar ajrin qe do dale ne atmosfere.
Perse ato te jene "bomba ekologjike"?
Per mendimin tim, ato "specialistet shqiptare" vetem duan ta perkeqesojne instabilitetin politik ne Shqiperi dhe keshtu te fitojne, me kerkimin e perjashtimit nga puna e disa ministrave, postin e atyre si minister i turizmit, apo si minister i ambientit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

nese nuk e ke ndjekur problemin nga fillimi

behet fjale per marreveshjen qe po nenshkruhet nga qeveria shqipetare me nje firme italiane

ata ndertojne impiantin dhe perpunojne falas nej sasi te konsiderueshme te plehrave shqipetare
problemi eshte se duan te perdorin rreth 40% te kapacitetit te impinatit per plehra te importuara nga italia dhe europa

ne nje itervite te presidentit te comapnise pranohet qe eshte teknikisht i pamundur kontrolli i mbetjeve ne hyrje ne kufijte tane por na kerkon te besojme te pergjegjshmeira e kompanise dhe ne faktin se italia "ndalon" exportimin e mbetjeve te rrezikshme nga territori i vet

po te bej vendos ketu me poshte link te nje rraporti te www.greenpeace.it lidhur me exportime te mbetjeve helmuese nga italia sa per te kuptuar se cfare mund te ndodhe

http://www.greenpeace.it/archivio/toxic/rapporto.pdf
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

ulu nejun se nuk te han Italjani,e ku u besohet atyne,apapapapapapap.
lol.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

...In Particolare...


Dalla relazione finale al Parlamento della Commissione parlamentare sul ciclo dei rifiuti e sulle attività ad esso connesse è emerso che le principali regioni interessate al traffico illegale dei rifiuti sono quelle a tradizionale presenza mafiosa come Campania, Lazio, Calabria e Sicilia. In seguito a recenti indagini è stato individuato un nuovo circuito criminale che si snoda tra veneto, Emilia - Romagna, Piemonte e Campania. Da oltre 20anni Livorno e La Spezia sono i principali porti usati per questo tipo di esportazioni illegali mentre oggi nuove aree portuali sembrano giocare lo stesso ruolo come Ancona, Bari e Brindisi. Dal Mare Adriatico il traffico dei rifiuti si dirige dall'Italia verso l'Albania ed altri paesi della ex Yugoslavia.
http://www.greenpeace.it/barcon/italia.html
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

ne itali asnje nuk i do ne komunen e tij " i inceneritori" , keshtu quhen keto kancer-prurese ne italisht qe ndjegin mbetjet urbane.
meqe italianet nuk i duan cfare bejne ????? ja sjellin shqiperise .
smash.gif

meqe jeni papune ju shkodranet e fieraket shkoni e Seleksiononi plehrat e italise e thithni tymin e ndotur qe do te dali nga djegja , se pak kane thithur ne vitet e diktatures shqiptaret.
per te mos folur per qytetaret e tiranes , qe jetojne ne nje nga kryeqytetet me te ndotura te evropes.
shume faleminderit parti Socialiste me Nanon ne krye per dhuraten.
edhe mos harroni qe plehrat jane nje biznes shume Fitimprures ku ne jug te italise ka vene dore edhe mafja.
PS sot e PPSh dikur e dine mire kete bizesn se e kane bere edhe perpara '90.
kush eshte nga durresi ose shkonte ne plazh ne durres ne ato vite e ndjente eren e plehrave te importuara.
si per rastesi edhe ateher vinin nga italia.
nqs se nuk besoni shkoni pyesni nje durrsak me te madh ne moshe se ne ,e do tjua a tregoj per eren e kendshme qe thithej ne ato vite .
pyesni edhe per preardhjen e atyre plehrave me arome te mire.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

meqenese kemi te bejme me italine, ja nje artikull interesant dhe i shkurtet mbi EKOMAFIA dhe Ecomafia

L’11 Marzo 1996, la Commissione parlamentare d’inchiesta sul ciclo dei rifiuti e sulle attività illecite

L’11 Marzo 1996, la Commissione parlamentare d’inchiesta sul ciclo dei rifiuti e sulle attività illecite ad esso connesse, nella relazione conclusiva, prendeva atto, per la prima volta, dell’esistenza del fenomeno dell’ecomafia. Un business miliardario in grande ascesa, quello dello smaltimento illegale, che utilizza le holding, si attrezza con la tecnologia più avanzata, si rivolge al mercato dello smaltimento illecito dei rifiuti radioattivi nell’assoluta inerzia di controllo degli organismi internazionali ricercando siti idonei nei Paesi africani. Ma non solo laggiù. La Procura della Repubblica di Reggio Calabria indagò a lungo e gli elementi probatori acquisiti consentirono di ipotizzare l’affondamento doloso nel mare Jonio, con l’avallo delle cosche della ‘ndrangheta reggina, di circa 32 navi cariche di rifiuti tossici. Un fenomeno solo d’importazione? Non proprio. In Italia, infatti, le discariche per rifiuti tossici sono rare e molti imprenditori cedono alle lusinghe della criminalità organizzata che crea cave abusive e ricava enormi profitti dallo smaltimento illecito delle scorie, qualcosa tra le 150 e le 1500 vecchie lire al chilo fino al milione nel caso di rifiuti radioattivi. Paradossalmente l’espansione dell’illegalità coincide quindi perfettamente con l’ascesa del politically correct ambientalista.


di Bottarelli Mauro

--------------------------------------------------------------------------------

(c) 2003 - Editoriale Tempi duri s.r.l.


http://www.tempi.it/archivio/articolo.php3?art=5903

shihni pak cmimet ne tregune zi dhe mendoni se sa do i rezistonit tentimit
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

nuk e kisha lecuar shkrimin tend gene se po shkruaja timin , por ajo qe ke shkruar eshte e verteta.
me duket se nje kile plehra kushton rreth 0,1 euro.
eshte nje biznes shume fitimprures edhe per mafjen e Nanos
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

vallaje me thone te drejten edhe po ti japin cdo shqipetari qe i hyp tragetit nga 10 kile mbetje nukleare nga 500 euro kilja do i merrje e do i hudhte nga trageti ne mes te adriatikut (mundesisht anej afer kroacise nese i bie nga trieste)

mendo se cafre mund te beje nje kompani qe i sjell mbeturinat ma anije
bir selman i nenens ke te qaj me pare
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

-gene-
www.progresi.org
Anetar/e # 2044

Shkruajtur më 05 Qershor, 2004 19:43
--------------------------------------------------------------------------------
vallaje me thone te drejten edhe po ti japin cdo shqipetari qe i hyp tragetit nga 10 kile mbetje nukleare nga 500 euro kilja do i merrje e do i hudhte nga trageti ne mes te adriatikut (mundesisht anej afer kroacise nese i bie nga trieste)

------------------
une sdo ti pranoja ti merrja se thone se jane te "rrezikshme" po ti mbash afer edhe pasojat per shendetin ndihen edhe kur nuk i ke me. <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
pastaj 500*10=5000 euro jane pak per gjithe ate mall <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

1 email kryeministrise = 1 ton me pak plehra te Importuara.

duhet te gjithe ti bashkohemi kesaj iniciative , pa dallim-bindje politike.
shrug.gif
thumbsup.gif


une ja dergova , po ti i antar i albforumit ?
 

assassino26

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

I shkrova edhe une,po sa pare ben.........
ja teksti:

E di qe s'do ja vere njeri veshin letres time,prandaj s'po ju shkruaj gjate.I bej thirrje,nqs ka ngelur njeri i ndershem ne kete qeverri te korruptuar te beje ceshte e mundur per ti thene jo plehrave.Mos harroni qe s'jemi vetem ne popull,por edhe ju,jo te gjithe ju qe punoni atje jeni si Fatos Nano & Co.Per 1 kafshate buke me shume sot,mos rrezikoni te ardhmen e femijeve tuaj e e te femijeve tane.
Shpresoj qe thirrja ime te mos bjere ne vesh te shurdher,e nese ndodh jam i bindur qe ashtu si une shume te tjere e kane kuptuar qe ketij populli i ka ardhur thika aty ku s'mban me.Nese vazhdojne arrogancat e kesaj qeverrie te bien mbi popullin perseri sic kane ndodhur der tashi,ta dije kjo qeverri qe se ka jeten e gjate.Te gjithe do ngrihen si asnjehere e s'do kete me vrime ku te futet Fatosi & co.
Poshte Mafia e Fatos Nanos e rrofshin shqiptaret e ndershem
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

u bene 3 emaile, gene, leopardii, peshkatari.
thumbsup.gif

shpresojne qe edhe te tjeret te na ndjekin e te japim "kontributin" kunder IMPORTIMIT te plehrave.
mbi te gjitha emailet jane FALAS. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
dergojani 1 keshtu qe te henen kur te vijne ne zyre ta gjejne plot posten ata barkmedhenjt e kryeministrise.


ps.
une jam i mendimit te hapim kete teme ne te gjitha dhomat e albforumit , sidomos andej nga dhoma EROS se sic ka me shume njerez
goofy.gif
.
ne fund te fundit edhe ata do te thithin tymin e plehrave te Importuara keshtu eshte ne interessin e tyre te marrin pjese.
si thoni?
 

assassino26

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

Per kte duhet me pyet ndonje moderator,ose duhet me e ndertu titullin e temes ne menyre te tille qe te kete te beje edhe me erosin.
PSH
A do ju pelqente te benit sex ne plehrat qe vijne nga Italia per tu perpunuar ne Tirane.(Erosi)
Plehrat qe vijne nga Italia kush antar i forumit i sjell(th&th)
e ku di une,kto jan sugjerimet e mia
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

A do ju pelqente te benit sex ne plehrat qe vijne nga Italia per tu perpunuar ne Tirane.(Erosi)
Plehrat qe vijne nga Italia kush antar i forumit i sjell(th&th)
e ku di une,kto jan sugjerimet e mia

--------------
hahhaha.............
i madh peshkataro.
thumbsup.gif

jepi .... une po shkoj andej nga ekonomia e po ja fus : biznesi i plehrave te importuara
ku sigurisht do te shkruaj emailin e kryeministrise.

sektoriletrave@km.gov.al
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

NUK DO TE LEJOJME KTHIMIN E SHQIPERISE NE NJE KOSH PLEHRASH

Flet per "Koha Jone", drejtori i Levizjes "Mjaft" z.Erjon Veliaj

Intervistoi: Esmeralda Gjoka

- Sa shqetesues eshte per ju fakti qe ndodheni nen procedim penal dhe a ju ben kjo te jeni disi me te matur ne oponencen ndaj qeverise?

- E kemi thene edhe here te tjera qe ceshtjen e procedimit penal e shohim si nje ceshtje kryekeput qesharake. Nuk e kemi komentuar, pikerisht sepse nuk e shohim qe perben ndonje prioritet ne axhenden e qytetareve te Shqiperise. Nese do te flisnim per korrupsionin ne arsim, aty do te kishim shume gjera te tjera per te thene. Nese do te flisnim per ceshtjen e ndryshimit te protokollit, eshte vertet dicka qe ia vlen per t'u debatuar. Nese do te flisnim per raportet negative te BE-se dhe vleresimin negativ qe ka marre qeveria jone, edhe kjo eshte dicka per te cilen ia vlen te japesh nje mendim. Por te komentosh nje procedim qesharak feminor, per faktin se si nje grup qytetaresh vuri ne loje nje shkelje te ligjit, per mendimin tim, kjo eshte humbje kohe dhe nuk besoj se u intereson as lexuesve tuaj. Pergjigjja jone ka qene gjithnje nje pergjigje groteske dhe ironike. Per faktin se kemi pare qe kjo eshte e vetmja menyre qe i ben te reagojne qeveritaret tane. Faktet dhe mendimet e sofistikuara intelektuale nuk i sfidojne mjaftueshem per t'u ballafaquar me publikun. Kemi pare qe jane gjetje te tilla, ato te cilat i ngacmojne qeveritaret me shume se cdo gje tjeter. Prandaj ne do te vazhdojme ne te njejten menyre komunikimin me ta. Procedimi penal, jo vetem qe nuk na tremb, por perkundrazi, na inkurajon ne veprimtarine tone, pasi deshmon se nje oponence e tille po funksionon. Per vite te tera, opozita eshte munduar me debate te thella ne parlament dhe protesta te pafund per te marre nje pergjigje nga qeveria lidhur me keto probleme, por nuk ka pasur asnje rezultat.

- Diten e marte, ju do te protestoni kunder nenshkrimit te marreveshjes per ndertimin ne Kashar te impiantit per perpunimin e mbetjeve te ngurta urbane. Shpresoni vertete ne anullimin e projektvendimit nga ana e qeverise?

- Problemi duhet pare qarte dhe nuk ka te beje me kompanine ne fjale. Cilado qofte kompania, cilido qofte fituesi ne tender qe do te perpunoje plehrat ne Shqiperi, jane elemente qe pak na interesojne. Ajo qe na intereson eshte shkelja e ligjit. Sidomos ligji i importit te mbeturinave shkelet me te dyja kembet. Shqiperia nuk i ka kapacitetet e duhura per te kontrolluar. Une nuk e kuptoj se si doganat shqiptare, te cilat nuk mund te kontrollojne sasite e trafikut te droges, apo te trafikut te njerezve, do te arrijne te kontrollojne 1400 ton plehra ne dite dhe nuk e di se ku do t'i gjejne keta doganiere qe do te kene aftesite per te pare se cfare malli hyn ne Shqiperi me 70 trailare shtese ne dite me plehra.Per t'ia bere me te thjeshte publikut, 1400 ton plehra ne dite, i bie rreth 70 kamione me dy rimorkio. Duke pare se keto kapacitete mungojne, nuk do te donim te shnderroheshim ne nje kosh plehrash per Europen. Protesta e se martes besoj se eshte proteste e dyfishte. Pervec plehrave fizike, qe do te importoheshin nga Italia, nenrreshti i kesaj proteste apo i sloganit "Shqiperia nuk eshte nje kosh plehrash" vlen edhe per nje klase te deshtuar politike shqiptare. Kemi nevoje per te ricikluar shume figura politike ne Shqiperi krahas plehrave nderkombetare. E theksoj edhe nje here, nuk eshte nje problem me kompanine ne fjale, sa c'eshte nje problem me qeverine shqiptare qe ben afera te tilla ne kurriz te shkeljes se ligjit. Edhe fakti qe kjo perseritet per te disaten here, na inkurajon gjithnje e me shume per te thene: "Mjaft, keshtu nuk mund te vazhdohet". Ligji eshte i njejte per te gjithe. Nuk mundet qe per disa pale te jete me favorizues se sa per te tjeret.

- Cili eshte komenti juaj lidhur me mosverifikimin deri tani te deklaratave te pasurive te zyrtareve te larte, nderkohe qe ne media jane hedhur dyshime per vertetesine e nje pjese te tyre?

- Edhe ketu, shume njerez mendojne se ceshtja eshte personale me kryeministrin. Fatkeqesisht, pervecse eshte Fatos Nano, kryeministri i vendit eshte ne fund te fundit lideri numer nje i politikes shqiptare dhe si i tille sherben si model per pjesen tjeter te politikes. Ajo qe kemi thene shpesh qe nga krijimi i levizjes e deri me sot, eshte qe ne Shqiperi mungojne modelet e lidershipit, te udheheqjes me etike dhe ne standardet minimale te integritetit. Jemi fokusuar tek deklarimi i pasurise se kryeministrit, sepse ai ka qene nje model negativ i te gjithe politikes shqiptare. Dua te permend ketu edhe nje artikull te "Financial Times", ku autorja ishte e habitur se si kryeministri nuk arrin dot te kuptoje gjerat me elementare te asaj qe perben konflikt interesash. Nese nje biznesmen, (qe nuk me intereson se kush eshte), ofron nje dhurate me vlere 10 here me te madhe se rroga per te cilen kontribuojne me taksat e tyre 3 milione shqiptare, kjo te ben te mendosh se prioritetet e kryeministrit per te sherbyer nuk jane per 3 milione qytetaret qe i ofrojne 1/10 e asaj makine, por jane per nje biznesmen X, i cili vetem me nje dhurate sfidon 10 fish shqiptaret per nga ana financiare. Ky ka qene problemi kryesor me ceshtjen e deklarimit te pasurive. Nese modeli kryesor i lidershipit shfaq te tilla anomali, c'mund te pritet nga "peshq me te vegjel te akuariumit te politikes sone". Sinqeriteti eshte i dores se dyte. Por edhe ne ato qe ai ka treguar, te alarmon fakti se si mund te jesh i verber dhe te deklarosh gjera qe vijne ne konflikt interesi. Pyetja qe lind automatikisht eshte: A do te ishte kryeministri neser i gatshem te jepte vendim per prishjen e nje ndertimi pa leje te ketij biznesmeni qe i ben dhurata te tilla? Do te ishte shume e veshtire per ta bere, per vete faktin se ke pranuar nje dhurate te tille. Mjafton te kuptojme se Presidenti i Amerikes ka nje limit deri ne 200 dollare te pranimit te dhuratave. Cdo gje mbi 200 dollare eshte prone automatike e Shtepise se Bardhe. Mendoj se ndoshta ka ardhur koha te kemi nje ligj qe kufizon dhuratat qe u behen pushtetareve.

- Presidenti Moisiu ka dhene alarmin per niveline larte te korrupsionit ne vendin tone, i cili, sipas tij, behet nga njerez me pushtet. Si do ta komentonit kete deklarate te ashper te presidentit?

- Besoj se ishte momenti qe presidenti Moisiu te prononcohej per nje gje te tille. Nga njera ane eshte inkurajuese, pasi do te thote qe ka ende njerez me pushtet si presidenti Moisiu qe kane kurajon dhe integritetin per te dale hapur dhe per te vene gishtin mbi nje plage te tille. Fatkeqesi eshte qe presidenti nuk ka shume pushtet ekzekutiv dhe kushtetuta nuk i lejon mjaftueshem ta ushtroje nje kontroll te tille. Keshtu qe une dyshoj qe Keshilli i Ministrave do ta pranojne keshillen dhe sfiden e presidentit. Prandaj them se e gjitha mbetet nje beteje morale, ku presidenti prazanton nje sfide dhe pret qe pushtetaret e larte t'i pergjigjen.

- Duke marre shkas nga proceset gjyqesore ndaj gazetareve dhe presionet qe po ushtrohen mbi mediat oponente me qeverisjen, a mendoni se liria e medias ne Shqiperi eshte e rrezikuar?

- Mund te them se duke qene se eshte pushteti i katert, media ka per detyre te informoje dhe te publikoje debatin dhe realitetin aktual. Ne nje fare menyre, ajo sherben si nje lloj pasqyre ndaj imazhit politik te kohes. Prandaj si pasqyre qe reflekton kete imazh, pasqyron ate qe ndodh. Nese ne vitin '97, gazeta juaj u dogj, kjo tregon qe imazhi qe pasqyronte gazeta juaj ishte imazhi i nje pushteti ne mentalitet te bere "shkrumb e hi", qe ishte pushteti i Berishes ne ate periudhe. Djegia e gazetes suaj pasqyronte kete realitet; shkrumbosjen nga brenda te nje klase te deshtuar politike ne '97. Ajo qe po ndodh tani me median eshte e njejta gje. Proceset gjyqesore ndaj medias, pasqyrojne sikletin ne te cilin ndodhet qeverisja aktuale. Ajo qe duhet te kuptoje qeveria, eshte qe kur ke probleme me imazhin, fajin nuk e ka pasqyra, fajin e ka fytyra. Pra qeveria duhet te permiresoje fytyren, imazhin e vet dhe jo te shtremberoje pasqyren ne formen e gazetave apo televizioneve, mbi te cilat ushtron presion ne momente te caktuara.
 

k_a1983

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

Aha!
Ok tashti e kuptoj se per ç'fare behet fjale. Une mendova se ato plehrat do te jene plehra te thjeshta qe "prodhohen" nga konsumuesit e thjeshte.
Nuk e dija se behet fjale per plehra kimike e kancerpruese.
Nese puna eshte keshtu, atehere ndertimi i keto impjanteve duhet sa me shpejte te ndalohet.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

llafi ashu eshte per plehra te thjeshta,por mafia italiane po ben kerdine me perpunimin e plehrave kimike e nukleare neper rafinerite e afrikes.Si me afriken do te bej edhe tek ne.Ata vete pranuan qe Shqiperia s'ka kapacitet ti kontrolloje hyrjet dhe perberjet e plehrave.Kjo dmth qe ata fusin ca te duan edhe Shqiperine e mer lumi me keq se ce ka marre
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Plehrat, gati impiantet italiane në Fier dhe Shkodër

Orosh ja cove emailin kryeministrit per ti thene jo Importimit te plehrave.
ka per ti sjelle edhe ne shkoder mos kujto se do ja kalosh keshtu ,pa u lagur . <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

adressa eshte :

sektoriletrave@km.gov.al


dergoja nje email se ku i dihet ndryshon mendim kryeministri yne i "dashur" kur te shikoj qe i vjen nga "komshiu"
 
Top