Re: Plazh - Topless?
Fillimisht postuar nga denna:
[qb] sinqerisht nuk arrij ta kuptoj si eshte e mundur qe dhe ketu dhe ne tema te tjera te kesaj natyre jepen mendime te tilla... eshte turp qe ekzistojne akoma "meshkuj" te tille... [/qb]
Morali dhe mendja njerezore
Nocioni i lirise eshte i pandare prej mendimit etik. Ne historine e etikes,
pa marre parasysh tere ndryshimet neper te cilat ky mendim ka kaluar, liria
ka mbetur konstante e te gjitha nderrimeve dhe zhvillimeve. Me refuzimin e
lirise refuzohet edhe etika si ide. Rendesine qe per fiziken ka hapesira dhe
sasia, e ka liria per etiken.(Esenca e frymes eshte liria, sic eshte pesha
esenca e materies.Hegeli) Nderkaq mendja kupton hapsiren dhe sasine, por s'e
kupton lirine.Ketu fillon ndarja qenesore ndermjet mendjes dhe seciles etike
te njemendte.
Liria eshte kategori jashtemendore, kurse funksioni i mendjes perfshin
perpjekjen per te zbuluar ne cdo gje natyren, mekanizmin, llogarine qe ne
fund te fundit do te thote se ne cdo gje te zbuloje vetveten, pra serish
mendjen. Prandaj mendja vazhdimisht sillet ne cark, sepse ne natyre s'mund
te gjeje dic me te larte se veten, do te thote mekanizmin. Kjo mund te
shpjegoje paradoksin e nje numri te madh te teorive te etikes te cilat
persiatjet e veta i perfundojne, duke
nenvizuar tere llogarine e nderlikuar, me konkludimin: altruizem=egoizem,
mohimi i kenaqesise=kenaqesia, ne menyre qe Volteri te mund te shprehte ate
reductio ad absurdum te famshem: flijimi i jetes per interes personal!?
Analiza mendore (logjike)e fenomenit moral e redukton moralin, madje mbase
edhe kunder habise se vete analitikut, ne natyre, ne egoizem. Ne natyre
mendja zbulon natyren e paster, instiktet, pushtetin e dy sunduesve:
dhembjes dhe kenaqesise, qe jane shprehje e roberise se njeriut, te jolirise
se tij. Eshte i njejti mekanizem mendor qe Zotin e redukton ne
parashkak("Levizesi i palevizshem"), shpirtin ne psike, artin ne veper dhe
teknike. Tentimi i themelimit mendor te etikes nuk do na shpie kurre me larg
se tej a.q. moral shoqeror, ne te vertete tej rregullave te sjelljes qe jane
te domosdoshme per mbajtjen e nje turme, d.m.th tej nje lloji te disiplines
shoqerore.
Moraliteti s'eshte prodhim i mendjes as si parim, as si praktike. Mendja
vetem i hulumton dhe i percakton marredheniet ndermjet sendeve. Gjykimin
vleresues ne esence, ne pjesen qe ka te beje me miratimin moral a me mohimin
moral, mendja s'eshte ne gjendja ta beje. Keshtu psh parimi se t'i
uniformizosh njerezit shpirterisht s'eshte e lejueshme nga aspekti etik
eshte fare i qarte per cdo kend, porse nga aspekti racional eshte i
paargumentueshem. S'mund te deshmohet se nje gje "nuk ben" (ne aspektin
moral), njesoj sikur s'eshte e mundshme te behet dallimi shkencor (ekzakt)
ndermjet kicit dhe artit (te parcaktosh raportin bukur -s'eshte bukur).
Natyra (ose mendja,qe eshte e njejta gje) nuk e dallon te drejten nga e
padrejta, te miren nga e keqja. Keto cilesi ne natyre nuk ekzistojne. Ose :
c'domethenie ka per shkencen njeriu si individualitet i paperseritshem.
Shkencetari do te jete dic me shume se kaq- duhet te jete njeri- per ta
kuptuar kete premise. Maksima e njohur etike se njeriu i mire eshte gjithnje
i lumtur, kurse i keqi fatmjere- s'mund te kuptohet racionalisht. Dhe as
etika e krishtere s'eshte doktrine nga aspekti shkencor. Ajo teresine e
kerkesave te veta morale e ka shfaqur me nje personalitet-shembullin e Jezu
Krishtit, pra jo me nje etike te mesuar, por te perjetuar. Tre parimet e
famshme te Revolucionit freng :barazi-liri-vellazerim, s'mund te pasojne nga
shkenca dhe s'mund te argumentohen shkencerisht. Pa pjesmarrjen e dickase qe
s'eshte shkence fare, shkenca me pare do vinte tre parime te kunderta:
pabarazine, disiplinen shoqerore dhe anonimitetin (tjetersimin) e individit
shoqeror ne kolektivin e organizuar ne menyre te perkryer.
A do t'i ndihmonte Jean Valjeanit (Hygo,Te mjeret) shkenca per te zgjidhe
enigmen morale qe i doli perpara? A do te duhej te flijonte interesin e nje
numri aq te madh njerezish vetem per te shpetuar nje njeri te lene, por te
pafajshem? Dhe si do te dukej ky vendim? A s'do te anonte shkenca nga i a.q
interes i pergjithshem? - As ceshtja e shtruar s'mund te jete objekt i
shkences, as pergjigja e saj - sikur te ishte e mundshme - nuk do te ishte
ne pajtim me ato qe kerkon shpirti i secilit njeri.
Vendimi qe merr Jean Veljeani paraqet disfaten e mendjes, dhe triumfin e
njeriut, triumfin qe s'mund te shpjegohet ne menyre racionale, as te
arsyetohet, por prane te cilit qendrojne te gjithe njerezit duke miratuar
te heshtur dhe pa dallim.
Progresi i shkences, pa marre parasysh sa i madh dhe spektakular, s'mund t'i
beje te tepert dhe te panevojshem moralin dhe religjionin. Sepse shkenca nuk
i meson njerezit si te jetojne dhe nuk konstituon kurrfare qendrimi
vleresues. Keto vlera qe jeten biologjike e ngrisin ne nivel te jetes
njerezore, pa religjionin do te ngelnin te panjohura e te pakuptueshme.
Sepse, religjioni eshte "njohuri" per natyren e botes tjeter me te larte,
kurse morali "njohuri" per kuptimin e saj.
Nga Alia Izetbegovic