Re: Plazh - Topless?
Postimin me siper t’a fshiva Dik, pasi, ta thashe, ishte plotesisht jashte teme. Ti mund te thuash se une shkruajta per relativizmi i cili mund te kete lidhje me ate qe po diskutojme, por kjo s’do te thote qe te dalim ne nje fushe tjeter qe ka te beje me relativizmin dhe absolutizmin, ndoshta nga kjo mund te dalim edhe ne nje tjeter plan qe ka te beje me fushen qe ka te beje me ralativizmin, qe ka te beje me moralin, i cili se fundmi ka te beje me toplessin. I bie qe dege pas dege ta humbim fare fillin.
Do t’a kisha toleruar sikur te ishte vetem kaq (nje dalje nga tema), por ky postim do te pasonte faqe te tera te shkruara nga une si dhe nga te tjere qe nuk mund te te linin pa pergjigje, duke hapur keshtu nje mori pyetjesh te tjera nga ana jote, te cilat do te sillnin secila faqe te tera me vehte. Dhe mbi per me teper, te gjitha keto teresisht jashte teme.
Vec kesaj, ta thashe njehere. Ke zona te caktuara (sic eshte teologjia) ku ka teme apostafat per ate qe ti shkruajte. Mund ta vazhdosh atje. Ne te kunderten, perse do te duhej te ndahej forumi ne zona dhe tema te vecanta. Pjesa me e madhe e gjerave lidhen me njera-tjetren, por ka nje kufi qe eshte i domosdoshem per te mbajtur njefare linje sado minimale.
Per me teper, une nuk e kam aspak problem te sqaroj gjithcka, sipas asaj qe une di dhe mendoj dhe mos mendo se do te te lija pa pergjigje per ate qe ti shkruajte. Keshtu qe tendenca jote, per te paragjykuar editimin tim, me duket fare e kote. Ka pasur me qindra raste qe kam dashur te nderhyj per shume postime tuajat, te cilat i kane shkelur mjaft here rregullat dhe nuk e kam bere, pasi kam menduar se nganjehere eshte me mire t’i lesh njerezit te shprehen, por nje hapje e debatit ne nje fushe te tille pa fund, mendova se d’o t’a nxirrte jashte cdo lloj shine.
Fundja “gjithcka eshte subjektive”. Une keshtu e gjykoj. /pf/images/graemlins/laugh.gif