Plazh - Topless?

Gysi

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Sa per diktatore, po e shohim mjaft qarte nga postimet ketu se kush eshte me tolerant.

I gjithe naiviteti i mjaft prej postuesve ne kete teme qendron tek tendenca per t’a thjeshtuar problemin tek thjesht nje rrip me pak ne veshjen e plazhit. Po te jete keshtu puna, hallall juqofte. Hiqeni edhe ate te fundit qe ju ka mbetur. Puna nu keshte tek dy gisht rrip me shume apo me pak. Ky diskutim ngerthen domosdoshmerisht nje diskutim ne nje plan tjeter, qe perplas me njera tjetren, pikepamje themelore teorike mbi boten dhe shoqerine. Gjithashtu per mua kjo perplasje filozofishe kulturalisht mundt te reduktohet ne dy kultura: kultura e zaveshjes, e lirise seksuale, apo edhe e individualitetit, dhe kultura e veshjes, e kontrollit seksual ne funksion te paramentrave me njerezore apo shpirterore, si dhe e shendoshjes se individit nepermjet kolektivitetit.
Njeriu vec te tjerash eshte nje qenie sociale, “kafshe politike” do te thoshte aristoteli. Madje si padashje Satanai e shprehu ketu (megjithese bertiste me te madehe per lirine e tjetrit), “merrni ajer dhe mos bllokoni mushkrite tuaja sepse duke e bere bllokoni njekohesisht dhe frymen tone”. Pra domosdoshmerisht njerezit ndikojne mbi njeri-tjetrin dhe nuk mund te jene aq aboslutisht te pavarur nga njeri-tjetri. Pikerisht prandaj ne shoqeri funksionojne vlerat dhe normat, pa te cilat asnje shoqeri nuk mund te funksionoje. Dhe normat jane dy llojesh: te shkruara dhe te pashkruara. Normat e shkruara jane ligjet, shkelja e te cilave perben veper penale, ndersa te pashkruarat jane ato qe perbejne gjykimin e shoqerise ndaj nje fenomeni te caktuar, gje qe i frenon mjaft njerez te kontrollojne sjelljen e tyre, mejgithese instiktet do te mund ti shtynin per t’i kryer ato. Pa nje frenim te tille njeriu do te leshohej plotesisht dhe do te humbte orientiin ne jete. Atehere gjithcka do te ishte e lejuar madje edhe “antropofagia” (njeringrenia, kur thote Dostojevski). Te dalesh kunder gjykimit shoqeror (pa dashur te diskutoj eshte i mire apo i keq konkretisht ky gjykim), eshte njesoj si t’a gjymtosh kete shoqeri. Eshte njesoj si t’i heqesh trupit te njeriut funksionimin e sitemit imunitar, apo si t’i heqesh trurit te njeriut kujtesen. A mund te funksionoje dot njeriu pa sitem imunitar, dhe a mund te mendoje dot njeriu edhe gjerat me te thjeshta pa kujtese?! Pikerisht prandaj them se utopia juaj eshte shkaterruese. eshte njesoj si t’i heqesh nje makine ne ecje e siper frenat kur perballe te kesh humnere.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Pikerisht prandaj them se ky artikulim, per “lirine”, “emancipimin”, “qytetarine”, qe ju ben te ngrini gishtin e akuzes qe emerton gjykimin shoqeror si “injorance”, “provincialitet”, “prapambetje”, eshte nje dehje amatoreske me ajrin e lirise qe keni filluar te thithni, duke qene mesuar gjithe jetes me gjol kenete, dhe qe iu ka rene ne koke. Eshte nje rendje e hallakatur neper konceptet me primitive te qytetarise te cilat ju i merrni per te vertetat perfundimtare duke kujtuar se, ato jane dhe nuk ka tjeter. Pikerisht prandaj per mua nuk problem ai qe nuk ka pare ndonje here bote me sy, por ai qe sa ka filluar te shohe dhe mendon se ajo qe ka pare eshte qendra e botes.
Shembull konkret eshte Tirana. Shihni se kush vishet ne menyre me ekstravagante neper rruget e Tirane sot. Te ardhurit, fhsataret, provincialet, ose edhe ata qe vijne nga shtresa te rendomta te shoqerise. Nderkohe qe ata qe vijne nga shtresa me intelektuale jane jashtezakonisht shume me te permbajtur. Dhe kjo pikerisht pasi “te paparet”, ose “te pakparet”, kujtojne se jeta qytetare apo edhe kryeqytetare eshgte pikerisht ajo qe shohin ne “Top Select”.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga Gysi:
[qb] Sa per diktatore, po e shohim mjaft qarte nga postimet ketu se kush eshte me tolerant.

I gjithe naiviteti i mjaft prej postuesve ne kete teme qendron tek tendenca per t’a thjeshtuar problemin tek thjesht nje rrip me pak ne veshjen e plazhit. Po te jete keshtu puna, hallall juqofte. Hiqeni edhe ate te fundit qe ju ka mbetur. Puna nu keshte tek dy gisht rrip me shume apo me pak. Ky diskutim ngerthen domosdoshmerisht nje diskutim ne nje plan tjeter, qe perplas me njera tjetren, pikepamje themelore teorike mbi boten dhe shoqerine. Gjithashtu per mua kjo perplasje filozofishe kulturalisht mundt te reduktohet ne dy kultura: kultura e zaveshjes, e lirise seksuale, apo edhe e individualitetit, dhe kultura e veshjes, e kontrollit seksual ne funksion te paramentrave me njerezore apo shpirterore, si dhe e shendoshjes se individit nepermjet kolektivitetit.
Njeriu vec te tjerash eshte nje qenie sociale, “kafshe politike” do te thoshte aristoteli. Madje si padashje Satanai e shprehu ketu (megjithese bertiste me te madehe per lirine e tjetrit), “merrni ajer dhe mos bllokoni mushkrite tuaja sepse duke e bere bllokoni njekohesisht dhe frymen tone”. Pra domosdoshmerisht njerezit ndikojne mbi njeri-tjetrin dhe nuk mund te jene aq aboslutisht te pavarur nga njeri-tjetri. Pikerisht prandaj ne shoqeri funksionojne vlerat dhe normat, pa te cilat asnje shoqeri nuk mund te funksionoje. Dhe normat jane dy llojesh: te shkruara dhe te pashkruara. Normat e shkruara jane ligjet, shkelja e te cilave perben veper penale, ndersa te pashkruarat jane ato qe perbejne gjykimin e shoqerise ndaj nje fenomeni te caktuar, gje qe i frenon mjaft njerez te kontrollojne sjelljen e tyre, mejgithese instiktet do te mund ti shtynin per t’i kryer ato. Pa nje frenim te tille njeriu do te leshohej plotesisht dhe do te humbte orientiin ne jete. Atehere gjithcka do te ishte e lejuar madje edhe “antropofagia” (njeringrenia, kur thote Dostojevski). Te dalesh kunder gjykimit shoqeror (pa dashur te diskutoj eshte i mire apo i keq konkretisht ky gjykim), eshte njesoj si t’a gjymtosh kete shoqeri. Eshte njesoj si t’i heqesh trupit te njeriut funksionimin e sitemit imunitar, apo si t’i heqesh trurit te njeriut kujtesen. A mund te funksionoje dot njeriu pa sitem imunitar, dhe a mund te mendoje dot njeriu edhe gjerat me te thjeshta pa kujtese?! Pikerisht prandaj them se utopia juaj eshte shkaterruese. eshte njesoj si t’i heqesh nje makine ne ecje e siper frenat kur perballe te kesh humnere. [/qb]
Gysi e gjitha kjo qe argumenton qendron pa kurrefare dyshimi ! Ceshtja eshte qe eshte humanisht e pamundur te zbatosh ne praktike te njejten analize per cdo ceshtje, problem apo pyetje ne jete. Po te ndodhe kjo njerezit do harronin te jetonin nderkohe (dhe kjo e fundit eshte me e rendesishme sepse eshte nje mundesi qe jepet vetem nje here/kafke). Kjo me siper qe shtron ka mungese prakticiteti/realiteti.
 

MLK

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Une per vete ndjehem mire kur jam ne plazh qofte topless qofte jo topless e nese me ka marre malli te shoh femra nudo apo erotike apo dhe x mjafton qe te shtyp fjalen sex ne internet e ka me miliona faqe ku mund te shohesh kete gje. Ne plazh nuk shkoj te masturbohem por te ndjehem mire e te kaloj nje moment te bukur keshtu qe ato femra qe dalin topless shkojne pêr te njetin qellim mendoj. Pastaj ato qe shkojne per te gjyjt nuk kane nevoje te nxjerrin gjoksin jashte per te gjyjt pasi femra ka njeqind menyre si te charmoje nje mashkull. Manjaket seksuale nese e kane problem tundimin te rrine ne spitale e mos shkojne ne plazhe topless se sua kane fajin femrat po koka e tyre.
 

Guest
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Une per vete ndjehem mire kur jam ne plazh qofte topless qofte jo topless e nese me ka marre malli te shoh femra nudo apo erotike apo dhe x mjafton qe te shtyp fjalen sex ne internet e ka me miliona faqe ku mund te shohesh kete gje. Ne plazh nuk shkoj te masturbohem por te ndjehem mire e te kaloj nje moment te bukur keshtu qe ato femra qe dalin topless shkojne pêr te njetin qellim mendoj. Pastaj ato qe shkojne per te gjyjt nuk kane nevoje te nxjerrin gjoksin jashte per te gjyjt pasi femra ka njeqind menyre si te charmoje nje mashkull. Manjaket seksuale nese e kane problem tundimin te rrine ne spitale e mos shkojne ne plazhe topless se sua kane fajin femrat po koka e tyre. [/qb]
Per kurjozitete si del topless ti ? nga siper topless apo :confused:
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Plazh - Topless?

me prirje /bindje jotolerante "dictatoriale" jane ata qe mundohen te paraqesin apo imponojne mendimin normat e tyre si "gjykim shoqerie" kur ne fakt ato jane vetem norma te nje pjese te shoqerise apo disave.

Kjo mungese tolerance shprehet me agresivitet islamik kur femrat qe nuk mendojne apo nuk kane per baze ato norma qe paraqeiten si "gjykim shoqeror" (ndonje votim te kishim bere per te gjetur gjykimin e shoqerise)apo qe kerkojne te lirohen nga keto norma shahen si KURVA.

e kush tjeter mund te bej kete pervec Gys Moderatorit?
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Plazh - Topless?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] nese me ka marre malli te shoh femra nudo apo erotike apo dhe x mjafton qe te shtyp fjalen sex ne internet e ka me miliona faqe ku mund te shohesh kete gje. [/qb]
e di si me tha nje musliman i ndershem para ca kohe: fajin per pijanecet e rrugeve e kane ata qe mbjellin vreshtat me rrushe /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

bubu-je kjo edhte tema:
Fillimisht postuar nga Regele:
Vera sapo mbaroi dhe per kete arsye kam nje pyetje per femrat shqiptare (ekskluzivisht per to), qe te kene cfare te mendojne per veren tjeter qe do te vije!
Neper plazhet e Europes s'eshte me cudi te shohesh femra qe bejne plazh topless! Ju a do te guxonit te benit plazh topless? Jepni mendimet tuaja dhe argumentojini!
Pra, po pate ndonje kontribut per temen thuaje, mos u kap kot pas menyres se si ti e lexon nje fjali te caktuar...

U mor vesh besoj qe ne Shqiperi s'behet fjale per plazh topless tani se shpejti sepse ca forca te carmatosura nga trute dhe te paafta te integrohen ne Evropen e shekillit XXI, te armatosura me organe mashkullore te pakontrollueshme nga te zoterit dhe qe gjuajne me fjale te ndyra dhe ofenduese, nen udheheqjen e devotshme te Gysit dhe Arunit qe jane veteshpallur si perfaqesuesit e shoqerise se moralshme, s'do ta lejonin pa gjakderdhje. Fatkeqesisht kjo eshte nje nga faqet e librit te mash te atdheut qe shumica nga ne i iken ne mes te nates per t'u ndiere un-rooted per nje fare kohe...
Por, jane diskutime si keto qe te ndihmojne qe t'i hedhesh rrenjet me thelle aty ku ke fatin te jesh, i xhveshur nga mentalitetet mbytese te nje shoqerie te ngjizur 500 e ca vjet me pare me gjakra nga shkertetirat e lindjes...

Pffff, uroni qe eshte ky forum, qe ca nga ju keni mundesine te shkembeni dy fjale, se ne jeten reale as qurret s'do t'u kishim hedhur...
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

e di si me tha nje musliman i ndershem para ca kohe: fajin per pijanecet e rrugeve e kane ata qe mbjellin vreshtat me rrushe
Prandaj Dionisus i shkrete ishte bo esell dhe po shkulte qimet e kokes... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: Plazh - Topless?

e cmund te presesh nga dikush qe fton njerez pa i njohtur fare te dalin topless :lol: kaq keq per te pare ato qenke ..nejse se me verte te vjen per te qesh kur te tjeret te gjykojne nga nji llafe :tipsy:
hajde sa me shume seks e qef e mos u ngopsh ishalla :devil:
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Plazh - Topless?

Gysi, do te kishim preferuar nje sociolog qe do te na vinte ne dijeni te tendencave me te fundit te kohes dhe jo nje sociologo-predikues te tipit arun, i cili me disa copy paste po merr aq shume vend per te mos thene asgje. Nje sociolog i denje per kete emer, nuk merr guximin te nxjerre direktiva sesi duhet bere dhe si jo. Por meqe i ke hyre asaj pune, po mundohem te kap disa nga pikat e postimeve tuaja.

Ju thoni "...kjo perplasje filozofishe kulturalisht mundt te reduktohet ne dy kultura: kultura e zaveshjes, e lirise seksuale, apo edhe e individualitetit, dhe kultura e veshjes, e kontrollit seksual ne funksion te paramentrave me njerezore apo shpirterore, si dhe e shendoshjes se individit nepermjet kolektivitetit." N'a del qe problemi topless (nese ka ketu ndonje problem) qenka terthorazi i lidhur me debatin individ-kolektiv, ku sipas teje individi ka kulturen e zhveshjes dhe kolektivi ate te zhveshjes. Ashtu qofte. Por perpara se njeriu te jete nje qenie shoqerore (dhe jo kafshe politike, le ta kete thene kete Aristoteli), njeriu eshte nje individ, nje person i leshuar mbi kete bote per te jetuar jeten e vet, dhe te askujt tjeter. Edhe per te vdekur, ai nuk ka rrugezgjidhje tjeter perveçse per te vdekur ne vendin e vet dhe asnje tjeter nuk mundet, edhe po ta deshiroje, te vdese ne vend te nje tjetri. Pra, ne kete kendveshtrim, njeriu eshte me teper nje qenie krejt e vetme, pak a shume jetime, dhe kjo per shkak te nje-here-qenesise-se-tij.
Shoqeria vjen me pas individit, ajo eshte e perbere nga individe, te njohur si te tille nga kjo shoqeri. Por, shoqeria, si diçka perfshirese, permbledhese, totalizuese, tenton per ta mbytur kete individ ne mizerine e anonimatit, duke synuar gjithnje e me teper mbytjen e individualitetit dhe krijimin e nje perbindeshi qe e ka emrin shoqeri, e cila perveçse nga ligjet, drejtohet dhe nga opinionet. Mirepo opinioni eshte vdekja e mendimit. Dhe mendimi eshte cilesi e vetem individeve te lire.

Ju thoni me poshte : "Te dalesh kunder gjykimit shoqeror (pa dashur te diskutoj eshte i mire apo i keq konkretisht ky gjykim), eshte njesoj si t’a gjymtosh kete shoqeri."
Po gjykimi shoqeror ç'eshte ? Nga vete emri ka te beje me trupin uniform qe quhet shoqeri. Tendencat totalizuese te shoqerise ndihen ne çdo lloj shoqerie (ketu mund t'ju ndihmoje Antares me kritiken e tij te ashper ndaj pasojave te mendimit mbizoterues perendimor), dhe nese ka diçka per te cilen ia vlen te luftohet eshte thyerja e varganeve qe me lidhnin qysh perpara lindjes sime. E vetmja detyre qe kam ne kete bote eshte t'iu bindem ligjeve (madje edhe ketu duke bere çmos per te ndryshuar ato te padrejta, siç ka patur shume raste kudo, edhe ne Amerike), kurse gjykimi i pergjithshem shoqeror nuk eshte gje tjeter perveçse Anonimati i ngritur ne rang hyjnie. Kur njeriu si individ zhvishet nga thelbi i tij (te qenurit unik, i paperseritshem, i pazevendesueshem, i perkohshem) ne perfitim te nje forme te stermadhe, njekohesisht shtypese dhe mashtruese, atehere ne nuk bejme gje tjeter perveçse shkojme drejt e ne mur, madje ne mur edhe ne sensin e mirefillte te fjales, duke krijuar masa uniforme te rreshtuara ne kuadrate, dhe mundesisht pa asnje lloj dallimi me njeri-tjetrin.

Gjithashtu me ben pak pershtypje termi juaj "te ardhurit". Qofsha i gabuar por me duket e keni fjalen per njerez qe nderrojne vendbanimin e tyre ne kerkim te nje jete me te mire. Mirepo, kur kjo zhvendosje behet brenda nje popullsie te se njejtes gjuhe, kulture, histori dhe shtet, atehere fjala "i ardhur" e humbet kuptimin e saj, ose perdoret qellimisht per te fyer. Askush nuk eshte i ardhur ne vendin e vet. Une jam nga Kukesi dhe kam te drejten legjitime te jetoj ne Vermosh apo dhe ne Konispol pa i dhene llogari askujt, sepse te paret e mi si dhe te tute kane luftuar per te njejtat toka shqiptare. Prandaj, më me pak vrull kete perrallen e "te ardhurve".

Kurse u-bubu-ja eshte bere per pupupupu... Qe zoteriu kujton se me te pare nje gjoks femre, domosdo qe ai eshte nxjerre aty per te dhe vetem per te, kjo nuk me habit shume, sepse me ngjan qe ky bubu ben pjese ne ate tipin e njerezve qe po t'i pyesesh cila eshte shprehja e tyre e preferuar, ato do te pergjigjen menjehere : "Gruaja ne shtrat dhe cigarja ne tavoline nuk pyeten"... pffffffffffff

Ah, sapo pashe qe bubu-ja n'a e paska emrin tani e tutje "costantin"... Te ma gezosh, por ke lene shume gjurme per te mos u harruar /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top