Plas grushti ne parlament

Plas grushti ne parlament

Ca behet kshu mer jahu! Deputetet "qe zgjodhem me voten tone te lire" po na dalin tipa sportive, sidomos ky boksieri Pal Dajçi qe e ka me norme te beje grusht nje her ne muaj <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />


<span style="font-style: italic">Përsëri përleshje në Kuvend. Sebepi i sherrit, mostransmetimi i seancës së debatit nga Televizioni Publik</span>

<span style="font-weight: bold">TVSH s’transmeton seancën, Dajçi grusht me Agasin</span>
eek.gif


TIRANË – Debati për mocionin e opozitës ka degjeneruar dje në mbrëmje në sherr midis deputetëve. Deputeti i PD-së, Pal Dajçi ka qenë duke folur në podiumin e sallës së seancave dhe gjatë fjalës së tij ka debatuar me deputetin e PS-së, Bardhyl Agasi. Deputeti i zonës së Laçit ka këkruar transmetimin e seancës nga Televizioni Publik, ndërsa deputeti Agasi e ka justifikuar mostransmetimin e seancës me faktin se Televizioni Publik ka patur të tjera angazhime. Më pas, gjatë sherrit ai ka dashur ta godasë Agasin, por gjithçka është arritur të ndalet me ndërhyrjen e rojeve të Kuvendit dhe socialistit Hushi. Më tej, Agasi nuk ka preferuar ta ndjekë çështjen, duke e anashkaluar sherrin me Dajçin, i cili sipas socialistëve është shquar gjithmonë për reagime të ashpra ndaj deputetëve të pozitës. Mësohet se kryetari i PD-së, Berisha i ka tërhequr “veshin” Dajçit. Ndërkohë, edhe një sherr tjetër mes Palokës dhe Braçes ka mundur të shuhet sërish, por edhe kjo me tërheqjen e vëmendjes së Palokës nga ana e Berishës. Nuk është hera e parë që deputetët në Kuvend përdorin edhe grushtat duke sulmuar kundërshtarët e tyre politikë. Kështu, para një muaji ka qenë sërish deputeti Dajçi që është grindur me ministrin Ben Blushi. Por replika të ashpra në Kuvend ka patur dje edhe mes deputetëve të tjerë. Replikë të ashpër ka zhvilluar ministrja Arta Dade me deputetin e PD-së Bardhyl Londo. Dade ka mbyllur debatin duke i tërhequr vërejtjen Londos, se nuk mund të bisedojë me të në gjendje të dehur. &quot;Flasim kur të jesh esëll&quot;, -mësohet të jetë shprehur Dade. Pas këtij incidenti, Kuvendi ndërpreu punimet. Kohët e fundit janë shtuar shumë rastet, kur deputetët gjatë replikave me njëri-tjetrin e degjenerojnë seancën në sharje dhe fyerje të rënda, ku përfshijnë edhe familjarët e tyre apo lidhjet me klane droge apo trafiqesh.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Plas grushti ne parlament

bir Selman i nenes ke te qaj me pare

mga nje ane kjo i ben mire shqiptareve qe te shohin se sa qesharak je kur ben veprime te tilla

nga ana tjeter i japin atyre qe jane vete pak derra justifikimin moral(edhe ne parlament keshtu sillen)
 

Guest
Re: Plas grushti ne parlament

Hera e dyte kjo :tipsy:
Heren e pare
Dikujt i tha sales
Qelbesire
ai ja ktheu
jo jo ti je qelbesire
goofy.gif

Te ben te duash politiken me shume :tipsy:
 
Top