Plani i Tiranës, Rama: Qeveria e mbajti peng për propagandë të ulët
TIRANË- “Plani Rregullues i Tiranës u mbajt peng nga politika për propagandë të ulët”. Kështu është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, një ditë pas miratimit të planit nga Këshilli Bashkiak dhe kalimit të tij për shqyrtim në KRRTRSH.
Sipas Ramës për bllokimin e planit të hartuar me shumë punë është përgjegjëse qeveria.

“Pasi e mbajtën planin një vit në sirtar për të bërë propagandën e ulët se nuk ka plan dhe njëkohësisht për të kafshuar ato zona të planit që janë paraparë si pjesë e hapësirës metropolitane, dje e miratuan në Këshillin Bashkiak por të shikojmë se sa oreksi i familjes do të ndikojë në miratimin përfundimtar, aty ku drejton kryefamiljari në KRRTRSH” u shpreh Rama.

Deklarata është bërë sot gjatë inspektimit të punimeve në bllokun 51 në Tiranë, ku Bashkia e kryeqytetit me një fond prej afro 250 milion lekësh po ndërhyn për rehabilitimin e kësaj zone.

Plani Rregullues i Tiranës miratohet mes debatesh në Këshillin Bashkiak

TIRANË(UPDATE)- Pas një mbledhjeje të gjatë shoqëruar me debate të ashpra, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur që Planit Rregullues t’i bashkëngjitet një relacion me shpjegimin e gjithë pyetjeve rreth tij dhe më pas t’i kalohet për miratim KRRTRSH-së.

Ky relacion sqarues për Planin Rregullues të Tiranës do të merret në shqyrtim në Komisioni i Urbanistikës pranë bashkisë, e më tej në KRRTRSH.

Agolli-Bojaxhi
Debate me tone të ashpra mes administratorit të bashkisë, Dritan Agolli dhe këshilltarit të PD-së Gjergj Bojaxhi për planin rregullues të Tiranës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Debati u ndez kur Agolli po i përgjigjej pyetjeve të shumta që u ngritën nga këshilltarët në lidhje me planin e prezantuar dhe ndërhyn këshilltari Bojaxhi, i cili i quajti të gënjeshtërta deklaratat e Agollit për konsultat qytetare.

“Plani u përkthye vetëm para 3 muajsh, konsultimet janë bërë shumë më parë, mashtroni për dëgjesat publike, jeni gënjeshtar. Ku i ke bërë konsultimet me qytetarët në anglisht apo shqip. Mos gënje”- iu drejtua Bojaxhi, Agollit.

Pas kësaj ka replikuar direkt Agolli, duke deklaruar se plani është për qytetarët. “Nuk lejoj ty dhe askënd tjetër të më fyejë mua me akuza të tilla. Po hedh baltë mbi punën e bërë dhe po më akuzon, nuk të lejoj”- tha ai. Pas kësaj, Sokol Dervishi kreu i këshillit bashkiak vendosur ndërprerjen e mbledhjes për 15 minuta për të vijuar me diskutime të tjera.

Diskutimet
Këshilltari i PD-së, Besnik Aliaj në fjalën e tij ka kërkuar disa përgjigje për planin e prezantuar. Sipas Aliajt ëshë gjë shumë pozitive shtimi i hapësirave, por ku do të gjendet këto hapësira për pritjen e popullsisë që parashikohet në shtim.

“Si do të rregullohet formula e menaxhimit të tokës dhe interesave publike në plan, pasi nuk duhet të kemi përsëritje të situatave të planit në 2003, ku rezultoi se kishim probleme”- tha ai.

Më tej Aliaj ka kërkuar sqarime edhe qarkullimin urban se si është parashikuar të menaxhohet në këtë plan të ri. “Plani parashikon densifikim të zonave urbane të Tiranës, po në një situatë të tillë ku hapësira publike është kritike densifikimi mund të jetë problematik”- tha ai.

Agolli: Plani i përgjigjet zhvillimit
Sipas Agollit, plani i ri është hartuar në mënyrë të tillë që t’i përgjigjet zhvillimit që ka marrë Tirana, pritjes së popullsisë së ardhshme dhe hapjes së vendeve të reja të punës.

Duke prezantuar planin Agolli ka dekaruar se me realizimin e planit, pritet që të sigurohet strehim për rreth 400 mijë banorë të rinj, duke dendësuar lagjet ekzistuese, në masën rreth 1800 ha, që janë territore në zhvillim. Ndërkaq, në këtë kuadër pritet transformimi i 14 qendrave dytësore dhe krijimi i pesë qendrave të reja dytësore.

Pikat kryesore të Planit Rregullues

Sa i përket sektorit ekonomik dhe zhvillimit, Bashkia e Tiranës premton krijimin e 200 mijë vendeve të reja të punës. Nga këto, është parashikuar që 132 mijë vende pune të hapen në privat dhe 68 mijë në sektorin publik. Gjithashtu, në kuadër të planit të ri rregullues pritet transformimi i ish-zonave industriale në zona shumë funksionale.

Ndërsa institucione dhe shërbime komunitare është kategoria e tretë, e paraqitur në hyrjen kryesore te pavijonit të ekspozimit të Planit të ri Rregullues për Tiranën. Kështu, pritet zgjerimi i katër zonave spitalore kryesore, ndërtimi i një poliklinike për çdo zonë, krijimi i kampusit të ri universitar si dhe ndërtimi i plot 17 zonave të reja. Bashkia e Tiranës ka parashikuar edhe aplikim bonusi “transferim i të drejtës së ndërtimit”, për shërbimet publike.

Hapësirat publike dhe të gjelbra janë një pikë tjetër e këtij plani, duke shpallur zona të mbrojtura Parkun e Liqenit, Parkun e Liqenit të Farkës, Parkun e Liqenit të Paskuqanit dhe parkun e Liqenit përgjatë lumit “Lana” dhe “Tirana”. Transporti dhe lëvizja, janë kategoria e fundit e ekspozuar në Pavijon.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24943. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24943