Peticion: Bashkia e Tiranes dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit: E diela pa makina

b1439fc152dad5351b192d8881593939.jpg


Tek kjo adrese: https://secure.avaaz.org/en/petitio...arkullimit_te_makinave_diten_e_diele/?nkpKrbb

Ka nisur nje peticion per te kufizuar qarkullimin e makinave ne qytetin e Tiranes. Nisma eshte qytetare (teresisht jo politike) dhe nese do arrihet nje fiture e vogel qytetare ketu, do i hapet rruge levizjeve te tilla dhe per qytete te tjera.
Nese e gjeni me interes, mund t'i bashkoheni peticionit ne linkun me siper. Krijuesit po perpiqen per 200 vota...

Prezantimi sipas nismetareve:
Ne banoret e Tiranes i drejtojme kete peticion Bashkise se Tiranes dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit per te mundesuar bllokimin e qarkullimit te makinave private diten e diele nga ora 8:00 deri ne ora 21:00 ne akset kryesore te qendres se Tiranes, kryesisht Bulevardi "Deshmoret e Kombit" dhe zona e ish-Bllokut. Sipas statistikave niveli i ndotjes ne Tirane ka arritur rreth 20-30% me shume sesa ne vendet e BE-se. Gjithashtu ndotja akustike nga zhurma e makinave eshte ne nivele tej mase te larta. Bllokimi i qarkullimit te makinave diten e diele do te mundesoje rritjen e cilesise se jetes per ne si qytetare te Tiranes. Promovimi i shetitjeve ne kembe apo me biciklete jo vetem do te ndikoje ne rregullimin e cilesise se ajrit ne Tirane por edhe ne permiresimin e shendetit fizik e mendor te cdonjerit prej nesh. Njekohesisht lehtesimi i hapesirave publike nga makinat do t'i hape rruge zhvillimit te aktiviteteve artistike, kulturore dhe sportive ne qytet, duke e bere bashkejetesen ne komunitet akoma me interesante.
 

Al-Punk

Still here
Perse peticion,ne vend qe te thuhet bashkia vendosi !
Ka qe me dt 21 Shtator qe ka nisur kjo nisma por ka rene ne vesh te shurdher nga Bashkia e Politika. Tani po perpiqen ta pershkallezojne, mundesisht deri ne nje kerkese referendumi, por me shume per te terhequr vemendje qe shih sa jemi.
 

scadarsko

Locus omnem
Al-Punl'été???ost: 1004241 said:
Ka qe me dt 21 Shtator qe ka nisur kjo nisma por ka rene ne vesh te shurdher nga Bashkia e Politika. Tani po perpiqen ta pershkallezojne, mundesisht deri ne nje kerkese referendumi, por me shume per te terhequr vemendje qe shih sa jemi.
Kush e kerkon kete? Ndonje shoqate ambjentaliste,apo groupe t ndryeshme-..
 

Al-Punk

Still here
Kush e kerkon kete? Ndonje shoqate ambjentaliste,apo groupe t ndryeshme-..
Thjesht jane te rinj pa shoqate. Njoh nje nga vajzat organizatore, asnje lidhje me shoqata.. thjesht te rinj qe jane te lodhur nga zhuli i makinave dhe duan te bredhin duke nuhatur eren e pishave e blireve neper Tirane... te pakten nje dite ne jave
 

scadarsko

Locus omnem
Thjesht jane te rinj pa shoqate. Njoh nje nga vajzat organizatore, asnje lidhje me shoqata.. thjesht te rinj qe jane te lodhur nga zhuli i makinaue duan te bredhin duke nuhatur eren e pishave e blireve neper Tirane... te pakten nje dite ne jave
Po kjo kerkohet thjesht ne polici dhe bashki, mblidhet keshilli bashkiak analizohet kerkesa dhe jipet drita jeshile !ndryshe duhet menduar se sa kushon nje dite e tille, tregetia,sherbimi urbain,gjithe zinxhiri ekonomik vendas....ta organizojn ne nje zone te gjelbert ne forme piknik ose motocros... Ne dajt.
 
Top