Tek kjo adrese: https://secure.avaaz.org/en/petitio...arkullimit_te_makinave_diten_e_diele/?nkpKrbb
Ka nisur nje peticion per te kufizuar qarkullimin e makinave ne qytetin e Tiranes. Nisma eshte qytetare (teresisht jo politike) dhe nese do arrihet nje fiture e vogel qytetare ketu, do i hapet rruge levizjeve te tilla dhe per qytete te tjera.
Nese e gjeni me interes, mund t'i bashkoheni peticionit ne linkun me siper. Krijuesit po perpiqen per 200 vota...
Prezantimi sipas nismetareve:
Ne banoret e Tiranes i drejtojme kete peticion Bashkise se Tiranes dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit per te mundesuar bllokimin e qarkullimit te makinave private diten e diele nga ora 8:00 deri ne ora 21:00 ne akset kryesore te qendres se Tiranes, kryesisht Bulevardi "Deshmoret e Kombit" dhe zona e ish-Bllokut. Sipas statistikave niveli i ndotjes ne Tirane ka arritur rreth 20-30% me shume sesa ne vendet e BE-se. Gjithashtu ndotja akustike nga zhurma e makinave eshte ne nivele tej mase te larta. Bllokimi i qarkullimit te makinave diten e diele do te mundesoje rritjen e cilesise se jetes per ne si qytetare te Tiranes. Promovimi i shetitjeve ne kembe apo me biciklete jo vetem do te ndikoje ne rregullimin e cilesise se ajrit ne Tirane por edhe ne permiresimin e shendetit fizik e mendor te cdonjerit prej nesh. Njekohesisht lehtesimi i hapesirave publike nga makinat do t'i hape rruge zhvillimit te aktiviteteve artistike, kulturore dhe sportive ne qytet, duke e bere bashkejetesen ne komunitet akoma me interesante.