Personaliteti nen kendveshtrimin psikologjik!

Odea

Primus registratum
Re: Personaliteti nen kendveshtrimin psikologjik!

Une kam nje mix te madh midis flegmatiku dhe sanguinit, mgjth ka edhe pjese te tipit melankolik tek une.

Sa per teorine e personalitetit edhe une kam lexuar mbi te Neo dhe me te famshmit rreth personalitetit kane qene Frojd, Jung dhe Adler.
Une per vete nuk jam shume dakort me Frojd pasi subkoshienca jone nuk eshte gjithmone fajtore per veprimet tona. Une mendoj qe raporti i perberjes se personalitetit eshte 60 % gene dhe 40 % i fituar gjate jetes.

Njeriu ndryshon me kalimin e kohes dhe keto ndryshime jane ne perpjesetim te drejte me ato te ambientit.


Kordele, po ate teorine e personalitetit A dhe B e ke parasysh? Do shkruaj nje dite tjeter mbi te pasi tani per tani sme premton koha per me teper.


Odea :wave:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Personaliteti nen kendveshtrimin psikologjik!

Ne te vertete ende nuk jane dhene perkufizime te qarta per karakterin dhe temperamentin. Biles edhe sot e kesaj dite nuk eshte bere nje lidhje apo ndarje midis temperamentit dhe karakterit. Nese ka ndryshime dhe cilat jane, kush eshte predominues etj.
E njejta gje ndodh edhe me percaktimin e tipeve te temperamentit, ose e quajme edhe te karakterit.
Per mua personalisht nuk ka qene thjesht nje kuriozitet. Mbetet thuajse nje domosdoshmeri njohja e thelle e karaktereve. Edhe pse mendoj se shume pergjigje duhen kerkuar jo vetem aty ku i kerkoi Hipokrati, por edhe brenda lumit te turbullt e te rrembyer te subkoshiences.
Studimet e bera per karakterin, tipet, kane dhene edhe konkluzione te reja, por nga nje ane kam pershtypjen se kemi hyre ne vorbullen e nje rrethi vicioz nga ku nuk po dalim dot. Kusht i domosdoshem per te ecur ne vije te drejte, qe do te thote evolim ne ide e koncepte.
Sidoqofte, krahas ambientit qe nderhyn ne formimin e karaktereve nga studimet e bera shekullin e kaluar, eshte provuar edhe trashegimia e mbi te gjitha nga grupi i gjakut.
Ne vitet 30-te psikologia Leone Bourdel beri studime te cilat dhane konkluzione interesante. Studioi personalitetin e shume individeve dhe zhvilloi disa teste me ta. Ne menyre te veçante studioi grupin e gjakut.Rezultati: Trashegimia, e lidhur me grupin e gjakut ndikon ne formimin e temperamentit psikobiologjik.
Grupi i gjakut A -jane harmonike.
Grupi..........O -.... melodike
Grupi..........B -.... ritmike.
Grupi..........AB-.... komplekse.
Natyrisht studimet i vazhduan edhe mjeke e psikologe te tjere qe arriten ne konkluzione pak ea shume te njejta, duke bere lidhjen grup gjaku- karakter -semundje patologjike.
Po e nderpres ketu ngaqe une nuk kam ndermend te futem ne te dhena teknike.
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Personaliteti nen kendveshtrimin psikologjik!

Pershendetje,

Pata postuar nje teme, sic mnd ta vini re, me titull Dallimi i temperamentit nga karakteri. Tema m'u mbyll nga moderatori, sepse ekzistoka kjo teme, te cilen une nuk mund ta shihja te lista sepse nuk eshte(apo jo Gishteza?).

Gjithsesi, para se te njohim personalitetin tone, duhet te dallojme temperamentin nga karakteri. Tek tipat e Hipokratit jane faktikisht tipat e temperamenteve, sipas Erik Fromit. Gjithnje sipas Fromit, temeramenti eshte i lindur dhe ai nuk ndryshon deri ne vdekje. Kurse karakteri eshte dicka qe e formojme me kalimin e viteve, ne moshat e para femijerore, adoleshence, pasadoleshence e me tutje. Karakteri, sipas Fromit, eshte i ndryshueshem. Njeriu mund te jete sot nje kumarxhi, neser nje librar, pasneser nje dashnor e me vone nje mesues, por gjithcka e ben ne varesi te temperamentit te tij.

Te dyja formojne personalitetin tone. :wave:
 

Publicisti

Primus registratum
Re: Personaliteti nen kendveshtrimin psikologjik!

Po per ndarjen e temperamentin nga ana Jungut ne 'ekstrovert' dhe 'introvert' cfare mund te thuhet?
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Personaliteti nen kendveshtrimin psikologjik!

Kush di te me shpjegoje 'four-letters MBTI codes'?

Artisan_S_P (directing and informing)

Guardian_S_J (directing and informing)

Rational_NT_ (directing and informing)

Idealist_NF_ (directing and informing)

Per cfare qendrojne shkronjat S, P, J, N, F? Ne artikullin ku i lexova nuk i sqaron :confused:
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Personaliteti nen kendveshtrimin psikologjik!

Per publicistin :

Nuk e njoh shume Jung-un, por extraverti dhe introverti jane dy terma qe perdoren perkatesisht per tipa te hapur dhe tipa te mbyllur. Eshte extraverti ai qe eshte i hapur ne nje mjedis, qe nuk rri nen hije, menjane, dhe dikush qe i shpreh emocionet dhe ndenjat e veta, kurse introverti eshte e kunderta e kesaj.

Te me falin lexuesit e Jung nese nuk jam ok me keto shpjegime /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Personaliteti nen kendveshtrimin psikologjik!

Me 450 P.K. Hipokrati pershkruante 4 natyra qe ai i quajti temperamente:

1) Temperamenti kolerik: emocionohet lehte, i ndjeshem
2) Temperamenti flegmatik: shkeputet lehte, gjakftohte
3) Temperamenti melankolik: natyre serioze, e serte, e deshperuar
4) Temperament sanguin: impulsiv, nervoz, reagues i shpejte

Gjate mesjetes, Philippus Paracelsus i pershkroi sjelljet specifike te ketyre kater natyrave si te ndikuara nga kater lloje shprirtrash: nimfat, shtojzovallet, xhuxhat dhe salamandrat. Shumica e psikologeve te shekullit te njezete e lane menjane vrojtiminholistic te natyres njerezore per nje studim me ne detajeve te pjeseve, fragmenteve, tipareve e keshtu me rradhe. Per ta, te gjithe njerezit ishin ne thelb te ngjashem dhe ndryshimet individuale shkaktoheshin nga rrethanat dhe kushtet apo rastesia.

Gjate dy dekadave te kaluara, qe kur psikologet filluan te konsideronin femijet jo me si marres pasive te impulseve ambjentale por si lojtare aktive, rendesia e temperamentit filloi te vleresohet me teper (Plomin, 1986). Temperamenti perkufizohet si repertori i tipareve qe cdo femije ka qe nga lindja. Ky repertor percakton se si njerezit reagojne ndaj botes qe i rrethon. Keto luhatje te karakteristikave u pershkruan fillimisht ne menyre sistematike nga Anna Freud bazuar ne vrojtimet bere femijeve te mbetur jetime pas Luftes se Dyte Boterore. Ajo vuri re se disa femije ishin te afrueshem, disa deshironin te qendronin me afer por ishin shume te turpshem t’u afroheshin te rriturve, dhe disa te tjere ishin te veshtire sepse zemeroheshin dhe irritoheshin kollaj (A. Freud, 1965).

Modelet e temperamentit te Keirseyit (te cilat jane zgjeruar ne kater variante brenda secilit) bashkohen me teorine e Jungut per te dhene 16 modele gjithsej:

1) Mjeshtri – Mjeshtrat i plotesojne nevojat e tyre per ndikim dhe liri me se miri me ane te procesit te ndijimit te jashtem. Keshtu ata arrijne te plotesojne nevojat e momentit dhe mund lehtesisht te marrin persiper veprime taktike dhe te perllogarisin mundesite. Jane te afte te dallojne nje mundesi te ofruar. Rrjedhimisht te gjithe mjeshtrat kane ndijim dhe jane te hapur. Kane nevoje te shohin perfundimin e punes se tyre. Vleresojne estetiken si ne art ashtu edhe ne antyre. Energjite e tyre fokusohen ne venjen ne pune te aftesive, shumellojshmerise dhe stimulimit. Perdorin mjetet e nevojshme qe i ndihmojne te arrijne aty ku duan. Kreativiteti i tyre duket nga zgjidhjet e shumta ne te cilat arrijne. Jane mjeshter te perdorimit te mjeteve, qofshin keto te folurit, teorite, penelat apo kompjuteri. Mjeshtrat mund te jene drejtues ose informues.

2) Mbrojtesi – Mbrojtesit i plotesojne nevojat e tyre te te qenurit anetar dhe i pergjegjshem me ane te procesit te ndijimit te brendeshem (te mbyllur). Ata sigurojne qe bota te ece ashtu sic ka ecur deri tashme. Kane nje koleksion te larmishem imazhesh dhe pershtypjesh. Ky koleksion i ndihmon duke i informuar per te marre vendime. Vendimet e tyre jane te lidhura me konservimin e komunitetit dhe ane te veprimeve te llogjikshme. Ata vleresojne stabilitetin, sigurine, dhe ndjenjen e te qenurit se bashku. Kane besim tek hierarkia dhe autoriteti dhe cuditen kur te tjeret nuk i pranojne apo kundershtojne strukturat shoqerore. Jane te prirur te zbatojne rregullat, procedurat dhe protokollet. Mbrojtesit jane drejtues ose informative.

3) Racionali – Racionalet i plotesojne nevojat e tyre per njohuri dhe zotesi me ane te proceseve mendore te intuites dhe te te menduarit, ne te dyja modelet e mundshme:te jashtme ose te brendshme. Struktura e organizimit dhe modelet e procesit te gjykimit te mendimit te perdorura me intuite i lejojne te kuptojne lehtesisht subjekte te nderlikuara pa pasur nevoje per eksperienca apo te mbajturit mend, te cilat bejne te humbasesh kohe. Duke qene se jetojne ne nje bote teorish dhe strategjish, preferojne te marrin vendime objektive. Ata deshirojne te kuptojne principet qe vene ne levizje universin dhe te mesojne, deri edhe te zhvillojne, teori te reja. Vleresojne lidhjet llogjike, konceptet dhe idete dhe kerkojne perparim. Thurrin hipoteza dhe analizojne ne menyre abstrakte situata duke konsideruar mundesi te pa marra parasysh apo te pamenduara me pare. Racionalet jane drejtues ose informues.

4) Idealisti – Idealistet e plotesojne nevojen e tyre te te kuptuarit dhe te pasurit te nje identitetit unik me ane te proceseve mendore te intuites dhe ndjenjes – ne te menyre si te jashtme ashtu edhe te brendshme. Te dyja keto procese i lejojne ata te veprojne ne baze te synimeve me te larta ne jete (te vetat apo te dikujt tjeter). Vetem me ane te shqyrtimit te kuptimit dhe modelit te informimit qe ofron procesi i intuites ata mund te mesojne se cfare eshte apo do te jete kuptimplote ne te ardhmen. Vleresojne unitetin, realizimin e vetes dhe te verteten. Preferojne te bashkepunojne me te tjeret duke u focusuar ne etiken dhe moralin. Jane te afte te bashkojne njerezit dhe ti ndihmojne te realizojne potencialet e tyre. Kesaj ia arrijne me ane te empatise qe ushqejne ndaj te tjereve dhe qartesimit te ceshtjeve te veshtira. Edhe idealistet jane drejtues ose informues.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Personaliteti nen kendveshtrimin psikologjik!

Temperamenti mund te perfytyrohet si trungu i nje peme. Ne pjesen qendrore lind temperamenti dhe nis te zhvillohet drejt pjeses se jashtme. Kjo qender ka rendesi jetike. Nese demtohet apo semuret, pema vyshket. Kur nevojat thelbesore plotesohen, individi eshte i mbushur me energji dhe funksionon gjeresisht. Mosplotesimi i ketyre nevojave eshte i barasvlefshem me ‘vdekjen psiqike’. Kjo shkakton stres, deri edhe sjellje mosfunksionale te. Ashtu si nevojat, edhe vlerat thelbesore jane te rendesie te vecante. Gjurmimi i ketyre vlerave i fal individit edukimin me te madh.

Pjesa e jashtme e trungut te pemeve realizon transportimin e ushqimit ne pjesen pergjegjese per rritjen dhe zhvillimin. Ky ushqim tek njeriu merr trajten e talentit, aftesive ose roleve. Ne i sjellim vetes energji te reja duke ushtruar talentin dhe duke luajtur role te pershtatshme per temperamentin e gjithsecilit. Talentet dhe rolet duhet te plotesojne nevojat e temperamentit. Per cdo temperament ekzistojne shkaktare te ndryshem stresi ne vartesi te nevojave te ndryshme themelore, menyrave te ndryshme te shprehjes se stresit, si edhe ‘kunderhelme’ te ndryshme ndaj stresit.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Personaliteti nen kendveshtrimin psikologjik!

Sipas Hipokratit, temperamenti kolerik simbolizohej nga zjarri: i ngrohte, i thate, i shpejte dhe i fuqishem. Ai sanguin nga ajri: i ngrohte, i lagesht, i shpejte dhe i dobet. Karakteri flegmatik simbolizohej me ujin: i ftohte, i lagesht, i ngadalshem dhe i dobet. Kurse temperamenti melankolik simbolizohej me token: i ftohte, i thate, i ngadalshem dhe i forte. Sanguini dhe koleriku kane te perbashket shkallen e larte te ngacmueshmerise dhe dallohen per ndryshim te menjehershem te interesave, kurse melankoliket dhe flegmatiket perkundrazi kane ngacmueshmeri te qendrueshme por te ngadalte (Kaza, N. 2004).
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Personaliteti nen kendveshtrimin psikologjik!

Ku ndryshon temperamenti nga karakteri?

Temperamenti eshte ajo pjese e jona qe e mbartim brenda vetes qe nga lindja dhe mbetet e njejte me kalimin e viteve. Temperamenti eshte teresia e tipareve qe perfaqeson nje individ dhe kryesisht shprehet me ane te reagimeve dhe qendrimeve te ketij personi. Kjo teresi tiparesh mbetet e pandryshueshme ne kohe dhe eshte po e njejte pavaresisht nga rrethanat. Nderkohe qe karakteri formohet me shtimin e pervojave gjate rritjes. Ndikimi i pervojave te femijerise eshte me i rendesishem sesa ai i pervojave te mevonshme. Megjithate karakteri dhe temperamenti jane dy karakteristika te lidhura ngushte me njera tjetren. Ato ndokojne dhe ndikohen nga njera tjetra. Keshtu, menyra e reagimit te kolerikut eshte e shpejte dhe e fuqishme por intensiteti i shpejtesise dhe fuqise varen nga karakteri (Kaza, N. 2004).

Karakteri mund te jete produktiv ose destruktiv. Kur personi karakterizohet nga karakter produktiv atehere menyra e reagimit te tij do te jete me e fuqishme kur dashuron, kur veren padrejtesi dhe me pasionale kur perballet me nje ide te re. Kurse kur personi ka karakter destruktiv atehere reagimi i tij do te jete i fuqishem kur behet fjale per te qene mohues apo mizor (Kaza, N. 2004).
 
Top