Re: Pershtypje...
Disa njerez jane lehtesisht te kuptueshem. Jo ne teresine e tyre, po ne ato aspekte te cilat jane te mjaftueshme per t'i mbajtur larg, qofte edhe ne nje aspekt te vetem. Per shembull, ajo ishte kaq e dashur pa asnje shkak sa s'kish si mos kuptohej se 'dashuria' per te eshte nje menyre te sjelluri e jo nje ndjesi qe reflektohet ne sjellje. Gjithe kohes pyesja veten: C'ne gjithe ky afrimitet? Pse? Pastaj s'mund as te mos kuptohej se 'dashuria' nuk ishte karshi meje, por karshi gjithkujt qe i del perpara, perderisa nuk me njihte. E kush nuk do e kish kuptuar qe po kaq dashurisht ishte sjelle dhe me gjithe lukunine e personazheve qe permendte me insistim, pa e pyetur kush, e mbi te gjitha pa treguar kush interesim per ta, duke i pergojosur e duke zbardhur jetet e tyre para meje, askushit! Pata pershtypjen qe varganit te gjate te personazheve, duke filluar nga kjo mbremje, do i shtohesha edhe une. Vezhgova ne heshtje veten, duke filluar nga floket qe zakonisht i kam rremuje, veshjen, ne i kisha lyer kepucet apo si zakonisht kisha dale me nxitim e pastaj kisha harruar, u pendova qe si gjithmone s'isha lyer, por mbi te gjitha ndjeva si mu ngrine mendimet, nuk po zgjidhja dot as nje teme bisede, as nje pergjigje apo fraze per t'u bere pjese e bisedes ekzistuese duke menduar e menduar e menduar cdo fjale derisa t'u kish humbur koha dhe konteksti. Por kjo ndodhi brenda nje minute te vetme, e u zevendesua e gjitha ne minuten pasardhese nga nje deshire e flakte te ikja, te cohesha, mos e degjoja me, mos i ofroja me veten time per ta shitur tek te tjeret, me ose pa floke, veshje, mendime e fjale te bukura. Por nuk kam ditur kurre te genjej dhe te shpikesh nje justifikim eshte genjeshter. Edhe te cohesh e t'i thuash 's'me interesojne personazhet e tu, e percmoj hipokrizine tende' nuk shkon kur je e rritur. Keshtu ndodhi qe mbeta gjate ulur ne heshtje, duke buzeqeshur po aq hipokrizisht sa ajo.
Disa njerez jane lehtesisht te kuptueshem. Ajo foli per mua, ashtu sic parashikohej, pikerisht me ata te cilet i shau tek une. Pastaj foli po me ata per te njohurit e mi, po duke i dashur te gjithe. Dhe ajo foli duke shtuar, hequr, sajuar, ngjyrosur, shkurt genjyer, per gjithe cka nuk dinte mbi mua. Sepse duhet te me pergojoste patjeter, dhe pikerisht tek ata qe i pergojosi tek une.
E kuptoj lehtesine e saj, lehtesine mendore flas. E kuptoj boshllekun e madh te diteve te saj. Kuptoj edhe cektesine ne te cilen llapacitet. Dhe sa me shume kuptoj, aq me shume percmoj oreksin e semure te hipokriteve ndaj jeteve njerezore qe nuk u perkasin.
Mjaft more fryme me jetet e te tjereve! Ngopu me ajrin qe te takon ty, ne mos patc rrezoji ato murre qe ta pengojne! E po nuk u ngope akoma fillo t'i hysh ne pjese atyre qe ke me afer te kuptosh c'do te thote te shesesh njerezit te cilet kane pasur besim tek ty, te kane vleresuar, te kane dashur!