Pershendetje !

Status
Not open for further replies.

t0fx

ஜ۩۞۩ஜ
Po ndiqja emisionin e Diela shqiptare nga Dalina Buzi, dhe aty behej fjale per abuzimet qe behen ne chat , kemi te bejm me pedofila, perversa , manjak etje. Shpresoje qe prokuroria te mari masa dhe te veproje sic duhet. Degjova shume histori trishtuse ndaje kjo me beri qe kete teme ta ndaja me ju.

Videon do ta sjell neser.

Gjithe te mirat
 

Soleil

Valoris scriptorum
t0fx, ne cdo vend te botes, pedofilia konsiderohet semundje. se ne c'menynre behet dhe gjen terren per t'u zhvilluar, kjo ska me rendesi.Rendesia eshte qe siguria ne chat ashtu si ne rruge ndaj akisdenteve apo vrasjeve eshte baraz.Mbarvajtja e rritjes dhe kujdesit te nje femije fillon qe nga prindi.Per te mos thene qe ka sot 1001 menyra per te shmangur pornografine etj gjera me rradhe te rrezikshme per moshen e femijes dhe adoleshences.Eshte nje budallallek me oke trumpetimi i chatit si forme akuze per kete semundje.Pedofilia haset neper manastire prifterinjsh, shkolla, insitituzcione ku merren me femijet, etj etj etj..kjo eshte bota..ky eshte realiteti.Me vjen keq per historine qe degjova sot, por realisht , nese do flasim duke qendruar me kembe ne toke, nuk perbente ndonje LAJM, pikerisht per arsyet qe solla me siper.Kujtoj qe Facebook e te tjere rrjete sociale jane po aq te "rrezikshem" sa chati.
 

FALKO

Forumium maestatis
Jam plotesisht dakord me Soleil. E gjithe hapesira virtuale po perdoret per qellime nga me ilegalet dhe kriminalet e mundshme, perfshire ketu edhe pedofiline on-line. Here pas here vendet europiane bejne hetime masive ne bashkepunim me Interpolin dhe si rezultat arrestohen me dhjetera individe nga vende te ndryshme. Pjesa me e rendesishme ketu eshte procesi i ndjekur nga organet ligjbatuese dhe masat e marra per te denuar personin qe kryen aktin.

Nese ndonje nga perdoruesit e chatit has ne persona te tilla, te drejtohet tek stafi Aop, Sop , Oper me logset perkatese qe te kemi mundesi edhe ne te nderhyjme ne kohe, per te mos lene qe aktivitete te tilla te kryhen ne rrjetin tone Albnetwork, ku me pas te pas te krijohen edhe hapesira per keqinterpretime te panevojshme nga userat apo individe te tjere.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Te lexova shume qarte, por nuk ju pergjigje pyetjes time- dole nga baza ... lol

Krimet denohen, nuk justifikohen me kurime etj etj etj ..
 

Soleil

Valoris scriptorum
Zana je totalisht jashte asaj cfare nenkupton postimi im.Pyetjen qe ke drejtoje ne ndonje insituticion, jo nje individi.une nuk pergjigjem per masen..dhe as per ndodhit e mira dhe te keqia ne kete dynja.ndofta po te punoja ne HAGE do isha ne gjendje te te thoja do trajtohej pedofili si i semure apo si kriminel.
 

Rimseb10

Valoris scriptorum
Soleil ta lej dhe une mendimin tim meqe lexova ca rrjeshta te tuat. Do tcek veq fare pak pika qe ti permendje per te kundershtuar se a po don apo je duke llogjikuar totalisht gabim, pse do thuash ja 2 pika qe mos ta zgjasim shume. 1 ska si pedofilia te jet semundje e kurueshme sepse ska kurim per ta larguar jeton ne personalitetin e njeriut dhe pika 2 si krahasohet pedofilia ne rrjetet sociale me ate te rruges po flet per dhunen dhe motodat perdoruese ndaj saj kshuqe rivlersohu iher. Asgje personale opinioni im thjesht
 

never

Forumium maestatis
Jeni vertet si nje koshere me blete gjith diten kaloni neper cdo petale e ne darke jepni frutin tuaj une me shume e une me pak :D

C`eshte Pedofilia
Genta Kaloçi, psikologe kriminaliste e cila ka punuar në burgun e Vaqarrit dhe në Para-Burgun 302 në Tiranë tregon përmes një interviste përvojën e saj të punës me të dënuar për veprën penale të pedofilisë. “Unë kam analizuar personalitetin e personit që ka shkaktuar dëmin, jo viktimën. Përvoja ime e punës ka qenë me autorin e veprës penale, por përmes bisedave me ta, kam kuptuar më shumë edhe për pozicionin e fëmijëve, se si bien pre e abuzimeve seksuale”. Më tej ajo tregon në intervistë se si ndikon çekuilibrimi emocional tek ata, dëshirat në luftë me ndjenjat e fajit, të cilat nuk arrijnë t’i frenojnë...

-Pedofilët që keni takuar në burgje, thatë që kanë çekuilibër emocional. Ky çekuilibër u vjen në kushtet e humbjes së lirisë apo janë të tillë ndërsa kryejnë veprën penale?

Nuk është çekuilibër i krijuar nga izolimi...

-Nga bisedat me të dënuarit për pedofili, çfarë ke mësuar? Si i afrojnë fëmijët?

Këta individë zakonisht kanë marrëdhënie pune në ambiente ku ka fëmijë, si shkolla, vende sportive etj. Ata kërkojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët, midis të cilëve studiojnë dhe zgjedhin viktimën.

-Çfarë karakteristikash dalluese kanë personat pedofilë?

Janë të komunikueshëm, përpiqen të fitojnë besimin e fëmijës, sidomos të atyre fëmijëve që u ka munguar dashuria. Zakonisht i gënjejnë duke u shoqëruar me ta, duke u zbuluar dëshirat apo interesat që kanë. U premtojnë karrierë në sport apo art, por kjo varet sipas rastit. Pedofili fokusohet tek interesat e një fëmije sepse ato janë karremi. Janë persona që madje hyjnë në shtëpi, janë miq të familjes dhe fëmija është nën presionin se po të flasë, nuk do ta besojnë.

-A keni konstatuar që të kenë pasur një fëmijëri të keqe këta persona? Çfarë roli kanë luajtur kushtet social-kulturore të rritjes?

Po, rrethanat familjare ku janë rritur, kanë qenë baza e sjelljeve të mëvonshme. Nuk është e thënë të kenë pësuar dhunë seksuale, por kanë qenë të ekspozuar ndaj formave të ndryshme të dhunës në familje si rrahja e nënës, dhuna verbale etj. Dikush është rritur në familje me prindër përdorues të alkoolizuar. Duke njohur rrethanat jetësore të një pedofili, mund të kuptojmë për rrjedhim edhe rrethanat e rrezikut të një fëmije për të qenë viktimë, pasi edhe statistikisht këta persona kanë probabilitet më të lartë që në moshë të rritur të ushtrojnë dhunën që në fëmijëri është ushtruar ndaj tyre. Sjellja njerëzore mësohet përmes imitimit dhe fëmija modelet që merr, zbaton.

-Ngacmimi seksual i fëmijëve është një fenomen vetëm mashkullor, apo edhe femëror?

Rastet dominante janë meshkuj, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e abuzimit nga femrat. Legjislacioni (edhe botëror) parashikon në fakt autorin e veprës si mashkull.

- Shpesh prindërit që kanë fëmijë meshkuj, ndjehen më të qetë. Por, a janë fëmijët meshkuj në fakt, më pak të rrezikuar se fëmijët femra?

Kjo qetësi është e gabuar. Të dyja gjinitë janë njësoj të rrezikuara, si fëmijët djem edhe fëmijët vajza. Statistikat nuk krijojnë diferenca. Këta persona nuk zgjedhin seksin e fëmijës, shpesh abuzojnë me fëmijë të të dyja gjinive. Zgjedhjen nuk e bëjnë mbi këtë bazë, por mbi baza të tjera. Ata piketojnë fëmijë që janë të anashkaluar, fëmijë që janë të neglizhuar, që nuk e kanë jetën të mbushur me aktivitete dhe rriten në një klimë familjare ku ka presion, por jo komunikim.

-A provojnë ndjenja faji, turbullime shpirtërore pedofilët, sipas rasteve që keni parë?

Po, edhe provojnë ndjenja faji pas aktit. Ata të lënë të kuptosh, se provojnë ndjenja pendimi dhe kjo u jep një çekuilibër emocional, por nuk i ndalon që të përsërisin veprën. Ata janë zakonisht përsëritës. Dhe kjo gjë nuk shërohet as me ashpërsimin e ligjeve, siç tregojnë studimet sidomos në Angli dhe Amerikë. E vetmja gjë, mbetet parandalimi.

-Ju thatë se zgjedhin punë që janë të lidhura me mjedise të frekuentuara nga fëmijët. Konkretisht?

Zakonisht janë roje shkollash, instruktorë fëmijësh, mund të jenë mësues apo trajnerë të tyre. Faji nuk është i profesionit, por profesioni mund të rrisë shanset e një pedofili për të arritur qëllimet e tij.

-Deri në cilën moshë të rritjes kufizohet marrëdhënia seksuale si marrëdhënie pedofilie?

Deri në 14 vjeç konsiderohet marrëdhënie pedofilie me fëmijë, ndërsa 14-18 vjeç konsiderohet marrëdhënie pedofilie me të mitur.

-Konstatojmë se ndjeshmëria e publikut është për marrëdhëniet me moshat deri në 14 vjeç dhe mbi këtë moshë, bie ndjeshëm. Gati-gati opinioni nuk i shikon si pedofili marrëdhëniet me adoleshentë, megjithëse ligji i parashikon të dyja rastet. Si shpjegohet kjo?

Kjo ndjeshmëri shpjegohet nga njëra anë me faktin se tradicionalisht në zona dhe në grupime të caktuara të popullsisë janë konsideruar normale martesat në moshat 14-18 vjeç. Të kujtojmë se vajza 20 vjeçe quhej e mbetur. Nga ana tjetër, është masivizuar mosha kur nisin marrëdhëniet seksuale dhe brenda kësaj dukurie, përfshihen edhe rastet e pedofilisë. Por duhet bërë dallimi se jo çdo marrëdhënie në moshën e pubertetit është pedofili. Pedofilia është marrëdhënie mes një të rrituri me një minoren, ndërsa mes dy moshatarësh nuk është e tillë.

-Doni të thoni se nuk janë njësoj pasojat e një marrëdhënieje që nis në pubertet kur ndodh mes moshatarësh dhe mes personash me diferencë moshe?

Sigurisht që nuk janë njësoj. Marrëdhënia seksuale duhet të fillojë mes dy personave që janë afërsisht moshatarë sepse kalimi nga njëra moshë në tjetrën bëhet kështu në mënyrë harmonike. Të dy,si djali si vajza, piqen bashkë dhe mësojnë bashkë për ndjesitë e tyre. Kjo marrëdhënie kalon pa sjellë çrregullime të identitetit seksual. Ndërsa marrëdhënia e një minoreni me një person me diferencë moshe është abuzive, sepse nuk kanë të njëjtin kod komunikimi. I rrituri abuzon me eksperiencën e tij seksuale, me statusin shoqëror dhe ekonomik etj.

-Marrëdhëniet seksuale në pubertet janë shtuar, por rrallë ka denoncime për këtë grupmoshë (përjashto përdhunimet). Pse nuk raportohen sipas jush?

Nuk raportohen sepse të miturit në këtë moshë i pranojnë këto marrëdhënie kundrejt shkëmbimit të përfitimeve të ndryshme. Është një brez me dëshira e nevoja dhe kur ndeshet me pamundësinë, kërkon alternativa. Shkaqet e pedofilisë sidomos në grupmoshën e pubertetit, gjejnë terren në kushtet e varfërisë.

-A është pedofili marrëdhënia e dashurisë mes mësuesit dhe nxënëses gjimnaziste?

Nëse ky mësues pavarësisht nga afeksioni, ka shfaqur interes seksual për nxënësen në shkollë të mesme, nëse nuk ka konsumuar veprën e pedofilisë, ka konsumuar veprën e ngacmimit seksual. Mësuesit duhet të jenë korrektë jo vetëm me nxënësit nën 18 vjeç, por edhe më tej, për shkak të misionit dhe natyrës së punës. Por këto raste nuk mund të diagnostikohen dot, nëse nuk vijnë denoncime nga nxënësja apo prindërit e saj.

Psikologia: Bumi i denoncimeve, fëmijët nën trysninë e pyetjeve në familje

Ngjarja ndodh, policia vepron, përcjell komunikatën, media krijon përmes publikimit, efektin sensibilizues, qytetarët marrin zemër për të denoncuar rastet e mbajtura fshehur dhe kjo kalon prapë në media. Shkak-pasojë dhe jemi përpara një situate që ka pushtuar vëmendjen e publikut, ka prodhuar vëmendje të shtuar të strukturave të rendit, por edhe polemika. Një grua tha: “Nuk guxon të hapësh televizorin se ke frikë çfarë ka brenda”. Për këtë situatë bumerangu, psikologia Genta Kaloçi thotë: “Jemi në një situatë të gjithanshme presioni, ku trysnia më e madhe bie mbi fëmijët. Ata janë vënë në fokus, janë nën trysninë e lajmeve por edhe të pyetjeve me të cilat po përballen në shtëpi. Natyrisht që krimi nuk duhet mbajtur i fshehur. Duhet dalë nga mentaliteti i guackës së njollës apo të turpit për familjen dhe fëmijën. Por gjithë ky çlirim i të folurit ka edhe anën tjetër të medaljes, ka rrezikun e ekzagjerimit dhe të trillit. Jo çdo denoncim mund të jetë i vërtetë. Konstatojmë si psikologë që ka plasur një valë denoncimesh shumë e madhe. Nga frika e shtuar, prindërit tani duke dashur t’i mbrojnë fëmijët, janë duke ushtruar presion. Ky është efekti ‘bumerang’. Fëmija është shumë i brishtë dhe reagon në mënyra të paparashikueshme dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm se si pyeten fëmijët nga prindërit...”

Porosi për prindërit
Mos i lini fëmijët të flasin me të huajt {shpresojm qe femija te jet menec}
Mësojini të mos pranojnë dhurata nga të huajt { shpresojm qe te jet nga gjirokastra i huaji}
Mos i lini fëmijëve hapësira të lira pa aktivitete të programuara {ose perdorni dhunen}
Mësojuni fëmijëve të mos u japin numrin e tyre të celularit të panjohurve{blei iphone}
Mos u jepni akses në rrjetet sociale të internetit sepse ndodh të abuzohen{vrisni mark zurembergun}
Në qendrat e internetit mos i lini vetëm, shoqërojini{hiqni linjen e internetit te luajn murlan}

Bota seshte e drejte gjithashtu realiteti dhe virtualiteti,ne nuk zgjidhim asgje duke folur me terma qe deri diku ngelen vetem fjale boshe per njerzimin dhe ngarkese per databasen e ketij forumi klm cuna e goca :D
 

Sweety_boy

Forumium maestatis
Nje nder format mbare boterore te komunikimit virtual eshte FB...sjam i sakt po di qe fb nese vendosh nje datelindje te 13 vjec nuk te lejon te regjistrohesh...dhe e dini cila eshte zgjidhja futja kot nje moshe cte duash dhe ke te drejte te regjistrohesh.Pra nje rrjet mbareboteror si ky dhe perseri lejohet te regj cdokush cmund te themi per rrjetet e tjera...
Prandaj nje nder menyrat me te mira per te ruajtur femijet nuk eshte largimi nga pc por edukimi per ate te cilen pc dhe interneti eshte frytdhenes.
Gjithsesi semundja me e madhe per femijet jane faqet pornografike qe jane free akses.
Kush te kete nevoje per ndonje program qe bllokon tilla faqe pornografike mund te shkruaj MP.

p.s Zana po ajo e fv qenke mendova qe ke ndryshu dicka lol
 

never

Forumium maestatis
o Zana na trashe sinqerisht,nuk shqetsohem per budalliqe une jam admin i ketij networku nuk kemi hasur kurre raste te tilla nese dikush ndjehet i kercenuar del nga chati ose vjen e kerkon ndihme ke operatoret sopet ircopet adminat root founder etj me rralle :D
 

-Zana-

e...Thjeshte
Ti lart ma mbushe mendjen... une prv te mbyllur e kam pasur.. kur pikerisht vete ti me ke cenuar shume here ne prv. ...njerez te semure, qe na sjellin justifikime k'tu, duke na treguar se qysh e tek... Shko tani me le rehat.

Shyqyr qe jemi ne forum k'tu, e jo ne chat. lol
 
Last edited:

never

Forumium maestatis
ahhaahahha po me denonco nese tekam cenuar te drejten tende,dhe dukesh qe je e semure ne cdo teme shkruan lol po dhe nga ketu te heqim nese duam por thjesht po shikojm cfare shkruan e sa kapacitet ke si nje catiste e deshtuar duke pritur princin e kalter me privat mbyllur. se harrova looooooooool
 

shijaksi

Forumium praecox
Pasi i lexova te gjitha temat me kujdes nuk dua te bej asnje koment sepse kam mendim ekstrem per Pedofilat." Varje" shpetim per shoqerine☺ Dhe nje gje nuk kuptoj pse beni engjuj pse habiteni cdo chatist e din mire qe kto gjera jan kan qen dhe do jen ne chat. Pse doni te shmangni realitetin ☺ Zana te pergezoj per shkrimet je mese e qarte.
 

t0fx

ஜ۩۞۩ஜ
t0fx, ne cdo vend te botes, pedofilia konsiderohet semundje. se ne c'menynre behet dhe gjen terren per t'u zhvilluar, kjo ska me rendesi.Rendesia eshte qe siguria ne chat ashtu si ne rruge ndaj akisdenteve apo vrasjeve eshte baraz.Mbarvajtja e rritjes dhe kujdesit te nje femije fillon qe nga prindi.Per te mos thene qe ka sot 1001 menyra per te shmangur pornografine etj gjera me rradhe te rrezikshme per moshen e femijes dhe adoleshences.Eshte nje budallallek me oke trumpetimi i chatit si forme akuze per kete semundje.Pedofilia haset neper manastire prifterinjsh, shkolla, insitituzcione ku merren me femijet, etj etj etj..kjo eshte bota..ky eshte realiteti.Me vjen keq per historine qe degjova sot, por realisht , nese do flasim duke qendruar me kembe ne toke, nuk perbente ndonje LAJM, pikerisht per arsyet qe solla me siper.Kujtoj qe Facebook e te tjere rrjete sociale jane po aq te "rrezikshem" sa chati.

Une nuk akuzova askend qe te hidheni perpjete dhe duke i dalur chatit ne krahe, sot u dha nje emision ne TV Klan enkas per chatin ku beni pjese ju. Dhe deri tani nuk lexova asnje koment te sakt qe ti denoje keta pedofila dhe perversa virtual. Sic te thash aty u treguan shume historira trishtuse ku shume minorene kane rene viktima ne ate chat . Pastaj ca pret ti kur nje Admin i drejtohet me ironi dhe me tallje antarit te thjesh duke e ven ne loje qe te hapi nje chat pikerishte me mua ? Aq me teper qe ky Admini i dashur e pranon dhe vete qe i hyne ne privat userave me privat te mbyllur "Ky eshte ABUZIM"

Ti lart ma mbushe mendjen... une prv te mbyllur e kam pasur.. kur pikerisht vete ti me ke cenuar shume here ne prv. ...njerez te semure, qe na sjellin justifikime k'tu, duke na treguar se qysh e tek... Shko tani me le rehat.

Shyqyr qe jemi ne forum k'tu, e jo ne chat. lol

ahhaahahha po me denonco nese tekam cenuar te drejten tende,dhe dukesh qe je e semure ne cdo teme shkruan lol po dhe nga ketu te heqim nese duam por thjesht po shikojm cfare shkruan e sa kapacitet ke si nje catiste e deshtuar duke pritur princin e kalter me privat mbyllur. se harrova looooooooool

Dhe do shtoja qe kjo teme nuk kishte per qellim te ulte chatin por thjeshte ti benim paraprit ketyre fenomeneve qe po ndodhin.

Shpresoje qe video te publikohet ne youtube ku aty do kemi dhe mundesin per ta ndjekur te gjithe.
 

never

Forumium maestatis
Mando ti ske fol asnjeher me femra kur ishe admin?apo te flisnin vet ty me pvt myll,su bot i her burra e GRA te nershem sic hiqeni se jeni...
 

Soleil

Valoris scriptorum
Mando..ta vrasim gjithe boten meqe ka kriminela,pedofila,perdhunues,nekrofila..ju sjeni mire sinqerisht..jepini zgjidhje pra ju saint..sepse moral e gjera te tilla po shoh..po asnje zgjidhje..keto plage kane qene e do te jene..kshuqe mblidhini mend dhe shikoni si ta beni jeten tuaj me te shendetshme ne cilesi..mos u merrni me ter hallet e botes kur nuk keni zgjidh tuajat si fillim.nuk u hodh njeri perpjete por habitem pse ju hidheni nga 15 katshi me tere kete HELM :)
 

-Zana-

e...Thjeshte
O Never, nuk perben prb fakti ke folur ti me prv te mbyllur Apo Jo .... Mua me rastisi dicka e tille me Ty - e nderkohe qe une po e shpreh , Meqe jemi ktu dhe erdhi Rasti ... Ty akoma nuk te Ben pershtypje nderkohe qe akoma vazhdon te ofendosh, pra insinton dhe vazhdon te perdoresh akoma forcen ne baze te statusit qe ke duke bêre edhe presion.

Une Jo Vetem qe ta kam bêre te qarte, qe prv e kam te mbyllur per nje arsye ...dhe me ke thene qe s'ka rendesi ti ke forcen te shkruash me ke te duash e qysh te duash , Por ne momentin qe sta kam varur Apo kam filluar te ironizoj egon tende, me kuptimin qe me le rehat ... Ke filluar te me ofendosh me fjale te renda . Ajo qe te le pershtypje akoma me te hidhur , eshte pikerisht qe po ky staf ne fjale Vijne te na tregojne realitetin e pedofelise dhe qe na u dashka ta pranojme ate kshu sic eshte. Kjo eshte Vertet shqetesuese, dhe per mendimin Tim ... Kto dy persona staf , qe Kane llomotitur ktu budalleqe & ofendime duhet te shkarkohen ose ta Lene vete detyren .
 

Timi

Valoris scriptorum
Ateher, e para ne kemi Albforumin qe ilustron pak a shum ne lidhje me chatin edhe eshte nje pike ku ju keshillon te gjithve qe mos te japin informacione personale te panjohurve. E dyta, te pergjigjem ty T0fx meqe e ke hapur ti temen. E din mir qe eshte e pamundur te bllokohen pedofilat on line sepse ke qen Admin/Root dhe vet ne chate te medhaja shqiptare. Menyrat per ti zbuluar e per te mare masa jane vec kto: Te vejme ndonje spy modul qe te pergjoje bisedat (gje qe derisa te jem un rootadmin ne albnetwork sdo ndodhi), e tjetra qe userat kur hasin kto probleme o kto njerez te vijne te kontaktojn tek #sherbimet. ne albforum o tek www.albnetwork.al
E treta, e tani po i po i pergjigjem Zana-s, ne qofte se per abuzime ju quani kur merrni Bane e deboheni nga serveri ka nje zone perkatese ketu e quhet Ankesa ne server. E perseris per here te fundit: Albnetwork eshte privilegj dhe jo e drejte. Eshte turp te flisni per abuzimet e chatit tek kjo teme serioze. Stafi jone eshte serveri me serioz shqiptar. Jemi munduar gjithmone te mbrojme userat e jo vetem nga abuzimet por dhe nga perversat o userat problematik qe ofendojne ore e minut. Kemi vere me mijera spame pikerisht per faktin e perversave on line qe i japin linkun te gjithe userve qe shikoj. Sapo i shikojme ne status marim masa. Ne si staf nuk mbajme pergjegjesi cfar ndodh ne server por eshte detyra jone ta mirmbajme ate ne te gjitha kuptimet dhe nderhyjme vetem kur eshte e nevojshme. Sa per te mbyllur postimin ne si staf qendrojme ne dispozicionin e autoriteve perkatese per te ndihmuar ne hetimet perkatese.
Ps: Mos e kaloni kete teme serioze ne chit chat se pastaj do e spostojm tek zona perkatese...
 
Status
Not open for further replies.
Top