Persekutim kulturor! Solidarizohu edhe ti....

Mironis

Primus registratum
Persekutim kulturor! Solidarizohu edhe ti....

Shteti shqiptar nxjerr te papune Redon Makashin,Met Begen,Mira Bregun,etj...
Mbyllet Ansambli i ushtrise,e vetmja trupe artistike ne Tirane e perbere nga 12 artiste profesioniste nder me te njohurit ne Shqiperi.
Po botoj te plot peticionin e tyre derguar Presidentit Shqiptar,Z.Alfred Moisiu:

Peticion,“Lutje”jo-politike,nga artistet e ushtrise
:smash: Drejtuar:
Komandantit te Pergjitheshem te forcave te armatosura te Shqiperise,
Presidentit te Republikes, Z.Alfred Moisiu.,
Per dijeni:
Kryeministrit te Shqiperise Z.Fatos Nano
Kryetarit te Kuvendit, Z.Servet Pellumbi
Ministrit te mbrojtjes, Z. Pandeli Majko,
Ambasadorit te Sh.B.A. - Z.Xhefri.
Si dhe te gjitha mediave elektronike dhe nqs.mundeni per botim:

Zoti President,Ne qe po ju dergojme kete peticion jemi 12 artiste te ushtrise qe pranuam te punojme prane Ansamblit te Ushtrise, me nje page te barabarte sa te nje kamarieri apo pastrueseje,ne keto kohe kur flitet shume per rrjedhjen e trurit dhe mbrojtjen nga shteti te intelektualit.
Z.President, ia u themi kete sepse mbi ne ka rene nje dore mosperfillese qe ka interesa te veta te vogla, qe quhen “perfitime” , pra te nje njeriu qe nuk dihet nga vjen dhe ku shkon dhe qe nuk respekton dhe nuk do te dije fare per punen tone fisnike shumvjecare dhe qe se ka per gje hedhjen tone ne rruge,sepse fundja fundit”Kush do ti kerkoje llogari?!”
Por ju kujtojme se drejtuesja jone vjen si nje ish emigrante,kur ne si artiste benim shfaqje ne skajet me te largreta te vendit per ushtaret tane dhe deri te luftanijet amerikane ne Adriatik.!
I themi keto Z.President sepse puna jone ka fisnikerine,pasionin dhe jo perfitimin.E atehere c`fituam ne! Vetem mosmirnjohje nga drejtuesit dhe shum-shume respekt dhe mirnjohje nga ushtaret e thjeshte.
Z.President, ne nuk duam te zgjatemi me,por menyra se si u sollen me ne eshte fyese dhe mjaft e dhimbshme per vet artistet qe pranuan kete pune fisnike(me nje pagese modeste), per ti sherbyer atdheut dhe ushtrise.
Arti dhe kultura ne Shqiperi po vazhdon te goditet ne maksimum deri ne shkaterimin e plote te saj.Dhe mendojme se ky largim e verteton me se miri kete.Ky ishte institucioni i vetem kulturor qe kishte ne gjirin e vete nje trupe profesioniste prej 12 artistesh nga me te shquarit e vendit.
Flitet nga ana e drejtoreshes Z.Floriana Paskali se gjoja kjo gje behet ne kuadrin e rikonstruktimit te Ushtrise,por ne te vertete nuk eshte keshtu,pasi ketu nuk behet fjale per reforme,por per mbylljen e nje institucioni shteteror
ku sot ne kete pune jemi ne,neser do vine artiste te tjere…Prandaj dhe zeri yne ngrihet ne mbrojtje te institucionit dhe vlerave te kultures sone.
Ne me grada jemi kapter,pra nuk jemi as toger e as oficeret per te cilet foli Gjeneral Qazimi.dhe koncertet tona ne i kemi bere dhe do ti bejme prane ushtareve te thjeshte,ku qe sic e degjuam nga vete Gjeneral Qazimi numri i tyre do te arrije ne afro 16.500 vete.
Pra,ne nje ushtri me 16.500 trupa nuk qenka e domosdoshme kjo trupe prej 12 artistesh (kaptere)?! Nuk na u dashka me arti dhe Kultura ne Ushtri?!
A mund te Hysh ne Europe pa Art dhe kulture?!Cila eashte ajo Ushtri ne bote pa nje grup te vetin Artistik?!
Dhe te mos harrojme se qe te behet nje aktivitet muzikor me artiste te tjere dhe me honorare si te jashtem (Qellimi i Z.Paskali),shtetit do t`i harxhohet nje buxhet disa dhjetra here me i larte…!
Po me sa duket,ky eshte i vetmi shkak i vertete i abuzimit me ne artistet ku,korupsioni i madh e gjigant i disa individeve nuk ndalet e as nuk pyet per asgje,madje kur behet fjale edhe per nje institucion te rendesishem kulturor,Grupin Artistik te Ushtrise.
Duke pasur parasysh rrenimin tragjik te artit dhe kultures ne Shqiperi ne kete
10 vjecar te tranzicionit,(e sidomos keto vitet e fundit,ku Anitivlerat po fitojne ndaj vleres,ku po mbyllen dhe ato pak institucione qe i rezistuan ketij
realiteti te dhimbshem shqiptar,ku me mijra artiste,qe jane edhe“truri i kombit”vazhdojne te emigrojne jashte vendit,etj…),mbyllja e ketij institucioni tregon qarte paaftesine dhe pavendosmerine e shtetit shqiptar per te bere dicka ne drejtim te artit dhe kultures.
Z.President, trupa jone eshte unikale dhe e rendesishme ne llojin e vet dhe mendojme se Ushtrise sone nuk i prish pune fondi modest i pak artistave.(12 veta qe paguhen 12.000 lek ne muaj)
Dojeni artistin sa eshte gjalle dhe jo kur ai s`eshte me!
Po e drejtojme kete peticion sepse po gjejme vetem mosperfillje dhe aspak mbeshtetje nga organet perkatese!...
Me respekt, punojesit e Ansamblit te Ushtrise Shqiptare:
Kujtim Laro-artist i merituar,Pandi Zguro-artist imerituar ,Met Bega-Mjeshter i madh i Punes,Redon Makashi,Adriana Ceka,Arian Toci,Hektor Duri,Mimoza Mevlani,Miron Kotani,Oriana Kollaku,Edmond Mancaku,
Mira Bregu,Rudin Bejtja.
 

astronaut

Primus registratum
Re: Persekutim kulturor! Solidarizohu edhe ti....

Zoti Kotani

Postuar nga MKotani

"Peticion,“Lutje”jo-politike,nga artistet e ushtrise
Drejtuar:
Komandantit te Pergjitheshem te forcave te armatosura te Shqiperise,
Presidentit te Republikes, Z.Alfred Moisiu.,
Per dijeni:
Kryeministrit te Shqiperise Z.Fatos Nano
Kryetarit te Kuvendit, Z.Servet Pellumbi
Ministrit te mbrojtjes, Z. Pandeli Majko,
Ambasadorit te Sh.B.A. - Z.Xhefri.
Si dhe te gjitha mediave elektronike dhe nqs.mundeni per botim"

Pretendoni se mund te zgjidhni probleme te tilla kur vete qeveria e sotshme ju ka hedhur ne rruge.
Habitem si mund ti kerkoni ndihme presidentit, qeveritareve te sotshem dhe ambasadori amerikan, qe tu japin zgjidhje problemeve tuaja.
Duhet te jeni kerkues ne rruge te tjera me te Ndershme dhe te cilat nuk ndihmojne vetem ju por te gjithe artistet dhe popullin.
Ju jetoni ne Shqiperi dhe me mire se ju nuk i kupton asnjeri vuajtjet tuaja te pakten si artiste.
Ne qe marrim pjese ne keto forume, kemi kohe qe jemi larguar nga vendlindja, ndoshta nga mania se perendimi eshte parajsa e botes dhe nga njera ane kishim te drejte por ne anen tjeter kemi humbur dhe po humbim gjithshka persa i perket vendlindjes.
Ne trishtohemi, shokohemi kur lexojme te tilla shkrime tragjike ne kete fillim shekulli sepse tashme qe u ambientuam me boten perendimore, cdo leter tuajen e lexojme me keqardhje, dhe veme duart kokes per veprime te tilla qe godasin pa meshire njerezit e artit dhe kultures.
Ju zoti Kotani se bashku me shume artiste te tjere, duhet te ngriheni ne protesta e te kerkoni te drejtat tuaja te mohuara, ju duhet te ngriheni ne proteste bashke me popullin jo vetem per te kerkuar te drejtat tuaja por njekohesisht per te qene ju njerezit qe i prini ketij populli te varferuar ne kulm.
Ju keni per te qene mundesia me i mire per te zgjuar nga gjumi i rende mesjetar, kete popull qe pret ndihme nga "qielli".
Ju keni mundesi te tronditni rende nga themelet kete qeveri qe nuk njeh meshire as per popull, as per artistat dhe as perkend.
Shume intelektuale jane larguar nga vendi dhe ju keni ngelur shpresa e fundit per kete popull te coroditur ne kulm.
Ata intelektuale qe u larguan nga Shqiperia gjate tranzicionit, sot punojne pune te rendomta dhe njoh sa te duash prej tyre, te cilet nuk preferojne te flasin dhe jane te strukur ne "problemet dhe hallet" e tyre
Largimi juaj perfundimtar nga Shqiperia, do te jete nje katastrofe e madhe per kombin shqiptar sepse nga ju pritet gjithshka.
Jeta eshte e embel dhe te gjithe duam te jetojme, por duhet te mendojme edhe per te ardhmen e artit muzikes dhe te popullit.
Artistet mund te luajne ne profesionet qe kane , por asgje te keqe nuk do te kishte neqoftese do te luanit rolin e disa iluminsteve shqiptare.
Koha per art dhe muzike, ne ditet e sotshme eshte nje modesti e "tepruar" per vete kushte dhe tranzicionin qe po kalon Shqiperia, prandaj si intelektuale, shikoni realitetin ne dimensione te ndryshme.
Populli pret nga ju jo vetem muzike dhe art por edhe ndihme per te kaluar kete faze varferie.
Te gjithe sebashku mund te beni shume gjera shume te mira.
Subjektivizmi,pragmatizmi, imoraliteti, kapitalizmi i eger dhe i pameshirshem, kane zene rrenje ne Shqiperi, dhe ju do jeni ata qe do i thoni stop kesaj katrahure.
Pershendetje nga nje shqiptar mik i juaji, i artit dhe kultures shqiptare.
 
Top