Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Paulin Palushi

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

<span style="font-weight: bold">Me 53 vota pro te opozites dhe 55 abstenime te maxhorances Parlamenti shqiptar rrezoi rezoluten drejtuar Parlamentit grek per çeshtjen çame. Themelues te kesaj rezolute ishin te gjitha forcat politike shqiptare. Socialistet u justifikuan duke thene se me kete votim mbrojten te ardhmen e Shqipetareve emigrante ne Greqi ndersa opozita akuzoi maxhorancen si pjese e Politikes fqinje. Si mendoni ju? </span>

A E KUPTON MORE MARTIN(0-ZEROJA)SE KUSH ESHTE MALARIA E SHQIPTAREVE,PRANDAJ ESHTE MIRE TA QEPNI ATE H**E GOJE KUR MENDONI TE MBRONI KOMUNIZMIN.
NESE JUVE JU PELQEN ESHTE PUNA E JUAJ,FUTENI EDHE NE SHTRAT ME G***N,SEPSE SI THONI JU IDEALET JANE ME TE RENDESISHME
 

Guest
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Nuk diskutohet se Veriu ishte ma i persekutum ne kohen e Dulles,sepse shumica e partizaneve ishin nga Jugu,por Dulla ka persekutuar dhe terrorizuar shume edhe Jugun(pervec Skraparit,Permetit).Nuk e kuptoj pse shqiptaret nga jugu besojne qe jane me te zgjuar se ne nga veriu??Megjithate une e di,ja tre pika:te veriut jane me te beses,jane me mikprites,dhe jane me nacionalista,dhe keto tre pikat jane per tosket nje mentalitet mesjetar.
smash.gif
.Si jugu edhe veriu jane njesoj te persekutuar nga Dulla,kot e keni.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

O Beterr
Po pse me bere te futem edhe nje here ne albforum.
Te pershendes per ate qe ke shkruajtur me siper.
Verioret katolike i kane ato cilesi dhe shqiptaret orthodokse qe jane shqiptare dem baba dem i mirekuptojne vetite tona shume shekullore.
Tung o Beterr
 

bentuzi

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

hmmmmmmmmmmm
Gjeta temen qe me perket mua ju flm

Duke hap historin neper vite na si veri kena mbet shume mrapa si me komunizmin (me pelqejne idealet e ti te pakten aje i ndertovi ca bace ferma etj) po me demokracin nje gje qe lindi ne shkoder ca bani sala o (beterr) ti qe je zogist me thuaj o vlla i dashtun ndertovi sala nje ure sa me than si ca bani demokracia per shkoderen e mban mend sa her vjen sala ne shkoder thon djepi i kultures i burrnis etj, vota don populli e voton aje deshe te fuse ne grindje veri jug mer aje njeri nuk i vlen shqiperis aje esht nje nder kriminelat e venit , mund te thon per nanon shume gjera po per nje gje i them i lumet se berishen se futi ne burg , kurse berisha i futi te gjithe tamon si enver hoxha ke shikonte kundershtar e rraste mrena per gjithmon , duhet te shikojme beterro dashnin per njani tjetrin e per kombin qe mos te tres kurre pra na duhet te jem lavdi te parve tana qe nuk na lane racen te humbe nga faqia e dheut , e din ti si do thoshin sot neper historina u ka pas dikun ne ballkan nje rac qe ishte ilire po humbi me kalimin e kohes pra populli duhet te mendoje mir se ku e hell voten mua me pelqejne idealet shume po nga nje her idealet mund te jen te gabueme e di po me njerun e mir nuk gabohet , juy e din ne gjitha luftrat ka pas gjera per karrige si me gentin mretin ilir ashtu edhe me gjergj kastriotin ashtu me fan nolin me zogun me enverin me Ramiz alin me salen me nanon e ne vazhdim ?
ne jemi nje popull qe nuk marrim vesh dona te gjithe te ke kena ne dor pushtet, e ke ven re te serveri i keti frum qe kure futesh te ndihma njeni te jep voice e tjetri te flet demek qe aje nuk din po di une !!! pra te dashur shikoni te jetoni te lumtur se politika esht lavire qe rrin ne cdo preher !! me kuptoni njesoj jane te gjitha politika besimi fetar partit ma te gjitha ne ket jet po ju mundohuni ta jetoni sa ma mir ket jet me te miren tuj e te fmive tuj , &gt;&gt;&gt;&gt;&gt;&gt;flm nese me pergjigjet kush me rrespekt engjelli&lt;
smash.gif
 

Guest
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Pershendetje ENGJELLI
wave.gif
,ti thu se eshte tema e jote por nuk na the as edhe nji gja qe i perket kesaj teme,do kisha pas shum deshire qe edhe ti te jepje ndonje fakt per persekutimin Jug-Veri ne kohe te Dulles.Tjeter,nqs shikon shkrimet e mija do veresh qe une nuk jam as me Nanon,as me Salen,as me Zogun por mundohem qe te ve re ndonje te mire qe kane bere keta kur kane pas pushtetin.Nanonja asht zero,Sala asht zero,kurse Mbreti Zog asht(ishte)dicka ma i mire,megjithese ka pas edhe ai shum gjana te keqija,edhe ne kohe te tij jane var prifterinj(Gjon Shllaku),nuk jam aspak Monarkist por kam pak shpresa(per brezat qe do vijne)tek Leka II,i ri,me shkolle,i pa brumosun me diktrina(cilatdo cofshin ato),edhe nje here,na bjer ndonje fakt persa i perket persekutimit,per mendimin tim jane vetem Vllehet qe ne kohen e Dulles ja kalun pa u lag,jam rreptesisht kundra thenieve:maloke-labe-toske -gege e ku di une,te gjithe jemi shqiptar.
wave.gif
 

Uran

Forumium praecox
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Gjeja me e demshme qe mund te beje prindi per femijen eshte ta neglizhoje ate.

E njejta vlen edhe per Enverin dhe Veriun.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Sdiskutohet qe Sala ja pat me te futun shkodres,te gjith shkodranet e dine kete,por na kena edhe parimet tona,dhe nuk ecim sic thote ajo thanja&quot;per inat te sime vjehrre,do shkoj te fle me mullixhiun&quot;,nuk besoj qe shkodranet ja japin voten Sales,por ja japin shpreses se nje dite edhe shqiperia do bahet mire.
 

Uran

Forumium praecox
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

nga Martin1
Klinoton ti edhe je injorant edhe kerkon te na japesh leksione. Hoxhen e mbeshteti jo Serbia por Partia Komuniste Jugosllave me ne krye nje kroat dhe qe ne 1941 kishte vetem nje pakice serbe.
Dhe kjo sepse PKJ e kishte miratuar jo nje, por dy here referendumin per vetvendojsen e Kosoves ne dy Kongreset e saj ne 1928 dhe 1941. Hoxha nenshkroi marrveshjen e Mukjes qe ratifikonte po kete, panvaresisht se Tito e drodhi.

Kur vjen puna per Kosoven dhe patriotizem Hoxha dhe komunistet iu vene ne maj te **** ju spurdhiakeve dhe lavireve te xhandareve te huaj....
Hoxhen e mbeshteti edhe Partia Komuniste Jugosllave edhe Serbia-me ne krye me Nene Rusine, bashke me te gjithe berllogun Lindor.
Sa i perket komentit tend :<span style="font-weight: bold">...ju spurdhiakeve dhe lavireve te xhandareve te huaj....</span>, keto jane komente te bera shume shpesh nga Serbet inatgjinje qe iu bie pika qe Kosovaret historikisht kane qene bashkepunetore te Perendimit. Hhmmm athua ku i ke degjuar ti keto komente?! :idea:
Neper historine moderne te Shqpetareve na kane dale keto pjellat e shemtuara me frymen e berllogut Lindoro-Komunist qe nuk e lejne Shqierine kurre te behet pjese e Europes dhe gjithmone neper histori kane sjellur pasoja te permasave masovike nder Shqipetaret.
Pajtohem se Enveristet me te vertete kane qene patriote, por ne anen tjeter shoh qe pa u shuar gjenerata e &quot;skaduar&quot; qe vetem probleme shkakton, duke u zevendesuar me njerez qe mendojne shendoshe per Shiperine, nuk do te shkojme askund, po do te rrijme ketu ne balten ku jemi sot.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

pervec veriut edhe ata te Jugut nuk ja kalojne shume mire.
i persekutuari si ne veri e ne jug te njetin fat kane .
leconi edhe pastaj Vlersoni nqs se duhen apo jo te paguhen te perndjekurit politik .


----------------------------
FIER/ Mizerabilitet në konviktin e 40 familjeve të persekutuara

Çdo mëngjes, 300 vetë në radhë për në banjo


Aurora Hajdini

FIER

Çohen çdo mëngjes, duke dëgjuar zhurmën e kovave dhe legenave, si dhe një gurgullimë të largët uji. Dhe pastaj me një shpejtësi skëterre vishen si të munden dhe vrapojnë për te banjoja.

E kur shkojnë atje, venë re se janë rreth 300 vetë që kanë zënë radhën para tyre. Deri kur të mbarojnë të gjithë, normalisht ka ardhur mesdita dhe duhet t'i lenë vendin sërish kovave dhe legenave që do të mbushen me ujë. Kështu e nisin ditën, prej 14 vjetësh, 40 familjet e persekutuara, që kanë hyrë në ambientet e konviktit &quot;Petro Sota&quot;, në Fier. Të strehuara që prej vitit 1991 në këto ambiente, ata kanë zaptuar tre katet e kësaj godine, por nuk ishte e thënë që të shpëtonin nga skamja dhe varfëria &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; . Dita-ditës, nga gërmadhë që ishte, ndërtesa e konviktit është kthyer në një ngrehinë të qelbur, të cilës kanë ndot t'i hedhin sytë edhe ata që i kalojnë pranë. Ca kova, legenë dhe një korridor i ngushtë, aspak i ndriçuar, me mure të rëna e të rrëzuara, të mbushura me myk e lagështirë, është pamja e tmerrshme e një getoje të madhe që mban frymën e më shumë se 300 vetëve, qysh para 14 vjetësh. Pikërisht atëherë kur menduam se tmerret e tyre morën fund :tipsy: ata iu rikthyen furnellave të vjetra prej vajguri dhe bombulave të gazit, të cilat çdo ditë presin një drekë të varfër nga amvisat. &quot;Kemi ardhur nga internimi, - thotë Gëzim Ahmetaj.- Të gjithë këtu, çdo familje, ka më shumë se 6 veta, të gjashtë në një dhomë të përbashkët. Familja më e madhe, ajo e Besim Nazërajt, përbëhet nga 15 veta, 3 kurora në 3 dhoma të vogla. Më keq nuk mund të bëhet. Ne gjithnjë kemi kërkuar privatizim, por të them të drejtën edhe nëse kjo dhomë bëhet e imja de jure, unë nuk kam fuqi ekonomike që të mund të ndërtoj të paktën një banjo. Të gjithë kështu janë të mjeruar dhe të papunë&quot;
shrug.gif
. Por pikërisht tani duket se gjërat do të ndryshojnë. Bashkia ka vendosur që familjet të mund të privatizojnë këtë godinë, e cila ndonjë ditë, do t'i zerë brenda. &quot;Ne, si këshill bashkiak, kemi vendosur, duke votuar të gjithë pro, për privatizimin e godinës së ish-konviktit të shkollës së mesme industriale, - shprehet kryetari i bashkisë, Baftjar Zeqo. Kjo godinë nuk do të jetë më konvikti i shkollës së mesme industriale, por do t'u kthehet familjeve të të përndjekurve politikë. Ne si bashki do të ngremë grupe pune për të përcaktuar saktë numrin e frymëve që banojnë aty dhe sipërfaqen që do të marrin ata. Gjithashtu do të bëjmë çmos për zbatimin e një projekti ndihmës me anë të së cilit, ne do të mund të ndihmojmë ekonomikisht banorët për investimin e godinës dhe ngritjen e kushteve sa më optimalë higjeno-sanitarë&quot; :tipsy: .

Të dhëna

40 familje
Jetojnë në ambientet e ish-godinës së konviktit &quot;Petro Sota&quot;

14 vjet
Periudha që nga viti 1990 kur ish-të persekutuarit banojnë aty

300 vetë
Është numri i përgjithshëm i ish-të persekutuarve që jetojnë në këto ambiente


Kryetar partie në konvikt

Mes banorëve të shumtë të kësaj ngrehine është edhe një kryetar partie. Quhet Arben Nazëraj dhe është kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar për Fierin. &quot;Këtu jetojnë 40 familje të persekutuarish. Kushtet janë mizerabël. Janë 14 familje në katin e dytë ku banoj edhe unë dhe jemi me një banjë të përbashkët. Mendoni në familje dhe nuk jetohet 10 veta me një banjo, po këtu në këtë kat që jemi mbi 50 frymë
eek.gif
?! Ne kemi firmosur të gjithë për privatizimin e kësaj banese në mënyrë që të mund të jetojmë edhe ne si gjithë të tjerët. E kemi ngritur disa herë problemin në Këshillin Bashkiak të Bashkisë së Fierit si në kohën e Agron Miles, Nikollaq Koshovarit, ashtu edhe të kryetarit më të ri Baftjar Zeqos, por deri tani asgjë. Edhe nëse del një ligj i tillë për privatizimin e kësaj banese dhe rikthimin e saj familjeve të ish të përndjekurve, shumica e këtyre familjeve janë të varfra dhe nuk kanë mundësi ekonomike për investime, ose të paktën të bëjnë një banjo familjare, si gjithë familjet normale&quot;
sleep.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Mos ja vini veshin Martinit,eshte i dehur nga era e gojes se Nanos &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ,faktet jua pruri Leopardi,nuk kam cfar ti shtoj ma!!!
thumbsup.gif
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

veriu eshte i persekutuar se Shkodren e cliroi te fundit Enver HOXHA &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; skishte ca te bente se mbaroi lufta dhe tha: hajde i bijme edhe atyre 5 gjermaneve ne shkoder &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ihihiihihi

PS:Une se kuptoj kush e tha kete qe eshte e persekutuar.Del 1 cope mishi me 2 sy dhe e ben legjende.Pse eshte i persekutuar apo se kane qene duke ngrene dynjane me dhebe me gjakmarrje dhe kur erdhi pushteti popullor sja mbante njeriu te shante IDIOT &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Samuel

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Pershendetje te gjithe diskutatnteve!

Ne fillim dua te shprehi rrepsektin tim per te gjithe ata qe vuajten denimeve politike ne Shqiperi gjate dekadave te diktatures si dhe per ata qe u ekzekutuan nga ai regjim!

Po marr pjese me keto mendime te mijat te thjeshta, ku se psri po e filloj nga titulli i temes, ku eshte fjala per shperblim apo jo, te atyre qe kane vuatur burgjeve politike ne ate kohe Ne Shqiperi?!

Nuk paska shume nevoje per histori ketu tani per denime, vuajtje, data etj...pasi diskutantet i kane permendur mjaft mire, dhe po te nis une tani, ka mundesi qe te bijem ne perseritje te fjalve apo fakteve...

Por shkurtimisht po hesh nje veshtrim ne ate pjese historie te ardhjes se regjimit komunist ne Shqiperi:

Dihet tashme se ai regjim ishte nje fat i keq per Shqiperine dhe per gjithe kombin, regjim i cili erdhi me ndihmen e platformes sllavo-komuniste Rusi-Beograd dhe si shperblim ai regjim u la dore te lire sllaveve per te mbajtur si pjese te tyre me te padrejte trojet tone etnike si Kosoven me pjeset qe sot gjenden ne Macedoni, si dhe ne Mal te zi!

Ku ato veprime te faljes se trojeve, diktatura i beri realitet me dergimin e dy brigadave partizane nga Shqiperia te drejtuara nga Ramiz Alia dhe Shqefqet Peci me mision pro-sllav ne Kosove, te cilat forca Shqipetare ndihmuan partizanet e ushtrise Serbo-Jugosllave per ti carmatosur Kosovaret patriot nacionalist qe mbanin gjalle rezistencen ne ato troje per clirim kombetare Shqipetare, ne ate lufet kunder Serbve...

Aty ka zene fille TRADHETIA E MADHE qe iu be kombit Shqipetar nga diktatuira komuniste...

Ku u arrestuan mbi 5 mije Kosovare dhe i vune ne rrjesht duke i kaluar neper veriun e shqiperise drejt Shkodres dhe ja dorzuan ushtrise se Titos ne Mal te zi ku i derguan ne TIVAR dhe i ekzekutuan masivisht!

Pas asjae tradhetie u instalua diktatura ne Shqiperi ku me ndihme te shume politikanve e ushtarakve Jugosllav filluan dhune ndaj popullit shqipetar ne Shqiperi...
Ku sic dihet jane pushkatuar mijra deri dhe per nje fjale goje kunder regjimit etj...

Dihen dhe masakrat qe ka bere dhe regjimi ndaj Kosovarve neper dekada ku gjate 45 vjetve ne Shqiperi kane hyre per te kerkuar strehim nga Kosova, mali zi, Macedonia, 168 mije Shqipetare qe i ndiqte regjimi i Titos...

Mirpo shume prej tyre u kthyen ne duar te UDB perseri ne shkembim te te arratisurve nga Shqioperia...
E ata qe u mbajten nje pjese shume e vogel vetem 16o(njeqinte e gjashtedhjete) vete gjate 45 vjetve arriten te shkojne ne Universitetet e Shqiperise!

Dihet se diktatura nuk deshironte ti ndihmonte Kosovaret per tu shkolluar, ai ka qene nje kompremis me Beogradin gjithnje per te shtypur Kosovaret qe hynin ne atdheun ame !

Tani persekutimi ne Shqiperi ka qene i njejte si ne jug dhe ne veri!

Ketu theksojme se forcat legaliste dhe balliste qe ishin nacionalist Shqipertar, ishin te organizuar dhe ne jug te vendit mjaft mire dhe vepruan kunder regjimit me mjaft guxim, ashtu si dhe ne veri apo Shqiperi te mesme...qe nga mbarimi i luftes se dyte botrore dhe deri ne vitin 1953, kur ato forca nacionaliste u detyruan te pushonin perpjekjet e armatosura pasi shume u vrane ne luftime me komunistet, shume u burgosen dhe i interrnuan bashke me familjet dhe nje pjese u arratisen jashte shtetit...

Atehret regjimi filloj metoda te tjera persekutimi ku arrestoj e denoj mijra njerz per fjale e per gjera kote, vetem qe ti mbante njerzit nen dhune psikologjike ashtu sic dhe beri...

Tashti ne vija te pergjithshme ashtu kane rrjedhur ngjarjet...

Kane vuajtur shume njerz, e nuk ka perse e rreh gjoksin askush nga snje krahine se, jo vuajten me shume veriu apo jugu...
Une do te ju tregoja nje rast rrenqethes qe ma kane dhene ne intervistat e mija te marra per shtypin Shqipetar..., njerz qe i kane jetuar ato dite tragjike, si ne Fshatin Libohove te Gjirokastres kur ne ate fshat jane pushkatuar 150 njerz nga diktatura komuniste...

Atehere ne veri nuk kemi raste te tidha pushkatimesh masive...me gjithse edhe atje ka patur tmerre si ne Shkoder arrestimi dhe denimi i priftrinjve, ne Mirdite, ne Tirane pushkatimi i intelektualve etj...

Une jam vete nga veriu i Shqiperise dhe nuk i mshoj aspak asaj qe veriu ka qene me i persekutuar...te gjitha krahinat kane qene te persekutuara nen ate dhune !

E shume njerz jane arratisur pas daljes nga burgu...
Edhe ata qe jane arratisur dhe gjenden jashte shtetit tash 20 apo 40 vjet me radhe edhe ata kane vuajtur, por asnjeri nuk ka shkuar ne Tirane te beje greva per te kerkuar shpqerblimin e tyre te vuajtjes...

Per mendimin tim, ata qe jane te persekutuar qe kerkojne demshperblim per vitet e burgut sot, nuk e kane mire ate plan-kerkese te tyre!

Ja sepse:

Ne njeren ane duan te kene dokumentin e te therorizuarit, te viktimes dhe me te te mburren gjithe jeten per c'kane vuajtur si kundershtare te regjimit...e ne anen tjeter kerkojne dhe para!

Ne se e kane merituar vlersimin moral qe u eshte bere edhe nga qeveria e Sali Berishes, por dhe nga qeverite e Mejdanit apo te Moisiut sot, pra i kane marre vlersimet morale, une do te u lutesha qe mos te kerkojne vlersime matriale sepse do ta ulin vleren e vuajtjeve te tyre!

Po ai qe u pushkatua dhe nuk ka lene as djale e as vajze vetem disa kusherinje te 7-te ne brez dhe nuk kane psuar asgje, shperblimin e atij kush ta marre sot atje? Asnjeri nuk ka kush ta kerkoje dhe as ta marre sepse kushrinjve te larget nuk u takon...ashtu qe pse dikujt ti jepetr dhe dikujt jo?

Po ata te arratisur pas persekutimeve nga regjimi, qe jane jashte perse ata nuk i kerkojne shperblimet? A nuk u duhet dhene dhe atyre ?
Apo ata qe jetojene ne Shqiperi mendojne vetem per vehte...

Ata qe ndjehen moralisht ne shpirt qe jane persekutuar nga regjimi sepse kane qene kundershtar vertet te tij, nuk duhet te kerkojne demshperblim matrial, por thjeshte ate shperblim moral qe u eshte dhene dhe te ruajne dinjitetin e tyre te paster e jo te behen greviste lekesh neper udhet e Shqiperise!

Luftetarve te vertete nuk u ka hije te qajne dhe te lypin pasuri pas luftes...ne nje kohe kur ne Kosove dergjen te shtrire me plage ne trup luftetare te lirise dhe nuk kerkojne asgje, deri as nje karroce invalidi nuk e lypin...

Ndersa te persekutuarit ne Shqiperi me nje fare Kurt Kola ne krye u bene shkak per rrezimin e shtetit me greva urie ne vitet 1996-1997!

Ja cdo te shkruaje Historia neser, se si ata qe vuajten, u ngriten ne greva per shperblime dhe ne fund u bashkuan me komunistet e Nanos per te ardhur ne pushtet vetem qe te shperblehen...e ne fund sot qenkan pa shüperblim perseri !?

E them kete se ceshtja e te persekutuarve ne vitin 1997 eshte perdorur nga komuniste si nje nder shkaqet per te rrezuar institucionet e shtetit, e para kane qene piramidat e dyta te persekutuarit...fakte qe nuk i shuan dot koha!

Une duke qene nje nder te goditurit e atij regjimi diktatorial, ju bej thirrje te persekutuarve politik ne Shqiperi qe te heqin dore nga kerkesat per shperblime, te tregohen me atdhetar, me patriot.
Sepse kombi sot ka nevoja te tjera me te medha dhe te deklarojne qe ia falin mirqenies se atdheut, ua dhurojune si ndihme shtetrore njerzve qe jane ne vuajtje prej semundjeve dhe te pa mjekime!

Le te mendojme se sa femije kane braktisur shkollat ne Shqiperi prej mungesave te gjerave jetike ne shtepi, sepse prindrit jane pa pune, pa te ardhura dhe femijet dalin te shesin rrugve apo te pastrojne makina ne xhade per 10 leksha...

Le te mendojme se sa familje neper fshatrat e shqiperise nuk kane as buk, por marrin me lista 1 vjecare duke hyre borxh per buk thate!

Le te mendojme se qeveria nuk eshte ne pozita pune te ndershme, por eshte korruptuar dhe po abuzon me pushtetin...e te persekutuarit le te behen krah politik fuqise se mire intelektuale, zerit te Fatmir Mediut kryetarit te partise Republikane apo te tjerve dhe ti sjedhim ne pushtet njerzit e devotshem!

Nuk u kane hije grevat per shperblime sot te persekutuarve!

Kur Atfheu te drejtohet nga njerz te ndershem qe do ta stabilizojne gjendjen, ata te persekutuar atje ne Shqiperi duhet te dijne se nuk i harron asnje pushtet i ndershem kurre!

E nese veprojne me greva sot vetem per intersat e ytre te ngushta do ta humbasin ate vlere te vuajtjes se tyre qe tashme ka hyre ne hitorine e njohjes si vuajtje politike!

Mendoj qe keto mendime te mija te gjejne perkrahje jo vetem tek diskutantet e tjere por dhe nga vete ata njerz ne se ndonjeri prej tyre hyn ne keto faqe interesante dhe mjaft serioze!

Ju pershendes te gjithve dhe ju uroj gjithe te mirat!

&quot;Nder udhetime&quot;
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

I dashur «Ndër udhëtime».

E para nuk bën mirë të përmendësh shifra sidomos kur nuk i ke të bazuara në realitet (ka shumë më tepër se 160 kosovarë të arrtisur nga Jugosllavia që kanë ndejtur në Shqipëri). Së dyti, nuk janë qeveritë e presidentave të Shqipërisë por të kryeministrave (Meksi, Nano, Majko, Meta).
Së treti, dhe kjo është për sa i përket edhe temës, Veriu i Shqipërisë ka qenë i persekutuar nga Jugu i Shqipërisë. Është e vërtetë që edhe Jugu ka vuajtur në regjimin komunist por, shumica e pushtetarëve, funksionarëve, oficerëve, policëve apo shërbimet sekrete kanë qenë nga Jugu i Shqipërisë! Ndërkohë që Jugu vetë është shtypur nga Jugu (spiunimet, rrahjet, burgosjet, etj.) Veriu i Shqipërisë është shtypur nga të dy palët dhe ndryshe nga Jugu nuk kishin të afërm me pozitë që ti shpëtontë lëkurën (përgjithësisht). Më shumë nga të gjithë do thoja që ka vuajtur pjesa Veri-Perëndimore e Shqipërisë dhe veçanërisht Shkodra. Gjatë periudhës së komunizmit ASGJË nuk është bërë për të zhvilluar Shkodrën dhe sot Shkodra është po aty ku ka qenë para komunizmit (me shumë pak ndryshime) duke u kaluar nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë.
Përsekutimi i Veriut pra nuk ka qenë aq shumë fizik sa shpirtëror e mendor (më shumë se në pjesën tjetër të Shqipërisë).
Ky persekutim po vazhdon edhe sot nga klika e Nanos, dhe shqiptarët mbyllin sytë para martirizimit që po i bëhet sot Veriut të Shqipërisë. Pas viteve 90 dolën termat &quot;Çeçen&quot;, &quot;p.. arushe&quot;, etj duke i përshkruar e krahasuar veriorët sikur të ishin kafshë që nuk kanë as edukatë, as kulturë, as gjuhë! Në Tiranë hasje shumë shpesh &quot;Tiranas&quot; që thonin &quot;Na e mbushën Tirananë çeçenët&quot;.
Gjatë periudhës së komunizmit malsorët ishin të detyruar të qëndronin në malësi, ndërsa Jugu trtansferohej me detyrë në Krieqitet.
Nuk është ky një diferencim që çon në persekutim? Puna arriti deri aty sa një Socialist nga Burreli, miku im, më tha që Sala e mbushi Tiranën me malokë, dhe ne ishim në Tiranë!!! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Pra persekutimi i Veriut është bërë sistematikisht nga xhaxhi dhe vazhdon të bëhet edhe sot nga Nano!
smash.gif
smash.gif
 

Samuel

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Pershendetje zr. &quot;Kondrapedali&quot;!

Se pari ju falenderoj per vrejtjet e juaja, edhe pse ka nje keqkuptim tuajin ne kete mes ne lidhje me shifrat etj:

Por po sqaroj se te dhenat jane te tilla:

Per 45 vjet ne Shqiperi kane hyre ne Shqiperi
si te ikur nga regjimi i Titos nje numer i sakte prej 168.000 (mije) Kosovare e shqipetar te malit zi!

Prej atij kontigjenti kane shkuar ne Universitetet e Shqiperise vetem 160 vete per 45 vjet me radhe, deri ne viti 1989! Asnje me shume!
Pjesa tjeter jane lene puntore te thjeshte neper vende te ndryshme...

Jane kthyer me detyrim dorzuar UDB per interesa politike te diktatures me qindra...saktesisht nuk eshte nxjerre numri akoma!

Pra ato te dhena jane te sakta te mbajtura ne regjistrat e shoqates &quot;Kosova&quot; ne shqiperi!
*****

Ndersa per persekutimet e veriut me shume se te jugut gjate regjimit, nuk kam kundershtim me mendimin tuaj aspak, se edhe vete jam verior dhe i njoh mire ato tmerre te treguara dhe te para vete neper vitet 1975-1990....dhe ato qe thua se ne veri dergoj regjimi kuadro te vetet per ta shtypur...i ke shume me vend...por edhe ne jug eshte bere nje kasaphane e tmerrshme ne njerz...

Edhe theniet e juaja se sot serish veriu eshte nen nje shtypje te Fatos Nanos jane shume te sakta...gjera per te cialt une kam shkruar dhe botuar mjaft kritike te hapura ne mjetet publike kudo...
***
Ndersa qeverite qe i kam cilsuar si te varura nga presidentat...e kam bere jo pa qellim pasi per mua kryetar sheteti eshte presidenti dhe jo kryeministrat, e presidentat i kane firmosur dekretet per vlersimin e te persekutuarve per te cilet po flasim ne kete teme...
***
Gjithsesi une jam dakort me mendimet e juaja dhe se fundi ju pershendes me kete Poeme timen ku trajtoj zhvillimin e ngjarjeve ne Shqiperi sidomos ne fillim vitin 2004.

Poema shte botuar me pare ne organe shtypi Shqiptare...

POEMË

Letër Presidentit !


Po e marr Pendën e zezë dhe të bardhën letër,
Këtë mbrëmje të ftohtë, dimri gjith acar,
Në kohë të merzitshme që ma ndrydhën zemrën
Të shkruaj ty, o President i lartë !

Ndoshta do të çuditesh më shumë se çudia,
Për letrën time, krejtsisht të veçantë…
Pasi, para teje, do ta lexojë Vegjëlia,
Ata, që të pa sigurtë ndjehen për çdo natë.

Them të pasigurtë, sepse i tremb uria,
Uria për punë, për buk e për zhele…
Uria për një xham, për një gjysëm tjegulle,
Uria për qetsinë, për bazën e ksaj jete…

Them të pasigurtë sepse mafjozët i trëmbin,
Ata që kanë zënë postet dhe po dridhin vëndin,
Ata që vazhdimisht njerzit ua kanë vrarë,
Ata që rregullisht i lanë duke qarë…

Them duke qarë, por po vajtojnë nënat,
Kur u vjedhin vajzat dhe ua thajnë zemrat.
Kur djemtë u arratisen për bukë e për punë
Kur detrave ua mbytën, të humbur pa gjurmë…

Ah, lum Presidenti, çtë të them më parë ?
E di që ke shumë punë dhe ay hall i madh,
Si një sëmundje e keqe që sidhet vërdallë,
Të gjithve ju ka mbërthyer, dhe ty si krye i parë.

Semundja e vjedhjes, gryksisë e mashtrimit,
E paturpsisë, gënjeshtrës para e pas votimit.
Sëmundja e mafjozve, e vrasësve, e krimit,
E qeverive klanore të fisit e të mikut…

Ti mëndon se sëmundjet aspak nuk të kanë prekur,
Por lëngim i gjatë që ty aq të mundon,
Është dhënie e dekoratave miqve të vjetër
Deri kryeministrit, që kurrë se meriton !

Ti bën sikur s’kupton kur duhet kuptuar…
Bën sikur s’dëgjon kur duhet dëgjuar…
Veç kur Vegjëlia ngrihet në këmbë…
Atëherë ngrihesh dhe ti, shtërngon buzë e dhëmbë…

Oh, po ti kupton, këtë e dij shumë mirë !
Por ty në Timon, të kanë vënë zinxhirë…
Zinxhirët e miqësisë dhe të shoqërisë së vjetër
Zinxhirët e mëndsisë që nuk dukën në letër…

Në letrat që ti shkruan, apo që lexon…
Gjithsesi të tjerët ta dredhin at’ Timon…
Këtë e shoh qartë, unë dhe çdo kush tjetër.
Dhe kjo do të shkruhet për gjithmonë, në letër…

Dhe si për bisedë, veç pyetje për ty kam :
Vallë ti nuk e din se qeveritarët tanë,
Ndërtojne vila private duke vjedhur shtetin,
Mbi lluks e super lluks, hanë e pinë dhe shkelin ?

Po se qeveria, ministra e çfarë janë
Në poste, nëpër zyra, farefisllejtë kanë…
Dhe se fiset e tyre anë e mbanë Shqiprisë
Zënë i kanë postet, me miq e rreth miqësish… ?

Ja Durrsi na qënka në dorë të kryeparit,
Ja disa të tjera në dorë të nënkryetarit…
Shqipëria e ndarë në zona influencash
N’mes mafjes qeveritare, një garë konkurencash.

Ja veriu i ngrirë, tërsisht paralizuar,
Shkodërlocja e dashur, dhunuar e shkatrruar
Kërcnuar me errsirë, vrasje e gjymtim,
Për të vetmin fakt, se don Demokracinë.

Që nga Urë e Zezë e gjer në Vermosh,
Sidhu rreth Tropojes e Dibres matanë,
Eja dil në Krujë afër me Tiranë
Vetëm një ministër dhe ai Pukjanë…

Çudi o Shkodra trime, legjenda e Ilirisë
Dymijë e pesqind vjet, kryeqendër e njerzisë,
Deri edhe Romës i ke dhënë mësim
Sot nuk paske burra, as gra për qeverinë ?

Oh, se ke aq shumë, këtë e dij mirë,
Se djepat tu përkundën në vite e dekada
Mençurinë e kombit e të qyterimit
O dera e madhe e kulturës së njerzimit.

Se ke moj Shkoderloce ashtu siç ka Malsia,
Burra e Gra të mençura për në qeveri
Tropoja, Dukagjini, Dibra edhe Mati
Kruja dhe Kurbini, ka Mirdita dhe Laçi…

Ka pra gjithë veriu ma shumë se Skrapari,
Ka ma shumë se Fieri, Tepelen e Vlora …
Por ata hajdut që e shëmbën shtetin
U nxitën nga Athina dhe në jug kanë vëndin.

Ndaj dhe ti po vuan o Shkoder martire,
Bashkë me gjith veriun për buk dhe për dritë,
Vuani edhe pak sa ti mbysë e vehtja...
Të gjithë ata vrasës, hajdut në politikë.

Ah, or president, veç pyetje kam për ty :
A shohin me vallë të gjeneralit sy,
Se çfarë po ndodh me shtetin,
Çfarë ka ngjarë me ty ?

Po fondet e shtetit, vallë ku janë hedhur ?
Në cilat vrima pusesh, ato i kanë derdhur ?
Rrotull teje sidhen dhe brënda në Tiranë…
Të gjithë qeveritarët i ke dhe pronarë…

Pronarë firmash mafjoze, per tregti të “vogla”,
Në Durrës e Vlorë e brenda në Athinë…
Në Romë e Stambollë, në Shkup e në Bitola…
Qeveritarët Shqiptarë n’biznes-mafje po prijnë…

Por ti ndjehesh i qetë, pse thonë, nuk ke gisht,
Sëpaku në atë mafje që shtrihet gjarpërisht…
Por me heshtjën tënde, je dhe bashkfajtor,
Për një katastrofë, që popullin po e lodhë !

Pra, ka ardhur koha që të lihën fjalimet,
Pompozitetet në salla e nëpër tribuna…
Apo intervistat për sensacione…
Ashtu dhe buzëqeshjet, kur ta bëjne urra !

Shqipërisë i duhet sot me shumë se kurrë
Pastrim i politikës, bëje po qe burrë !
Pastroj mafjozët nga postet zyrtare,
Që nga Kryeministri e deri në Komunale…

Çliroje Shqipërinë nga ankthi dhe nga stresi,
Çliroj studentat nga dhuna arsimtare…
Nga mësuesat bastarda që u lypin Pare…
Nga termat Komuniste, deri në Abetare…

Çliroje popullin nga frika e dhunës, e rrëmbimit,
Nga dora e policve që i shërbejnë regjimit…
Nga zyrtarët mafjoza deri në Komuna…
Që po i fryjnë xhepat, nga shkresat e nga vula…

Nuk është vonë për ty, as sot që të veprosh,
Pra, gjëndjen e shtetit vetë ta rregullosh…
Me forcën e ligjit të funksionit tënd,
Mos luaj më me kohën, këtë ti mbaje mënd !

Largoj Polic-drejtorët që po bëjnë kërdinë,
Në vjedhje e mashtrime, në vrasje e burgime,
Ku njerzit e pafaj i rrahin e i tallin…
Ndërsa mbrojnë mafjozët, hajdutët, pushtetarët.

Ja sot në Tiranë, pas mbytjes në Detë,
Të dhjetra varfanjakve që shkuan përjetë,
U ngrit kryemafjozi Ministri i policisë,
Dhe nisi terrorin kundër vegjëlisë.

Me kontrolle të rrepta, deri sekuestrime,
Se gjoja vetëm sot u zbuluan disa krime…
Dhe e qet si fasade, para mafjes së vjetër
Para vehtes së tije dhe gjithë pjesës tjetër.

Bandës së pushtetit, don ti vejë mburojë,
Me masa ndaj atyre që skanë Buk për gojë.
Don që gjithë vemëndjen e të mjerë shoqërisë
Ta kthej nga grushti i hekurt i mafje policisë.

Dhe pse vetë mafjozi, shefi i drejtorve
Ka miliona të fshehur në vila e hotele
Në fis, e në dhëndurr, në shok e të tjerë
Që nga Athina e deri në Gjenevë…

Dhe sipas traditës së mafjes dhe të krimit,
U zgjidh dhe problemi i mbytjes, i zbulimit.
Kryministër mafjozi me një gjakftohtësi
Me votat e shumicës, mbet në qeveri.

Dhe në anën tjeter rrugve në Tiranë
Filluan arrestime deri n’gazetarë,
Mjafton që të duket dhuna në pazarë,
E gatshme ditë e natë, për kush t‘guxoj të dalë.

Kush guxon të dalë kundër qeverisë,
Kundër mafjes shtetrore, dhunës policisë,
Kundër presidentit, Nanos apo Toskës,
Kunder atyre drejtorve, ish të enver hoxhës.

Ah lum presidenti, turp u mbushe sot !
Pasi burrëri, nuk pate si Shqipëtar,
Sepse në gjamë të madhe ti nuk shkove dot,
Se Nano të mban lidhur,lidhur me një fjalë…

Gjama e gjithë njerzve e gjithe vegjëlisë
Që preku shpirtin thellë, të gjithë Shqiptarisë,
Harrim kurrë në jetë, ngjarja nuk do ketë
As dhimbja e madhe, as ti si “president”.

Si president servil, i vaktë e i korruptuar
Që tallesh e stertallesh me njerzit e mjeruar,
Bën sikur s’dëgjon kur duhet ndigjuar,
Dhe bën sikur s’shikon kur duhet shikuar.

Me kaq po e mbydhi, letrën e merzisë,
Në ditët e ksaj gjame kur ti hesht e s’flet
Kur veç i dekoron mafjozët per lezet,
Dhe vet ti me qëndron si kukull-president.

Dhashtë zoti që mafja ta ndal dorën e zezë,
Kercnimet e Fatosit mos u befshin reale
Kundër demokratve, kundër gjith Shqiptarve…
Përndryshe do na nisin prap një luftë e madhe.

Se Ruçët që vranë Shkodrën në vitet nëntëdhjetë
Nanot e Metucet që vranë Azemin e shkretë,
Do na vrasin prap, ndoshta dhe Salinë…
Ndoshta shumë të tjerë, ndoshta Shqipërinë.

Dhe pastaj durimi ngrihet si stuhia
Që e fshin dhe me rrënjë, far e fis e gjeth,
Çdo diktaturë mafje, që gjëndet midis nesh,
Vegjelia e madhe e fshin si rrebesh…

Durimi do të ngrihet, shumë shpejt, ta dish,
Dhe pse ti zgerdhihesh e qefin nuk e prish,
Ndoshta Xhin nuk pi, netet e vajtimit,
Kur Shkodra vajtonte n’mes territ e harrimit…

Siç pinte në Tiranë i dekoruari yt,
Thanë se shtatëmbdhjetë i kaloj në fyt,
Kur Toska me drejtorë, roje i qëndronte
Dhe gazetaret në burg, atë natë seç i çonte…

Rruget e Tiranës ja mbante pastruar,
Drejtori, ai servil tejet mafjozuar…
Ai me shokë të tij, emruar nëpër rrethe
Po i shikon njerzit, rrugve, porsi gjethe…

Nuk kam pse të lodhem duke të treguar,
Atë që e shikon dhe qesh vesh më vesh,
Por me që ja nisa në ditën e merzisë
Tu drejtova ty, por dhe Vegjëlisë.

Vegjëlisë i them të ketë shumë kujdes,
Të ruhet dhe të ngrihet demokratikisht
Kundër mafjes shtetrore, mafje-qeverisë,
Edhe kunder teje si kukull e Shqiperisë.

Populli dhe Shqipëria meritojne me shumë
Qeveri të ndershme për punë e vetëm punë!
Dhe një president që të ketë njerzi,
Besnik i së vertetës e jo servil si ti !

E dij se thart do t’dukën vargjet e mija,
Si një profeci, që për ty nuk ka lezet…
Dhe do të më kërkosh, do sulesh të më gjesh,
Jo për dekorim, por për të ma “vesh”…

Një shkelm për në biruca, me tënden porosi,
Mjafton vetëm një urdhër dhe brënda më ke shti,
Se i ke gati ministra e drejtorë…
Që do të versulën t’më kapin me dorë…

Por unë do të çfaqem, le dhe të gaboj,
Jo pse më mundon, dukja a lavdija,
Vargun do ta shkruaj për faktet që shikoj…
Sepse aq më mundon e juaja, padrejtsia.

Mua ma njeh penën, vargun e mendimin,
Çdo shqiptar i mirë i lodhur e i munduar,
Ma njohin të gjithë zërin edhe fjalën time
Që në zjarr të plumbave, të Ramizit të shkuar.

Kësaj radhe me kaq, vetëm të uroj,
Që në paç njerzi, vlera burrërore
Thuaje një fjalë hapur, kundër gjithë mizorve,
Kundër pushtetarve, kundër mafjozve…

Thuaju që të ikun shpejt dhe me të mirë,
Nga postet zyrtare kush me krimin lidhe
Rrin tash kaq vite duke abuzuar…
Në kurriz të shtetit, të popullit të varfëruar…

Nuk kam çtë them më gjatë, po kuptove Shqip,
Opingat edhe shkopin, merr o plak dhe ik !
Ik më mirë me nder se sa i turpëruar,
Që do të ikësh shpejt, e ke siguruar…

Se fshesa e hekurt e varfërisë
E lotve e vajtimit, e gjithë popullsisë
Nuk të fal më ty, as sojin tënd !
Mos luaj më me kohën, ti këtë mbaje mend !

Tani në fund të them ty, se kush unë jam:
Jam ai që më mbytet, në Detrat pa anë,
Ai që më late pa varr dhe pa nishanë
Ai që më late, peshqit të më hanë.

Jam ai pra… dhe ajo e mjera…
Që ferrën më ua vutë femijëve tek dera,
Që fisin dhe familjen ma veshët në zi
Dhe fjalën e keqe ma hapët në Shqipëri.

Më bëtë prostitutë, mua mamanë e gjorë
Më tërhoqët zvarrë brigjeve nëpër Vlorë
Me vllezër e shokë na latë dhe pa “Vigj”,
Na sodhët nëpër natë, sikur t’ishim armiq.

Jam unë pra Nëna, gruaja Shqipëtare
Që për buk të gojës për të rritur fëmijë
Dëbohem prej jush, mafjoz në qeveri,
Prej teje presidet, që ndan vetëm “stoli”.

Jam unë djalëria e rinisë Shqipëtare
Që Detit i hyj, për vdekje a shpëtim,
Se nuk më jep punë, askush në vëndin tim,
Se nuk po jetoj dot, në krizë e në mjerim.

Jam unë pra shpirti i atyre që shkuan
Në jetën e pa sosun, në qiellin pa mbarim,
Jam unë që thërras: Ruhuni ju të tjerë,
Nga mafja qeverisëse, mos merini udhëtim !

Jam unë or president, ti më njeh aq mirë,
Jam unë or kryeminister, ministra të nxirë,
Unë jam o Drejtor i policisë së shtetit
O ju kriminelë, o mafjozë të vëndit…

Jam unë dhe ne, e gjithmonë do të jem,
Se fundi i juaj ka nisur dhe po vjen…
Vilat e juaja me gjakun tonë të lyer,
Gratë e zbukuruara me arin e përlyer…

Do të ua vrasin jetën ju të gjithë sa jeni
Që nga polic rrugaçët e gjer tek presidenti.
Do u bëhen helm në jetën tuaj banale,
Gjith parat e vjedhura nga mundi i Shqiptarve.

Jam unë pra, më kërkoni dhe vertet më gjeni
Në çdo zemër të varfër që ka i yni, vëndi.
Tek çdo i pa punë, e i pa shtëpi…
Tek çdo i uritur, grua, plak e fëmijë…

Kërkomëni t’më kapni dhe t’më arrestoni,
Në burgje t’më degdisni dhe t’me dënoni,
Unë prap po ua them: O vrasës barbarë,
Kryeministër kriminel dhe ju qeveritar !

Polic hajdut xhepash, oficer qelbsira,
Që u vollët dhe të vdekurve unaza e zinxhira,
Ua hoqet Engjujve unazat në gishtrinjë
I moret për nuset e juaja, o ju faqe zinjë !

O ju deputet të klanit kriminal
Që shumicën mafjoze keni ulë në sallë,
Ju që e votuat serish për ta patur,
Turpin në histori keni për ta mbajtur.

Si bashkpuntor të mafjes dhunës edhe krimit,
Si mbrojtës të vrasësve të vjedhjes e mashtrimit
Do keni jetgjatsi në pushtetin tuaj,
Aq sa jetojnë krimbat në zgavren e kalbëzuar.

Kërkomëni e më shihni, se kudo më keni…
Udhve të Shqipërisë, para syve tuaj,
Në gjokset e grave me të cilat fleni…
Deri dhe aty ju mua shpejt do t’më gjeni…

Sepse dhe ato nuk ju durojnë më dot,
Erën e babzitjes që kundërmon kah mot,
Ato në frymën time aq janë dashuruar
Ne frymën e lirisë, paqes së bekuar…

Dhe ato shumë shpejt, do të ua thonë hapur,
Se ju jeni qelbsirat që ua prishët natën,
Netët dhe gëzimet dhe gjithë harmoninë
Familjet ua prishët me t’tuajën harbutrinë…

Sepse u transformuat në ulogë të velur,
Që mësuat të jetoni duke vrarë e vjedhur,
Streset e gjith krimeve ju bënë impotentë...
Që dëndeni në alkol e në gjumë si qentë.

Pra ju po përballeni me urrejtjen e madhe,
Të popullit mbarë, të të gjithë shoqërisë
Ky është fundi juaj, fundi i zagare,
Vrasësve dhe hajdutve të të gjithë Shqipërisë.

Autori: Llemadeo
Me 18 të Janarit të vitit 2004.

&quot;Nder Udhetime&quot;
 

Uran

Forumium praecox
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Ke je me heret o Nder Udhetime?

Dje e pashe filmin me &quot;mesuesin Driton Shkaben&quot; (se di se si e ka emnrin filmi) dhe me beri te qesh as sa me beri te qaj per fatkeqesine e popullit tone. Une gjithmone, per cdo mangesi i fajesoj fqinjet tone tendecioze, por fatkeqesia me e madhe e jona eshte disa nga vete NE. Veprat e Enver Hoxhes kan marre meritat e tyre hapja e shkollave shqipe etj.,qe s'mund te mohohen)por veprimet dhe bindjet e tija ka lene pasoja shume te keqija ne Shqiperi.

Une mendoj se Enveri deshi ta &quot;denoje&quot; Veriun duke e injoruar dhe mos e futur ne rrjedhat e zhvillimee te shtetit komunist Shqipetar. Veriu ishin anti-komuniste, katolike (te mesuar nga prifterinjte perendimore) e aty ketu muslimane e shikonin drej perendimit-&quot;armiqte&quot; e Xhaxhit Enver. Bindje qe athere shtyenin per ti persekutuar njerezit kurse ne kohen e sotit kthehesh e mendon dhe ke ndjenja admirimi e dhimbjeje per ta dhe per fatin e tyre.
 

Samuel

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Faleminderit mik i nderuar!

Bshke, kudo te perpiqemi per te cliruar Shqiperine nga mentaliteti komunist, nga nostalgjiket e diktatures qe te bashkojme forcen intelektuale per te zhvilluar Shqiperine dhe per te bashkuar kombin!

Pa nje Shqiperi stabile politikisht, ekonomikisht, nuk do te arrihet kurre bashkimi i trojeve dhe ka rrezik as pamvarsia e Kosoves !

Sepse diplomacia e Shqiperise ne perendim e deri ne OKB nuk eshte e perkushtuar per te ngritur zerin per ceshtje te tilla madhore kombetare!

A. Nesho perfaqesuesi i Shqiperise ne OKB, eshte nip sterlengu i Hysni Kapos dhe asnje here ne asnje konference nuk foli per Kosoven ne OKB.

Ndersa ai Serbi atje ne OKB ne cdo konference ngren zerin kunder pamvarsise se Kosoves...ne Beograd therrasin per kamikace ne Kosove e ne ballkan...

Europa zgerdhihet dhe jep detyra shpie duke na konsideruar si nxenes Abetarje...
E Fatos Nanosathinaja me shok atje ne Tirane vidh e vrit pa llogari...

Deri kur keshtu me, deri kur?!

Faleminderit prej jush per mirkuptimin!

&quot;Nder udhetime!
 

Samuel

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

E ne lidhje me ate filmin kominust per Dritan Shkaben, per nje mesues gjoja komunist nje fare Ndrec Ndue Gjoka, filmi titullohet &quot;PRITA&quot;.

Qe trajton nje histori qe nuk ndodhi kurre per nje mesues qe verete u vra, por u vra nga komunistat ne Mirdite me qellim per te ua lene fajin nacionalistave Mirditore qe kishin rrokur armet kunder komunizmit...dhe per ate shkak te fillonin reprezaljet ne Mirdite sic dhe u bene...

E si mund te vrisnin mesuesin nacionalistet antikomunist mirditore me Marka Gjon Markaj, kapidanin e Mirdites ne krye?

Kur ai Kapidan kishte hapur Gjimnazin ne maje te Oroshit te mirdites, qe ne kohe te Zogut per Mirditoret, me fuqine e vet financiare, ku studiuan me qindra gjimnazist neper vite deri sa e dogji flake diktatura komuniste pikerisht sepse ishte veper e ders se Kapidanit te Mirdites...

E qe pas asaj djegeje te atij gjimnazi, Oroshasit dhe dhjetra katunde per rreth nuk munden me qe te ndjekun studimet ne arsimin e mesem ne ate krahine.

E ai film dhe shume filma te tjere qe i bejne jehone komunizmit per gjoja suksese qe nuk u pane kurre, jane nje hije e zeze qe verveitet ne artin dhe kulturen Shqipetare sot!

Cudi me ata aktor komunist e regjizore ne Tirane se si nuk e luajten nje film ne Shqiperi qe pas 1990 ne kushtim te viktimave qe kane rene nen dhune komuniste...?

Cudi se si nuk po luajne as ndonje film per luften ne Kosove as per figuren e Adem Jasharit apo per ndonje episod vuajtjesh e tortuarsh te nejrzve te gjalle qe i kane treguar dhe ua tregojne atyre regjizorve sikur ti pyesin???

Cudi,. shume cudi?

Por jo dhe aq cudi, pasi ata tregojne me se miri shpirtin e tyre Moskvit-Stalinist, Enverist-antishqiptar, qe nuk kane as me te voglin perkushtim per ceshtjen kombetare, per atdheun, por jetojne me ato dhe i perserisin ato nostalgji interpretimesh komuniste ...

Ndersa bota vazhdon qe te nderhyje deri me shtrembrime ne realizime filmash ku nje film qe u be per lufetn ne Kosove, na i paraqet bijte e UCK sikur hapin zjarr kunder forcave te Natos...Episode qe nuk kane ndodhur kurre, por realizohen qellimisht per ti ulur vlerat popullit Shqipetar!

Eh, dalin aktor duke perseritur vargje poezish te poetve te rilindjes, poezi qe therrasin per nje kohe te caktuar te nje periudhe qe shkoje...

Por ato cka shkruhen dhe pasqyrojne realitetin shqiptar sot, lehen ne hije sepse kritikojne ashper ata politikane e ata pseudo demokrat qe po bejen veprime te mbrapshta ne cdo drejtim...duke abuzuar me pushtetin...

Edhe ca vite nuk kemi pse te shpresojme as per filma te mire, as per stabilitet te pergjithshem e as per shume gjera qe jane sot per tu vajtuar!

Le te shpresojme qe me ndihmen e njeri tjetrit me pjekuri intelektuale, te vetclirohemi nga mentaliteti i vjeter komunist dhe te dalim ne drite te Zotit per nga e mbara per Kombin tone!

Nderime per te gjithe!
&quot;Nder udhetime&quot;
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Veriu i persekutuar pse vajti drita elektrike deri ne maje te malit.Ju jeni njerez mos mirenjohes.Se keni idene sa njerez kane dhene jeten per ndertimin e veriut te shqiperise dhe per clirim....E dini ju qe kur ra termeti dhe shkaterroji shkodren,enveri me forca vullnetare e ri ndertoji nga fillimi,po sot pordha tju bjere vdisni fare.E dini ju qe Tropoja nga nje grope haleje qe ka qene u be qytet me shkolla e spitale.E dini ju qe Komanit ju ndertua hidrocentrali.Fierzes gjithashtu.Kukesi ka pasur koperativen e prodhimit te patateve me te mire ne europe,aq sa ne luften civile qe u be ne greqi i kemi cuar dhe buke per te ngrene.
...Tju vije turp,se per ate Shqiperi kane derdhur gjakun 28 000 deshmore....

<span style="font-style: italic">mos ofendo te tjeret ne diskutime!</span>
 

Samuel

Primus registratum
Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?

Stalinistit-Enverist

O ti qe mbahesh krenar nen flamurin Stalinist,
Qe duart i ke lare me gjak te popullit tend,
Me mire do te ishte per ty qe te heshtnje fare,
Se sa fytyren tende ta cfaqesh ne kete vend!

Komunist i regjur spiunlliqesh mbare...
Akuzash e shpifjesh per njerz te vendit tend,
Kujto se sa njerz u hodhen ne litar...
Prej fjalve te tua apo sojit tend !

Patate prodhoje Kuksi me bollek atehere...
Por Greqise ja shitet ju si per inat,
Dhe popullit i dhate buk misri me krype,
Me racion dhe frymen n'dekada ja dhate!

Fierzen e ndertuan, Komanin e ngriten,
Duart e pergjakura te klases punetore,
Qe gjakun ua pinit dhe djersen ua vidhnit...
Ju o shtrese barbare, o fare e diktatorve!

Ju burgjet plot i mabanit me inetlektuale,
Qe kokat ua thyenit me kazem i vrate,
E familjet e tyre kampeve, interrnimeve
Dekadave i skllaveruat, ju o shpirt lugate!

Dritat elektrike nuk i coje ne veri,
Ajo e jotja sllavia nene parti,
Por i coje populli i vuajturi njeri,
Qe shtyllat mbi kurriz i mbante ne Malsi...

E fundit ne Europe mori drite Shqiperia...
Ne vitet shtatedhjete drita me orar !
Ndersa frigoriferi per qumshtin me liste,
Sna duhej fare, se e varnim ne krrabe...

Televizoret shiteshim me miq e autorizime,
Per njerzit e partise kontigjent i pare...
Per njerzit e thjeshte dhe buka ish me liste,
Dy kilogram mishi ne muaj ish me rradhe!

Per njerzit e partise kishte ca vetura...
Biles me sherbetore shofera ne timon,
Per te tjeret njerz e bollshme ishte rruga,
...Xhadeja pa asfalt ne qytet te con...

Lopen e ndaluat, delen edhe derrin...
Qe te jetonte bashke ne fshat me fshatare,
Agjent te kapitalizmit kafshet akuzuat...
Me dhune ua moret njerzve i mbydhet ne stalle!

Fshatari i Shqiperise ne emer te shpetimit,
Per derrin dhe jeten sec e rrezikoj...
Nen jorgan e fshehi ne dhomen e gjumit...
Vetem qe ju te shkretin te mos ua dorzoj!

Dhe ne burg e cuat, njeriun per nje derr,
Ne dosje ja shkruat akuzen: Kriminel!
Dhe vite neper burgje e kalbet njeriun,
Pse lirine e donte me shume se ju atehere!

Sa miq te mi keni vrare, gjymtuar, sakatosur...
Per fjale kunder Stalinit a Enverit tend...
Sa fshehtazi keni zhdukur, zhdukur e groposur
Sa varret nuk u gjinden kurre ne ate vend!

Zvarre i terhoqet njerzit udhve me litar,
Ne Shkoderlocen time, n'Tirane a Gjirokaster,
Sa burra dhe gra i pushkatuat o vrastar,
Vetem pse mendonin si shqiptar te paster!

Sa vllezer Kosovar qe dekadave kerkuan
strehim tek Atdheu te ikur nga armiku...
Ne burg i ngujuat me akuza fallso,
E ngjeshur shpesh i keni me plumba celiku.

Kujtoni Boletinet familjen kosovare,
Qe burgjeve i degdiset plot trembedhjete,
Tre i pushkatuat me porosite sllave...
Pse plani ish i tille per ti zhdukur krejt...

Skane fund krimet qe ju keni bere,
Ne dekadat e shkullit qe u la me gjak,
Me gjakun e njerzve qe i vrate pa faj,
Ju o diktatore qe spaskeni turp aspak!

Por koha do t'ju fshij nga faqja e dheut,
Dhe varrit do te gjemoni gjynahesh te palara,
Do bijen dhe ata qe ua mbajne frymen gjalle,
Dhe rrogat ua paguajne te flisni si perpara!

Do bijen komunistet, mafjozet kriminele,
Kete mbaje ne vesh si nje vath te varur...
Por turpi i juaj fytrave sdo ju hiqet,
As diten e fundit kur t'ju mbuloj varri!

Urrejtjen tende per njerzit e veriut,
E cfaq serish hapur si benje me pare,
Por Jugu nuk je ti o komunist pa shpirt,
Vllazerimin midis njerzve ska fuqi ta ndaje!

Njerzit e Shqiperise ne jug e ne veri,
N'Kosoven martire, Camri, Maqedoni,
Dhe ne pjesen tone atje ne Mal te zi,
Jane nje te lidhur ne shpirt e dashuri!

Endrrash futu prap dhe shiko sy hapur,
Shaj e ndjelle djallin qe ty te te ndihmoje,
Por kurre me nuk do t'jesh gjykates edhe vrases!
Kohe e re dhe ty vendin do ta tregoje!

Mjere ai qe shpirtin viteve e ka bjerrur,
Duke shtyp nje popull njerz duke vrare,
Dhe pendimin kurre thelle nuk e ka ndjere,
Flakve te nje ferri do te terhiqet zvarre!

&quot;Nder udhetime&quot;
 
Top