Re: Perse Veriu quhet i persekutuar nga rregjimi i Diktatures Komuniste?
Pershendetje zr. "Kondrapedali"!
Se pari ju falenderoj per vrejtjet e juaja, edhe pse ka nje keqkuptim tuajin ne kete mes ne lidhje me shifrat etj:
Por po sqaroj se te dhenat jane te tilla:
Per 45 vjet ne Shqiperi kane hyre ne Shqiperi
si te ikur nga regjimi i Titos nje numer i sakte prej 168.000 (mije) Kosovare e shqipetar te malit zi!
Prej atij kontigjenti kane shkuar ne Universitetet e Shqiperise vetem 160 vete per 45 vjet me radhe, deri ne viti 1989! Asnje me shume!
Pjesa tjeter jane lene puntore te thjeshte neper vende te ndryshme...
Jane kthyer me detyrim dorzuar UDB per interesa politike te diktatures me qindra...saktesisht nuk eshte nxjerre numri akoma!
Pra ato te dhena jane te sakta te mbajtura ne regjistrat e shoqates "Kosova" ne shqiperi!
*****
Ndersa per persekutimet e veriut me shume se te jugut gjate regjimit, nuk kam kundershtim me mendimin tuaj aspak, se edhe vete jam verior dhe i njoh mire ato tmerre te treguara dhe te para vete neper vitet 1975-1990....dhe ato qe thua se ne veri dergoj regjimi kuadro te vetet per ta shtypur...i ke shume me vend...por edhe ne jug eshte bere nje kasaphane e tmerrshme ne njerz...
Edhe theniet e juaja se sot serish veriu eshte nen nje shtypje te Fatos Nanos jane shume te sakta...gjera per te cialt une kam shkruar dhe botuar mjaft kritike te hapura ne mjetet publike kudo...
***
Ndersa qeverite qe i kam cilsuar si te varura nga presidentat...e kam bere jo pa qellim pasi per mua kryetar sheteti eshte presidenti dhe jo kryeministrat, e presidentat i kane firmosur dekretet per vlersimin e te persekutuarve per te cilet po flasim ne kete teme...
***
Gjithsesi une jam dakort me mendimet e juaja dhe se fundi ju pershendes me kete Poeme timen ku trajtoj zhvillimin e ngjarjeve ne Shqiperi sidomos ne fillim vitin 2004.
Poema shte botuar me pare ne organe shtypi Shqiptare...
POEMË
Letër Presidentit !
Po e marr Pendën e zezë dhe të bardhën letër,
Këtë mbrëmje të ftohtë, dimri gjith acar,
Në kohë të merzitshme që ma ndrydhën zemrën
Të shkruaj ty, o President i lartë !
Ndoshta do të çuditesh më shumë se çudia,
Për letrën time, krejtsisht të veçantë…
Pasi, para teje, do ta lexojë Vegjëlia,
Ata, që të pa sigurtë ndjehen për çdo natë.
Them të pasigurtë, sepse i tremb uria,
Uria për punë, për buk e për zhele…
Uria për një xham, për një gjysëm tjegulle,
Uria për qetsinë, për bazën e ksaj jete…
Them të pasigurtë sepse mafjozët i trëmbin,
Ata që kanë zënë postet dhe po dridhin vëndin,
Ata që vazhdimisht njerzit ua kanë vrarë,
Ata që rregullisht i lanë duke qarë…
Them duke qarë, por po vajtojnë nënat,
Kur u vjedhin vajzat dhe ua thajnë zemrat.
Kur djemtë u arratisen për bukë e për punë
Kur detrave ua mbytën, të humbur pa gjurmë…
Ah, lum Presidenti, çtë të them më parë ?
E di që ke shumë punë dhe ay hall i madh,
Si një sëmundje e keqe që sidhet vërdallë,
Të gjithve ju ka mbërthyer, dhe ty si krye i parë.
Semundja e vjedhjes, gryksisë e mashtrimit,
E paturpsisë, gënjeshtrës para e pas votimit.
Sëmundja e mafjozve, e vrasësve, e krimit,
E qeverive klanore të fisit e të mikut…
Ti mëndon se sëmundjet aspak nuk të kanë prekur,
Por lëngim i gjatë që ty aq të mundon,
Është dhënie e dekoratave miqve të vjetër
Deri kryeministrit, që kurrë se meriton !
Ti bën sikur s’kupton kur duhet kuptuar…
Bën sikur s’dëgjon kur duhet dëgjuar…
Veç kur Vegjëlia ngrihet në këmbë…
Atëherë ngrihesh dhe ti, shtërngon buzë e dhëmbë…
Oh, po ti kupton, këtë e dij shumë mirë !
Por ty në Timon, të kanë vënë zinxhirë…
Zinxhirët e miqësisë dhe të shoqërisë së vjetër
Zinxhirët e mëndsisë që nuk dukën në letër…
Në letrat që ti shkruan, apo që lexon…
Gjithsesi të tjerët ta dredhin at’ Timon…
Këtë e shoh qartë, unë dhe çdo kush tjetër.
Dhe kjo do të shkruhet për gjithmonë, në letër…
Dhe si për bisedë, veç pyetje për ty kam :
Vallë ti nuk e din se qeveritarët tanë,
Ndërtojne vila private duke vjedhur shtetin,
Mbi lluks e super lluks, hanë e pinë dhe shkelin ?
Po se qeveria, ministra e çfarë janë
Në poste, nëpër zyra, farefisllejtë kanë…
Dhe se fiset e tyre anë e mbanë Shqiprisë
Zënë i kanë postet, me miq e rreth miqësish… ?
Ja Durrsi na qënka në dorë të kryeparit,
Ja disa të tjera në dorë të nënkryetarit…
Shqipëria e ndarë në zona influencash
N’mes mafjes qeveritare, një garë konkurencash.
Ja veriu i ngrirë, tërsisht paralizuar,
Shkodërlocja e dashur, dhunuar e shkatrruar
Kërcnuar me errsirë, vrasje e gjymtim,
Për të vetmin fakt, se don Demokracinë.
Që nga Urë e Zezë e gjer në Vermosh,
Sidhu rreth Tropojes e Dibres matanë,
Eja dil në Krujë afër me Tiranë
Vetëm një ministër dhe ai Pukjanë…
Çudi o Shkodra trime, legjenda e Ilirisë
Dymijë e pesqind vjet, kryeqendër e njerzisë,
Deri edhe Romës i ke dhënë mësim
Sot nuk paske burra, as gra për qeverinë ?
Oh, se ke aq shumë, këtë e dij mirë,
Se djepat tu përkundën në vite e dekada
Mençurinë e kombit e të qyterimit
O dera e madhe e kulturës së njerzimit.
Se ke moj Shkoderloce ashtu siç ka Malsia,
Burra e Gra të mençura për në qeveri
Tropoja, Dukagjini, Dibra edhe Mati
Kruja dhe Kurbini, ka Mirdita dhe Laçi…
Ka pra gjithë veriu ma shumë se Skrapari,
Ka ma shumë se Fieri, Tepelen e Vlora …
Por ata hajdut që e shëmbën shtetin
U nxitën nga Athina dhe në jug kanë vëndin.
Ndaj dhe ti po vuan o Shkoder martire,
Bashkë me gjith veriun për buk dhe për dritë,
Vuani edhe pak sa ti mbysë e vehtja...
Të gjithë ata vrasës, hajdut në politikë.
Ah, or president, veç pyetje kam për ty :
A shohin me vallë të gjeneralit sy,
Se çfarë po ndodh me shtetin,
Çfarë ka ngjarë me ty ?
Po fondet e shtetit, vallë ku janë hedhur ?
Në cilat vrima pusesh, ato i kanë derdhur ?
Rrotull teje sidhen dhe brënda në Tiranë…
Të gjithë qeveritarët i ke dhe pronarë…
Pronarë firmash mafjoze, per tregti të “vogla”,
Në Durrës e Vlorë e brenda në Athinë…
Në Romë e Stambollë, në Shkup e në Bitola…
Qeveritarët Shqiptarë n’biznes-mafje po prijnë…
Por ti ndjehesh i qetë, pse thonë, nuk ke gisht,
Sëpaku në atë mafje që shtrihet gjarpërisht…
Por me heshtjën tënde, je dhe bashkfajtor,
Për një katastrofë, që popullin po e lodhë !
Pra, ka ardhur koha që të lihën fjalimet,
Pompozitetet në salla e nëpër tribuna…
Apo intervistat për sensacione…
Ashtu dhe buzëqeshjet, kur ta bëjne urra !
Shqipërisë i duhet sot me shumë se kurrë
Pastrim i politikës, bëje po qe burrë !
Pastroj mafjozët nga postet zyrtare,
Që nga Kryeministri e deri në Komunale…
Çliroje Shqipërinë nga ankthi dhe nga stresi,
Çliroj studentat nga dhuna arsimtare…
Nga mësuesat bastarda që u lypin Pare…
Nga termat Komuniste, deri në Abetare…
Çliroje popullin nga frika e dhunës, e rrëmbimit,
Nga dora e policve që i shërbejnë regjimit…
Nga zyrtarët mafjoza deri në Komuna…
Që po i fryjnë xhepat, nga shkresat e nga vula…
Nuk është vonë për ty, as sot që të veprosh,
Pra, gjëndjen e shtetit vetë ta rregullosh…
Me forcën e ligjit të funksionit tënd,
Mos luaj më me kohën, këtë ti mbaje mënd !
Largoj Polic-drejtorët që po bëjnë kërdinë,
Në vjedhje e mashtrime, në vrasje e burgime,
Ku njerzit e pafaj i rrahin e i tallin…
Ndërsa mbrojnë mafjozët, hajdutët, pushtetarët.
Ja sot në Tiranë, pas mbytjes në Detë,
Të dhjetra varfanjakve që shkuan përjetë,
U ngrit kryemafjozi Ministri i policisë,
Dhe nisi terrorin kundër vegjëlisë.
Me kontrolle të rrepta, deri sekuestrime,
Se gjoja vetëm sot u zbuluan disa krime…
Dhe e qet si fasade, para mafjes së vjetër
Para vehtes së tije dhe gjithë pjesës tjetër.
Bandës së pushtetit, don ti vejë mburojë,
Me masa ndaj atyre që skanë Buk për gojë.
Don që gjithë vemëndjen e të mjerë shoqërisë
Ta kthej nga grushti i hekurt i mafje policisë.
Dhe pse vetë mafjozi, shefi i drejtorve
Ka miliona të fshehur në vila e hotele
Në fis, e në dhëndurr, në shok e të tjerë
Që nga Athina e deri në Gjenevë…
Dhe sipas traditës së mafjes dhe të krimit,
U zgjidh dhe problemi i mbytjes, i zbulimit.
Kryministër mafjozi me një gjakftohtësi
Me votat e shumicës, mbet në qeveri.
Dhe në anën tjeter rrugve në Tiranë
Filluan arrestime deri n’gazetarë,
Mjafton që të duket dhuna në pazarë,
E gatshme ditë e natë, për kush t‘guxoj të dalë.
Kush guxon të dalë kundër qeverisë,
Kundër mafjes shtetrore, dhunës policisë,
Kundër presidentit, Nanos apo Toskës,
Kunder atyre drejtorve, ish të enver hoxhës.
Ah lum presidenti, turp u mbushe sot !
Pasi burrëri, nuk pate si Shqipëtar,
Sepse në gjamë të madhe ti nuk shkove dot,
Se Nano të mban lidhur,lidhur me një fjalë…
Gjama e gjithë njerzve e gjithe vegjëlisë
Që preku shpirtin thellë, të gjithë Shqiptarisë,
Harrim kurrë në jetë, ngjarja nuk do ketë
As dhimbja e madhe, as ti si “president”.
Si president servil, i vaktë e i korruptuar
Që tallesh e stertallesh me njerzit e mjeruar,
Bën sikur s’dëgjon kur duhet ndigjuar,
Dhe bën sikur s’shikon kur duhet shikuar.
Me kaq po e mbydhi, letrën e merzisë,
Në ditët e ksaj gjame kur ti hesht e s’flet
Kur veç i dekoron mafjozët per lezet,
Dhe vet ti me qëndron si kukull-president.
Dhashtë zoti që mafja ta ndal dorën e zezë,
Kercnimet e Fatosit mos u befshin reale
Kundër demokratve, kundër gjith Shqiptarve…
Përndryshe do na nisin prap një luftë e madhe.
Se Ruçët që vranë Shkodrën në vitet nëntëdhjetë
Nanot e Metucet që vranë Azemin e shkretë,
Do na vrasin prap, ndoshta dhe Salinë…
Ndoshta shumë të tjerë, ndoshta Shqipërinë.
Dhe pastaj durimi ngrihet si stuhia
Që e fshin dhe me rrënjë, far e fis e gjeth,
Çdo diktaturë mafje, që gjëndet midis nesh,
Vegjelia e madhe e fshin si rrebesh…
Durimi do të ngrihet, shumë shpejt, ta dish,
Dhe pse ti zgerdhihesh e qefin nuk e prish,
Ndoshta Xhin nuk pi, netet e vajtimit,
Kur Shkodra vajtonte n’mes territ e harrimit…
Siç pinte në Tiranë i dekoruari yt,
Thanë se shtatëmbdhjetë i kaloj në fyt,
Kur Toska me drejtorë, roje i qëndronte
Dhe gazetaret në burg, atë natë seç i çonte…
Rruget e Tiranës ja mbante pastruar,
Drejtori, ai servil tejet mafjozuar…
Ai me shokë të tij, emruar nëpër rrethe
Po i shikon njerzit, rrugve, porsi gjethe…
Nuk kam pse të lodhem duke të treguar,
Atë që e shikon dhe qesh vesh më vesh,
Por me që ja nisa në ditën e merzisë
Tu drejtova ty, por dhe Vegjëlisë.
Vegjëlisë i them të ketë shumë kujdes,
Të ruhet dhe të ngrihet demokratikisht
Kundër mafjes shtetrore, mafje-qeverisë,
Edhe kunder teje si kukull e Shqiperisë.
Populli dhe Shqipëria meritojne me shumë
Qeveri të ndershme për punë e vetëm punë!
Dhe një president që të ketë njerzi,
Besnik i së vertetës e jo servil si ti !
E dij se thart do t’dukën vargjet e mija,
Si një profeci, që për ty nuk ka lezet…
Dhe do të më kërkosh, do sulesh të më gjesh,
Jo për dekorim, por për të ma “vesh”…
Një shkelm për në biruca, me tënden porosi,
Mjafton vetëm një urdhër dhe brënda më ke shti,
Se i ke gati ministra e drejtorë…
Që do të versulën t’më kapin me dorë…
Por unë do të çfaqem, le dhe të gaboj,
Jo pse më mundon, dukja a lavdija,
Vargun do ta shkruaj për faktet që shikoj…
Sepse aq më mundon e juaja, padrejtsia.
Mua ma njeh penën, vargun e mendimin,
Çdo shqiptar i mirë i lodhur e i munduar,
Ma njohin të gjithë zërin edhe fjalën time
Që në zjarr të plumbave, të Ramizit të shkuar.
Kësaj radhe me kaq, vetëm të uroj,
Që në paç njerzi, vlera burrërore
Thuaje një fjalë hapur, kundër gjithë mizorve,
Kundër pushtetarve, kundër mafjozve…
Thuaju që të ikun shpejt dhe me të mirë,
Nga postet zyrtare kush me krimin lidhe
Rrin tash kaq vite duke abuzuar…
Në kurriz të shtetit, të popullit të varfëruar…
Nuk kam çtë them më gjatë, po kuptove Shqip,
Opingat edhe shkopin, merr o plak dhe ik !
Ik më mirë me nder se sa i turpëruar,
Që do të ikësh shpejt, e ke siguruar…
Se fshesa e hekurt e varfërisë
E lotve e vajtimit, e gjithë popullsisë
Nuk të fal më ty, as sojin tënd !
Mos luaj më me kohën, ti këtë mbaje mend !
Tani në fund të them ty, se kush unë jam:
Jam ai që më mbytet, në Detrat pa anë,
Ai që më late pa varr dhe pa nishanë
Ai që më late, peshqit të më hanë.
Jam ai pra… dhe ajo e mjera…
Që ferrën më ua vutë femijëve tek dera,
Që fisin dhe familjen ma veshët në zi
Dhe fjalën e keqe ma hapët në Shqipëri.
Më bëtë prostitutë, mua mamanë e gjorë
Më tërhoqët zvarrë brigjeve nëpër Vlorë
Me vllezër e shokë na latë dhe pa “Vigj”,
Na sodhët nëpër natë, sikur t’ishim armiq.
Jam unë pra Nëna, gruaja Shqipëtare
Që për buk të gojës për të rritur fëmijë
Dëbohem prej jush, mafjoz në qeveri,
Prej teje presidet, që ndan vetëm “stoli”.
Jam unë djalëria e rinisë Shqipëtare
Që Detit i hyj, për vdekje a shpëtim,
Se nuk më jep punë, askush në vëndin tim,
Se nuk po jetoj dot, në krizë e në mjerim.
Jam unë pra shpirti i atyre që shkuan
Në jetën e pa sosun, në qiellin pa mbarim,
Jam unë që thërras: Ruhuni ju të tjerë,
Nga mafja qeverisëse, mos merini udhëtim !
Jam unë or president, ti më njeh aq mirë,
Jam unë or kryeminister, ministra të nxirë,
Unë jam o Drejtor i policisë së shtetit
O ju kriminelë, o mafjozë të vëndit…
Jam unë dhe ne, e gjithmonë do të jem,
Se fundi i juaj ka nisur dhe po vjen…
Vilat e juaja me gjakun tonë të lyer,
Gratë e zbukuruara me arin e përlyer…
Do të ua vrasin jetën ju të gjithë sa jeni
Që nga polic rrugaçët e gjer tek presidenti.
Do u bëhen helm në jetën tuaj banale,
Gjith parat e vjedhura nga mundi i Shqiptarve.
Jam unë pra, më kërkoni dhe vertet më gjeni
Në çdo zemër të varfër që ka i yni, vëndi.
Tek çdo i pa punë, e i pa shtëpi…
Tek çdo i uritur, grua, plak e fëmijë…
Kërkomëni t’më kapni dhe t’më arrestoni,
Në burgje t’më degdisni dhe t’me dënoni,
Unë prap po ua them: O vrasës barbarë,
Kryeministër kriminel dhe ju qeveritar !
Polic hajdut xhepash, oficer qelbsira,
Që u vollët dhe të vdekurve unaza e zinxhira,
Ua hoqet Engjujve unazat në gishtrinjë
I moret për nuset e juaja, o ju faqe zinjë !
O ju deputet të klanit kriminal
Që shumicën mafjoze keni ulë në sallë,
Ju që e votuat serish për ta patur,
Turpin në histori keni për ta mbajtur.
Si bashkpuntor të mafjes dhunës edhe krimit,
Si mbrojtës të vrasësve të vjedhjes e mashtrimit
Do keni jetgjatsi në pushtetin tuaj,
Aq sa jetojnë krimbat në zgavren e kalbëzuar.
Kërkomëni e më shihni, se kudo më keni…
Udhve të Shqipërisë, para syve tuaj,
Në gjokset e grave me të cilat fleni…
Deri dhe aty ju mua shpejt do t’më gjeni…
Sepse dhe ato nuk ju durojnë më dot,
Erën e babzitjes që kundërmon kah mot,
Ato në frymën time aq janë dashuruar
Ne frymën e lirisë, paqes së bekuar…
Dhe ato shumë shpejt, do të ua thonë hapur,
Se ju jeni qelbsirat që ua prishët natën,
Netët dhe gëzimet dhe gjithë harmoninë
Familjet ua prishët me t’tuajën harbutrinë…
Sepse u transformuat në ulogë të velur,
Që mësuat të jetoni duke vrarë e vjedhur,
Streset e gjith krimeve ju bënë impotentë...
Që dëndeni në alkol e në gjumë si qentë.
Pra ju po përballeni me urrejtjen e madhe,
Të popullit mbarë, të të gjithë shoqërisë
Ky është fundi juaj, fundi i zagare,
Vrasësve dhe hajdutve të të gjithë Shqipërisë.
Autori: Llemadeo
Me 18 të Janarit të vitit 2004.
"Nder Udhetime"