Perse u nderprene punimet ne Butrínt? Dade Sulmon Anglezet
DADE SULMON ANGLEZET
Delegacioni shqiptar qe vizitoi ditet e fundit Londren, pervec sadisfaksionit qe ka ndjere gjate takimeve te ndryshme, eshte ndeshur, ne fakt, edhe me nje surprize jo te kendshme. Gjate nje takimi me njerez te afert me Lordin Rothschild, nje nga personat e famshem te Londres dhe me ndikim ne qarqet me te larta britanike, delegacioni shqiptar qe kryesohej nga Presidenti Moisiu ka mbetur i befasuar.
Teksa ne Londer shkembeheshin mesazhe dashamirese dhe mirekuptimi per interesat e te dy vendeve, ketu ne Tirane, Arta Dade kishte marre kazmen ne dore per te shkulur edhe ate prani modeste te investimit anglez ne Shqiperi. Behet fjale per punen admiruese qe po ben Fondacioni Butrinti ne Qytetin Antik, qytet i klasifikuar ne fondin e trashegimise se kultures boterore. Fondacioni Butrinti kryesohet pikerisht nga Lordi Rothschild. Sipas nje marreveshjeje mes ketij fondacioni dhe qeverise shqiptare, brenda parkut te Qytetit Antik te Butrintit nuk duhet te kete ndertime ose investime te ndryshme. Brenda ketij parku, Fondacioni Butrinti po punon perdite, duke germuar per te nxjerre ne pah mrekulline arkeologjike, cka e pasuron me shume qytetin antik dhe, si rrjedhim, e ben ate me atraktiv per te huajt dhe turistet. Arta Dade ka menduar se ky proces duhet te marre fund dhe, sipas saj, aty do te ishte me mire te ngrihej ndonje motel, kazino, restorant, etj. Keshtu, ajo i ka derguar nje leter drejtuesve te Fondacionit Butrinti, ne te cilen u thote atyre se Ministria e Kultures ka vendosur qe te pezulloje germimet atje, me pretekstin se ato kane deshtuar. Ne fakt, ideja eshte gjetke. Ideja eshte prodhim origjinal i ansamblit babezia dhe konsiston ne dhenien e lejeve per ndertim. Miqte dhe klanet, dhe njerezit e tarafit, mezi po presin te shtine ne dore perlen e Butrintit, nje nga gjerat e pakta te pasurise sone kombetare qe ka mbetur pa u prekur.
Para nje jave, gjate nje takimi qe pati me ambasadorin anglez ne Tirane, Kryeministri Nano shprehu vullnetin per intensifikimin e marredhenieve Londer-Tirane, si dhe kerkoi shtimin e prezences se biznesit britanik ne Shqiperi. Nderkohe qe, ministrja e Nanos kerkon te deboje pranine prestigjioze angleze ne Butrint. C'hipokrizi! Nese Nano nuk e di levizjen e fundit te Dades, gje qe ka 0 per qind mundesi te jete e vertete, atehere duhet te reagoje menjehere, per te vendosur gjerat ne vend. Ne menyre qe skandali qe po pergatit ministrja e Kultures te mos marre permasa te atilla qe te demtoje imazhin e vendit tone ne Londer, nje nga kryeqendrat e botes qe, pervec te tjerash, vendos edhe per integrimin e vendit tone ne BE.