Re: Perse flamur tjeter????
Cili është Flamuri i Dardanisë i disenjuar sipas idesë së Presidentit Rugova
Nga I.K
Gjashte vjet me pare, Presidenti i ndjere i Kosoves Ibrahim Rugova beri dha versionin e flamurit te Dardanisë. Në vazhdim po japim përshkrimin e plotë që Rugova i ka bërë Flamurit.
Flamuri i Kosovës, përshkrimi, historia dhe simbolika
Dimensionet 1x1.5 m
Sfondi: E kaltër e thellë që simbolizon paqen.
Në sfondin e kaltër në mes është Vula e Kosovës.
Përmbajtja e Vulës:
1. Shqiponja e zezë dykrenare, simbol kombëtar i Kosovës dhe i shqiptarëve - e përdorur në flamurin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu (1405 1458), pastaj në luftërat e lirisë së Kosovës kundër otomanëve (1878 1910 1912). Origjinën e ka te Leka
i Madh (Aleksandri i Madh). Gjergj Kastriotin e quanin Skënderbe, simbas Aleksandrit të Madh, që kishin origjinë të përbashkët, prandaj e mori simbolin e Tij.
2. Sfondi i kuq: simbolizon fuqinë.
3. Mburoja: simbolizon karakterin mbretëror të Kosovës.
a. Në dy sfonde të arta është vendosur nga një stelë (Yll).
Stelat simbolizojnë lëvizjen e diellit dhe të jetës. Kanë origjinë antike shqiptare.
b. Fusha e kuqe dhe e zezë, simbolizojnë flamurin kuq e zi të Skënderbeut (sfondin e kuq dhe shqiponjën e zezë).
4. Baneri i bardhë mbi mburojë dhe shqiponjë simbolizon ngjyrën e bardhë nacionale të kapelës (plisit) dhe veshjes së bardhë të kosovarëve dhe të shqiptarëve. Është përdorur në Flamurin e imperatorit Justinian që ishte me origjinë nga Kosova, Dardania.
a. Në baner shkruan "Dardania", emri antik i Kosovës që shpjegohet me fjalën e gjuhës shqipe "dardhë" që do të thotë "vendi i dardhave" Dardania. Dardania ishte Mbretëri antike ilire shqiptare.
5. YIli gjashtëcepësh është marrë nga Flamuri i Skënderbeut. Quhet ylli i Skënderbeut. Eshtë përdorur si simbol nga ilirët shqiptarët antikë dhe korrespondon me Stelat e Mburojës.
6. Flamuri i Kosovës u përdor nga Presidenti i Kosovës që nga viti 1992, pas mbajtjes së Referendumit për Pavarësi (1991) dhe pas zgjedhjeve Presidenciale e Parlamentare të Republikës së Kosovës (1992). Populli i Kosovës ka filluar ta quajë "Flamuri i Dardanisë", me emrin antik të Kosovës.