Hmm dashuria e pare sidomos te femra por dhe ashtu te mashkulli,eshte dicka qe ke menduar pritur me vite...ose qekur ke filluar te zhvillohesh ne pubertet .PRa si per mire si per keq nuk harrohet.
Dashuri quhet...ska rendesi a ka qene "dashuria eterne" pra ajo e verteta.Por dashuri ka qene,lidhje,terheqje pra dicka qe te ka bere te besh te jesh me ate person.
Eshte e dhimbshme deri ne lot ,ideja dhe frika qe njerzimi ka sot,ne ditet e sotshme.
Po humbasin vlerat e njeriut,respekti,morali,gjerat me te thjeshta por me kryesoret qe na dallojne nga kafsha...e quhemi Njerez.
Dikur mire keq njerzit adhuronin nje person,e donin e respektonin,luftonin me ca kishin mundesi te kishin nje person,pse jo ndoshta dhe vrisnin veten ,ose ne ekstreme tjera su martonin me...a shume arsye tjera.
Sot ke dike qe e do teper biles e mendon...athua do jem me te pas 10 vitesh?
Athua do vazhdoj te me doje me si sot...athu,athua...
Pra bota e jeta edhe pse po ndryshojne ne shume koncepte po na japin shume ide tjera e "po na happen syte" si te thuash ne kuptimin e mire dhe te keq te fjales...e frika e dyshimet shtohen.Sot mundesit per te bere shume gjera qe deri sje su mendonin jo me ti benin sot po behen dhe biles pa frik pa menduar se ca vjen mrapa...e keshtu dhe fjala dashuri,ose te dua,po humbet vlera.Pasi perdoret ne cdovend e pavend...e shumicen e rasteve nuk thuhet si mendohet.
Gjithsesi njeriu ne kete toke besoj ka ardhur te doje,e shpresat per te dashur smi heq kush,pasi sido kudo do dua e do marr dashuri.
E shikoj nder ndjenjat me te bukura qe ja vlen ta shijosh ska rendesi se si e se sa minuta apo vite zgjat.