Perez: Kam dashur që Casillas të pensionohet te Reali.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Casillas2-599x358.jpg



Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka inisituar se nuk e ka larguar Iker Casillasin nga skuadra, duke shtuar se dëshira e tij ishte që portieri të pensionohej te Los Blancos.
Florentino Perez ka thënë se dëshira e tij ishte që Casillas të pensionohej te Real Madridi.
“Ka pasur shumë presion te Casillasi në dy vitet e fundit. Unë duhet të pranoj vendimin e tij, edhe pse do të doja që ai të përfundonte karrierën te Reali”, tha Perez.
“Askush nga Reali nuk e ka kërkuar largimin e tij. Porto ka bërë një ofertë dhe ne e kemi konsideruar atë”.
“Iker ka të drejtën për t’u larguar për shkak të gjitha gjërave që ka bërë për këtë skuadër. E njëjta gjë ndodhi me Raulin”.
“Casillas ka arritur te Reali në moshën nëntë vjeçare dhe këtu ka fituar gjithçka. Jam shumë i bindur se për shumë vite, tifozët do ta kujtojnë Casillasin si një lojtar legjendar”, përfundoi Perez deklaratën e tij në konferencë për shtyp.

Burimi i informacionit , lajmi.net.
 
Last edited:
Top