Limiti i videove 1 per postim eshte i nevojshem. Menyra se si videot shfaqen ne versionin e ri te forumit eshte komplet ndryshe nga versioni i vjeter. Ne versionin e ri videot e youtube jane brenda ne faqen e temes dhe sa here qe hap ate teme duhet te ngarkosh edhe dritaren e videos. Kjo ben qe faqja hapet shume ngadale dhe sa me shume video qe te jene postuar ne nje faqe te forumit, aq me e veshtire e ngadalte do te behet hapja e faqes. Formati i videove ne versionin e vjeter nuk punon ne versionin e ri dhe kam kerkuar nje zgjidhje por deri tani nuk kam gjetur.
Problemi eshte qe anetaret postojne shume video ne nje teme. Cdo teme nuk duhet te kete me shume se 1 ose dy video. Prandaj kur hapni tema, mos hapni tema ku secili poston nga nje video si postim por hapni nje teme per kengetarin apo grupin tuaj te preferuar e hidhni nje apo dy video te atij kengetari ne ate teme, duke u dhene mundesi anetareve te tjere qe ti shikojne e komentojne. Keshtu qe tema do te kete me shume komente dhe me pak video, duke e bere frekuentimin e temes me te lehte e kendshem per anetaret e vizitoret e forumit.