PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] perceptimi im eshte me se realist i nderuar zoteri, rryme e artit ne te cilen mbeshtetem gjithmone. Persa i perket pyetjes, si artist te them se ajo qe kerkoj une eshte shume larg asaj qe kemi qene, qe jemi, qe do te jemi...

bye [/qb]
Po si person S6, ç'është ajo që kërkon ti? Që PS (Nano + zagarët) të vazhdojë të qëndrojë në pushtet?
Nga sa shkruan kështu duket dhe dallimi i personit me artistin duket shumë i thellë për të qenë realist! Ndofta duhet të analizosh prirjet e tua si në jetë ashtu edhe në art!
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Firma &quot;AIBA&quot;, me pronar shtetasin <span style="font-weight: bold">Agron Duka, tatohej nga shteti në një vlerë prej rreth 1 milion e 900 mijë lekësh të vjetra (1900$), </span> ndërsa <span style="font-weight: bold">merr si rimbursim rreth 300 000$ </span> në vit
cry.gif
cry.gif
cry.gif
(298 000$ eshte perafersisht rroga vjetore e Kancelarit te 80 milion gjermaneve. Agron Duka i merr si shperblim qe nuk pagoi as nje Cent tatim as per vezet, as per naften,as per cigaret dhe as per nje biznes tjeter). Në një shembull të paprecedent korrupioni, deputeti demokrat Olldashi ka paraqitur dje fakte konkrete nga faturat e tatimeve shtetërore që i shkojnë Agron Dukës për firmën e tij të vezëve e që e nxjerrin atë njeri të biznesit të vogël, të barazvlefshëm me një kioskë të rëndomtë në Tiranë. Sipas deputetit Olldashi, kjo vlerë e derdhur në arkat e shtetit nga firma që ka në pronësi ministri Duka, është e barabartë &quot;me tatimin që paguan kioska më e humbur në kryeqytet.&quot; &quot;Ndërkohë që firma e z.Duka, u shpreh Olldashi, është një nga firmat më të mëdha në vend. Po sipas këtij dokumenti, në bazë të tatimeve që paguan firma e ministrit, del që fitimi i saj vjetor, nuk mund ta kalonte pragun e 4 mijë dollarëve&quot;. Duke shfrytëzuar edhe autotransparencën e ministrit Duka, i cili ka deklaruar se disponon një pasuri prej më shumë se 20 milionë dollarësh, deputeti Olldashi përllogariti se me një fitim prej 4 mijë dollarësh në vit, këtij ministri i duhen të paktën 5000 vjet për të arritur pasurinë që ka deklaruar. Faktet dolën dje në Kuvend, gjatë interpelancës që kishin kërkuar deputetët e opozitës, në lidhje me nenin 103 të &quot;Ligjit për Konfliktin e Interesit&quot; i cili është shkelur me të dyja këmbët prej kryeministrit Nano. <span style="font-weight: bold">Deputeti i Partisë Demokratike z.Sokol Olldashi, gjatë fjalimit të tij paraqiti një dokument të siguruar në drejtorinë e tatim-taksave, në bazë të cilit publikohej se firma &quot;AIBA&quot;, me pronar shtetasin Agron Duka, tatohej nga shteti në një vlerë prej rreth 1 milion e 900 mijë lekësh të vjetra. </span> Publikimi i këtij dokumenti nga opozita përbën një provë të vërtetë, e cila fakton katërcipërisht se, në Shqipëri, abuzimet janë alarmante, por ky dokument është edhe tregues i një konflikti të mirëfilltë interesi, ku në Shqipëri, një ministër biznesmen, bëhet simbol i evazionit fiskal, duke varfëruar çdo vit e më shumë arkat e shtetit.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb]
Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] perceptimi im eshte me se realist i nderuar zoteri, rryme e artit ne te cilen mbeshtetem gjithmone. Persa i perket pyetjes, si artist te them se ajo qe kerkoj une eshte shume larg asaj qe kemi qene, qe jemi, qe do te jemi...

bye [/qb]
Po si person S6, ç'është ajo që kërkon ti? Që PS (Nano + zagarët) të vazhdojë të qëndrojë në pushtet?
Nga sa shkruan kështu duket dhe dallimi i personit me artistin duket shumë i thellë për të qenë realist! Ndofta duhet të analizosh prirjet e tua si në jetë ashtu edhe në art! [/qb]
Kondre!

Mos e ngaterro kekun me byrekun! Cfare lidhje ka profesioni im me preferencat politike apo me interesat personale qe burojne jashte tij??? Une ketu diskutoj teper qete, racionalisht dhe i them gjerat ashtu sic jane ne te vertete edhe pse kjo gje nuk i pelqen Berishes + zagareve te tij.
 

Marci

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Per mendimin tim personal, do te ishte fatkeqesia me e madhe per Shqiperine sikur keto zgjedhje te risillnin perseri ne pushtet Sali Berishen dhe klanin e tij te deshtuar. Une habitem sa shpejt harruat se qe nga viti 1992-1997 ne cfare mizerje e varferie e lane keta njerez te paafte vendin. Per shkak te paaftesise dhe halabakllekut te tyre Shqiperia perjetoi luften civile, dhe varferine ekonomike dhe shpirterore qe pasoi shembjen e firmave pirmidale.
Shqiperia ka nevoje per alternativa te reja. Fatekeqesisht, per sa kohe Sali Berisha te jete ne krye te partise demokratike, kjo parti nuk do te mund kurre te fitoj zgjedhjet, si rezulat populli do tia jape voten e tij nje force tjeter,dhe ne zgjedhjet e 2005, ka shume mundesi qe kjo force te jete perseri partia socialiste.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Per mendimin tend mor Aliasi do te ishte fatmiresi po te fitonte partia socialiste me ne krye Fatos Thanas Nanon.
C'faj ka Partia Demokratike per gjendjen ku ndodhet sot Shqiperia? Ehte Partia Socialiste ajo qe eshte qe prej 8 vjetesh ne pushtet ne Shqiperi.Ajo e ka pergjegjesine e gjithe ketij fukaralleku,izolimi, padrejtesie; ajo eshte edhe shkaketare e rremujave te 97-es.A s'ishte Fatos Nano qe u arratis nga burgu me gjithe kriminelet ordinere ne gjithe Shqiperine duke rrembyer armet dhe duke perzene te gjithe tregtaret e ndershem nga Shqiperia ne 97-en? Ju qe mbeshtesni Nanon ose u intereson rremuja dhe korrupsioni ne Shqiperi, ose keni te meta mendore dhe nuk jeni te afte te gjykoni sic duhet.
 

Marci

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Une nuk mbeshtes as Nanon, as Meten aq me pak Berishen. Por mendoj se populli nuk do te votoj per partine demokratike sepse shumica e shqipetareve, te pelqen apo jo ty, nuk do te rikthej Berishen ne pushtet. Atehere duke mos patur mundesi per te zgjedhur nje alternative me te mire, them se ata qe duan te votojne do te votojne per te majten socialiste.
 

MLK

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Alias, jam pak a shume dakort me ty qe PD-ja ka nevoje te largoje nga kreu i saj nje njeri qe ka nje barre te rrende ne kurrizin e tij, e ky njeri esjte Berisha. Eshte njeri qe emri i tij ka lidhje te drejtperdrejte me deshtimin e mjafton te shohim 3 zgjedhjet e fundit ku dhe pse PS ka bere gabime e shkelje te renda perseri nuk ka mundur te fitoje dot pasi nuk ka qene kurre i zoti te propozoje nje alternative bindese per popullin shqiptar.
PS-ja eshte e vertete qe ka njerez me te zotet se PD-ja aktualisht, problemi eshte se a e perdorin keta njerez zotesine e tyre ne te mire te popullit apo per te manipuluar popullin e me thene te drejten une mendoj se e perdorin per te manipuluar.
Nese faktet qe sillen ketu per Ministrin Duka jane te sakta normalisht ne baze te ligjit, ministri Duka denohet penalisht me disa nene te kodit penal shqiptar, evazin fiskal, deklarim fallco te bilancit, fallsifikim faturash, mosdeklarim te ardhurash personale etj etj. Hajvanlliku me i madh i Nanos ishte emerimi i Dukes si minister i bujqesise. Duka njihet si ndermarja numer 1 ne agrobiznesin shqiptar, qe sjell gjithe farerat e pleherat kimike per buqesine nga jashte, pra ketij njeriu i japim mundesine qe te ver rregullat e lojes ne nje sektor ku eshte pronari me i madh!!!!
Si mund te zhvillohet konkurenca ne keto kushte?!
Zgjedhjet e reja po pergatiten te fitohen nga klani i Nanos e zorr se fiton tjeter kush, ky eshte realiteti yne i hidhur, dhe pse deshira eshte qe fatos qerosi te futet nga brima e asaj qe ka dale se eshte vetem nje jashteqitje e kombit tone.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Fillimisht postuar nga MLK:
Alias, jam pak a shume dakort me ty qe PD-ja ka nevoje te largoje nga kreu i saj nje njeri , e ky njeri esjte Berisha.
Ca taktike po perdor Nano:Diabolizimin e Doktor Berishes.
 

MLK

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Yllis, une personalisht nuk jam kal karroce te degjoj çfare thote Nano (fatkeqesisht manipulimi ndodh me nje pjese te madhe te shqiptareve). Analizen se çfare ka bere Berisha flasin faktet e jo fjalet e Nanos e per mua eshte nga njerezit me deshtarak qe kam njohur persa i perket politikes e mbi te gjitha udheheqjes se egzekutivit. Fin de citation.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

nano deklaroi para disa ditesh ne kuvend: Pasuria me e madhe qe kam eshte Sali Berisha
shrug.gif



nuk besoj se duhet me shume per te kuptuar se cila nga kembet e ures duhet rrezuar qe te bjere monumenti qe ngriti ramiz alia

wave.gif
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

plak , me i llaf nano pa tosin s bo dot ashtu sikurse dhe sala pa berishen , a bojme dot ne pa keto robte thuj ?
 

ados

Primus registratum
Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!

Besoj po ti vejme ne kandar qe te dy dhe po te shikojme ato qe kane realizuar si njeri apo tjetri, atehere mund te shkojme ne nje fare konkluzioni.Sigurisht qe te dy kane bere maskaralleqe ..Por po ti shikosh gjerat ne kendveshtrimin se sa gjera arriti njeri tjetri,then se Nano eshte me i sukseshem.!!Besoj se ai mini bumi qe kapi Shqiperia, nqs lejohet ta them keshtu, u arrite nga 97 deri tani.Mendimi im!!
 
Top