Re: PERBALLJET ELEKTORALE 2005!!!
Firma "AIBA", me pronar shtetasin <span style="font-weight: bold">Agron Duka, tatohej nga shteti në një vlerë prej rreth 1 milion e 900 mijë lekësh të vjetra (1900$), </span> ndërsa <span style="font-weight: bold">merr si rimbursim rreth 300 000$ </span> në vit
(298 000$ eshte perafersisht rroga vjetore e Kancelarit te 80 milion gjermaneve. Agron Duka i merr si shperblim qe nuk pagoi as nje Cent tatim as per vezet, as per naften,as per cigaret dhe as per nje biznes tjeter). Në një shembull të paprecedent korrupioni, deputeti demokrat Olldashi ka paraqitur dje fakte konkrete nga faturat e tatimeve shtetërore që i shkojnë Agron Dukës për firmën e tij të vezëve e që e nxjerrin atë njeri të biznesit të vogël, të barazvlefshëm me një kioskë të rëndomtë në Tiranë. Sipas deputetit Olldashi, kjo vlerë e derdhur në arkat e shtetit nga firma që ka në pronësi ministri Duka, është e barabartë "me tatimin që paguan kioska më e humbur në kryeqytet." "Ndërkohë që firma e z.Duka, u shpreh Olldashi, është një nga firmat më të mëdha në vend. Po sipas këtij dokumenti, në bazë të tatimeve që paguan firma e ministrit, del që fitimi i saj vjetor, nuk mund ta kalonte pragun e 4 mijë dollarëve". Duke shfrytëzuar edhe autotransparencën e ministrit Duka, i cili ka deklaruar se disponon një pasuri prej më shumë se 20 milionë dollarësh, deputeti Olldashi përllogariti se me një fitim prej 4 mijë dollarësh në vit, këtij ministri i duhen të paktën 5000 vjet për të arritur pasurinë që ka deklaruar. Faktet dolën dje në Kuvend, gjatë interpelancës që kishin kërkuar deputetët e opozitës, në lidhje me nenin 103 të "Ligjit për Konfliktin e Interesit" i cili është shkelur me të dyja këmbët prej kryeministrit Nano. <span style="font-weight: bold">Deputeti i Partisë Demokratike z.Sokol Olldashi, gjatë fjalimit të tij paraqiti një dokument të siguruar në drejtorinë e tatim-taksave, në bazë të cilit publikohej se firma "AIBA", me pronar shtetasin Agron Duka, tatohej nga shteti në një vlerë prej rreth 1 milion e 900 mijë lekësh të vjetra. </span> Publikimi i këtij dokumenti nga opozita përbën një provë të vërtetë, e cila fakton katërcipërisht se, në Shqipëri, abuzimet janë alarmante, por ky dokument është edhe tregues i një konflikti të mirëfilltë interesi, ku në Shqipëri, një ministër biznesmen, bëhet simbol i evazionit fiskal, duke varfëruar çdo vit e më shumë arkat e shtetit.