Per Tiranen

Per Tiranen

Cuna dhe goca,

Cfare mendoni per kete shkrimin qe eshte botuar tek gazeta JAVA ne Prishtine ne numrin e fundit:

Kryeqyteti i Shëmtimit

Ardian Ndreca

Tirana m’âsht dukë gjithmonë kryeqyteti i shëmtimit. Ndoshta shumëkush kishte me m’dhânë të drejtë po të kishe thanë se nuk âsht nji qytet i hijshëm, por jo, une due me ju tregue pse âsht nji qytet i shëmtuem.

Prej 1925 deri në 1939, Zogu e shndërroi Tiranën prej nji katundi oriental qi ishte, në nji qytet mâ të kênun, tue ndërtue shumë vepra të stilit neoklasik (ashtu siç e përtypte klasiken epoka fashiste, mbasi arkitektat vijshin prej Romet). Bâhet fjalë për ndërtime qi edhe sot e kësaj dite munden me u pa si t’paktat qi i japin Tiranës tonin e kryeqytetit. Por edhe privatët ndërtuene vila të kândshme për kah pikëpamja estetike, e me çka tregojnë ata qi kanë banue mbrendë, edhe shumë komode.

Kam lexue në kujtimet e nji ish-mësuesi se, kur në 1945, në nji prej këtyne vilave të konfiskueme shtîne familjen e nji oficeri partizan prej Mallakastret, prindët e këtij ndezshin zjarrmin në mes të odës, mbasi, me të drejtë, ishin mësue e nuk mund të rrijshin pa nji votër ku të shihshin flakën e prushin e gjallë. Nuk kishin si me mendue qi kjo gja mund t’bezdiste fqinjët e tyne në katin e mâposhtëm, mbasi ishte hera e parë qi jetojshin me fqinjët kaq afër. Si gjithë njerëzit e thjeshtë ndiejshin mungësen e natyrës dhe të kafshëve shtëpijake, e nuk mund të zâvendesojshin lopët e delet me nji “kotele” apo me nji “kone” - qi s’i hinte as në sy.

Nejse, Tirana nuk âsht qytet i shëmtuem vetëm pse nuk ka lopë e gomarë nëpër rrugë (?), e këtu nuk mund t’i jap të drejtë plakut nostalgjík prej Mallakastret (âsht vetëm nji rasë qi Mallakastra vjen prej latinishtes mala castrum, pra: log i keq). Por kjo âsht historija jonë, pse siç ka vërejt tash s’fundi nji studiues i censhëm i kulturës shqiptare, bâhej fjalë për njerëz: “të porsazbritur nga stanet e gërxhet e Shqipërisë së Jugut – kishin vendosur t’ia ndërronin faqen qytetërimit shqiptar të kohës së mbretërisë jetëshkurtër të Zogut; dhe pikërisht simbiozës delikate midis orientalizmit të moderuar dhe modernizimit iluministo-romantik”. (A. Vehbiu)

Por tue e lanë m’nji anë iluminizmin e romanticizmin e kohës së Zogut, pse punët kishin me u ndërlikue s’tepërmi, po thona edhe ‘i herë se Tirana âsht nji qytet i shëmtuem – nji qytet kryegarnizon. Ndryshe krejt prej Shkodrës, qi âsht qytet i shkatrruem, por ruen aty këtu gjurmët e nji t’kaluemje të madhe, qi syni i stërvitun i zblon në disa kânde magjike, të cilat po zhduken përherë e mâ shumë. Tirana ruen gjurmët e nji katundi të Shqipnís së Mesme (para 100 vjetsh nuk ka kenë kurrgja tjetër veçse nji katund) ku shartohet orientalja me teknokracinë komuniste, qerpiçi me stilin zhdanovist, te i cili ndërthuret demagogjia e prefabrikateve «monumentale» me planifikimin urbanistik. Arkitektura e kohës së komunizmit, jo për fajin e arkitektave, nuk ka mujtë me i dhânë asnji vlerë shpirtnore banesave shqiptare, qi paraqiten të zymta e dekadente, të mbrapshta e pa sens estetik, të vjetrueme pa u bâ të vjetra.

“O qytet me tulla të kuqe qi qytet nuk je”

Tirana âsht e përbâme prej rrugësh artificiale, gjuha qi flitet âsht aq e përzieme sa tingllon artificiale dhe babilonike, deri para dhetë vjetsh ka pasë edhe nji lagje artificiale (Bllokun e udhëheqjes), edhe ai lum i qelbun qi e përshkon të duket se jeton mâ fort artificialisht prej kontributit të banorve sesa prej ndonji burimi të largët. Mbasandej ka vila italiane, godina ruse, pallate kineze e kulla arabe, e mâ në fund edhe nji liqen artificial ngjyrë baltet.

Tirana âsht e shëmtueme pse nuk ka nji identitet, e bâ me kenë e vërtetë qi kryeqyteti i nji vendi paraqet nji komb, duhet me u ruejt kur t’i thona kujt qi Tirana âsht kryeqyteti ynë. Nji shkrimtar i paraluftës e ka pasë quejt: “O qytet me tulla të kuqe qi qytet nuk je!”

Tashti s’fundi âsht tue u folë për kthimin në identititet, por, ku dojnë me e kthye Tiranen ketë s’e kam marrë vesht? Me kthye në identitet Krujen, Beratin, Gjinokastrën e Korçën kishte me pasë nji kuptim, po Tiranen ku me e çue, në vjetin ’30, apo në në vjetin ‘50? S’ma merr mendja se kthehet në identitet tue e lye me ngjyra të ndezta si me kenë tue lye kaçorre lepujsh apo si me kenë tue u bâ gati për karnevalet e Rio-s. (Mos të keqkuptohena: nuk due me thanë qi kanë bâ keq pse e kanë lye, mbasi ngjyrat e ndezta ndihmojnë me ulë edhe nivelin e stresit).

E keqja mâ e madhe e jona âsht të mësuemit me të mbrapshten.

Tirana (njilloj si pjesa e tjetër e Shqipnís) ta turbullon synin me ato pallatet si koje (krodhe) buket të deformueme prej lagshtinet, të brejtuna prej hallesh e të mykuna prej pakujdésit, ndërtesa qi duken si me kenë shêjat rrugore qi të çojnë drejt ferrit. E nuk janë tjetër veçse shêjat e fitores së marrís në luftën e saj me Natyren. Janë ndërtesa qi duken si anije qi po kalben në shí, tue marrë kështu përditë e mâ fort ngjyren e dheut, ngjyren anonime të tokës qi i përpîn në çdo moment, pallate qi janë kthye në nji parking shpirtnash, i cili i paraprîn nji parkingu tjetër të përhershëm diku nepër kodrat përreth.

Përshtypja qi të len âsht ajo e nji qyteti zhelesh, të veshun si për ditë festet, si nji njerkë e vrazhdë qi ka uzurpue vendin e Nanës Natyrë.

Janë të papranueshme ato forma pallatesh qi duken si arkivola vertikal me 40 dritare prej kah mâ fort se me depërtue drita, del jashtë tafti e atyne qi t’vdekun jetojnë mbrendë. Banesa të kopjueme prej modelesh anonime të marruna prej Uraleve deri në Kamçatka siç vëren A. Vehbiu.

Përsipër, tarracat e papërdorshme filtrojnë me besnikí shiun. Tarracat janë nji shêj tjetër i mungesës së lirisë, e cila shprehet te sulmi i hijshëm qi nji çatì e kuqe ndërmerr drejt qiellit. Në çdo detaj të atyne ndërtesa ndihet mungesa e simbolizmit, mbasi gjithçka âsht plazmue brutalisht prej nji vullneti qi estetiken e ka pa, me të drejtë, si anmiken numër nji të materializmit.

Po punimet qi kanë bâ vjetët e fundit në kryeqytet? Kanë mbërrit me e kthye në nji plakë e lyeme qi s’ka njohtë kurrë çasa lavdijet, por âsht mjaftue me u marrë nën stjetull vetëm prej burrave të vejë.

Mâ s’parit po hamë, mbasandej po merrena me kopalla

Nji kapitull në vete janë vilat e pasanikëve të rí, të cilët, shì pse janë të rí si pasanikë, kanë mujtë me grumbullue me ngut nji farë pasunijet por s’kanë mujtë me mbërrit atë për të cilën duhet nji jetë e tanë: kulturen. Atëherë të kapë syni në mes të qyteteve tona: kulla alpine, chalets zvicerane, vila surrealiste me balkone jo-funksionale, qi duken herë si xhepa kangurësh e herë si tenxhere me presion, sheh shtëpija qi kanë marrë diçka prej pagodave e diçka prej klubeve të katundeve, të dalin përpara vila ku alumini, çementoja, hekuri e xhamat e errët janë kombinue keqas me drunin e qarrit e të gështejës. Shihen aty këtu deri edhe arritjet mâ të fundit të teatrit absurd: kulla alpine të lyeme si shtëpijat e kasabave të Marokut, nji bardhësí e përftueme me gelqere të shueme keq qi çohet leskra leskra, aq sa me t’u duk shtëpija si me i pasë ra gërbula (lebra).

Atëherë çka mbetë me bâ?

Po pse nuk ndërtojnë shtëpija tradicionale shqiptare, ose vila e pallate qi mos ta kenë mâ atë epitetin e mnershëm: popullore. A s’mund të ndërtohen shtëpija jo-popullore, shtëpija të banueshme, thjesht shqiptare: në Korçë shtëpija korçare, në Berat e në Gjinokastër shtëpijat e tyne karakteristike, në Krujë të vetat e kështu me rend.

Edhe pse, na ka pasë mbytë kjo «popullorja»: dikur partija popullore, mbasandej kuvendi popullor, teatri popullor, artistat e popullit, herojt e popullit, anmiqt e popullit, shtëpijat e popullit.... a të fillojmë njiherë me pasë kuvende, teatra, artista, heroj, anmiq e deri edhe shtëpija qi të jenë thjesht të tillë, pa atë adjektivin “popullor”, qi nuk shpreh asgja por vetëm largon prej kuptimit real. Kush e ka thanë se nji artist duhet me i përkitë tanë popullit, apo nji anmik duhet me kenë anmiku i tanë popullit? Këto janë idena totalitariste qi sot nuk shkojnë mâ, pse për me i përkitë tanë popullit duhet me pasë hi në përjetsí, në amshim, aty ku koha nuk vepron mâ, e kjo gja nuk mundet endé me u thanë për kohën tonë, e cila ka vetëm nji çansim (définition): âsht kohë dekadencet. T’i braktisim vizionet pan-komuniste qi dojshin me e pa at’ regjim sub specie aeternitatis, të paluejtshëm, dogmatik e t’pazâvendsueshëm në sterilititin e vet, edhe urbanistik.

Akragantinët (banorët e Agrigentum) shkruente Empedokli: ndërtojshin shtëpija e tempuj a thue se s’kishin me vdekë kurrë, e hajshin a thue se kishin me vdekë të nesërmen. Edhe qytetet tona të mbushuna me klube (çfarë shtrembnimit i kena bâ kësaj fjalë!), akshihane, qebabtore e paçaxhihane të modave të ndryshme, të japin përshtypjen qi shqiptarët duen me rekuperue kohën e talonave e të triskave, a thue se kanë frikë se po japin shpirt unshëm, kurse tempuj për me mbetë në historí nuk kam pa askund! Por antikët kanë thanë: primum vivere deinde philosophari – çka shqip tingëllon: mâ s’parit po hamë, mbasandej po merrena me kopalla.
 

manga

Primus registratum
Re: Per Tiranen

paj, sinqerisht e pyeta blendin, sepse shkrimet e tij po m'dalin t'shifrueme: me nji ane thote qi kjo asht pjese e konspiracionit t'kosoves vs. tirones (think future - albania reloaded /pf/images/graemlins/wink.gif ), e n'anen tjeter po thote qi asni kosovare, asnji per fare s'fol kaq keq per tironen...tash, m'keni habite me t'madhe, e sheh edhe vet, vazhdimisht jam tuj pyte. e, pytja n'rradhe asht: kush jane bartsit e konspiracionit albania reloaded...
 

bengu

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Cfare ti besh, ka njerez ketu qe duhet ti tregojne nga disa fytyra, per hir te postit...

Pervec sharjeve qe nuk shpiejne askund, nuk shoh gje tjeter ne kete teme...
 

manga

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Fillimisht postuar nga BENG:
Pervec sharjeve qe nuk shpiejne askund, nuk shoh gje tjeter ne kete teme...
so, if i may kindly ask you and the other who don't see anything in this thread (e une e shoh nji chjerrje t'poshter kunder kosoves): why the fuck do you post here? nobody was dying for your saying...
ma merr mendja qi s'kam kene shume i kulturuem e i emancipuem per kullturen tironse qi e diftuet deri m'njitash, por meqi veq u shpalla kosovar-arrogant-zhyllan-mjeran-konspirator, who gives a fuck anymore anyway...
 

manga

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Fillimisht postuar nga BENG:
[qb] Une shpreha kulture tironse?!?!

OK... [/qb]
more, qi ti s'shpreh jo veq kulture tironse, por asnjifare kulture, moti t'kam kallxue...edhe vet je shprehe diku qi ti je i painkuadruem, as me shqipni e as me kosove, edhe kto probleme jane tonat, s'jane tujat - ti mbahu me lvizjen e naserit e nehruse...btw, per ty asht pytja: kush asht ka pjerdh per mendimin tand? ajo kulltura ishte per ata qi pretendojne me pase...
 

bengu

Primus registratum
Re: Per Tiranen

O mange, qe u ktheve edhe pse na the lamtumire njehere, kur ti mi the ato qe mi ke thane, edhe une ti pata thane do gjana qe nje psikiater i thjeshte ti kishte thane me e pase vizitue. Ti je nje njeri i smute qe nuk di me fol me aske ne ate qe shumica e njerezve e quajne bote reale, e vjen ketu na thin koqet neve, duke e mbajt veten te paprekshem. Une keto i pata, e ti pirdh tan kohen se gjana tjera nuk je ka ban...


Le ta mbylle kete teme ndonje moderator, se eshte ashtu sic thash ne fillim, turp i madh per te gjithe shqiptaret...
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Fillimisht postuar nga cemi:
per ty asht pytja: kush asht ka pjerdh per mendimin tand? ajo kulltura ishte per ata qi pretendojne me pase... [/QB]
Dhe dmth kjo eshte kultura kosovare?

Persa i perket "shemtimit" te Tiranes jeni kontribues dhe JUVE fale asaj gropes se lene ne mes Tiranes nga nje bashkekombesi JUAJ.Nuk e di cfare ju ka bere Tirana qe te kapeni me te.

Ti deshe te degjosh gjera per Tiranen, athere: eshte qyteti qe edhe po te ish i teri nje rrenoje perseri do kisha emocione kur te kthehesha aty, qe te me rrihte zemra kaq fort vetem me idene qe po shkel dheun e ketij qyteti. Eshte qyteti ku kam kujtime femijerie ku kam kujtime adoleshence, ku kam prinderit, ku kam familjen, prej ku jam krenare te jem. Shume gjera nga to qe ke permendur zotrote pastaj jane teper te parendsishme per mua.

Ju vazhdoni mbushni Prishtinen me "coolerat" tuaj e me kerkimin per ndryshim te shqipes "letrare" e bertisni per kete e shume gjera te ngjajshme tek Java, se ne aq na ben.E nderkohe vazhdoni kerkimin e identitetit si komb, and answers to questions like where do you belong :confused: , whilst we make our country a better place.
 

McByrek

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Cem, ti ndonese mundohesh te na lesh te kuptojme se je neutral ndaj diarré-së morfologjike te Adrian Ndreces, kuterbon qe atje tutje se te eksiton ideja e venies perfund te qytetit me te madh shqipfoles, krenarise dhe zemres se kombit. Ty te eksiton ideja se Tirana mund te poshterohet, ashtu sic eksitohet nje maniak seksual kur mendon se mund te perdhose nje moviestar.
Do ta dish pse e duam ne Tiranen, ti maniak me deficienca linguistike qe ndjehesh inferior ngaqe s'flet dot rrjedhshem gjuhen letrare (per te folur ate, ne te gjithe kemi sakrifikuar dicka nga dialektet tona). Ne e duam ate sepse ajo me teresine saj te banoreve te mbledhur nga e gjithe Shqiperia, eshte misherimi i zhdukjes se kufijve katundareske dhe krahinore- se pari ne dialekte- dhe eshte qendra administrative e shtetit tone dhe e gjuhes sone zyrtare. Kjo eshte nje nga arsyet pse juve ju vret syte Tirana.
Do ta dish ti pse e duam tjeter ne Tiranen? Sepse ka nje histori te madhe heroike rezistence, ashtu si shumica e qyteteve te tjera te Shqiperise se gjymtuar. Thuajse te gjitha lokalitetet e aferta me te kane keshtjella ku eshte derdhur gjak per te mbrojtur vendin. Me thuaj ti, c'keshtjelle ka prane Prishtina? Kush tjeter pervec princ Llazar Hrebreljanovicit e ka mbrojtur ate nga turqit?
Do ta dish ti pse e duam ne Tiranen? Sepse eshte vetem 30 minuta larg nga deti Adriatik dhe vetem 20 minuta larg nga bora e Dajtit.
Do ta dish ti pse e duam ne tjeter Tiranen? Sepse plani i saj i pare urbanistik eshte hartuar nga arkitektet me te mire italiane te kohes; (me bene veshet mua, apo ishe ti qe e levdoje Ardian Ndrecen se ndodhej ne Rome, ne "vreshtin" me te mire arkitektonik te botes?). E pra, te njejtet vreshtare me te mire te botes kane ideuar Tiranen. Me thuaj ti mua, cili Brankoviç serb apo Mahmud turk e ka konceptuar Prishtinen?
Do ta dish ti pse nuk e leme ne te perdhoset Tirana nga secili femije qe i duket bukur kur shkakton kaos? Sepse eshte kryeqendra artistike-kulturore-arsimore mbareshqiptare. Me 87 shkolla tetevjecare, 53 shkolla te mesme, kater universitete dhe me nje numer total prej rreth 70-80 mije nxenesish dhe studentesh. Sepse eshte nje qytet ku ka jete te dendur artistike dhe kulturore. Ku jeta nuk pushon kurre as naten ne lokalet, pub-et dhe night club-et e saj. Ku thuajse perdite ka shfaqje te reja opere, baleti, ekspozita te panumerta pikture dhe artesh te tjera figurative. Sepse aty zhvillohet festivali me i madh i muzikes se lehte. Sepse aty ndodhet stadiumi kombetar, muzeu kombetar, galeria kombetare e arteve. Se eshte qyteti ku derdhin mjeshterine e tyre shumica e shkrimtareve me te njohur te kombit (perfshi Ismail Kadarene qe eshte kthyer se fundi nga Parisi), sepse ka nje mori shtepish botuese dhe ka nje mesatare prej 400 titujsh te rinj librash ne vit. Ne e duam kryeqytetin tone sepse aty botohen te pakten 30 gazeta te perditshme, revista, ka me dhjetera televizione, radio, ndermarrje private te prodhimit, te eksportit, klubet me te mira te futbollit, ajka e trurit te kombit. Tirana eshte kryeqyteti i ndryshimeve te vrullshme sociale, i memories sone politike, i cmendurise apo mencurise se burrave te shtetit, i revolucioneve, protestave neper sheshe, rrezimit te monumenteve per te ngritur idhuj te rinj, si dhe kryeqyteti i debatit te nivelit me te larte intelektual ne gjuhen shqipe sot per sot. Tirana eshte qyteti me tashme afro 1 milione banore ku ashtu si te mirat edhe te keqiat jane te permasave te medha, por kjo na ben ne qe ta duam ate po ne permasa kolosale. Tirana eshte Amerika jone, per vete faktin se thuajse te gjithe ne kemi origjina te ndryshme, por te gjithe ne jemi tiranas sepse te gjithe kemi dhene dicka per lavdine dhe madheshtine e Tiranes.
Tirana eshte qyteti i ndryshimeve gjigandeske, qyteti i shumekatesheve te reja, i rrugeve te gjera, i Bulevardit "Deshmoret e Kombit", eshte zemra e atdheut, qyteti per te cilin shtrydhen mendjet me te mprehta te kombit (perfshire edhe intelektuale te shkelqyer si Edi Rama etj), qe jane vene ne krye te transformimit te saj.
Une mund te te shkruaj pa fund ketu arsye pse e duam ne Tiranen (pa folur per arsyet personale, sepse secili prej nesh ka historite e tij sentimentale te lidhura me rruget, shtepite, klubet, parqet, rrugicat dhe oborret e pallateve te ketij qyteti). Megjithate jam i bindur se ti prape nuk ke per t'u bindur dhe ne as qe marrim mundimin te te bindim ty, sepse ti je nje rast i pashprese, nje tumor malinj, nje rast vdekjeje klinike e logjikes njerezore dhe kombetare. Nese as kaq shume germa dhe fjali nuk te bindin ty dhe nuk sherbejne si nje pergjigje ndaj mistrecit Ndrec dhe mistreceve te tjere si ai, atehere, who cares? Ne jemi ketu ne Tirane dhe nqs ti apo ndonje tjeter mendon se nuk kemi arsye te bollshme per ta bere kete, vazhdo eksitohu me iluzionet e tua.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Per Tiranen

Ty te lumshin duret me ate qe shkruajte.
Besoj qe te ka marre kohe dhe ke pase durim por edhe po nuk e futen ne mendje qe Tirana eshte kryeqendra (kryeqender pa shka* dhe shkina*) me e madhe e shqiptarve mbare trojeve shqiptare, as kane per te ditur ndonjehere cfar do te thote shqiptarizem.

Per ata qe nuk e dine, shka & shkina=serbe
 

bengu

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Mos hyn shume thelle ne ate punen e shkijeve e shkinave se mundet me dale pune dallash...
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Per Tiranen

Bengo ti leme politikanet.
Neper rruget e qytetit flitet shqip me duket, te ecesh neper rruge nuk te shikon njeri shtrember pse je shqiptare, te hysh neper bare e pub-e nuk te pengon njeri pse je shqiptare, neper shkolla mesohet vetem shqip(+ gjuhe nderkombtare si ang. fre. gjer.), megjithse ti e kuptove cfar dua te them.
 

bengu

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Gjithashtu edhe ne Prishtine e Prizren. E nese ne Shkup, Ulqin e Janine degjon edhe gjuhe tjeter pervec shqipes, atehere nuk duhet ti sulmosh shqiptaret qe jetojne aty, po te luftosh se bashku me ta gezuar te njejten liri si ne Tirane.

Spo kuptoj pse nuk po mbyllet tema.
 

assassino26

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Fillimisht postuar nga McByrek:
[qb] Cem, ti ndonese mundohesh te na lesh te kuptojme se je neutral ndaj diarré-së morfologjike te Adrian Ndreces, kuterbon qe atje tutje se te eksiton ideja e venies perfund te qytetit me te madh shqipfoles, krenarise dhe zemres se kombit. Ty te eksiton ideja se Tirana mund te poshterohet, ashtu sic eksitohet nje maniak seksual kur mendon se mund te perdhose nje moviestar.
Do ta dish pse e duam ne Tiranen, ti maniak me deficienca linguistike qe ndjehesh inferior ngaqe s'flet dot rrjedhshem gjuhen letrare (per te folur ate, ne te gjithe kemi sakrifikuar dicka nga dialektet tona). Ne e duam ate sepse ajo me teresine saj te banoreve te mbledhur nga e gjithe Shqiperia, eshte misherimi i zhdukjes se kufijve katundareske dhe krahinore- se pari ne dialekte- dhe eshte qendra administrative e shtetit tone dhe e gjuhes sone zyrtare. Kjo eshte nje nga arsyet pse juve ju vret syte Tirana.
Do ta dish ti pse e duam tjeter ne Tiranen? Sepse ka nje histori te madhe heroike rezistence, ashtu si shumica e qyteteve te tjera te Shqiperise se gjymtuar. Thuajse te gjitha lokalitetet e aferta me te kane keshtjella ku eshte derdhur gjak per te mbrojtur vendin. Me thuaj ti, c'keshtjelle ka prane Prishtina? Kush tjeter pervec princ Llazar Hrebreljanovicit e ka mbrojtur ate nga turqit?
Do ta dish ti pse e duam ne Tiranen? Sepse eshte vetem 30 minuta larg nga deti Adriatik dhe vetem 20 minuta larg nga bora e Dajtit.
Do ta dish ti pse e duam ne tjeter Tiranen? Sepse plani i saj i pare urbanistik eshte hartuar nga arkitektet me te mire italiane te kohes; (me bene veshet mua, apo ishe ti qe e levdoje Ardian Ndrecen se ndodhej ne Rome, ne "vreshtin" me te mire arkitektonik te botes?). E pra, te njejtet vreshtare me te mire te botes kane ideuar Tiranen. Me thuaj ti mua, cili Brankoviç serb apo Mahmud turk e ka konceptuar Prishtinen?
Do ta dish ti pse nuk e leme ne te perdhoset Tirana nga secili femije qe i duket bukur kur shkakton kaos? Sepse eshte kryeqendra artistike-kulturore-arsimore mbareshqiptare. Me 87 shkolla tetevjecare, 53 shkolla te mesme, kater universitete dhe me nje numer total prej rreth 70-80 mije nxenesish dhe studentesh. Sepse eshte nje qytet ku ka jete te dendur artistike dhe kulturore. Ku jeta nuk pushon kurre as naten ne lokalet, pub-et dhe night club-et e saj. Ku thuajse perdite ka shfaqje te reja opere, baleti, ekspozita te panumerta pikture dhe artesh te tjera figurative. Sepse aty zhvillohet festivali me i madh i muzikes se lehte. Sepse aty ndodhet stadiumi kombetar, muzeu kombetar, galeria kombetare e arteve. Se eshte qyteti ku derdhin mjeshterine e tyre shumica e shkrimtareve me te njohur te kombit (perfshi Ismail Kadarene qe eshte kthyer se fundi nga Parisi), sepse ka nje mori shtepish botuese dhe ka nje mesatare prej 400 titujsh te rinj librash ne vit. Ne e duam kryeqytetin tone sepse aty botohen te pakten 30 gazeta te perditshme, revista, ka me dhjetera televizione, radio, ndermarrje private te prodhimit, te eksportit, klubet me te mira te futbollit, ajka e trurit te kombit. Tirana eshte kryeqyteti i ndryshimeve te vrullshme sociale, i memories sone politike, i cmendurise apo mencurise se burrave te shtetit, i revolucioneve, protestave neper sheshe, rrezimit te monumenteve per te ngritur idhuj te rinj, si dhe kryeqyteti i debatit te nivelit me te larte intelektual ne gjuhen shqipe sot per sot. Tirana eshte qyteti me tashme afro 1 milione banore ku ashtu si te mirat edhe te keqiat jane te permasave te medha, por kjo na ben ne qe ta duam ate po ne permasa kolosale. Tirana eshte Amerika jone, per vete faktin se thuajse te gjithe ne kemi origjina te ndryshme, por te gjithe ne jemi tiranas sepse te gjithe kemi dhene dicka per lavdine dhe madheshtine e Tiranes.
Tirana eshte qyteti i ndryshimeve gjigandeske, qyteti i shumekatesheve te reja, i rrugeve te gjera, i Bulevardit "Deshmoret e Kombit", eshte zemra e atdheut, qyteti per te cilin shtrydhen mendjet me te mprehta te kombit (perfshire edhe intelektuale te shkelqyer si Edi Rama etj), qe jane vene ne krye te transformimit te saj.
Une mund te te shkruaj pa fund ketu arsye pse e duam ne Tiranen (pa folur per arsyet personale, sepse secili prej nesh ka historite e tij sentimentale te lidhura me rruget, shtepite, klubet, parqet, rrugicat dhe oborret e pallateve te ketij qyteti). Megjithate jam i bindur se ti prape nuk ke per t'u bindur dhe ne as qe marrim mundimin te te bindim ty, sepse ti je nje rast i pashprese, nje tumor malinj, nje rast vdekjeje klinike e logjikes njerezore dhe kombetare. Nese as kaq shume germa dhe fjali nuk te bindin ty dhe nuk sherbejne si nje pergjigje ndaj mistrecit Ndrec dhe mistreceve te tjere si ai, atehere, who cares? Ne jemi ketu ne Tirane dhe nqs ti apo ndonje tjeter mendon se nuk kemi arsye te bollshme per ta bere kete, vazhdo eksitohu me iluzionet e tua. [/qb]
Te lumshin duart cuno.Eshte pergjigjja me egzakte ne gjithe kete teme.
 
Top