Per Tiranen

Per Tiranen

Cuna dhe goca,

Cfare mendoni per kete shkrimin qe eshte botuar tek gazeta JAVA ne Prishtine ne numrin e fundit:

Kryeqyteti i Shëmtimit

Ardian Ndreca

Tirana m’âsht dukë gjithmonë kryeqyteti i shëmtimit. Ndoshta shumëkush kishte me m’dhânë të drejtë po të kishe thanë se nuk âsht nji qytet i hijshëm, por jo, une due me ju tregue pse âsht nji qytet i shëmtuem.

Prej 1925 deri në 1939, Zogu e shndërroi Tiranën prej nji katundi oriental qi ishte, në nji qytet mâ të kênun, tue ndërtue shumë vepra të stilit neoklasik (ashtu siç e përtypte klasiken epoka fashiste, mbasi arkitektat vijshin prej Romet). Bâhet fjalë për ndërtime qi edhe sot e kësaj dite munden me u pa si t’paktat qi i japin Tiranës tonin e kryeqytetit. Por edhe privatët ndërtuene vila të kândshme për kah pikëpamja estetike, e me çka tregojnë ata qi kanë banue mbrendë, edhe shumë komode.

Kam lexue në kujtimet e nji ish-mësuesi se, kur në 1945, në nji prej këtyne vilave të konfiskueme shtîne familjen e nji oficeri partizan prej Mallakastret, prindët e këtij ndezshin zjarrmin në mes të odës, mbasi, me të drejtë, ishin mësue e nuk mund të rrijshin pa nji votër ku të shihshin flakën e prushin e gjallë. Nuk kishin si me mendue qi kjo gja mund t’bezdiste fqinjët e tyne në katin e mâposhtëm, mbasi ishte hera e parë qi jetojshin me fqinjët kaq afër. Si gjithë njerëzit e thjeshtë ndiejshin mungësen e natyrës dhe të kafshëve shtëpijake, e nuk mund të zâvendesojshin lopët e delet me nji “kotele” apo me nji “kone” - qi s’i hinte as në sy.

Nejse, Tirana nuk âsht qytet i shëmtuem vetëm pse nuk ka lopë e gomarë nëpër rrugë (?), e këtu nuk mund t’i jap të drejtë plakut nostalgjík prej Mallakastret (âsht vetëm nji rasë qi Mallakastra vjen prej latinishtes mala castrum, pra: log i keq). Por kjo âsht historija jonë, pse siç ka vërejt tash s’fundi nji studiues i censhëm i kulturës shqiptare, bâhej fjalë për njerëz: “të porsazbritur nga stanet e gërxhet e Shqipërisë së Jugut – kishin vendosur t’ia ndërronin faqen qytetërimit shqiptar të kohës së mbretërisë jetëshkurtër të Zogut; dhe pikërisht simbiozës delikate midis orientalizmit të moderuar dhe modernizimit iluministo-romantik”. (A. Vehbiu)

Por tue e lanë m’nji anë iluminizmin e romanticizmin e kohës së Zogut, pse punët kishin me u ndërlikue s’tepërmi, po thona edhe ‘i herë se Tirana âsht nji qytet i shëmtuem – nji qytet kryegarnizon. Ndryshe krejt prej Shkodrës, qi âsht qytet i shkatrruem, por ruen aty këtu gjurmët e nji t’kaluemje të madhe, qi syni i stërvitun i zblon në disa kânde magjike, të cilat po zhduken përherë e mâ shumë. Tirana ruen gjurmët e nji katundi të Shqipnís së Mesme (para 100 vjetsh nuk ka kenë kurrgja tjetër veçse nji katund) ku shartohet orientalja me teknokracinë komuniste, qerpiçi me stilin zhdanovist, te i cili ndërthuret demagogjia e prefabrikateve «monumentale» me planifikimin urbanistik. Arkitektura e kohës së komunizmit, jo për fajin e arkitektave, nuk ka mujtë me i dhânë asnji vlerë shpirtnore banesave shqiptare, qi paraqiten të zymta e dekadente, të mbrapshta e pa sens estetik, të vjetrueme pa u bâ të vjetra.

“O qytet me tulla të kuqe qi qytet nuk je”

Tirana âsht e përbâme prej rrugësh artificiale, gjuha qi flitet âsht aq e përzieme sa tingllon artificiale dhe babilonike, deri para dhetë vjetsh ka pasë edhe nji lagje artificiale (Bllokun e udhëheqjes), edhe ai lum i qelbun qi e përshkon të duket se jeton mâ fort artificialisht prej kontributit të banorve sesa prej ndonji burimi të largët. Mbasandej ka vila italiane, godina ruse, pallate kineze e kulla arabe, e mâ në fund edhe nji liqen artificial ngjyrë baltet.

Tirana âsht e shëmtueme pse nuk ka nji identitet, e bâ me kenë e vërtetë qi kryeqyteti i nji vendi paraqet nji komb, duhet me u ruejt kur t’i thona kujt qi Tirana âsht kryeqyteti ynë. Nji shkrimtar i paraluftës e ka pasë quejt: “O qytet me tulla të kuqe qi qytet nuk je!”

Tashti s’fundi âsht tue u folë për kthimin në identititet, por, ku dojnë me e kthye Tiranen ketë s’e kam marrë vesht? Me kthye në identitet Krujen, Beratin, Gjinokastrën e Korçën kishte me pasë nji kuptim, po Tiranen ku me e çue, në vjetin ’30, apo në në vjetin ‘50? S’ma merr mendja se kthehet në identitet tue e lye me ngjyra të ndezta si me kenë tue lye kaçorre lepujsh apo si me kenë tue u bâ gati për karnevalet e Rio-s. (Mos të keqkuptohena: nuk due me thanë qi kanë bâ keq pse e kanë lye, mbasi ngjyrat e ndezta ndihmojnë me ulë edhe nivelin e stresit).

E keqja mâ e madhe e jona âsht të mësuemit me të mbrapshten.

Tirana (njilloj si pjesa e tjetër e Shqipnís) ta turbullon synin me ato pallatet si koje (krodhe) buket të deformueme prej lagshtinet, të brejtuna prej hallesh e të mykuna prej pakujdésit, ndërtesa qi duken si me kenë shêjat rrugore qi të çojnë drejt ferrit. E nuk janë tjetër veçse shêjat e fitores së marrís në luftën e saj me Natyren. Janë ndërtesa qi duken si anije qi po kalben në shí, tue marrë kështu përditë e mâ fort ngjyren e dheut, ngjyren anonime të tokës qi i përpîn në çdo moment, pallate qi janë kthye në nji parking shpirtnash, i cili i paraprîn nji parkingu tjetër të përhershëm diku nepër kodrat përreth.

Përshtypja qi të len âsht ajo e nji qyteti zhelesh, të veshun si për ditë festet, si nji njerkë e vrazhdë qi ka uzurpue vendin e Nanës Natyrë.

Janë të papranueshme ato forma pallatesh qi duken si arkivola vertikal me 40 dritare prej kah mâ fort se me depërtue drita, del jashtë tafti e atyne qi t’vdekun jetojnë mbrendë. Banesa të kopjueme prej modelesh anonime të marruna prej Uraleve deri në Kamçatka siç vëren A. Vehbiu.

Përsipër, tarracat e papërdorshme filtrojnë me besnikí shiun. Tarracat janë nji shêj tjetër i mungesës së lirisë, e cila shprehet te sulmi i hijshëm qi nji çatì e kuqe ndërmerr drejt qiellit. Në çdo detaj të atyne ndërtesa ndihet mungesa e simbolizmit, mbasi gjithçka âsht plazmue brutalisht prej nji vullneti qi estetiken e ka pa, me të drejtë, si anmiken numër nji të materializmit.

Po punimet qi kanë bâ vjetët e fundit në kryeqytet? Kanë mbërrit me e kthye në nji plakë e lyeme qi s’ka njohtë kurrë çasa lavdijet, por âsht mjaftue me u marrë nën stjetull vetëm prej burrave të vejë.

Mâ s’parit po hamë, mbasandej po merrena me kopalla

Nji kapitull në vete janë vilat e pasanikëve të rí, të cilët, shì pse janë të rí si pasanikë, kanë mujtë me grumbullue me ngut nji farë pasunijet por s’kanë mujtë me mbërrit atë për të cilën duhet nji jetë e tanë: kulturen. Atëherë të kapë syni në mes të qyteteve tona: kulla alpine, chalets zvicerane, vila surrealiste me balkone jo-funksionale, qi duken herë si xhepa kangurësh e herë si tenxhere me presion, sheh shtëpija qi kanë marrë diçka prej pagodave e diçka prej klubeve të katundeve, të dalin përpara vila ku alumini, çementoja, hekuri e xhamat e errët janë kombinue keqas me drunin e qarrit e të gështejës. Shihen aty këtu deri edhe arritjet mâ të fundit të teatrit absurd: kulla alpine të lyeme si shtëpijat e kasabave të Marokut, nji bardhësí e përftueme me gelqere të shueme keq qi çohet leskra leskra, aq sa me t’u duk shtëpija si me i pasë ra gërbula (lebra).

Atëherë çka mbetë me bâ?

Po pse nuk ndërtojnë shtëpija tradicionale shqiptare, ose vila e pallate qi mos ta kenë mâ atë epitetin e mnershëm: popullore. A s’mund të ndërtohen shtëpija jo-popullore, shtëpija të banueshme, thjesht shqiptare: në Korçë shtëpija korçare, në Berat e në Gjinokastër shtëpijat e tyne karakteristike, në Krujë të vetat e kështu me rend.

Edhe pse, na ka pasë mbytë kjo «popullorja»: dikur partija popullore, mbasandej kuvendi popullor, teatri popullor, artistat e popullit, herojt e popullit, anmiqt e popullit, shtëpijat e popullit.... a të fillojmë njiherë me pasë kuvende, teatra, artista, heroj, anmiq e deri edhe shtëpija qi të jenë thjesht të tillë, pa atë adjektivin “popullor”, qi nuk shpreh asgja por vetëm largon prej kuptimit real. Kush e ka thanë se nji artist duhet me i përkitë tanë popullit, apo nji anmik duhet me kenë anmiku i tanë popullit? Këto janë idena totalitariste qi sot nuk shkojnë mâ, pse për me i përkitë tanë popullit duhet me pasë hi në përjetsí, në amshim, aty ku koha nuk vepron mâ, e kjo gja nuk mundet endé me u thanë për kohën tonë, e cila ka vetëm nji çansim (définition): âsht kohë dekadencet. T’i braktisim vizionet pan-komuniste qi dojshin me e pa at’ regjim sub specie aeternitatis, të paluejtshëm, dogmatik e t’pazâvendsueshëm në sterilititin e vet, edhe urbanistik.

Akragantinët (banorët e Agrigentum) shkruente Empedokli: ndërtojshin shtëpija e tempuj a thue se s’kishin me vdekë kurrë, e hajshin a thue se kishin me vdekë të nesërmen. Edhe qytetet tona të mbushuna me klube (çfarë shtrembnimit i kena bâ kësaj fjalë!), akshihane, qebabtore e paçaxhihane të modave të ndryshme, të japin përshtypjen qi shqiptarët duen me rekuperue kohën e talonave e të triskave, a thue se kanë frikë se po japin shpirt unshëm, kurse tempuj për me mbetë në historí nuk kam pa askund! Por antikët kanë thanë: primum vivere deinde philosophari – çka shqip tingëllon: mâ s’parit po hamë, mbasandej po merrena me kopalla.
 

Eni Lika

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Djali te mos e kruj shume me Tiranen, se ajo eshte si eshte, eshte e jona dhe eshte si shpirt. Djali vetem po te mos jete shqiptar mund te flase ne kete menyre, sepse po ta dinte se çdo te thote komunizem 50 vjeçar dhe levizje e lire e fshatarsise qe e ka mbytur Tiranen kohet e fundit, atehere do ta kuptoje.
 

Prozator

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Siç duket ky miku, s'i ka marrë parasysh këto çështje dhe të tjera të rëndësishme. Pse thua mund ta ketë bërë këtë?
 

safe

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Kur bene nje nder mos e kujto se zere se nuk e ke bere fare mgjth me duket se ai harron se keto shtepi te pista dhe te shemtuara,kjo Tirane e shpifur i priti kur filloj lufta .Po gusto eshte si mosmirnjohja o e ke o se ke.
 

u74

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Shkrimi eshte shume tendencioze,dhe qe nga titulli qe atori i ka vene ketije shkrimi shihet edhe paragjykimi qe ai ka per tiranen dhe te gjithe shqipetaret e Shqiperise Londineze.

Gjate artikullit autori eshte munduar te paraqitet sikur po i analizon ne menyre te sinqerte disa fakte mbi historine arkitektonike te Tiranes dhe disa qyteteve te tjera shqiptare si gjate kohes se Zogut,Komunizmit dhe kohes aktule qe po jetojme ne sote .

Por ketyre fakteve ua ka humbur vleren duke i vene ne sherbim te analizes se tije shume te pasinqerte dhe tendencioze.Tendencat e artikullshkruesit ne Prishtine jane te drejtuara jo vetem kundr arkitektures ne Shqiperi,por me nje lidhje dinake edhe kunder gjithe shqipetareve ne Shqiperi(!).

Tipa si artikullshkrusi (ne Prishtine) nuk i hyjne ne pune as Shqiperise dhe as Kosoves.
Haram i qofte edhe ky 5 minutesh qe ia kushtova ne kete postim timin!

Shpresoj qe nuk me keqkupeton hapesi i kesaj teme se une nuk kam asgje kunder tije .Pergjigja ime lidhet vetem me autorin e shkrimit ne Prishtine.
 

Ela_001

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Kosovaret kane nje xhelozi te tepert karshi nesh ne shume aspekte, gje qe e kam rezultuar nga eksperienca ime personale ne jete. Dhe ky artikull vjen nga nje mleff i ngjajshem te cilit i pergjigjem keshtu: Prishtina dhe e tere kosova bashke jane nje fshat gjigantesk me nje mentalitet katastrofik dhe sado vila e automjete te posedojne kurre nuk do arrijne ne nje nivel kuluror me tiransit apo qofte shqiperine ne terese. Me vjen keq ta them por eshte goxha reale. Sido te jete Tirana eshte kryeqyteti i Shqiperise, i asaj Shqiperie qe ata per kaq dekada me ralle kishin enderruar te vizitojne. Mjafton te diskutosh me nje intelektuale tiranse e me nje intelektuale prishtinase per te vene re diferencen per te mos permendur shume detaje te tjera.
 

mostro

Putraku
Re: Per Tiranen

Fillimisht postuar nga Prozator:
[qb]
Kryeqyteti i Shëmtimit
[/qb]
vallai gjate 99kemi pa cfare kemi pa nga keta kosovaret.jo derra se eshte pak,po zhulsat me te trashe qe mund te egzistojne.
eshte si eshte kryeqyteti yne e dime dhe nuk kemi nevoj per ata qurrsa te na e tregojne..
kur 'sja hyni nji here e mire ai serbi ene ti hudhte ne det te gjithe.pisat /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Prozator

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Le te mos nxitohemi dhe te identifikojme autorin e shkrimit dhe gjithe Kosoven.

Por, po sikur autori i ketij shkrimi te jete nga Shqiperia dhe boton ne Kosove, cfare do te mund te thonim ne kete rast?
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Nuk ka shume rendesi kush e ka shkruar, kur, nga ku dhe pse. Duket qe eshte thjesht nje opinion personal gjithmone i bazuar ne perceptimet e ketij djali.

Kryeqytetin mund ta "gjykojne" vetem banoret e vet. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Per Tiranen

Secili ka te drejten e opinionit te tij, e pikerisht ky person ka nje opinion te tille ndaj Tiranes. Por une kam shume te njohur kosovare, kryesisht nga Prishtina, qe kane pare Tiranen dhe me kane thene fjalet shume te mira per te. Vertet pallatet qe u ndertuan ne kohen e komunizmit per te strehuar nje popullsi te madhe qe erdhi nga rrethet nga '44-'50 jane te shemtuara dhe sot te pa mirmbajtura, por kjo nuk mund te mohoje shume ndertesa te bukura, apo pamjen natyrore te qytetit te shtrire ne nje fushe me pamje aq te bukur te malit te Dajtit. Si mund te quhen rruget artificiale? Ku ka pare rruge "natyrale" shkruesi i mesiperm? Apo quan rruget e pyllit rruge "natyrale"? Nejse, nuk dua te kapem me cdo fjali qe ai ka shkruar, por dua te them se opinioni i tij eshte i nje personi dhe nuk perfshin opinionin e pergjithshem te kosovareve apo te shqipetareve. Ndoshta ai vete mund te kete pasur nje eksperience te keqe ne Tirane dhe nuk do ta shohi me sy, ashtu sikur cdo njeri do ndihej si ai po te kishte te njejten gje ndaj Prishtines apo Pejes, etj. etj.
 

bona

Primus registratum
Re: Per Tiranen

eh ai Kosoja na ka inat se jemi te pakten ne harte si shtet , e kena nji kryeqytet, e kena nje pass, e s'na thirri njeri ne NY times "rurals" . ato lopet e kosoves kane gjithe jeten jashte e mrene kosoves e prape lope ngelen. ne shqiptaret me ate arsimimin e Tirones po bejme hajr dhe ketu dhe jemi vetem brezi i pare dhe ( jo une personalisht por my friends) po marrin tituj MD etj ndersa kosot i ke tu hanger ashtu, vetem nje doc e nji lawyer kane qe ju rrjep koken ( mos te kalojme ne emra tani).
ato kosoven ua ndertoi titoja tu u marre borxh gjithe botes ne e ndertuam vete Tiranen.
pastaj dhe ju cunat e gocat e mia aty po zhdukin Jugosllavine nga harta ai thote Kosove.
Kosot na kane inot se jemi me te zgjute se ato. te me thote nje koso ca kane bo ato ( e kam fjalen per te mire) kane bo ato qe se kemi bo ne . dhe s'po vazhdoj me.....
 

Blendi

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Ndoshta as atij vete nuk i duket Tirana aq e shemtuar sa shkruan. Qellimet e tija jane te tjera, ulja e Tiranes do te thote ngritje e Prishtines. /pf/images/graemlins/wink.gif Think Future!!!!!

Qe shkruan me harbim dhe pa pike dijenie te mirfillte ky duket. Po kush shan gjuhen e folur te Tiranes si "perzjerje Babilonase qe tingellon artificiale"? Ndoshta tingellon e huaj per te, por nje dialekt nuk mundet te tingelloje artificialisht, ne nuk flasim Esperanto ne Tirane.
Tirana eshte qyteti ku per 50 vjetet e fundit eshte derdhur aftesia medore, krijuese e shqiptareve te Shqiperise.
Sikur edhe ne kasolle prej kallamash e balte te jetonim, Tirana mbetet Tirana, prej banoreve te saj. Pa dyshim, qyteti me i fisem ne te gjithe trojet shqiptare.
Se fundi cfare vlere gazetareske-didaktike mund te kete nje shkrim me subjekt te tille, pervecse propogandes?
 

bengu

Primus registratum
Re: Per Tiranen

U revoltova pa mase derisa po lexoja ate qe kishte shkruar ai fare Ardian Ndreca. Nuk e kuptoja ne asnje menyre se si nje kosovar (lexo: shqiptar) mund te fliste ashtu per Tiranen. Sidoqofte, derisa po vazhdoja me poshte ne te njejten faqe, revolti filloi te shuhet. Tani fillova te mos e kuptoj nje gje tjeter. Pse duhej qe tironsat te cilet pretendonin se ishin shume me intelegjent se kosovaret, se menjehere ne amerike kishin marre MD, PhD, te mos e kuptonin qellimin e atij shkrimi. Autori padyshim eshte ndonje idiot (ne kete rast i ikur ne Rome) qe pervec nxitjes se urrejtjes nderkrahinore, nuk ka me cfare te merret.

Nejse, une sjam as tirons, e as kosovar, keshtuqe vete ju gjykoni.
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Per Tiranen

Bashkohem me ty ne kete pike.

Nga nje ane eshte per te te ardhur keq qe mjaftoka nje "sharje" te qytetit "tend" qe menjehere te marresh shpaten ne dore dhe o burra...te ulesh tjetrin dhe me shume te pergjithesosh nje krahine te tere.

Per mua eshte shume gabim.

..jo per gje por c'vlere ka per ju opinioni i ketij personi ne lidhje me Tiranen :confused:
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Per Tiranen

Citim:
.. c'vlere ka per ju opinioni i ketij personi ne lidhje me Tiranen

... te njejten vlere qe shkakton cdo artikull "i argumentuar" ne nje mase njerezish qe nuk kane pare dicka nga afer dhe jane kurioze te mesojne dicka me shume, ne rastin konkret Tiranen. Pozitiv apo negativ qofte opinioni, ajo qe eshte me shqetesuese eshte se shkrimi eshte nxjerre ne nje gazete, pra eshte shkruar, miratuar dhe botuar duke nxjerre ne pah se autori i shkrimit nuk eshte i vetem dhe ne nje menyre ose nje tjeter influencon lexuesit. Nga ana tjeter humori ironik eshte qe nuk besoj se kjo turme propagandistike dhe pasuesit e saj nuk jane per t'u pasur zili /pf/images/graemlins/laugh.gif por ndoshta per te ardhur keq! .. nje sec.. ardhur keq? Sa keq te vjen per ate qe e fton te haje ne te njejten tavoline me ty ... dhe pasi mbaron dhe gogesin del duke mermeritur neper dhembe te shara sepse ullinjte ishin pa berthame dhe nuk mund te bente kosh ne tavllen e duhanit...!


----------------
"Be the change you want to see in the world." - Ghandi
 

mostro

Putraku
Re: Per Tiranen

qente me morra lehin
karvani ecen vetem perpara /pf/images/graemlins/laugh.gif


masnej kush e sha tironen
derri ja gatuft nonen /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

manga

Primus registratum
Re: Per Tiranen

prozator, ta di per nder qi e ki qite ket teme ktu edhe qi ju mundsove gjithe ktyne burrave me e shpraze mllefin e tyne ndaj kosvareve - sidomos po m'pelqejne kto analizat psiko-sociale, ku kosovaret kallxohen si zhyllana e si fundrrina e njerzimit...veq me ju kallxue qi t'njajten gja kane me e thane edhe kosovaret per ju...sidomos kur e ke parasysh se kur shqypja e rrepublikes ejakulon, at'here thote: u prisha!

prozator, me pase dashte ti me i pri temes ashtu qysh duhet, at'here ishe dashte me i postue edhe shkrimet e migjenit per prishtinen, pastaj shkrimet e bernard zenelit, poashtu per prishtinen, edhe me ja ba me dije miletit qi kto shkrime jane n'vazhden e analizes s'arkitektures s'qyteteve shqiptare...si dhe, asht dashte me ju kallxue ktyne trimave t'albforumit qi ardian ndreca asht doktor fillozofie n'rrome edhe asht prej shqypnise, e jo prej kosove...

sido kjofte, qente hecin, karvani hece, morrat cillen neper krye, e kush e shan tironen ja qift dreqi nonen - ma merr mendja qi me ket argument ka me u dishmue qi tirona asht sheher i bukur, qi kosovaret jane t'eger, e qi na rrnojme me nji kryeqytet evropian, i cili qysh para dy vjete u ba me park e me fasada t'lyme bukur...

sidokjofte...
 

mostro

Putraku
Re: Per Tiranen

Fillimisht postuar nga cemi:
[qb] po m'pelqejne kto analizat psiko-sociale, ku kosovaret kallxohen si zhyllana e si fundrrina e njerzimit...veq me ju kallxue qi t'njajten gja kane me e thane edhe kosovaret per ju
[/qb]
te te pelqejne qe cke me te plako!!dhe ate qe kosovaret vazhdojne akoma ta thone per ne "GABOHEN RENDE",NQS keto gjona shkruhen nga nje gazet "moter"kosovare allora fan culo,sepse te pakten nje fije rrespekt ose mirenjohje egziston fundja,per ate shka bame ne 99,megjithese ishim ne nje krize te thelle ekonomke dhe politike.ojjj kta "kalova lumin te dhjefsha kalin".dal mer trim se nuk jemi komb zgjebsash jo!kemi te metat por qe jane gjithmon sa gjymsa e te metave tuja!!!!hajt tung---bo cer shprehje rrypash...hihi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

manga

Primus registratum
Re: Per Tiranen

putrak, tema asht per tiranen e jo per ate se qysh e shohin shqypet e t'dy aneve t'kufinit njani tjetri - nese do me e diskutue meritat e njani tjetrit, zylyfet, e chorapet, at'here asht nji teme tjeter diku n'albforum...
dmth, hajde t'bisedohet per monumentet e tirones, per lanen, per liqenin, per klimen, per statujat antike qi i zbukurojne sheshet, per kishat, katedralet, xhamite, sahatkullat, pazaret, pompat e benzines, per kafet e baret, qikat bukuroshe e akulloret, benzat e bicikletat, shtepite, tullat, qeremidet, superstraden prej 20 km, hotelet, piramiden, ...

btw, kur t'shoh tuj qeshe kshtu --> /pf/images/graemlins/laugh.gif vetmevehte tham: this man has a sick desperation in his laugh; guess who i'm quoting?
 
Top