Perënditë e Olimpit flisnin SHQIP...

Seryozha

Primus registratum
Re: Perënditë e Olimpit flisnin SHQIP...

Kujt i intereson se cfare gjuhe flisnin "perendite e ..." Ato nuk kane ekzistuar kurre!

Homeri po, ai qenka frymezuar ndoshta nga fjale "barbare" /pf/images/graemlins/tongue.gif
C'te keqe ka ketu? Homeri nuk ka qene Ilir!
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Perënditë e Olimpit flisnin SHQIP...

Ja edhe një fjalë tjetër e Greqishtes së lashtë që e gjejmë në shqip.

Thalassa = tallaz = dallgë!

Nuk e mora vesht se kush ishte ky katunari mo cipër që thot që kujt i plasi se ça gjuhe flitshin perënditë! /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
ilirarberi

Forumium maestatis
Re: Perënditë e Olimpit flisnin SHQIP...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
dmth sipas jush populli greke ka fol shqip? mos ndoshta dhe populli turk ka fol shqip se ne dhe sot e kesaj dite andej nga qyteti me emer gjiro-kaster, qe ti si njohes i gjuheve duhet ta kuptosh se cdo te thote, themi "nakatos", "farasha", "parvaz", "penxhere", "sunduk", "qindi" e sa te tjera pa fund. po si ka mundesi qe ky popull qe ka fol nje gjuhe qe ka qene gjuhe e gjith ballkanit nuk ish ne gjendje te emertonte ne gjuhen e vet qytetet, krahinat e fshatrate te cilat me nje analize te vogel do shuhesh se jane te gjitha me origjine sllave e kushedi se cfare tjeter.
un jam po aq shqiptare dhe nacionaliste sa kushdo tjeter por cti pergjigjem un nje greku qe me pyet "nga je dhe cdo te thote emri i qytetit tend?". jam shume dakort me analizat tuaja Vis elbasani po mos u shpernda shume se e bere shqipen me lemsh se c'eshte. me respkt gjirokastritja!

[/ QUOTE ]Moj pike loti ti ben mire qe ke dyshimet e tua por fatmiresisht jemi edhe ne te tjeret qe fati i detyroi te jetojne ne token greke dhe qe mund te te zgjidhim habine tende.Greku mund te thoje se Gjirokaster ( Argjirokastro greqisht),Sarande( Agjio Saranda greqisht )dhe disa te tjere emra vendesh jane ne gjuhen greke por kjo nuk do thote se qyteti yt eshte toke greke.SEPSE greket dikur i pushtuan ato troje dhe i emertuan ashtu dhe me ane te fese ngelen deri ne ditet e sotme.Dhe nese ai greku te ben nje pyetje te tille mos rri e heshtur aspak por duke i permendur kete arsye permendi edhe disa emra vendesh qe sot e kesaj dite gjenden ne token greke si psh.: Kuc, Mazhan,Macani,Kelmendi,Suli,Fikulas( fiku i lashte),Cuka e shume e shume te tjere qe te mos rri e t'i shkruaj te tere.Keto emertime kane ngelur nga koha e zbritjeve te arberve(arvanitasve) dhe sipas ketij arsyetimi grek duhet qe edhe ne te themi se pervec Janines, Artes,Prevezes edhe gjithe Peloponezi,Thiva,Megara,Hidra,Spetses,dhe gjysma e greqise jane tokat tona.Dhe po te vazhdoj me tej me kete arsye duke menduar greqine e veriut sllavo-bullgaro-vllaho-turke me ne fund do na duhet ne te dyshojme nese ka vertet greqi dhe popullsi greke.por keshtu si une lutem edhe gjithe bashkatdhetareve kudo qe jane te gjitha faktet dhe idete qe kane marre ne dhe te huaj ti beje te njohura per te gjithe,qe te ndihmojme te gjithe sadopak historine tone sepse akademia jone e shkencave(AHH ajo akademi)po ben gjume ariu sot kur eshte shume e nevojshme qe te mbaje zgjuar krenarine tone kombetare dhe .....
 
jimmy84

Primus registratum
Re: Perënditë e Olimpit flisnin SHQIP...

Populli grek (jo greke) jo vetem qe ka folur shqip e cfare shqipeje por kane folur edhe me gjere. Kjo normale qe do te te duket budallik por puna eshte qe greket jane thjesht popull pellazgjik. Kurse gjuha greke ka lindur per tre arsye:
1.Shqipja (ose me mire pellazgjishtja)ishte "gjuhe e popullit" teper e pasur ne fjalorin e pergjithshem por me mangesi ne fjalorin shkencor dhe termat abstarkte. Si rrjedhim u krijua greqishtja e lashte (ai rreshti i mesit tek figura me siper).
2. Kleri ortodoks donte nje gjuhe qe le te themi te plotesonte ca kushte te caktuara.
3. Klasat e pasura donin nje "dialekt" ose nje "zhargon" qe t`i dallonte nga klasat e varfra qe perdornin gjuhen origjinale (ashtu si ne France psh klasat e pasura dalloheshin nga veshja, modeli i qethjes, i krehjes dhe parfumi si dhe zhargoni gjuhesor).

Por roli kryesor i greqishtes se vjeter ishte perdorimi i saj ne shkence dmth si gjuhe shkolle.

Kurse greqishtja e re ka nje krijim artificial. Eshte krijuar VETEM si dialekt i klases se pasur (meqe edhe klasat e varfra i kishin mesuar te dyja gjuhet, shqip dhe greqishten e vjeter). Dmth nqs greqishtja e vjeter eshte krijuar le te themi si nje "shtese" e pellazgjishtes, greqishtja e re eshte thjesht nje shtojce artificiale.

Por e dini kush eshte me e bukura? Meqe nje pjese e klasave te varfra (ose qofte edhe me shume se nje pjese) atehere nga fundi i shek XIX dhe nga fillimi i shek XX u be perpjekja per te krijuar nje tjeter dialekt(qe u quajt "katarisu" nqs nuk gaboj) kurse "gjuha e popullit" (dmth greqishtja e sotme) quhej "dhimotiqi". Por intelektualet greke e kundershtuan kete ide dhe si perfundim deshtoi.
Kjo ishte me dy fjale historia e gjuhes greke.
 
jimmy84

Primus registratum
Re: Perënditë e Olimpit flisnin SHQIP...

Ataman. Aristidh Kola (nga i cili jane nxjerre keto shkrime) thote nje shprehje:
Nqs do te provosh qe je grek, provo njehere qe je shqiptar.

Dmth greket jane thjesht nje "devijim" i kultures pellazgjike. Kurse shqiptaret i trajton si pasardhes te drejtperdrejte. Pra thote pak a shume ate qe mendon edhe ti.
 
Dardanus

Primus registratum
Lexoje mos prito se ti hap syt me pa ma mirë , o shqiptar i verbët.

Gënjeshtrat e Grekëve, Latinëve dhe europianve të tjerë kundër shqiptarve.
Arsyet për këtë urrejtje jan:
1. Religjioni aktual i shimicës së shqiptarve (une per vete jam krenar qe jam musliman dhe as n'mend se kom me e ndrru,
nese e ndrroj do tja nisi me besu ne Zeusin, Heren, Mentisin, Afërditen, Marsin, Tetisin dhe tjera perendi natyrore, PERENDITE ILIRE).
2. Cka me ba me Italianet dhe Britanezet që jan "produkt" i Dardanëve (Fara e shkepur e tyre nepër europë),
dhe Greket që jan hajna te kultures Iliriane dhe Egjiptiane nese del e verteta në shesh.
3. Ju vjen more inati qe jemi ma zi se jahudit (në aspektin pozitive), nje popull kaq i vogel me ndikim kaq te madh ne bote,
te tjeret ne Europë i kan nga 70-80 milion banorë, e ne bote deri ne 1 miliard banore dhe ne jemi shume ma energjik,
ma inteligjent dhe ma te aft per qka ti lypsh dhe qe kan idea te pa fundshme.
Ju vjen inati bash sikur njeriut te thjesht qe i vjen inati kur dikush asht ma i menqem ma i aft dhe ma energjik se ai.
4. Ne ju japim shancë vetë, per shtremberime te historisë dhe përbuzje të shqiptarve ,
sepse kemi krenari te tepert per me akceptu nje tjeter shqiptarë si udhëheqes,
pa marr para syshë se ne qfar drejtimi kerkohet te udhëhiqet nga dikush, eh pra edhe per argumentim te historisë son.
5. Nacionalizmi shqiptarë eshte nër zerro ne krahasim me te tjeret popuj te botes, ne jemi teper tolerant ndaj te tjereve.

"Te Albania e vitit 1901 (vëllimi G, faqe 141) kemi riprodhuar sipas Mémorial diplomatique të Parisit mendimin e një
diplomati austro-hungarez mbi shqiptarët dhe çështjen shqiptare. Kush të dojë mund ta lexojë përsëri atë artikull që
me shkurtësi, qartësi dhe njohuri të pakrahasueshme, i vendos gjërat në vendin e tyre të vërtetë.
Dhe ja që edhe një diplomat italian, zoti Silvestrelli, ministër në Athinë, e ka menduar të thotë disa të vërteta të
vogëla për çështjet e mësipërme. Si shpirt kritik zoti Silvestrelli nuk ka arritur të kënaqet nga opinionet e rëndomta.
Atij vendi ku ai ndodhej, ai ka dashur t'i studjonte etnografinë dhe gjendjen dhe përfundimi i kërkimeve të tij ka qënë
një promemorie që është botuar te Buletini i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Italisë dhe që përmblidhet në rreth 150 faqe.
Në këtë promemorie tërheqin më shumë vëmendjen dy pika, ku zoti Silvestrelli vëren: 1. Që banorët e sotëm të Greqisë
nuk vijnë nga grekët e lashtë, por janë përfundim i një përzierje të sllavëve, shqiptarëve dhe latinëve; 2.
Që Greqia ka për kufi në veri, Shqipërinë.
Këta dy konstatime të diplomatit të ditur kanë ngritur në Greqi zëmërim dhe protesta të forta, nga të cilat një i huaj e ka
të vështirë të formojë një mendim të saktë. Qeveria italiane ka menduar se duhej të tërhiqej përpara këtij shpërthimi
qesharak popullor, por për të vënë më mirë në dukje faktin se ajo e vlerëson përfaqësuesin e saj të shquar në Athinë,
e ngriti zotin Silvestrelli në rang ambasadori dhe e akreditoi me atë detyrë pranë oborrit të Madridit.
Nga dy pikat që shtron diplomati italian, unë do të komentoj vetëm të dytën. E para, ajo që ka të bëjë me prejardhjen
e grekëve të sotëm tashmë është pranuar si e vërtetë e pakundërshtueshme. Ata që, pas monumentit klasik të Fallnerayerit
dhe aq veprave të tjera të kritikës historike vazhdojnë të besojnë në ……. Të grekëve të sotëm, mund të kenë të gjitha
pretendimet, me përjashtim të atij që janë të aftë të gjykojnë. Që në Greqi banon një grumbull sllavësh, shqiptarësh,
latinësh por edhe - ndonëse në sasi të vogla - gjermanësh, keltësh, normandësh (kryqëzatat) dhe çifutësh
(shekulli i I-rë dhe i II-të pas krishtit) nuk ka vend për as më të voglin dyshim. Veçse grekët nuk kanë pse ta ndjejnë
veten të turpëruar për këto prejardhje. Një përzierje racash nuk është domosdoshmërisht e keqe. Përkundrazi,
dhe mjafton të kujtojmë se populli më artist dhe më i njerëzishëm që ka ekzistuar ndonjëherë, populli francez,
është një konglomerat i të paktën tri racave. Përveç kësaj, për grekët është më mirë që e vërteta të dihet.
Kjo është më e favorshme për ta. Si pasardhës të grekëve të lashtë ata shfaqen të bastarduar, përkundrazi,
si përzierje relativisht e vonshme e shumë racave ata janë një popull i ri, dhe, si i tillë,
kanë të drejtën për një kredi të gjatë përpara se të tregojnë vlerën e tyre. Nga ana tjetër, ata jetojnë në Greqi,
dhe u është besuar gjuha e grekëve dhe pavarësisht nga çdo gjë tjetër për këtë arsye të dyfishtë duhet të quhen grekë;
por që kuptohet vetvetiu që kjo fjalë nuk ka për premisë logjike vazhdimësinë etnike."

Nga "Shqiptaret ..."
"Pellazgët erdhën në Ballkan në kohët parahistorike para ilirëve dhe quhen nga Korkuti "paleoindoevropianë".
Ata ishin pararendës të ilirëve ( shqiptarve ), që më pas u bënë pararendës të shqiptarëve. Sipas shkrimtarëve të hershëm,
pellazgët banonin të shpërndarë në rajonin Ballkano-Egjeas, duke përfshirë këtu të gjithë Ballkanin, bregdetin Egje të
Azisë së Vogël dhe Kretën. Gjuha e tyre pellazge cilësohej si "barbare", dmth jogreke. Studimet gjuhësore tregojnë se
ky popull la gjurmët e tij në Ballkan nëpërmjet terminologjisë paragreke të emrave të njerëzve, vendeve dhe hyjnive - emra,
që nuk kanë asnjë lidhje me greqishten, por që mund të shpjegohen nëpërmjet ilirishtes dhe shqipes." Edwin Jacques
"SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 44
"… bashkëpërkimi i përgjithshëm i mendimeve shkencore është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë
më të afërt të ilirëve, pellazgëve dhe fillesave indoevropiane. Kjo e bën edhe më të qartë arsyen përse ky popull i
vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i tyre është pushtuar shpesh nga
grekët, romakët, sllavët e turqit dhe ndonëse ata shpesh kanë përdorur gjuhëra tregtie, të importuara gjetkë, njerëzit,
që sot njihen si shqiptarë, kanë ruajtur me vendosmëri e sukses gjuhën, zakonet, traditat dhe identitetin e tyre të lashtë,
pellazg e ilir." Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 50
"Të gjitha trevat, që më vonë u quajtën Greqi, fillimisht quheshin Pellazgjia Këta pellazgë jetonin në Samotrakë,
një ishull në veri të Trojës, para se të vinin në Atikë. Në veriperëndim të Peloponezit jonët "popullonin trevat që sot
quhen Akea dhe, sipas përshkrimeve greke quheshin Aegialean Pelasgi, ose Pellazgë të Bregdetit më vonë ata u quajtën jonë.
Banorët e ishullit… ishin një racë pellazge, që më vonë morën emrin jonë. Edhe eolët më parë quheshin pellazgë.
Gjuha e tyre ishte e ndryshme nga greqishtja. Athinasit e parë ishin pellazgë, që flisnin gjuhën "barbare" pellazge.
(Herodoti)" Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 53-54
"Mëse njëherë vëmë re se historianët, gjeografët dhe shkrimtarët grekë ngulin këmbë në dallimin midis pellazgëve të parë
dhe rivalëve të tyre, grekëve helenë, të ardhur më vonë. Një ditë historia tradicionale "greke" mund të rishkruhet sërish…
" Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 54
"Mirëpo çuditërisht edhe protagonistët e tjerë të dramës trojane ishin gjithashtu pellazgë. Helena e bukur,
e rrëmbyer nga Parisi, ishte faktikisht Helena e Argosit pellazg, gruaja e Menelaut, mbretit të Spartës pellazge.
Kryekomandanti i ekspeditës ishte Agamemnoni, mbreti i Mikenës, e përmendur shpesh së bashku me Argosin fqinj.
Në ushtrinë e Agamemnonit shërbenin dy vëllezër të Helenës, familja e të cilëve e kishte origjinën nga Lakedemoni,
qytet i fuqishëm ushtarak pellazg, i quajtur edhe Sparta. Pastaj vinte Akili legjendar, mbreti i Mirmidonëve të Thesalisë,
bir i prijësit të madh e të hershëm Pellazg Peleut. Eolët, jonët dhe dorët nuk përmenden kurrë nga Homeri;
trupave rrethues ai u drejtohej si akej, argivë ose danaj. Cilët ishin këta? Akea ishte një provincë në kufirin verior
të Mikenës pellazge. Arqivët ishin banorë vendas të Argosit pellazg. Danajt e kishin marrë emrin nga Danai, mbreti i
hershëm i Argosit. Ndonëse disa aleatë të trojanëve flisnin gjuhë të ndryshme, duket se heronjtë klasikë brenda dhe
jashtë mureve të Trojës ishin pellazgë e jo grekë. Ata bisedonin pa vështirësi në një gjuhë të përbashkët, adhuronin të
njëjtët heronj, ishin njëlloj të zotët për rritjen dhe stërvitjen e kuajve, kishin fatrrëfyes të përbashkët që
këshilloheshin me perëndi të përbashkëta, praktikonin të njëjtat rite e lutje fetare, si edhe ndiqnin të njëjtat tradita
e zakone të përbashkëta, si p.sh, zakonin e varrimit. Dikush është shprehur se: "Homeri përjetësoi homogjenitetin e gjuhës
dhe të kulturës së tyre. Brenda dhe jashtë mureve, këta heronj të luftës së Trojës ishin të gjithë pellazgë e jo grekë".
Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 60
"Interesimi i dukshëm i Homerit për origjinën pellazge të heronjve të tij mund të mbështesë fare mirë tezën e Strabonit
rreth prejardhjes pellazge të vetë poetit të verbër. Sigurisht, studiuesit janë të një mendjeje se, ndonëse këto poema
epike kanë mbërritur te ne nëpërmjet gjuhës greke, teksti përmbante shumë shprehje e konstrukte të çuditshme, që e kishin
zanafillën në gjuhën më të hershme pellazge. Në fakt, në librin e tij "Hyrje në indoevropianishte", Gounaris hedh tezën
se emri Homer e ka prejardhjen nga shprehja pellazge e keqardhjes për një të verbër: "Ho i mjerë!" Edwin Jacques
"SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 60
"Fushata ushtarake dhjetëvjeçare e Trojës nuk ishte një luftë greke, por një konflikt ndërfisnor pellazg. Të gjithë ata
flisnin një gjuhë pellazge "barbare" e jo greke." Gjatë periudhës së mëvonshme të kolonizimit grek, pellazgë të tjerë të
pakënaqur u shpërndanë në të gjithë pellgun e Mesdheut. Pra, në një mënyrë ose në një tjetër, me anë të dëbimit,
të shpërnguljes, të asimilimit ose të shpërbërjes, prania pellazge në Greqinë e Vjetër u zvogëlua. Përqëndrimi i tyre në
trevat e epërme të Gadishullit Ballkanik, veçanërisht në Epir, Maqedoni dhe Iliri, bëri të mundur që të ruanin identitetin,
gjuhën, kulturën dhe traditat pellazge." Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne
ditet e sotme" fq. 65
"Tuqididi na siguron se akropoli më i njohur i botës, ai i Athinës fqinje, nuk u ndërtua nga grekët, por nga këta pellazgë.
" Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 67
"Herodoti deklaronte se grekët vetëm disa prej perëndive të tyre i huazuan nga Egjipti, pasi shumicën e morën nga pellazgët.
Studiuesit shqiptarë, midis të cilëve edhe Dako, pohojnë se emrat e këtyre perëndive nuk mund të kenë rrjedhur nga greqishtja,
pasi ajo nuk shfaq asnjë lidhje të dukshme me to, gjë që vërehet në gjuhën shqipe. Për shembull, emri Zeus vjen nga shqipja
"zë", që shënon gjëmimin e rrufesë në malet e Akrokerauneve ose shushurimën e erës që fëshfërit në gjethet e lisave të
shenjtë në tempullin e Dodonës. Zeusi u martua me perëndeshën Mentis (mënt=mend) dhe lindi Athinanë (e thëna), shprehjen e
diturisë. Hera në shqip është era. Afërdita ose Venusi, "ylli i mëngjesit" që shfaqet në lindje pak para zbardhjes së ditës,
e ka burimin nga shqipja: "afër dita". Marsi, perëndia e luftës, qortohej shpesh nga perënditë e tjera pasi nxiste grindje
dhe provokonte luftëra midis njerëzve; emri i tij mund të ketë lidhje me fjalën shqipe "i marrë". Kurse Tetisi,
perëndesha e detit, e mori emrin e saj nga "deti"." Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia
deri ne ditet e sotme" fq. 75
"Përkushtimi i ditëve të javës. Për të kujtuar dhe nderuar hyjnitë kryesore, secilit prej tyre i përkushtohej një ditë e
javës. Emrat e tyre pellazgë janë përjetësuar në fjalët shqipe. E diela është dita e "diellit"; e hëna është dita e "hënës";
e marta dita e "marsit"; e mërkura dita e "mërkurit". Prejardhja e fjalëve e "e enjte" dhe e "premte" nuk dihet me siguri,
kurse e shtuna është dita e "saturnit"."
"Mirëpo, duke iu referuar një tradite edhe më të hershme të adhurimit të natyrës nga stërgjyshërit pellazgë,
fshatarët shqiptarë shpesh përdorin shprehjen (që ndoshta nuk ndeshet në asnjë vend tjetër të botës) "për këtë gur",
duke marrë në dorë një gur ose duke treguar një gur diku pranë… Betimi më solemn që mund të bëjë një shqiptar nuk
është për Krishtin apo për Muhamedin, por "për këtë gur". … Nganjëherë betimi "për këtë gur" zëvendësohej me
"për këtë peshë" ose "për këtë dhè". Atëherë mendohej se betimet, mallkimet ose bekimet që kishin lidhje me diellin
ndikonin te njerëzit për mirë ose për keq. Të tilla ishin: "Për këtë rreze dielli!", ose "Të vraftë rrezja e diellit!".
Edhe sot e kësaj dite është më se e zakonshme beja e vjetër pellazge "për kokën time!" apo "për kokën e mëmës!".
Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 77
"… qendra e adhurimit pellazg, tempulli i njohur i Zeusit, ndodhej në Dodona, mbi një mal në juglindje të Janinës,
pranë fshatit të sotëm grek të Kastricës. Rruga për të vajtur atje përshkruhet nga Eskili "Në ultësirën molose arrin
duke dalë pas Dodonës, ku ndodhet vendi i orakullit të Zeusit tesprot, lisat që flasin, një mrekulli që imagjinata
s'mund ta rrokë. Që në shekullin VIII p.e.s. Hesiodi poeti fshatar nga Sparta, e quajti Dodonën si "qendër të pellazgëve",
kurse Herodoti e quajti të gjithë krahinën e Dodonës "Pellazgji". Straboni vinte në dukje se qindra vjet para lindjes
së Jupiterit tempulli i Dodonës ishte quajtur "Jovi i gjithëpushtetshëm dodon pellazg". Prej andej,
nga malet e Akrokerauneve, ai gjuante me rrufe, të cilat binin në detin Adriatik, në Himarë, pak poshtë Vlorës.
Po atje, ai pëshpëriste urtësinë e tij përmes shushurimës së gjetheve të lisave të shenjtë. Me Dodonën lidheshin dy simbole.
I pari ishte shqiponja. Në gërmimet që u bënë në Dodona më 1875 nga Karapanos, në gurin e tempullit u gjet e skalitur një
shqiponjë dykrenare, e cila për njerëzit e lashtë përfaqësonte lajmëtarin e Zeusit. Simboli tjetër që lidhej me Dodonën
ishte lisi i shenjtë, i cili gjendej me shumicë aty; përmes shushurimës së gjetheve të tij Zeusi shprehte vullnetin e vet.
" Edwin Jacques "SHQIPTARET Historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme" fq. 79-80

I solla këto pasi më vjen ndërmend shprehja "Ne themi shiko ujku europianet thonë ku janë gjurmët".

Ideja është që nuk mund të t'pengojne drurët (lisat) për t'a parë pyllin.

(Ktë t'fundit i kam marr ne nje forum, ama fjalë me vend a, per ate qe ka fara n'krye. Dhe i kerkoj falje atij vellaut qe i kam kopju nga ai).
 
Dardanus

Primus registratum
Re: Perënditë e Olimpit flisnin SHQIP...

Ky tekst është nga i madhi Faik Konica
(argumentet vijojne)

°°°°°°°°°°°°°°°
Disa nuk mësohen kurrë, kurse të tjerët edhe ma vonë.
 
Dardanus

Primus registratum
Lexoje mos prito se ti hap syt me pa ma mirë , o shqiptar i verbët.

Eh kjo është nga truri im i vocgël, i pa shkolluar dhe analfabet, përkthime nga disa gjuhë të huaja,
nga ata fillestarët e dobët të cilët nuk kan mundur të bëjnë shtrembërim perfekt të historisë sonë,
dhe që kan lëne gjurmë të kjarta, për atë që kupton dhe don të kuptoj.
Kurse disa aty-ktu jan, qka kam mundur të mbajë në mend kur kam lexuar për to.

Siq e dimë të gjith rreth vitit 1500 p.e.r është bere dyndja e Italikëve dhe Ilirëve indoeuropian në gadishullin Apenin.
Pra kan qenë dy popuj të ndryshëm që e kan populluar Italinë, dhe siq thuhet pjesa jugore e Italisë,
Apulia (Puglia) e sotme etj. kan qenë të banuara nga disa fise Ilire. Vetëm shkurt për Italin.
(Mos e harro këtë për italinë që e lexove)

Tash dalim te shkrimet e Homerit dhe e ashtu quajtura "Mitologjia Greke".

Dardanus, sipas Mitologjisë Pellazge është biri i perëndisë Zeus dhe zanes se malit Elektra,
babai i Dardaneve (Trojanëve) dhe nga Aeneas edhe i Romakëve. Atëdheu i tij pellazg ishte Arkadia,
ku ishte i martuar me Gruan e tij te parë Kryse (Chryse) dhe kishte dy djem me të, Deimas dhe Idaeos.
Ne martesën e saj, Pallas (Athena) ju kishte dhuruar nje Palladion (idhull) dhe te gjitha figurat e perendive te medha.

Motra e tijë Harmonia kishte gjasht fëmijë: Illyrios, Polydoros, Ino, Autonoe, Semele dhe Agaue.

Vëllau i tijë ishte Jason (Iason) i cili ishte dashuruar në hyineshen (perëndeshën) Demeter dhe kishte një djalë me të, Plutus.
Babai i tijë Zeusi nuk e toleroj këtë dhe e vrau djalin e vet Jason me një rrufe (vetëtim).
(Jasoni ishte ai avanturisti që kishte lundëruar nepër detra me Agronautët duke kërkuar Lëkuren e arit te dashit të artë,
për ta rifituar mbretërinë e babait të vet që e kishte marr me dhunë xhaxhai i tij etj. etj.)
Dardanusi i pikëlluar nga kjo tragjedi që kishte ndodhur me vëllaun e vet (dhe nga vershimet në atë vend largohet nga Arkadia),
e len pasurin dhe mbretrin e tij dhe shpërngulet nga Arkadia. Separi shkon ne Samothraki e pastaj afër malit Ida,
ku ishte mikpritur nga mbreti Teukros, biri i perëndisë Skamandros dhe zanes Idaia.
Mbreti Teukros ja jep të bijën e vet Bataia dhe nje pjesë te madhe toke dhandrrit te vet,
ku në atë vend krijoi Dardanusi qytetin dhe mbretërin e tij, qyteti dhe gjith rrethina e banuar me njerz quhej Dardania.

Biri i Dardanusit Erikthonios që kishte trashëguar mbretërinë e të atit dhe të gjith territorin e Trojës (Dardanisë),
ishte njeriu më i pasur ndër të gjith të vdekshmit, në token e tij kullsnin 3000 pela qe ishin shumë të shpejta dhe të lehta,
që të gjith i quanin "femijet e erës (frymes)" të hyut Borea.
Biri i Erikthoniosit ishte Tros që i kishte lëne emrin Troja atij vendi në bazë të emrit të vet. Ai kishte tre djem:
Ilos, Assarakos dhe Ganymedes. Ganymedi ishte mashkulli me i bukurë ndër te gjith të vdekshmit,
sa që Zeusi ishte shëndrruar në një shqiponjë dhe e kishte rrëmbyer për ta patur afër në fron për mbushje të gotës (shërbëtor).
Nga dy djemt e tjerë u krijuan dy mbretëri ajo e Dardanisë dhe ajo e Trojës.
Assarakos ishte mbreti i parë i Dardanisë së re. Djali i tij ishte Kapys, pastaj djali i Kapysit ishte Ankises,
i cili ishte një djalë aq i bukurë saqë i kishte dhuruar dashurin e saj hyinesha (perndësha) Afërdita,
dhe që i kishte lindur heroin e më vonshëm me emrin Aeneas, një gjysëm perëndi, i cili ishte mbreti i Dardanisë në kohën e luftës së Trojës.
Afërdita i kishte thëne Ankiseut që të mos tregoj se kush është nëna e Aeneasit, por ky nuk e kishte ndegjuar dhe kishte treguar,
Kështu që e kishte goditur Zeusi me një rrufe (vetetim) dhe e kishte paralizuar.

Ilos, djali tjetër i Trosit ishte i pari i families që sundonte në Troja.
Ilos kishte shkuar në Frygia (Phrygia) për të marrë pjesë në garat që kishte organizuar mbreti i atij vendi,
dhe kishte mundut të gjith kundërshtaret e tij. Si fitues i dhuruan 50 dejm dhe 50 qika dhe një lopë të majme.
Nje orakel (falltore) i kishte thëne Iliosit qe aty ku te ndalet kjo lopë ta ndertoj një qytet.
Lopa ishte ndal në maje te Ates te Frygisë dhe aty e ndertoj qytetin Ilion ose Troja.

Para se te fillonte me ndërtimin e qytetit ai iu lut Zeusit qe tja dergoj një shenjë.
Në mengjës para tendës së tij e gjen Ilos Palladionin, figura e drurit e Pallas (Athena) qe ishte 3 elle e lart.
Zeusi natën e kishte lëshuar atë nga qielli, që qyteti qe do ta ndertonte Ilias të ishte nën mbrojtjen e Athenës,
aq gjat sa të jetë ajo figure mbrenda mureve të Trojas, kështu që u ndertua qyteti i Trojës.
Kështjella kishte mure te larta, ndërsa qytetit i kishte ndertuar mure te larta djali i Ilos Laomedon,
dhe ne ndertimin e mureve të qytetit kishin marr pjese dy perëndi, Posaidoni dhe Apollo që i kishte denuar Zeusi per rebelim,
kështu që muret e Trojës ishit të pa kalueshme nga të vdekshmit.
Një nga pasardhësit e tyre quhej Priamos që kishte pas shume fëmijë, dhe që në kohën e tij kishte filluar lufta e Trojës.

Lufta e Trojës si ka filluar e dini, ka zgjatur 10 vite, në fillim nuk kishin marr pjesë vllëzerit e Trojanëve Dardanet,
sepse mbreti i tyre Aeneas ishte luftëtar trim dhe bujar por shume sundues i kujdesshem, i matur dhe i drejt për popullin e vet,
deri sa një herë e kishte sulmuar Akili vendin e tij për të plaqkitur dhe kështu u fut edhe Aeneas në luftën e Trojës.
Mbreti i Dardanise Aeneas ishte udheheqesi i luftes se trojes, dhe heroi i asaj lufte, pas tij ishin herojt Akili dhe Hektori.
Pas pushtimit te Trojes, kundërshtarët e tij si shpërblim për trimerin, bujarin dhe drejtësin e tij,
e lejuan qe ta merr familien e vet dhe gjërat fetare të Trojes
dhe të largohet nga Troja dhe Dardania me popullin Trojan pergjithmon dhe të mos kthehen kurrë më
(d.m.th. ai me babain e vet dhe me Trojanet e jo i gjith populli Dardan, Drdanet mbesin aty ku ishin pra.)
Një orakel (falltore) i kishte thënë që të shkoj atje prej nga ka ardhur i pari i tyre Dardanusi.
Aeneas merr në shpinë babain e vet të paralizuar, dhe me Trojanet e mbetur gjallë ndërtuan disa anije dhe nisen per udhëtim,
shkon se pari ne Samothraki, por aty nuk ishte vendi i të parit te tyre Dardanusit, i tregoj një orakel tjetër,
dhe i tha qe te shkoj atje prej nga ka ardhur i pari i tyre Dardani e kjo nuk është Samothrakia por është Italia.
Aeneas filloj udhëtimin për në itali por erërat e detit e dërguan në Afrikë të mbretresha Dido e cila u dashurua në të.

Por Perëndite e udhëzuan që ta lë Didon dhe ta vazhdoj rrugën për në Itali, dhe keshtu filloi udhëtimin përsëri,
ku erërat e dërguan në Latium. Aty sundonte një mbret me emrin Latinus i cili nuk kishte djem por vetëm një vajzë,
e cila quhej Lavinia. Aty në Latium kishte ndodh diqka e jasht zakonshme, në një pemë në oborr të pallatit të mbretit,
kishte ardhur një grumbull i madh bletësh e cila e kishte zaptuar atë pemë në menyrë të pazakonshme,
dhe mbreti Latinus e kishin thirrur një parashikues të ardhmëris për ta pyetur se qka do te thot kjo.
Parashikuesi i ardhmeris i thot: "Po e shoh një njeri nga një vend tjetër me një popull që sillet andej e kendej nepër detra,
dhe po e shoh që do të jetë në maje të majes së kesaj kështjelle duke sunduar.
Pastaj ndodhi një gjë tjetër e pazakonshme. Ulur në fron mbreti me të bijen e vet dhe duke ndezur zjarrin e flijimit,
iu ndezen flokët e dredhura të virgjereshes Lavinia, që e ndriqoj të gjith pallatin ajo flakë e madhe,
dhe mbreti deshiroj përsëri nje skjarim nga parashikuesi i ardhmeris per këtë mrekullin e dytë.
"Për Lavinian po e shoh nje lidhje të mrekullueshme të shkatht dhe bujare, por për këtë popull po shoh nje lufte të tmerrshme".
Mbreti Latinus e pyeti edhe oraklin e babait të vet Faunus edhe ajo i tha që po vjen një njeri i huaj në këtë vend,
dhe që për popullin i tij dhe për faren e tijë eshte përcaktuar (shkruar) sundimi dhe robërimi i botës.

Kur mberriti mbreti dardan Aeneas në Itali pra në Latium, në fillim ishte mikpritur nga mbreti Latinus,
por më vonë nga frika e mbretit Latinus për fjalët e oraklit filloj lufta mes Italikeve dhe Dardaneve (Trojaneve) në Latium.
Aeneas nuk kishte ushtarë të mjaftueshëm për të luftuar kundër Italikeve dhe kërkoj ndihme nga Euander,
një pellazg i shperngulur me heret nga Arkadia në Itali (Dardanusi ishte shperngulur nga Arkadia pas vdekjes se vellaut Jason).
Kështu që me ndihmen e kusherirëve te tij Arkadian filloi luftën Aeneas kunder Latineve apo Italikeve.
Udheheqësit e italikeve ishin Turnus, Lausus dhe Mezentius.
Nje ndër luftëtaret me te shkatht Dardanian pas Aeneas ishte Nisus i cili edhe vdiq ne fushbetejë,
Ishte shigjetar por edhe me shpatë shume i shkatht (Nisus është edhe emri i vjeter i qyteti Nish)
Laususin dhe Mezentiusin i kishte mbytur në dyluftim Aeneas, ndërsa Turnus kishte ikur.
Kjo luft bëhej edhe për princeshen Lavinia se kush do ta merrte per grua dhe te behej mbret aty Latium.

Turnus organizon nje betejë të re kundër Dardaneve (Trojanëve).
Në betejë e dytë plagoset Aeneas nga nje shigjet por lufta perfundon pa fitues.

Beteja e tretë në mes të Italikëve dhe Dardaneve fillon, në këtë betejë Dardanët e sulmojn keshtjellen e Latiumit,
Turnus kërkon dyluftim nga Aeneas, por Aeneas ashtu i plagosur e mbyt edhe Turnusin dhe e merr Princeshen per grua ,
kështu qe ish mbreti i Dardanisë Aeneas behet mbreti i Latiumit

Dhe kështu u permbush parashikimi i oraklit dhe parashikuesit te mbretit Latinus.
Sterrnipi i Dardanusit ishte Aeneas, djali i Aeneasit ishte Julius, sterr-sterrnipi i Juliusit ishte Romulusi,
që e vuri gurëthemelin e qytetit të Romës Antike,dhe kështu filloj perandoria Romake
që me von vjen edhe Julius Cezar që kishte gjakun e Dardanusit,
pra kishte faren, gjakun, gjenen pellazge, Ilire, Dardane.

Dhe me von nje nga pasardhësit e Aeneasit me emrin Brutus që ishte shpërngulur në ishullin e gjelbert,
si sundimtar i atijë vendi e pagezoj me emrin Britania duke u bazuar në emerin e vet.

I kam ra pak për së shkurti këtyre "përrallave" por gjërat ma kryesore më duket që i kam shkruar.

------------------------------------------------

Disa nuk mësohen kurrë, kurse të tjerët edhe ma vonë.
Mësimdhënësit te na jan edu'KAT'or, e katin duhet me e vjerrë.
 
Luftar

Primus registratum
Re: Lexoje mos prito se ti hap syt me pa ma mirë , o shqiptar i verbët.

Gjithmone me ka bere pershtypje historia e Ikarit dhe Dedalit (Ikarus/Dedalus) dhe kam nje dyshim rreth emrit "Ikar/us". Por para se te them dyshimin tim do te desha te degjoja mendimet tuaja, pse ai eshte quajtur ashtu ?
(sigurisht ne qofte se e dini mitin)
 
Dardanus

Primus registratum
Perënditë e Olimpit flisnin SHQIP...

O Administrator ndryshoji titujt ketu se i kam ndryshuar pa dashje dhe tash e kan te gjth ate titull qe shkruajne ketu .

Faleminderit
 
Dardanus

Primus registratum
Re: Perënditë e Olimpit flisnin SHQIP...

Ketu kendohet per mbretin dardan Aeneas (Enësi ose Endësi)

Ich besinge Waffen und den Mann, der als Erster von den Küsten Trojas, vom Schicksal getrieben, nach Italien,
an die lavinischen Küsten kam, jener wurde viel sowohl über Länder als auch übers Meer durch die Gewalt der Höheren getrieben,
wegen dem nachtragenden Zorn der wütenden Juno.
Auch vieles erduldete er im Krieg, solange bis er die Stadt gründete und er die Götter nach Latium brachte,
woher das Geschlecht der Latiner stammte und die albanischen Väter und die Stadtmauern des hohen Roms, denn held Aeneas.

---------------------------------------------------
Perkthimi ne shqip

Ne kete shkrim eshte nje kenge e vjeter qe kendon per mbretin Aeneas te Dardanis, e aty thot, po kendoj per armet dhe burrin qe e barti percaktimi nga brigjet detare te Trojës ne Itali ne brigjet tona detare laviniare (a keshtu disi) i cili bartej neper detra e neper brigje nga dhuna e te larteve, nga inati hakmarres Juno (Nje perendi e hidhruar me Aeneasin). Shume gjera i duroj ai ne luftra, deri sa i pruni perendite ne Latium, prej te cilit del fara e baballareve te Shqiptareve , Latineve dhe muret e qytetit te Romes se larte.
 
Dardanus

Primus registratum
Re: Perënditë e Olimpit flisnin SHQIP...

Kurse ketu tregohet per Remin dhe Romulin (qe jan rritur nga Ulkonja), se qfar fare apo gjene kishin.

Einer der königlichen Nachkommen aus des Aeneas Stamm, war der Albanerkönig Prokas , der bei seinem Tode zwei Söhne,
Numitor und Amulius, hinterließ. Selten sah man so große Unterschiede zwischen zwei Brüdern; Numitor,
der ältere, hatte ein sanftes und gutmütiges Wesen, während Amulius aufbrausend und herrschsüchtig war.
Ehrgeiz und diese Herrschsucht trieben Amulius, den Bruder vom Throne zu stoßen und aus dem Lande zu verbannen.
Aus Furcht vor der Vergeltung ließ er des Bruders Sohn auf der Jagd meuchlings töten. Die Tochter Numitors,
Rhea Silvia, machte er zur Priesterin der Vesta, in deren Dienst sie unvermählt bleiben mußte.
So schien jede Bedrohung seines Thrones beseitigt. Da begab es sich,
daß der Kriegsgott Mars die schöne vestalische Jungfrau erblickte und sich heimlich mit ihr vermählte.
Als Rhea Silvia ein Zwillingspaar gebar, kannte der Zorn ihres Oheims Amulius keine Grenzen;
denn er fürchtete, daß die Kinder, Enkel des rechtmäßigen Königs Numitor, sich einst an ihm rächen könnten.
Nach dem strengen Gesetz der Göttin Vesta mußte Rhea Silvia wegen ihres Vergehens mit dem Tode bestraft werden.
Die Zwillinge aber sollte ein Diener nach des Königs Gebot in den Tiber werfen.

--------------------------------------
Perkthimi ne shqip

Njeri nga pasardhesit mbretrore te Aeneasit ishte mbreti shqiptar Prokas, qe pas vdekjes se tij i la dy djem, Numitor dhe Amulius. Shume rrall shihte njeriu ndryshime kaq te madha ne mes dy vllezerve. Djali i madh Numitori ishte nje njeri i mire dhe i but, ndersa Amulius ishte i keq dhe egoist (qe don vetem te sundoj). Fanatizmi dhe deshira per te sunduar e shtyren Amuliusin per ta rrezuar nga froni dhe per ta leqitur vellaun e vet. Nga frika per hakmarrje dha urdher per vrasje te nipit te vet, ndersa mbesen e vet Rhea Silvia e beri priftereshe te Vestas, qe e ka te ndaluar te shumohet, qe keshtu te mos kene pasardhes ata dhe mendoj qe pushteti i deges se tije u sigurua pergjithmon. Pas nje kohe e takon Rean perendia e Marsit qe nga ai takim lindin dy binjak, hidhrimi i Amuliusit nuk kishte kufi, keshtu qe sipas ligjit te Vestas ajo denohet me vdekje, dhe nga frika qe e drejta per sundim i takon niperve dhe se do te hakmarren binjaket ai urdheron te hidhen ne lumin Tiber. Pastaj i gjene nji ulkonje dhe i ushqen nje kohe te gjat, pas nje kohe te gjate i gjene nje bari dhe ia len emrat Rem dhe Romul kur te bahen burra e marrin mbretrine dhe ne fund e vret Romulusi Remin dhe bahet vet Mbret dhe e fillon ndertimin e qytetit qe ja len emrin ne baze te emrit te vet Rom-ulus.

Ju kerkoj falje per kete perkthim jo profesional, por mendoj qe po shihet se percka flitet.

-----------------------------
Edhe Gjingis Khan ishte grek, Khanos Gjingis, sikur Buddhos Tibetis ose Ramses Pyramidis.
 
Dardanus

Primus registratum
Re: Perënditë e Olimpit flisnin SHQIP...

http://www.geocities.com/protoillyrian/language

Hidhni nje sy ketu se eshte mjaft interesante, dhe tregona te tjereve ketu nese gjene diqka domethenese, se mua per vete mu duk shume e komplikuar, si jo njohes letersie.

Eshte nje fjalorth me fjale nga gjuha Ilyre apo Ilire(pellazgishtja e me vonshme).

-----------------------------
Edhe Gjingis Khan ishte grek, Khanos Gjingis, sikur Buddhos Tibetis ose Ramses Pyramidis.
 
D

dijona

Guest

Top