Pedofilët grekë abuzojnë seksualisht me djem shqiptarë

Dëshmi shokuese, vijnë nga Selaniku ku djem të vegjël shqiptarë raportohet të jenë viktima të abuzimi seksual nga meshkuj grekë, mes tyre edhe priftërinj ortodoksë. NOA.al raporton se banorët e zonës tregojnë që pederastë dhe pedofilë kanë gjetur këtu parajsën e shfrenimit seksual deri në orgji me disa djem të mitur, kurse organizatat për mbrojtjen e fëmijëve apelojnë edhe për raste fëmijësh të zhdukur.
E përditshmja kombëtare “Espresso” në kryeartikullin e sotëm citon kryetarin e shoqatës greke “Buzëqeshja e Fëmijës” të denoncojë skandalin. Kostas Ianopulos thotë se në qytetin e Selanikut, konkretisht në zonën Vardari te rruga Afrovitis, djem të moshës midis 12 deri 17 vjeç nga Shqipëria, Bullgaria por edhe grekë nga rajone si Veria, Aleksandria etj, gjenden çdo natë në këtë rrugë duke dhënë trupin e tyre tek pedofilë grekë. Kryetari Ianopulos thotë se fëmijët e mitur vijnë çdo ditë me autobuzë nga pikat kufitare e shpesh të pashoqëruar nga prindërit dhe zbarkojnë te rruga Afrovitis.
"Ne kemi informacione se çdo ditë vijnë me autobusë nga Shqipëria dhe Bullgaria djem të mitur" pohon z Ianopulos. "Kemi kërkuar nga autoritetet doganore kufitare greke që të verifikojnë mënyrën si vijnë këta fëmijë dhe kush i shoqëron që të dinë të paktën nëse rikthehen në atdheun e tyre" shton ai. Gazetari Nikos Pitsiakidis ka folur me disa banorë të zonës. Ai ka mbledhur dëshmi tronditëse prej tyre që japin detaje për mënyrën si funksionon skandali i abuzimit seksual me fëmijët.
"Gjithë ditën rruga Afroditis ka shumë lëvizje dhe plot dyqane. Gjithçka duket normale. Por në mbrëmje dhe gjithë natën këtu bëhet djepi i pederastëve. Meshkuj të moshave nga 35 deri 60 vjeç vijnë me makina dhe ndalen para plot djemve te vegjël që presin punë. Qëndrojnë pak ku bëjnë pazarin dhe marrin me vete një djalë. Pas disa orësh i rikthejnë në zonë" tregon një banor i zonës i cili ka një dyqan me veshje.
Në fotot që NOA.al ju sjell më poshtë shikoni pamje nga rruga Afrodhitis dhe zona pranë Cine Laikon, ku qëndrojnë djemtë qe i dorëzohen kundrejt pagesës epsheve seksuale të pedofilëve. Në një rast edhe më skandaloz publikohet dëshmia e një banori 25 vjeçar që pohon se pjesë e pedofilëve është edhe një prift që kryen orgji me disa fëmijë.
"Një natë pashë një prift qe erdhi me një Wolksvagen Eos ngjyrë e zezë. Ishte me veladonin e priftit dhe zbriti me të shpejtë nga makina tre djem duke parë sa andej këndej nëse po e shihte ndokush.
Pak më vonë mori dy djem te tjerë 13-14 vjeçarë dhe u largua sërish". /a.b/noa.al/
 

joetisti_

Locus omnem
Mire, e drejte, gjithsesi po t'i varesh ujkut melcite ne qafe... Per arsye ekonomike mendoj une, femijet(sigurish nga tutoret) po i kerkojne pedofilet dhe jo pedofilet femijet. Pune dreqi !
 
Top