PDK pro vendosjes së kamerave
Edhe pse anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës kanë votuar kundër vendosjes së kamerave në qendrat e votimit, zyrtarë të kësaj partie thanë se mbështesin vendosjen e kamerave në këto qendra.Nënkryetari i kësaj partie, Hajredin Kuçi, u shpreh se PDK-ja mbështet çdo iniciativë që siguron proces zgjedhor transparent e demokratik. Por, Kuçi tha se vendimi i KQZ-së është marrë në bazë të llogaritjeve teknike për vendosje të kamerave.

Sipas nënkryetarit, Hajredin Kuçi, PDK e mbështet vendosjen e kamerave në qendrat e numërimit dhe votimit dhe çdo kosto buxhetore që kërkon instalimi i kamerave.
Por, ky qëndrim vjen në kohën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka marrë vendimin definitiv që nuk mund të kthehet më prapa.

Sipas Kuçit, vendimi i KQZ-së është marrë në bazë të llogaritjeve teknike për mundësinë e instalimit të kamerave në qendrat e votimit. Ai nuk e sheh të nevojshme që kësaj çështjeje t’i jepej karakter politik. Kuçi tha se Partia Demokratike e Kosovës kërkon që KQZ të organizojë proces zgjedhor të dinjitetshëm, në mënyrë që rezultati i zgjedhjeve të jetë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe të mos kontestohet

Ky artikull eshte marre nga: http://albnews.blog.al/?p=63. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://albnews.blog.al/?p=63