PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

Mirditor

Primus registratum
PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

Nevila Perndoj e Eglantina Nasi

Ja akuzat e liderit te opozites dje ne parlament:

Per seancen parlamentare:

- Kjo seance eshte fundi i ketij parlamenti se ka dhunuar te drejten, sipas se ciles 1/4 e parlamentit ka te drejten e hetimit.

Per kryetarin e seances:

- Serveti eshte nje mercenar i ushtrise suaj qe shkel Kushtetuten! Servet Pellumbi eshte sovjetiku i Kuvendit Shqiptar!

Per Arta Daden:

- Pas pudres se Dades fshihet gjaku i nje femije te vrare! Nuk e di sesi kryeministri s'i thote "Ik" kur djali i saj vret njerez!

Per Viktor Doden:

- Une te besoj ty sa i besoj territ!

Per Besnik Dervishin:

- Ky rregullatori i territorit ka vjedhur toka! Ka qene vete gazeta "Zeri i Popullit" qe ka denocuar vjedhjet e tokave nga Dervishi.

Gramoz Rucit:

- Kujt i tregon ti te drejtat e njeriut, gomereve te Salarices, me te cilet transporton drogen per Sarande?

Nano per Berishen:

- Berisha i kalon problemet ne gallata te provinces dhe e kunderta.

Parlamenti nuk arriti te vendose dje ne seance plenare pas disa oreve diskutim mbi ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar. Te 19 diskutantet qe referuan perballe kamerave dje, nuk arriten gje tjeter vecse debate dhe akuza te ndersjella. "Do te mbrojme me dhune kushtetuten", ishte refreni i deputeteve opozitare, te cilet, tashme ishin te bindur se socialistet nuk do te miratonin idene e ngritjes se nje komisioni hetimor. Por ata "kercenuan" socialistet, se nese nje gje e tille nuk do te ndodhte, atehere tribuna e parlamentit do te kthehej ne nje tribune e denoncimit te korrupsionit te cdo deputeti dhe cdo ministri.

Komisioni hetimor parlamentar per kryebashkiakun Rama nuk ka per objekt nje ceshtje te vecante. Per nje arsye te tille, ai nuk mund te ngrihet. Ne baze te ketij argumenti, kreu i grupit parlamentar te mazhorances, Gramoz Ruci ka kundershtuar dje ngritjen e komisionit te kerkuar nga opozita per kryetarin e Bashkise se Tiranes. Shpjegimin e tij ai e ka nisur duke i dhene te drejte opozites deri ne piken per te bere kerkese per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar. "Te drejten e ngritjes se tij, opozites ia jep kushtetuta, pikerisht neni 77 i saj. Sipas tij, opozita ka te drejte te kerkoje fillimin e nje hetimi parlamentar" pohoi Ruci. Por ai ka vazhduar me tej duke thene se ky hetim mund te realizohet vetem nese ai bazohet mbi nje ceshtje te vecante. "Nje fakt te tille e percakton Kushtetuta, sipas se ciles hetimi parlamentar mund te behet vetem mbi nje ceshtje te vecante" shtoi Ruci. Kreu i mazhorances ka shpjeguar se nje ceshtje e vecante nenkupton nje te tillekur ajo nuk eshte e pergjithshme dhe as e zakonshme ne institucionet shqiptare. Per rastin konkret te kerkeses se opozites, kryetari i grupit parlamentar te mazhorances u shpreh se nuk esshte fjala per hetimin e nje ceshtje te vecante, por te nje personi. "Por personat mund te hetohen vetem kur ata jane te pajisur me imunitet!" sqaroi deputeti Ruci. Sipas tij, kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama aktualisht nuk mund te konsiderohet si nje person i paisur me imunitet. "Ai eshte nje i zgjedhur i drejtperdrejte i popullit dhe si i tille ai nuk mund te shkarkohet nga ana e Kuvendit te Shqiperise!" pohoi Ruci ne emer te mazhorances socialiste. Sipas tij, qellimi i vertete i ngritjes se ketij komisioni hetimor parlamentar eshte ai i denigrimit te figures se nje personi publik. Si i tille, ka shpjeguar Ruci, ai nuk mund te barazohet me nje ceshtje te vecante. "Nga ana tjeter, ky komision, nuk mban brenda tij as te drejtat e njeriut. Ai nuk respekton as ndarjen qe percakton Kushtetuta te pushteteve, mes atij ekzekutiv dhe legjislativ. Sipas kerkeses, objekti i hetimit, ne kete rast kryebashkiaku Edi Rama eshte nje person ekzekutiv!" pohoi Ruci. Sipas tij, Kushtetuta duhet te bazohet vetem tek kerkesa ku nuk preket pushteti ekzekutiv dhe kur nuk ka brenda saj ngjyrime politike. "Objekti ne kete rast eshte pushteti ekzekutiv nepermjet nje perfaqesuesi te pushtetit vendot. Objekti i gjykimit eshte i paragjykuar!" perfundoi ne emeer te mazhorances, kreu i saj, Gramoz Ruci.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

<span style="font-weight: bold">BERISHA NANOS: &quot;MBRON ATE QE PARA NJE VITI E SHAJE!&quot;</span>
Lideri i opozites, Sali Berisha me tone te ashpra dhe te drejtperdrejta i eshte drejtuar dje edhe kryeministrit Nano. Sipas Berishes, Nano sot po mbron njeriun qe e shau nje vit me pare.

&quot;Para tre vjetesh, ky zoteri kryeminister qe do te shpallte qendren e Tiranes nje qender muzeale dhe monumentale, tani mbron Edvinin per te lare parate e pista!&quot; i drejtua Berisha kryeministrit Nano. Fjala e tij ka vijuar me tone te ashpra kunder qeverisjes qe ai drejton. &quot;Po te denohej klani Glina, do te denohej klani Duka, me vone Dade dhe Dervishi. Ju po mbroni aferat tuaja te pista. Kryeministri Nano nuk ka kurajo qe t'i thote &quot;ike&quot; Arta Dades kur djali i saj vret njerez. Nen pudren e saj, fshihet gjaku i nje femije te vrare. Kriminelet sillen si te pafajshem ne gjykatat tuaja. Edvin Rama rrafshon kinemane &quot;17 Nentori&quot; per t'u dhene llokma juve! Ne nje kohe kur ne mesin e Athines ekziston nje lagje e vjeter qe nuk eshte prishur&quot;, shperthyen akuzat e Berishes kunder qeverise se kryeministrit Nano. Ai ka vijuar me tej duke e akuzuar ate edhe per bllokimin e aktivitetit te pavarur te institucioneve qe duhet te jene te tilla. &quot;Kontrolli i Larte i Shtetit nga 100 ceshjtje qe ka per Edvin Ramen, ka publikuar vetem tre prej tyre. Ju tani keni bllokuar edhe strukturen e pavarur te Kontrollit te Larte te Shtetit&quot;, pohoi Berisha.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

NANO PAQE ME BERISHEN, I KUJTON MARREVESHJEN

Akuzat shperthyese te Berishes, pritej qe te shkaktonin te njejtin ton ne repliken e kryeministrit Nano. Por nuk ka ndoddhur aspak keshtu. Kryeministri me tone mjaft te qeta ne fillim te diskutimit te tij e ka ftuar liderin e opozites te bashkepunoje serish per marreveshjen institucionale qe kishin nenshkruar se bashku. &quot;Po i lutem Zotit, qe z.Berisha te behet recitivisht bashkepunetor i marreveshjes institucionale. I bej thirje qe t'i afrohet serish marreveshjes!&quot; pohoi kryeministri Nano. Ai ka pohuar se nese nuk ndodh nje gje e tille, opozita do te kete nje rruge shume te gjate per te bere. &quot;Rruge te mbare ne opoziten tuaj te gjate nese vazhdoni keshtu!&quot; deklaroi lideri i opozites. Por kryeministri eshte treguar mese i qete me opoziten edhe kur i ka treguar asaj se e mbeshtet ne cdo nisme hetimore, nese objekti i tyre do te jete gjithmone per ceshtje te vecanta. &quot;Por ne kete rast, kjo nisme ju duhet juve per zgjedhjet lokale, qe te eliminoni Edi Ramen&quot;. Kreu i qeverise sqaroi nder te tjera se kerkesa per hetimin e Edi Rames nuk eshte korrekte pasi parlamenti nuk mund te merret me asnje kryebashkiak, cilido qofte ai. Sipas tij, nuk i duhen hequr aspak kompetencat prokurorise, i takon asaj qe ta ndjeke hetimin e Edi Rames. Nano pohoi se transformimi qe ai i ka bere Tiranes eshte me se i dukshmem dhe se ky eshte suksesi i tij, i socialisteve dhe e mazhorances qe e mbeshtet ate.

Berisha replikon me Nanon:

Sali Berisha:

- As Barci nuk i beson ato qe thate! Ti je deshmia reale qe tregon se di ta fusesh Shqiperine ne kriza, por kujdes me pasojat! Edvin Rama eshte ai qe u akuzua edhe nga ju gjate lojes politike te vitit te kaluar per te marre partine! Ai qe ke tani ne krahun e majte (per Luan Ramen), ka derguar ne prokurori 3 dosje per Edvin Ramen!

Fatos Nano:

- Ndryshimi im nga i yti eshte se ti ben te njejtat gabime,ndersa une i bej te ndryshme! Gaboj perseri, por te pakten i bej te ndryshme nga ato qe kam bere me pare!

Berisha replikon me Brahon:

Spartak Braho:

- Thate se do vinit ne seance me dosje dhe fakte para. Ku i keni ato? Edi Ramen mund ta marre per zverku vetem prokuroria dhe jo deputetet qe kane imunitet.

Sali Berisha:

Sot shqiptaret mesuan se kur ministrat vjedhin nuk perben nje ceshtje te vecante. Nuk perben ceshtje nese ata vazhdojne te mbulojne Kavajen dhe Golemin me vila.

Sali Berisha:

- Ti diten e pare the qe Edi Rama mund te hetohej, ndersa nje dite me vone, pasi more nje mesazh ne kafenene prane Ures se Dajlanit, ndryshove mendje. C'eshte ky partneritet tuaj ne krim?

Spartak Braho:

- Une kam thene qe Rama te hetohej, por nga prokuroria!

Berisha replikon me Kocin:

Petro Koci:

- Dua t'i kujtoj Berishes se ka nje grup parlamentaresh qe ka firmosur per heqjen dore. Ju nuk i jeni pergjigjur prokurorise per dy ceshtje: Hajdari dhe 14 shtatorin! Opozita shqiptare, fabrika kryesore e shpifjeve ne rajonin e Ballkanit, pasi nuk e eleminoi dot Ramen ne '97, sot ka ngritur leven politike per te justifikuar mungesen e alternativave. Ajo po perpiqet te rrezoje nje model. Parlamenti po kthehet ne magazine doganore politike te opozites. Nese opozita ka dosje Rama, ta coje ne prokurori! Kjo opozite eshte e paskrupullt e cila nuk e meriton pushtetin.

Sali Berisha:

- Petros me operacionet logjike nuk ia vlen t'i pergjigjesh, sepse ai thote se opozita po injoron problemet e korrupsionit. Ti nuk je gje tjeter vecse nje ushtar i mire Klos! Iniciativa ka qene e jona! Ne ate kohe ti nuk ishe bere katar akoma, s'e dije c'drejtim kishe. Ne e morem eksperience te Bundestagut. Por na u ngriten atehere kataret e tanishem qe ne fakt perfaqesojne nje grup te kastuarish intelektualisht. Une s'mund te behesha bashkeautor ne vrasjen e Hajdarit te nje grupi kriminal me toge te zeze per urrejtje klasore se perfaqesonte komunisto-fashistin Shefqet Peci. Petro, ti rri ne pasqyre dhe flet me vete nga tre ore ne dite. Ngjet me ata qe qajne diten dhe qeshin naten. Ti diten flet per lufte kunder korrupsionit dhe ketu e mbron ate. Une kam kohe qe te ndjek dhe ti s'je serioz ne luften kunder korrupsionit. Jane trafiqet qe te pengojne te dalesh nga qerthulli. Pergjigju nje here per armet e repartit 101 se edhe Spartaku ti di ato. Ju nuk perfaqesoni linje te vertete!

Petro Koci: Ai eshte nje katar i madh por ka nje plus me perpara, pra eshte mekatar. Te kastruarit dalin ne opozite dhe kete e ka PD. Persa i perket ceshtjeve te tjera une propozoj qe zoti Berisha te behet kryetar komisioni parlamentar dhe te merret me armet e repartit 101 dhe 102 po te doje.

Berisha replikon me Bracen

Sali Berisha

Ti i nderuar Brace, ke ardhur sa here ke dashur ne Presidence. Por ti Edvin, Erjon, ke pasur probleme ne vitin 1991. Madje ke qene me dosje hajduti nga policia. Dhe me keto probleme me krimin qe ke pasur, ti ke qene i gatshem per t'u cuar ne nje koloni edukimi. Ja ky ke qene ti. Nuk mund te them tjeter vecse qe ti je bashkepunetor i klaneve kriminale. Ti rri me ta ne kafene, ti je jashteqitje e krimit. Ti je i fotografuar me ta. Ti je nje nga ata qe shtypi te ka perfolur per Kuqon. Por ti je i keqperdorur edhe nga ata edhe nga Kuqo, edhe i Parlamentit. Ti sot ne shek 21 i takon te keqperdorurve.

Erion Brace:

Qe ne kete salle kane zene vend kriminelet ordinere, kete e dine shqiptaret. Qe ta dije ky zoteria qe ata qe ka vrare ne Vlore, Permet, edhe ne Tropojen e vet nuk do t'ia falin asnjehere. Une jam ketu qe kam gjysmen e moshes se atij, qe te mos sillem si ai rrugac ordiner. Ka qene qe nga '91 qe ka pasur pushtetin me fytyrat me te zeza te ketinj vendi. Dhe ashtu kane per te vdekur keta persona ne kerkim. Qe nga 91 deri me sot, ky zoteri, nuk me ka thene ndonjehere hajdut. Mund t'ia fal qe te gjitha, por vetem kete llaf nuk ia fal sa te jem gjalle. Ai e di shume mire si di te shkruaj gjuhen shqipe, gjuhen serbe nuk di ta flase. Dhe s'kam nevoje te mi shkruaj Klosi, Nano apo Berisha. Dhe po te doje do tia shkruaje sa borxhe ka me leke dhe ne gjak ky njeri. Nese nuk e con dosjen ne prokurori, une do te kerkoj ne cdo seance publikimin e dosjes se atij horri. Nese ai moster nuk e nxjerr dosjen time, une do te nxjerr dosjet e naftes dhe droges se atij horri.

Berisha replikon me Ulqinin

Musa Ulqini:

- Kerkesa e PD-se eshte antiligjore e antikushtetuese! Rama nuk ka imunitet dhe mund te hetohet nga prokuroria e KLSH. Z.Rama sulmohet nga lidershipi i PD-se jo per ate qe thote, por per ate qe ben ne krye te Bashkise. Te mos lejojme qe parlamenti te kthehet ne nje komision hetimor! Harakiri i PD-se ne emer te kushtetutes eshte demagogji e opozites. Ajo do te zhvleresohet ne zgjedhjet vendore pas disa muajsh. Askush nuk ka dhene prova per Edi Ramen. Asnje parim i se drejtes s'mund te pranoje hetimin e individit pa prova fajesie. Kete e ka bere vetem fashizmi dhe komunizmi. Nese kjo goditje sipas PD-se rezulton e suksesshme, ajo mund te fitoje ne zgjedhje, gje qe eshte e pamundur. Histeria e Berishes me kujton thenien e nje dramaturgu: &quot;Sa me qesharake te jete nje akuze, aq me i rrezikshem eshte njeriu qe i ben ato!&quot;

Sali Berisha:

- Une Edvinin e kam kualifikuar si bosin e lavatrices se parave te pista dhe kryetari yt te ka klasifikuar ty si lavatrice! Lidhur me retoriken tende, &quot;Vidh Edvin, te lumte dora!&quot;, dua te them se Edvini nga taksapaguesit shqiptare ka avulluar dhe vjedhur dhjetera milione dollare. Kjo eshte frika dhe tmerri qe ka nga hetimi dhe kjo eshte frika qe keni edhe ju. Per kinema &quot;17 nentori&quot; ja ku eshte vendimi nr.180, dt.13.4.2000 ku me propozim te Rames, kinemaja shpallet ansambel monument kulture. Por ne ate kohe Edvini, nuk e kishte per te ruajtur vlerat muzeale te qytetit, po e kishte per te lare parate e fondit qe kryesonte. Tani Edvini si kryetar bashkie rrafshon qendren historike. Ai eshte klani me i rendesishem i droges dhe ka dosje ne gjykate qe deshmon per parate dhe te gjitha gjerat, ndaj dhe mos beni dudumin ketu se eshte gje e turpshme.

Musa Ulqini:

- Eshte e vertete qe une s'kam turp te mbroj Edi Ramen. S'kam turp se e di shume mire qe Rama ne 2 vjet arriti te siguroje tre ere me shume te ardhura se qeverisja juaj. Ju per tete vjet siguruat 2 milione USD, Rama 24 milione USD. Sepse per 45 dite arriti qe Lanen ta kthente ne nje hapesire me drite qytetit, duke shkaterruar 748 ndertesa nga firma qe nuk pastrojne para, po qe punuan vullnetarisht. Ju beni politike dhe llogje ne Kuvend. Njerezit qe keni instruktuar ju, kane bllokuar 14 mije biznese vetem se urdheroni ju. Ka te tjere qe me kane kujtuar lavatricen, por ka keshtu, ka legene, ka uturake. Eshte puna jote vazhdo, sic kane bere edhe te tjeret, dakord zoti Berisha?

Sali Berisha:

- Tani Muse, gabove rende sepse ti more si figure uturakun. Se bashku me Edvinin ngjisni si permbajtje e tij.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

<span style="font-weight: bold">DEPUTETET, REAGIME TE NDRYSHME PER RAMEN:</span>
Edi Paloka:

- I njohim aferat e Rames! Pallatet qe nderton ai, po ti gervishtesh rrjedhin gjakun e njerezve qe jane eleminuar nga grupet kriminale duke filluar nga hakmarrja per drejtesi e deri te tjera. Jane biznesmene qe jane vrare. Pse e prishi kinema &quot;17 Nentorin&quot; dhe cfare kerkon hakmarrja ne pronat e Kazazeve pas 17 nentorit? Ju doni te vendosni krimin ne Shqiperi dhe ne s'do t'iu lejojme. Ne s'na perzini e s'na eleminoni dot. Ne '90 jemi perballur me baballaret tuaj dhe ju kemi treguar vendin. Nga ju macet e sotme nuk kemi frike!

Prec Zogaj:

- Sot po perballohemi publikisht me legjislacionin, sepse kete radhe nisma eshte marre nga opozita, ndersa ne rastin e Klosit e perkrahu vete Nano dhe s'kishte debate. Le t'i leme keto nisma te kalojne, perdryshe do krijojme precedente te rrezikshem. Grupi yne mbeshtet nismen e PD-se, askush nuk mund te jete i pakontrollueshem. Edi Rama duhet te pranoje vete kontroll parlamentar, puna ka cak, ndersa vjedhja nuk ka. Ne disponojme fakte se shkelja e procedurave te tenderimit eshte zakon ne bashki. A ka qene e drejte te jepen kaq shume para nga buxheti per te rregulluar nje oaz ne qender dhe kur Tirana dihet se si i ka rruget. Eshte publiku qe do gjykoje!

Qazim Tepshi:

- Te mos ngrihen arsye juridike per te penguar nje komision! Nese do mohojme nje te drejte, atehere bejme nje spekulim ne vlerat kushtetuese. Ne kemi pasur para disa muajsh nje komision per kryetarin e SHISH. Ai ishte pa imunitet dhe u vendos. Grupi parlamentar i PDr mbeti menjane. Edhe PD sot ka bere nje gabim, duke lene PDr menjane. Edi Rama ka bere pune te lavderueshme ne Bashkine, dhe komisioni nuk eshte gogol.

Gaqo Apostoli:

- A eshte kushtetuese apo jo kjo nisme? Objekti i saj eshte antikushtetues sepse qe ne paraqitje ka trajten e nje pretence dhe nje sulmi politik. Ai duhet te behej ne perputhje me ligjet. Nuk duhet te spekullohet me fjalen hetim: gjithkush mund te hetohet, por organet jane te vecanta, dhe parlamenti nuk mund te futet ne punen e organeve te tjera. Kuptohet se ashpersimi i luftes politike tani eshte i natyrshem sepse zgjedhjet lokale po afrojne. Objektit te saj, i mungon edhe qytetaria pervec kushtetueshmerise.

Ilir Bano:

- Nuk jeni ju qe vendosni nese lejohet te hetohet Rama ose Arapi! S'eshte mazhoranca ajo qe e percakton. Bashkia e Tiranes ka me shume fonde se te gjithe bashkite e vendit. Kjo eshte cudi e radhes e klaneve te coroditura Rama nuk mund te pastrohet nga perpjekjet per t'iu shmangur hetimit. Ajo qe duket eshte frika nga hetimi. E keqja ka shkuar shume me thelle. Po shkelet kushtetuta. Shqiperine e rrezikojne kriminelet, theksojne miqte e huaj: kryeministri ka dy opsione, mund te jete ne anen e tyre ose ta luftoje. Deri tani ai ka zgjedhur opsionin e gabuar. Me vendimin qe do te merret ketu, ai do te bllokoje punen e opozites.

Jozefina Topalli:

Ju keni frike per kete komision, se nga keni frike, kete nuk e dime. Pse nuk pranoni qe nepermjet hetimit te vertetoni te kunderten? Ne luften kunder korrupsionit do ta vazhdojme me deputetet, dhe me ministrat. Ju u tallet kur PD denoncoi vjedhjen e thesarit dhe ajo doli e vertete. Une e di qe do te kete njerez qe hyjne ne parlament per qellime te gabuara. Edi rama duhet te kerkoje vete transparencen. Ishte nje rast jo per t'iu fshehur zyres.

Fatmir Mediu:

Mazhoranca do te dhunoje kushtetuten dhe njekohesisht per te shmangur angazhimin e opozites ne luften kunder korrupsionit, duke u treguar shqiptareve qe ky fenomen qe po majm pushtetaret, ky parlament eshte kthyer ne mbrojtjes te korrupsionit. Ky komision do te ishte i perbashket, qe mazhorancen ta kishte mazhoranca dhe ne menyre te perbashket te luftonim korrupsionin. Disa deputete e dine se nje jave me pare ishim ne SHBA dhe ne cdo takim qe ne patem ne fund te cdo takimi permendej kerkesa e vazhdueshme e tyre te luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Dhe pikerisht ky do te ishte kushti kryesor per marredhenie mes SHBA dhe Shqiperise dhe programe ndihme te asistences ne dobi te institucioneve shqiptare. Per fat te keq ne kemi vetem deklarime dhe asnjehere pune konkrete.

Ritvan Bode:

Si nje nga nenshkrusit e nismes nuk e kisha menduar qe nepermjet marifeteve dhe sofizmave me ligjin do te mund te ngrihej reagimi absurd, antideomratik i shumices ne kete seance. Eshte shume e veshtire per te menduar qe ne kete rast te mundet qe nepermjet nastradinlleqeve te mund te hidhet poshte nje nga parimet themelore dhe vlerat qe ka pasur kjo kushtetute. Ketu u permend se po shkelen rregullat dhe raportet ndermjet pushteteve. Asgje nuk qendron, perkundrazi, sipas kodit europian percaktohet se kontrolli mbi te zgjedhurit lokale dhe komunale perbnen nje prioritet dhe detyre dhe kjo behet edhe nga grupe dhe organizime te pushtetareve lokale dhe jo vetem nga pushtetaret qendrore. Kur ligjvenesi eshte interesuar per te bere transparence ai mund te ndermarre nisma te tilla hetimore te cilat nuk kane per qelim akuza, por berjen e transparences. Ne mendojme si opozite qe korrupsioni dhe krimi jane ceshtje madhore per parlamentin. Nese nuk pranojme kete, atehere fjalet jane demagogji.

Monika Kryemadhi:

Kjo eshte tregues i faktit se kemi hyre ne fushate elektorale. Duhet te ofrojme klimen e re politike. Cmoj se kjo kerkese eshte politike. Argumentat e paraqitura ne kete fushe jane te drejta. Per te mos i sherbyer rindezjes se konflikteve do te ftoja koleget qe te vleresonin argumentat profesionale per kete debat. Jane qytetaret e Tiranes ata qe duhet te reagojne te paret. Ata do te donin te diskutohej me shume per autonomi, me pak taksa, per me pak papunesi, dhe ne asnje menyre qe nuk do te doninte kthehej ne nje debat te keshillit bashkiak. Ne si perfaqesues te qytetit te Tiranes nuk mund te injorojme nje realitet te tille. Bilanci i qeverise dhe bashkise eshte pozitiv. Ai nuk duhet kuptuar si nje kapak i arte per te mbuluar korrupsionin. Por organet e specializuara dhe KLSH e prokurori me pergjegjesi maksimale duhet te shmangin abuzimet. Goditja e ketyre fenomeneve do t'u vinte ne ndihme qytetareve.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

Kreu i opozitës sulmon ashpër qeverinë dhe deputetët e PS-së në seancën e djeshme plenare

<span style="font-weight: bold">Berisha: Nano, kryeministër i trafiqeve </span>

&amp;#8220;PS ka frikë të hetojë Ramën se dalin lidhjet e dyshimta mes aferave të tij, duke filluar që me kryeministrin Nano&amp;#8221;

TIRANË &amp;#8211; Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti bllokimin e ngritjes së komisionit parlamentar për hetimin e Edi Ramës, si një rrezik i madh i parlamentarizmit shqiptar, si përpjekje për të bllokuar luftën kundër korrupsionit, si një përpjekje për të shkelur Kushtetutën dhe për ta nxjerrë opozitën jashtë ligjit. Ai bëri të ditur në fjalën e tij në Parlament se opozita, pavarësisht nga bllokimi i këtij komisioni nga maxhoranca, ajo nuk do të dalë nga Parlamenti dhe do të vazhdojë këtë luftën kundër korrupsionit me kërkesat e tjera për ngritjen e komisioneve për shumë ministra, duke filluar me Agron Dukën, Besnik Dervishin, Farudin Arapin dhe shumë të tjerëve. Këtë pengesë, Berisha e konsideroi si: &amp;#8220;Frikë që kanë socialistët për të hetuar Edi Ramën se dalin lidhjet e dyshimta mes aferave të tij që lidhen me përfaqësues të maxhorancës, duke filluar që me kryeministrin Nano, i cili nuk pranon të hetojë Ramën për shkak të një marrëveshjeje që ata kanë nënshkruar bashkë&amp;#8221;. Më pas ai bëri një pasqyrë të shkurtër të ngjarjeve që e &amp;#8220;denoncojnë&amp;#8221; Ramën si i lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe këtë pasqyrë Berisha e bëri që me shpalljen e ditëve më parë si të pafajshëm grupin &amp;#8220;Hakmarrja për Drejtësi&amp;#8221;. &amp;#8220;Kur organizata më terroriste e vendit në 10 vjet shpallet e pafajshme nga gjykatat tuaja, jo vetëm që nuk reagohet, por don Edvini rrafshon kinemanë &amp;#8220;17 Nëntori&amp;#8221; për t&amp;#8217;i dhënë llokmat e atyre, të cilët i mbroni, ndërsa ata ju mbrojnë aferat&amp;#8221;,- tha Berisha dje në Parlament. Berisha theksoi më tej se Ramën për korrupsion e kanë denoncuar më parë vetë socialistët në shkrimet e tyre, prandaj komisioni ka si detyrë vërtetimin e tyre dhe sipas tij, socialistët nuk duhet të kenë frikë se &amp;#8220;komisioni nuk ka të drejtë ekzekutivi&amp;#8221;. Kryetari i PD-së u shpreh se fajin për bllokimin e hetimit për Edi Ramën nuk e ka kreu i Kuvendit Pëllumbi, por kryeministri Nano që ai e quajti kryeministër i trafiqeve. Berisha vuri në dukje se meqenëse socialistët kanë frikë ta ngrejnë këtë komision, e akuzojnë opozitën për të bërë kontrollin parlamentar ndaj institucionit, individit, që gjithçka mbështet në Kushtetutën dhe në ligjet e miratuara nga vetë socialistët. &amp;#8220;Ky është vendimi juaj, këtu na thatë se nëse merremi me luftën kundër tyre dhunojmë të drejtën e njeriut, kujt ia thua, këtë gomerëve të Salarisë apo mushkave me të cilët ti ngarkon cigaren e drogën nga Saranda, e drejtë e njeriut është që të vjedhësh qytetarët që nga mëngjesi deri në darkë të pasurohesh&amp;#8221;,- u shpreh më tej Berisha.
Sipas tij, me vendimin e marrë nga socialistët për të mos ngritur komisionin, maxhoranca po e çon vendin drejt një krize të re, për të cilët do të jenë përgjegjës që të gjithë, kryeministri, kryetari i Parlamentit, i cili, sipas Berishës, është kthyer në &amp;#8220;sovjetiku i vërtetë i këtij vendi me këtë që po bën dhe ti po thyen rregullin dhe që je mercenar i kryeministrit, por nuk duhet të pranosh se ke dinjitet, se një para teje dha dorëheqjen&amp;#8221;.
Në fund të fjalës së tij, kryetari i PD-së, sqaroi, sipas konceptit të tij, Gramoz Ruçin lidhur me interpretimin që i bëri Kushtetutës lidhur me konceptin çështje e veçantë për t&amp;#8217;u hetuar. &amp;#8220;Për atë që ka kulturë minimale juridike i ka të qarta dy nocione, hetim dhe çështje është nocion i pandarë, po the hetim nënkupton vetëm çështje, së dyti, hetim nuk ka veçse për persona, për të gjitha fenomenet e tjera ka studime, ka çdo gjë tjetër, hetimi kupton çështje dhe nuk ka hetim pa persona&amp;#8221;,- tha ai në fund. Ai vuri në dukje se edhe Fatos Klosi ishte person dhe çështja e tij ishte thjesht çështje, por socialistët e pranuan ta hetojnë atë, prandaj duhet ta pranojnë edhe për Edi Ramën.
Gilmana Bushati
 

Guest
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

<span style="font-weight: bold">ERION BRAÇE</span>
Ti te me thuash mua kriminel edhe hajdut?Qe neser po nuk solle dosjet e mia ne parlament do sjell une tuat edhe do bllokoj cdo seance derisa te mgrehet nje komision ndaj teje qe kur ishe president per paktet qe beje me Serbet per kontrabande droge edhe nafte.O Horr!
Se sma lejon edukata te flas keshtu &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Po ku mi ke anetaret e qeverise tende?
Gazidede ne IRAK qe ishallah nuk i bie ndonje bombe.
Ministri i brendshem ne kerkim por shet PIZZA ne Amerike.
Agim Shehu qe ka qene Komandant i Pergjithshem i Gardes se Republikes ne kerkim te paditur &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Po me thuaj ti kush ishte ne pushtet kur u hapen depot e armeve ?PO ne tropoje [pse nuk shkon?Edhe thua se nuk e njef Jaho Salihin ne nje kohe qe para 5 minutash u dha ne TV filmime ne Tropoje ku ishe ti me Jaho Salihin per krahu.

Dhe Erioni e hodhi Saliun ne gjygj dhe me te drejte se ato qe tha Doktori edhe une te isha e kisha vrare fare.
 

Mirditor

Primus registratum
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

<span style="font-weight: bold">Ngjela: Kushtetutën do ta mbrojmë me forcë </span>
TIRANË &amp;#8211; Sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Spartak Ngjela, e konsideroi si &amp;#8220;shkelm ndaj Kushtetutës&amp;#8221; mosngritjen e komisionit parlamentar për hetimin e Ramës. Sipas tij, kundërshtia e socialistëve për të mos e ngritur këtë komision është mbështetur në, &amp;#8220;marksizëm -leninizmin i cili u pa në diskutimin e Ruçit për të na treguar konceptin e çështjes dhe na bindi se si Enver Hoxha do e bënte për komisionin&amp;#8221;. Ngjela theksoi se koncepti i çështjes, të cilën e shpjegoi Ruçi, si një mosarsye për t&amp;#8217;u hetuar Edi Rama është koncept që vjen nga Instituti i Marksizëm-Leninizmit, në të cilin ka punuar edhe kryeministri Nano. &amp;#8220;Ju me 71 vota, me shumicën tuaj, mund të votoni dhe të kërkoni që opozita të mos marrë pjesë në Parlament, por ne do ta mbrojmë Kushtetutën, e cila mbrohet me dy rrugë, ose me forcën, ose ne do ta lëmë punën tonë&amp;#8221;,- tha Ngjela më pas. Sipas tij, hetimin për të bërë transparencën e institucioneve shtetërore, e kanë fituar qytetarët shqiptarë shumë vjet më parë, kështu që Kushtetuta është shprehje e vullnetit të qytetarëve të Shqipërisë. &amp;#8220;Këtë hetim e kemi fituar pas 45 vjetësh dhe do ta ushtrojmë këtë të drejtë tonën, prandaj zoti Nano ke kurajo dhe thuaje që ke bërë gabim dhe lëreni komisionin hetimor për të nxjerrë të vërtetën&amp;#8221;,- vuri në dukje Ngjela. Ai iu përgjigj Nanos, i cili përmendi burgun katërvjeçar të tij, se ai burgun e ka bërë &amp;#8220;duke pirë uiski dhe duke ngrënë paçe, ndërsa ne të tjerët e kemi kaluar në kënetat e këtij vendi&amp;#8221;. Ngjela theksoi se socialistët kanë frikë nga e vërteta dhe se &amp;#8220;duhma e tyre nuk do të mbysë vetëm Shqipërinë, por gjithë Evropën&amp;#8221;. Ngjela më pas theksoi se Parlamentit po i shkelet kushtetueshmëria nga maxhoranca dhe opozitës po i mohohet e drejta për të ushtruar pushtetin e saj në Parlament. &amp;#8220;Unë nuk di se çfarë do të bëjë partia ime, por mendoj se ne duhet të dalim në mbrojtje të Kushtetutës dhe të mos e lejojmë shkeljen e saj&amp;#8221;, - tha në fund sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD.
G.B
 

Guest
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

<span style="font-weight: bold">KUR MIRATOHEJ KUSHTETUTA PD DHE GRUPI I SAJ PARLAMENTAR E BOJKOTONTE SEANCEN EDHE IKTE NGA SALLA NDERSA TANI DO TE MBROJE ATE QE VETE NUK E VOTOJE.....SA BUDALLIQE O ZOT I MADH</span>
 

une_une

Primus registratum
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

Marksizem-Leninizem; Perse e urreni kaq shume perderisa studiohet ne perendim? Kush eshte Lenin dhe Marx me nje idiot si Berisha te krahasohet?

Qe keni mesuar si te ndizni internetin po e shikojme por qe nuk keni lexuar se ne <span style="font-weight: bold">citation index njeriu me i cituar, me i referuari ne shkrime ne glob eshte Lenin. Marx eshte ne vend te 5.</span>

Kur Leninit i referohen miliona vete. Vetem ne Albforum i refohesh nje plehre si Berisha. Thua te jene me budallenj ata profesore ne studimet e tyre i referohen leninit? Citation Index eshte nje database nderkombetare(perendimore me mire) e shkrimeve.

Lenini krijoi mitin e BS. BS u ngrit me Lenin me pas u pordh nga Stalin dhe te tjere qe harxhuan resorset e BS per bomba.

Kush jane keta PD qe shajne Marksizem-Leninizmin.
 

une_une

Primus registratum
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

Sala dhe Hitler jane te referuar por pak per Hitler dhe disa here per Salen si president i Shqiperise (1992-97)
 

kastriot

Primus registratum
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

&lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/smile.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; :rockband: :rockband: ...u &quot;kenaqa&quot; fare kur lexoj akuzat. Hajduta te tille nuk ka pare ky popull ne 3000 vjet te historise se tij.


Kastriot
 

u74

Primus registratum
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

Kur PD-ja thote se e mbrojme me dhune kushtetuten
une per vete ua besoj plotesisht kete thenie.
Se pak shembuj (trimerie)ka dhene PD-ja gjate periudhes se &quot;lavdishme&quot; kur ishin ne pushtet!!??
A kujtohet rraja e gazetareve(si miremengjes pa te keq),apo protestat e opozites qe perfundonin ne
klinikat mjeksore,e fil pas kesaje ne dyert e laboratoreve ku merrnin rezultatet e kocave te thyera,e per jave te tera ish opozitaret e atehershem ishin te mbuluar me manikota si tek
filmat vizatimore TOMY&amp;JERY!
 

Mirditor

Primus registratum
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

JA DISA PJESE NGA DISKUTIMET E DJESHME TE DEPUTETEVE:

Shaban Memia:

- Opozita nuk paragjykon, ju paragjykoni! Ju i trembeni transparences, por edhe faktit se parate e Edvin Rames jane ne sherbim te mafias shteterore. Sipas te dhenave, 80 perqind e fondeve te pushtetit vendor jane vene ne dispozicion te Bashkise se Edi Rames. Por edhe miliona dollare te fondeve te huaja jane perdorur per bashkine e Edi Rames. Ne buletinin e prokurimeeve publike, gjate viteve 2001-2002 per Bashkine e Tiranes jane regjistruar vetem 3 tendera, kaq nuk i ka bere as krahina e Kasharit! Mostransparenca e fajdeve, eshte tipar i diktaturave!

Leke Cukaj:

- Ne seanca te tilla populli tallet me ne. Ështe Edi ceshtje, apo ceshtja eshte Edvini? Personi nuk duhet te quhet ceshtje! E kunderta eshte nje pozicionim i qellimshem per te realizuar synimin politik. Ju e keni te veshtire te premtoni dicka me shume nga ajo qe ka bere Edi Rama. Mos o Zot, ishalla nuk eshte edhe Edvini aq &quot;hajdut&quot; sa c'eshte edhe Erjoni. Lereni Edin te punoje, verini prane nje kandidature e cila ta konkuroje!

Berisha:

- Z.Cuko! E degjova elegjine tuaj per Fatos Klosin, do te doja t'ju degjoja dhe njehere tjeter!

Cukaj:

- Me mua zbatohet vetem ligji dhe rregulli!

Sokol Olldashi:

- Askush nuk ka hyre ne shtratin e Edi Rames qe t'i dhunoje te drejtat e tij kushtetuese dhe ato te njeriut! Por ne nje nga percartjet e tij, ai tha se po hidhnim balte mbi te. Proven e droges ai e ka ne shtrat dhe ne ia kemi thene nje gje te tille. 7 dite pas vrasjes se Gines, ai u fut ne shtratin e se dashures se tij, dhe ne kete nuk ia themi se hyjme ne te drejtat e tij personale. Ne kerkojme ta hetojme per gjobat e paligjshme, cilat jane 8 firmat bujare qe pastruan Lanen pa para? Te gjitha jane koncesione apo gjoba te dhene nga Rama. Ne duam te hetojne sesi i jep lejet e ndertimit, te cilat duhet te kalojne nga zyra e Azem Shkrelit qe ishte drejtor i ministrise se Kultures. Parate e fasadave jane 60 leket qe paguhen ne cdo 100 shpenzime te qytetareve. Ai vodhi edhe tenderin e ndricimit publik qe u denoncua dhe nga Vizion Plus. Ne kerkojme tenderat qe ka bere me Dash Pezen me te cilin nuk eshte prishur se kane blere bashke kumbullat e rruges se Kavajes qe na i ka blere si te ishin molla te arta. Katrahura gjigande qe i ka ere Tiranes do te doje shume leke per t'u bere serish sic ishte. Ku i keni ministrat? Deputetet e Tiranes. Musai vetem e ka mbrojur, dhe Meksi me fjalet e saj shterpe. Dosjet nuk veprojne ne Prokurori se ju i keni bllokuar. Drejtues i tyre eshte Aleksander Goga, nje armik i opozites. As KLSH-ja nuk mund ta beje kete. E vetmja rruge eshte komisioni hetimor. Ju e blllokoni se bashkia e Tiranes qelbet nga koka. Ju jeni nje mazhorance qe sillet si nimorance, sepse jeni e inkriminuar. Senca e djeshme tregoi se jeni i njejti sekt kriminal i pandryshuar qe pritet te behet e rrezikshme. Nano po ben nje gabim fatal, i ndryshem nga te paret, qe do sjelle pasoja te njejta, pra rrezimin e z.Nano.

Azgan Haklaj:

- Ju kerkoni ta shnderroni debatin kunder opozites! Dhe e mbroni Edi Ramen se ai eshte pjelle e juaj! Nano eshte ideatori i Tropojes varreze kolektive. Fakti se 100 e ca te vrare shumica jane perkrahes se PD-se, tregon se ju i keni bere keto. Nje gje te tille e ka bere edhe Ilir Meta kur hodhi bombe mbi protestuesit. Jeni njesoj, kerkoni mbytjen e opozites. Ju nuk ngopeni me hakmarrjen e Tropojes, shumica e krimeve ne Tropoje kane firmen e serbeve, une i them Namik Dokles, Namik Serbi. Hiqni dore nga dhuna e Tropojes! A ishte &quot;Zeri i Popullit&quot; qe tregonte krimet e Tropojes? I bej thirrje Nanos te pastroje komisariatet nga individet e inkriminuar.

Mustafaj replike me Ulqinin, Brahon dhe Rucin:

Besnik Mustafaj

- Spartak Braho diten e pare tha se ishte ne favor te komisionit te Rames, nje dite me pas se ishte kunder. Braho nuk lajthiti, por ishte brenda personazhit. Te gjithe e dine se ai eshte akuzuar nga policia italiane per klanet e droges. Ky arketip njerezor nuk merr urdhra dhe nuk i nenshtrohet hetimit. Modeli i dyte eshte Gramoz Ruci. Ai eshte arketip i padijes. Kush nga ju e kuptoi se c'donte te thoshte Ruci per &quot;ceshtjen&quot;? Pse nuk folen ministrat? Kur duhet se 80 % e fondit te Kryeministrise i eshte dhene Tiranes. Une si deputet i saj them se eshte bere mire qe keto para i jane dhene asaj. Por ministrat e kane hequr kete pjese nga investimet ne institucione. Pse ata s'dolen te flisnin per destinacionin e ketyre fondeve? Por edhe deputetet socialiste folen pak. Cili prej jush do shkoje tek zona e do t'u kerkoje te votoje perseri per Edi Ramen, nje njeri qe ka punuar vetem per zyren e tij? Sa qytetareve iu eshte permiresuar jetesa nga Edvin Rama. Persa i perket zyres, vete keshillratet e tij ishin kunder ketij prioriteti. Nje element, kambana e paqes ka kushtuar 120 milione leke. Ajo eshte faturuar, ne nje kohe kur ajo eshte dhuruar nga Vatikani. Rasti i dyte, koncerti i Pezes, 200 milione leke. Keto para i jane dhene nje shoqate te Ministrise se Kultures qe drejtohej nga Rudina Magjistari. Ndersa, per komisionin, vete socialisti Ulqini e tha se komisioni s' mund te ngrihet pasi per tre muaj do mbaronte dhe do afronte me zgjedhjet lokale.

Musa Ulqini:

- Pershendes Mustafajn se beri te vetmin diskutim civil te opozites dhe pse ai ka humbur perballe Rames! Bashkohem me mendimin per ministrat. S'e di se kush do dale perballe Edi Rames nga opozita. Sa per Kombinatin thashe se jane investuar jo nga Meta, por nga mazhoranca 60 miliarde leke, pra 120 here me shume nga sa eshte investuar keta vjet.

Spartak Braho:

- Sot Musafaj kishte rolin e nje kone te tipit &quot;pastor&quot; qe leh pas te zotit. Ai i njeh mire zyrat e sherbimeve te huaja dhe le te veme bashke ne zyrat italiane per te hetuar mbi mua. Ai ka nje problem moral, vecanerisht kur ze emra grash eshte shume i ndjeshem. Dhe kur ze emrin e Rudina Mustafajt (Magjistarit), i kujtohet ndonje histori e tij e vjeter!

Gramoz Ruci:

- Nuk eshte e vertete se moren pjese pak socialiste ne debat, ishin Meksi, Kryemadhi, Angjeli, Ulqini etj. Kam respekt per ty si njeri i fjales dhe letrave. Te tjereve nuk iu pergjigja se nuk meritojne respekt. &quot;Burrat vleresohen nga fjala, kali nga shala!&quot;, thote nje fjale e urte e popullit. Me vjen keq qe ky njeriu i fjales, qenke bere kali i shales me ne fund!

Besnik Mustafaj:

- Gramoz Ruci tregoi se une kisha te drejte, se ai tregoi qe nuk di se c'thote. Por te paditurit nuk mund te penalizohen! Persa i perket Brahos, ai eshte ne nje vend qe s'e meriton dhe duhet ta dije se une nuk i kam permendur djalin. Sa per gruan, ajo eshte nje element i bukur, por ju nuk e dini se cfare eshte gruaja, ju zoti Braho do te vdisni pa e njohur ate!

Spartak Braho:

- Une njoh grate qe meritojne t'i njoh une!

Bardhyl Agasi:

- Degjova disa akuza edhe ndaj meje. Te mos shqetesohen deputetet, se Agasi nuk ka vene ndonje valvul ne zemer! Shprehja e opozites &quot;Shpif, shpif se dicka do te mbetet!&quot; vlen se ndoshta nga gjithe kjo do te mbetet dicka, por gjithckaja i mbetet Edi Rames. Me 62 bashki qe kemi, ruajna Zot qe opozita mos kerkoje hetimin e gjithe krereve te tyre se ky parlament do shnedrrohej ne hetuesi. Qe tani, mund te them me gojen plot se Rama eshte fitues i zgjedhjeve lokale, madje do ta votojne edhe vete opozitaret.

Nikolle Lesi:

- Kemi dy dite qe flasim ketu ne parlament dhe harrojme se shqiptaret qe po na ndjekin ne televizione nuk kane rend dhe qetesi. Akoma shumica e shqiptareve kerkojne nga qeveria e Nanos investimet qe mungojne prej gjashte muajsh. Gjate ketyre dy neteve, treguam se ne kemi mbetur ende peng i tranzicionit, i cili vazhdon qe nga qeverisja e Berishes deri tek Nano. Ky komb kerkon paqe stabilitet dhe integrim, sic e pohuam edhe para Presidentit te Komisionit Evropian, Romano Prodi. Po cfare integrim kerkojme me keto sherre? Ne po e perserisim vazhdimisht ciklin e sherreve. Te gjithe, nisur nga une deri te deputeti i fundit ne salle, i kemi siguruar te gjitha, ndersa njerezit nuk kane as minimumin jetik. Berisha dhe Nano, pa fyer lideret e partive te vogla jane personat kyc te politikes, qe kane fatin e vendit per mire apo per keq. Ata duhet te ulen dhe te merren vesh, por jo sic u moren vesh me narreveshjen e pare neper kafene. Ajo kerkon qe lideret te harrojne konfliktet e momentit dhe te negociojne per nje marreveshje nen nje garanci qe eshte ajo e presidentit Moisiu. Po te jete per te shtuar disa vota, do te diskutoja ne nje sens tjeter. Po flas si nje deputer i pavarur: po vazhduam keshtu do te kete destabilitet dhe sherre. Kerkoj nga Berisha dhe Nano qe te negociojne nen nje garant te kushtetutes, ku te reformohen urgjent KLSH, e cila i takon opozites. Nuk eshte Kercuku perfaqesues i opozites. Duhet qe kjo marreveshje te coje tek refomimi i KQZ-se, i cili do te na coje ne zgjedhje te verteta dhe te barabrta sepse me kete KQZ do te shkojme ne zgjedhje te parakohshme. Edhe nje here zoti Berisha duhet te ulet me zotin Nano, pavaresisht se marreveshja e pare u prish nga Nano per shkak te zonen 52. Une jam i bindur dhe ju keni fakte per kete. Duhet te ndryshohet KKRT-ja, Keshilli Drejtues i RTVSH-se qe eshte kthyer ne inekzistent. Ne rast te kundert, sic filloi sherri i permendur nga Haklaj per dosjet e Tropojes, do te kete destabilitet qe neser. Keshtu humbim shqiptaret. Per mazhorancen, qeveria e z.Nano, qe Berisha e quan te babezitur dhe qe pjeserisht eshte e tille, mbi 60 % te qeverise duhet te ndryshoje teresisht. Nuk dihet se c'eshte bere me kete qeverisje. Sa investime jane bere, cfare ndryshimesh jane bere?
 

Mirditor

Primus registratum
Re: PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN

PD: DO TE SHIHNI SE C'DO TE BEJME

&quot;Ju do te jeni vete ne salle dhe do ta shihni&quot;. Nje shprehje te tille tha Sali Berisha, kryetar i PD, dje gjate konferences per shtyp, kur u pyet nga gazetaret lidhur me qendrimin qe do te mbaje opozita ne rast te mos miratimit te komisionit anti-Rama. Shprehja e Berishes e thene qete dhe pa komente, ne fakt ishte nje &quot;kercenim&quot; per pozitaret qe bllokojne komisionin.

Dhe Berisha vazhdoi te bente te njejten gje edhe dje paradite. Ai akuzoi kryetarin e qeverise Fatos Nano si pergjegjesin kryesor te shkeljes se kushtetutes.

&quot;Ne jemi me te vendosur se kurre kunder ketyre klaneve qe kane pushtuar qeverine e parlamentin. Pergjegjesi kryesor per dhunimin e kushtetutes, eshte kryeministri Fatos Nano, i cili me qendrimet e tij, i ka dhene shkak revanshit me te paprecedent ne historine e ketij vendi, te krimit te organizuar. Pasojat do te jene shume te renda per vendin&quot;, tha dje ne mesdite Berisha. Nisur nga qendrimi kontestues i mazhorances per ngritjen e komisionit hetimor ndaj veprimtarise se kryebashkiakut Edi Rama, lideri i opozites shtoi se, se me kete qendrim grupi, parlamentar i PS po dhunon Kushtetuten dhe themelet e shtetit. &quot;Vazhdon vendimi makaber fatal anti-kushtetues per t'i mohuar te drejten opozites per te kontrolluar perdorimin, vjedhjen, abuzimin e taskave te te gjithe qytetareve shqiptare&quot;, tha Berisha. I gjendur perballe faktit per mosngritjen e komisionit hetimor, Berisha preferoi qe nje pjese te provave qe PD disponon t'i bente te ditur dje permes medias. &quot;Une dua t'ju jap nje shifer: nga 1200 tendera te botuar ne organin zyrtar te prokurimeve publike te qeverise shqiptare, Edvin Rama nuk ka botuar 98% te te gjthe tenderave te Bashkise, pra ka shkelur ligjin dhe ka vjedhur ne 98% te prokurimeve publike.

Beteja qe po behet ne parlament eshte beteje per qindarken per monedhen parate e taksapaguesve shqiptare, vetem kete pyetje duhet te shtroni ju sot cdo qytetari: pse tenderat nuk jane botuar sepse Edvini i fondacionit Gina, ka vjedhur duke paguar gjoja nje peme 10000 mije dollare, nje kumbull te kuqe 15000 dollare, nje rozete ne zyren e tij te bashkise 3000 dollare etj&quot;, tha Berisha. Paralelisht me akuzat e Berishes ne Kuvend prej dy ditesh kane folur pothuajse te gjithe deputetet e opozites shumica e te cileve jane perpjekur te argumentojne arsyet se pse duhet ngritur komisioni anti-Rama. Ende nuk dihet qendrimi qe opozita do te mbaje ne rast se rrezohet kerkesa per ngritjen e ketij komisioni. N.Perndoj
 
Top