PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN
PD: DO TE MBROJME ME DHUNE KUSHTETUTEN
Nevila Perndoj e Eglantina Nasi
Ja akuzat e liderit te opozites dje ne parlament:
Per seancen parlamentare:
- Kjo seance eshte fundi i ketij parlamenti se ka dhunuar te drejten, sipas se ciles 1/4 e parlamentit ka te drejten e hetimit.
Per kryetarin e seances:
- Serveti eshte nje mercenar i ushtrise suaj qe shkel Kushtetuten! Servet Pellumbi eshte sovjetiku i Kuvendit Shqiptar!
Per Arta Daden:
- Pas pudres se Dades fshihet gjaku i nje femije te vrare! Nuk e di sesi kryeministri s'i thote "Ik" kur djali i saj vret njerez!
Per Viktor Doden:
- Une te besoj ty sa i besoj territ!
Per Besnik Dervishin:
- Ky rregullatori i territorit ka vjedhur toka! Ka qene vete gazeta "Zeri i Popullit" qe ka denocuar vjedhjet e tokave nga Dervishi.
Gramoz Rucit:
- Kujt i tregon ti te drejtat e njeriut, gomereve te Salarices, me te cilet transporton drogen per Sarande?
Nano per Berishen:
- Berisha i kalon problemet ne gallata te provinces dhe e kunderta.
Parlamenti nuk arriti te vendose dje ne seance plenare pas disa oreve diskutim mbi ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar. Te 19 diskutantet qe referuan perballe kamerave dje, nuk arriten gje tjeter vecse debate dhe akuza te ndersjella. "Do te mbrojme me dhune kushtetuten", ishte refreni i deputeteve opozitare, te cilet, tashme ishin te bindur se socialistet nuk do te miratonin idene e ngritjes se nje komisioni hetimor. Por ata "kercenuan" socialistet, se nese nje gje e tille nuk do te ndodhte, atehere tribuna e parlamentit do te kthehej ne nje tribune e denoncimit te korrupsionit te cdo deputeti dhe cdo ministri.
Komisioni hetimor parlamentar per kryebashkiakun Rama nuk ka per objekt nje ceshtje te vecante. Per nje arsye te tille, ai nuk mund te ngrihet. Ne baze te ketij argumenti, kreu i grupit parlamentar te mazhorances, Gramoz Ruci ka kundershtuar dje ngritjen e komisionit te kerkuar nga opozita per kryetarin e Bashkise se Tiranes. Shpjegimin e tij ai e ka nisur duke i dhene te drejte opozites deri ne piken per te bere kerkese per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar. "Te drejten e ngritjes se tij, opozites ia jep kushtetuta, pikerisht neni 77 i saj. Sipas tij, opozita ka te drejte te kerkoje fillimin e nje hetimi parlamentar" pohoi Ruci. Por ai ka vazhduar me tej duke thene se ky hetim mund te realizohet vetem nese ai bazohet mbi nje ceshtje te vecante. "Nje fakt te tille e percakton Kushtetuta, sipas se ciles hetimi parlamentar mund te behet vetem mbi nje ceshtje te vecante" shtoi Ruci. Kreu i mazhorances ka shpjeguar se nje ceshtje e vecante nenkupton nje te tillekur ajo nuk eshte e pergjithshme dhe as e zakonshme ne institucionet shqiptare. Per rastin konkret te kerkeses se opozites, kryetari i grupit parlamentar te mazhorances u shpreh se nuk esshte fjala per hetimin e nje ceshtje te vecante, por te nje personi. "Por personat mund te hetohen vetem kur ata jane te pajisur me imunitet!" sqaroi deputeti Ruci. Sipas tij, kreu i Bashkise se Tiranes, Edi Rama aktualisht nuk mund te konsiderohet si nje person i paisur me imunitet. "Ai eshte nje i zgjedhur i drejtperdrejte i popullit dhe si i tille ai nuk mund te shkarkohet nga ana e Kuvendit te Shqiperise!" pohoi Ruci ne emer te mazhorances socialiste. Sipas tij, qellimi i vertete i ngritjes se ketij komisioni hetimor parlamentar eshte ai i denigrimit te figures se nje personi publik. Si i tille, ka shpjeguar Ruci, ai nuk mund te barazohet me nje ceshtje te vecante. "Nga ana tjeter, ky komision, nuk mban brenda tij as te drejtat e njeriut. Ai nuk respekton as ndarjen qe percakton Kushtetuta te pushteteve, mes atij ekzekutiv dhe legjislativ. Sipas kerkeses, objekti i hetimit, ne kete rast kryebashkiaku Edi Rama eshte nje person ekzekutiv!" pohoi Ruci. Sipas tij, Kushtetuta duhet te bazohet vetem tek kerkesa ku nuk preket pushteti ekzekutiv dhe kur nuk ka brenda saj ngjyrime politike. "Objekti ne kete rast eshte pushteti ekzekutiv nepermjet nje perfaqesuesi te pushtetit vendot. Objekti i gjykimit eshte i paragjykuar!" perfundoi ne emeer te mazhorances, kreu i saj, Gramoz Ruci.