Pazza Inter!!!

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Vierin kurre te gobbet. Pastaj ai s'eshte lojtar per ne pankine, e ka treguar gjate gjithe kohes qe ka qene te INTER-i. Por me keto zera duhet te jemi mesuar tani, cdo vere e njejta teme dhe ne fund Bobo arrin te kuptohet me Morattin dhe qendron. Ai e ka shprehur hapur se s'ka kerkuar ndonjehere te largohet nga zikaltrit. Presidenti para ca ditesh tha se cdo gje varej nga lojtari, dhe ja ku e mori pergjigjen... Tashme cdo gje varet nga klubi. Dyshja Adriano-Vieri mund te luaje pa problem bashke, sigurisht duhet punuar pasi eshte e veshtire, por lojtaret dhe traineri jane shprehur optimiste. Martins eshte vetem 19 vjec dhe ka edhe shume vite perpara, Adriano po ashtu, nderkohe qe Vieri nuk ka edhe shume vite perpara. Sezoni eshte i gjate dhe ka edhe te papritura (sic e kemi vene re sezonet e fundit me ato demtimet e tmerrshme), keshtu qe me mire te kemi disa alternativa ne cdo repart...
Gjithsesi oferta e gobbeve eshte e turpshme, ne krahasim me vleren reale te Bobo-s, qendersulmuesi kryesor i kombetares. Reali te shohi te paguaje ato 8 milione qe na detyrohet per Ronaldon nje here, pastaj te kerkoje lojtare te tjere nga ne. Edhe atyre shpifjeve qe bejne mediat per kembime absurde si Materazzi-Iuliano, apo Cannavaro-Montero, nuk besoj se mertiojne komente, thjesht duhen injoruar, meqe drejtuesit s'kane ndermend t'i pergenjeshtrojne zyrtarisht...
FORZA INTER!
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Ne kemi keta sulmues sot :
ADRIANO ...MARTINS ...CRUZ...RECOBA...KALLON...
VIERI .
KALLON po kerkohet nga Palermo dhe nga disa skuadra ne Angli .
RECOBA me ate forme qe ka , ku loz 2 ndeshje dhe 10 te tjera eshte i demtuar ,nuk te jep siguri.Ndoshta edhe mund ta nisim ne ndonje skuader si hua ( Palermo e ka enderr ta marre hua kete vit).
Ndaj them qe drejtusit e Interit duhet te mendohen mire kur te shesin VIERIN .
FORCA INTER !
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Kallon natyrisht qe mund te largohet. Recoba eshte lojtar i vecante dhe nuk besoj te largohet nga skuadra, qofte edhe me huazim. Eshte e vertet qe ka patur probleme sezonin e fundit (ashtu si shumica e lojtareve, demtimet kane qene te shumta dhe na kane kushtezuar ne rezultatet e arritura) por besoj se nje si ai i duhet skuadres. 5 sulmues ne rregull jane, duhet te luftojne per vendin e titullarit, askush s'duhet ta kete te sigurt, duhet te japin gjithmone maksimumin.
Ky repart eshte i kompletuar dhe me shume po mendohet per nje mesfushor krahu dhe nje mbrojtes te ri, duke larguar nga skuadra disa elemente qe s'kane shume hapesira per te luajtur, ndoshta edhe duke huazur disa prej tyre...
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Pazza Inter!!!

me te vertete kemi 5 sulmues po te iki vieri, sasia e lojtareve nuk na mungon ne asnje repart :cool: por me mire do ishte te kishim pak e sakte :shrug:
te me vinin mua trajner do ti futsha nji te shitme te gjithve lojtareve (me ndonje perjashtim) dhe do beja nje ekip bombe me 11 lojtare boba :thumbsup:
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Me sa po shof Vieri do shitet patjeter . Sot doli nje oferte tjeter : shkembimi kok per kok Morientes- Vieri me Realin .
Si duket qendrimi i Vierit prish ekuilibrin ne skuader , pasi nuk do te rrije ne pankine asnjehere.Megjithese eshte bomber me peshe ,perseri vendimi i trajnerit duhet respektuar , se ndryshe plas rrumuja ne ekip .

Me ne fund Branka u kujtua te hidhte poshte zerat per shkembimin skandaloz Materazzi - Iuliano ..Do te ishte nje mungese respekti - tha ai ''. Me ne fund , se na cane veshet ata kelyshet e mediasetit bilanist , qe vetem vrer nxjerrin nga goja .

P.s
mendoja qe Italia sivjet mund ta merrte evropianin , por me sa shof majmuni Gatuzo dhe plera Pirlo , po fusin grindjen. Keshtu eshte kur ke bilanista ne ekip , kendojne si gjela ...i ka mesu berluska...
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Me pelqeu ajo fjalia qe i tha nje tifoz para ca ditesh ne qendren stervitore Gattuso-s: Torna a casa scimmia /pf/images/graemlins/laugh.gif Vetem 3 bbilanista jane grumbulluar, vetem Nesta eshte titullar, ata dy plehrat e tjera te rrine ne stol dhe te mbyllin gojen...
 

xhoni

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Kshu eshte kur ja krefin bishtin atij ftyre by'thes gazetaret e berluskes.

Vieri,per mendimin tim ,duhet me u largu se vajti 30 e ca vjec.
Puna eshte se kujt me ja "ngec" e marr ca lek se ai ka nje rroge shume te madhe ke Interi.
 
Re: Pazza Inter!!!

Ore problemi nuk eshte per tia ngec kerkkujt se ai edhe nje vit e nxjerr si qeni,por prob eshte tek ndertimi i skuadres,edhe pse une nuk shoh ndonje nderyshim te madhe pervese moshes midis vierit dhe morientes,por nejse,te behet me e mira!
Ne mesfushe kete vit kame pershtypjen qe jemi ne rregull,Mendo:Veron,Emre,K.Zanetti,Stankovic,Cambiasso,Kily,Van Der Meyd,Almeyda,edhe ai greku Karagounis nuk do te ishte keq te rrinte kupen e italis e ben mire bashke me almeyden,pra doppio per cdo repart!
Mbrojta po u ben keto dy blerjet qe jane perfolur shume ka per te ecur mire edhe aty sepse jane mbrijtesa qendre te fuqishem si ne ajer dhe mund te luajne dhe terzino(Carvalho,dhe Rodrigues),Cordoba,Materazzi,IL CAPITANO,Cannavaro,Favalli,Adani)ku eshte i dyshimt se mund te shkoje ke lazio ne nderrim me Cesar!
Po sulmi eshte fantastik pra ne leter jemi boooooomb,ne fushte te shohim,ishallah e ka thene Zoti per ne kete radhe!
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Tek mesfusha shoku mos harro qe jane ne dyshim te madh :
Van der Meyde - ka thene se do iki , pasi nuk po loz me Zakun dhe po e kerkon Ajaxi.
Kily - eshte i pakenaqur dhe ky , nuk e di cdo beje.
Emre - po kerkohet ne merkato , por nuk kam degju ate vete se ca mendje ka .Keq me vjen se eshte talent , por spo jep gje.
Almeyda- ka zera qe po e kerkojne , pasi i skadon kontrata me duket , por per mua i do zgjat kontrata edhe nje vit se eshte lojtar me karakter.
OKAN -- eshte i shitur .
KARAGUNIS ---eshte i shitur , megjithese lozte me shpirt ne shume ndeshje.
FARINOS --rrezik shitet dhe ky , megjithese ka loz shume mire.

MESFUSHORET qe per mua bejne diferencen ne fushe jane :
STANKOVIC ...lojtar bomb fare , pa te dhe Adrianon zor se kishim kap Champions.
C.ZANNETI ...problemi i tij eshte se u demtua shume here , por eshte ''njesh'' per agresivitet dhe per ti prish lojen kundershtarit .

VERON ...CAMBIASSO ...te shofim ca do na japin .

Kaq per mesfushen....

Per mbrojtje kemi edhe nje blerje :
COCO...qe nuk lozi gjithe kampionatin..
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Pazza Inter!!!

pashe nja 2 skema se si mund te luante Interi sezonin e ardhshem :book: cannavaro nuk figuronte ne asnjeren nga ato :eek:
dini gje juve per ndonje transferim te mundshem :rolleyes:
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Cannavaron e kerkon Juvja, por si zakonisht duke bere oferta te turpshme, do ta shkembeje me Monteron :eek: /pf/images/graemlins/blush.gif :smash: por mendohet se do te qendroje, pasi kete sezon ka patur probleme me demtimet dhe nuk ka dhene dot maksimumin...
Per Cambiasso ende nuk eshte vendosur, s'eshte blere ende. Deri tani vetem Favalli e Veron, qe jane marre falas(i pari ne skadim kontrate me Lazion, ndersa argjentinasi hua per nje vit), pothuajse eshte i sigurt Rodriguez(luan ne Argjentine me San Lorenzo dhe konsiderohet nje talent). Karagounis nuk eshte shitur, deri tani jane larguar vetem Brechet(Sociedad) dhe Okan(Besiktas). Vieri pritet te qendroje, pasi Juventusi nuk beri asnje oferte te pranueshme dhe ka ndermend te mbaje Trezeguet, kurse Reali vendosi te mbaje Morientes, dhe Bobo do te ishte i tepert ne ate skuader me "bollek" sulmuesish...
Oret e fundit Facchetti eshte takuar me Zac, te shohim c'do te vendoset. Nese largohet do te ishte keq per klubin nga ana ekonomike, pasi do i beheshin 3 trainere per t'u paguar (Cuper i mbaron kontrata vitin tjeter, Zaccheroni gjithashtu, si edhe traineri i ri i mundshem qe do te vinte) dhe kjo do te ishte e paperballueshme besoj, megjithese klubi nuk vuan nga ky aspekt. Te jem realist, me mire te mbajme kete qe kemi, se sa Mancinin e Lazios, s'besoj te na beje pune /pf/images/graemlins/frown.gif
Me erdhi keq per Primaveran, humbi finalen me penallti me Leccen, pasi loja perfundoi 1-1. Humben shume raste dhe per te dytin vit rradhazi u munden nga puliezet ne finale :smash:
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Me thene te drejten tifozeria interiste eshte e pakenaqur nga Canavaro , pasi prisnim shume prej tij , por si duket ka ndikuar edhe demtimi qe ka pas. Por nuk besoj qe ta shesin.
Mu be qefi qe gobbet u terhoqen nga Vieri. Do ishte turp te fuqizonim ata plerat .
Lidhur me trajnerin , nuk po merret vesh ca po behet . Shtypi berluskonian ngeli duke vjelle vrer kunder nesh ...deri dje na cau veshet me Vieri - Juve , tani ka fillu me Zakun ...
Shpresoj ta haje sa krahu ai berlusk plera ne zgjedhje neser .Kjo do contye ne krize qeverine e tij. Do ishte nje grusht per hegjemonine bilaniste , pasi edhe gallian qerosi nuk do jete me kreu i Legas.
 

Christian

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

galliani tha se nuk do rikandidoje pas perfundimit te mandatit te tij, ne mes te korrikut. Me ne fund do te largohet...
Shpresoj te ndodhi ajo qe permende edhe ti per sa i perket governos, te largohet edhe ai sa me pare.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Karagounis shenon golin e pare te europianit . Megjithese ka qene i demtuar dhe ishte ne dyshim per te ardhur ne Portugali , goli i tij gjunjezoi Portugaline.
Muhabeti i trajnerit te Interit vendoset te marten . Sic duket po fiton Morati pasi ai donte te merrte Mancinin . Problemi eshte qe Faccheti , qe mbron Zakun , mund te kerkoje doreheqen. Te shofim ca do ndodhi .
Per mua , sa me shpejt te zgjidhet ky problem , aq me mire eshte . Megjithese une jam kunder heqjes se Zakut.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

MANCINI - TRAJNER I INTERIT.
Morati fiton mbi Fachetin . Neser pritet doreheqja e Zakut dhe vendosja e Mancinit si trajner i Interit.
Sic dihet Faccheti ka mbrojtur gjithmone Zakun dhe kishte kercenuar doreheqjen nese Zaku hiqej. Por Morati ka arrit te sheshoje keto mosmarreveshje duke bindur qe Zaku te jape doreheqjen.Pra Interi mos te kete 3 trajnere nen rroge.
Me ardhjen e Mancinit , pritet blerja e Cesar per 8 mil euro + Pasquale hua ....Flitet edhe per marrjen e Mihailovic (pa lek , se i mbaroi kontrata).

Me ardhjen e Mancios , konfirmohet dyshja sulmuse VIERI - ADRIANO .
Mancini loz me taktiken 4 - 4 - 2....

TOLDO ....
J.ZANNETI ,MATERAZZI ,CANAVARO,FAVALLI.....
C.ZANNETI ,STANKOVIC ,CESAR ,VERON.......
ADRIANO , VIERI
 

xhoni

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Po aman mer se spo marrim vesh ca po bahet.
Sinqerisht me vje keq per Zak.Per mu ishte mire per INTERIN.
Ishalla ky Mancini po ben gje,se vallaj nuk shtyhet,hiqja lenkes e vija prenges.
Hajt pra po shpresojme.
Forza INTER
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Pazza Inter!!!

megjithese pa shume eksperience si trainer, ky Mancini me pelqen sepse kerkon gjithmone te beje spektakel ne loje :thumbsup: sic dihet nga loja e bukur vijne edhe rezultatet :cool:
kam besim se mancini do te dije te krijoje edhe ate qe interit i ka munguar: grupin
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

Sot Zaku dha doreheqjen me duket .Neser jepet lajmi zyrtar per ardhjen e Mancinit .
Nje kontrate 3 vjecare .Vitin e pare do marri me pak lek ,sepse eshte dhe Cuper dhe Zaku per tu paguar. Ndoshta Zaku vete te Fiorentina , po u fut ne A.
Mancini do marri me vete edhe bashkepunetoret e tij , por me sa duket edhe Mihajlovic ( mua nuk me pelqen ).

LAJMI SURPRIZE !!!!!
Flitet se DAVIDS ka firmos per INTERIN ..!!!!Nuk e di sa i vertet eshte ky lajm , por tani sa e dha mediaseti.
 

inter_forever

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

LAJMI ZYRTAR NGA SITI I INTERIT SOT NE MENGJES :

F.C. Internazionale Milano comunica di aver accettato le dimissioni presentate ieri sera dal tecnico Alberto Zaccheroni.
 

el_che

Primus registratum
Re: Pazza Inter!!!

shyqyr qe iku zak, se per mu nuk bente hic, po te ishte kuper trainer, e mos ta nderronin me zak, mbase Inter do ishte me mire ne kualifikimin perfundimtar te kampionatit e nuk do bente fazen eleminatore te champions leauge, gje qe tani eshte shume e veshtire, pasi jane ne valle edhe reali edhe manch.udt. qe ishalla s'na bie shorti me keta, jo per gje se te sigurte e kemi fitoren, por thjesht me mire mos me u perplas me keta.
 
Top