PASOK shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare në Greqi

PASOK shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare në Greqi

papandreou-.jpg
Socialistët në Greqi shpallën fitoren në zgjedhjet parlamentare. Në bazë të numërimit të deritanishëm të votave partia opozitare PASOK nën Giorgos Papandreun ka marrë rreth 34% . Ndërsa partia Nea Demokratia e kryeministrit  Kostas Karamanlis mund të llogarisë me rreth 37% të votave. Bazuar në këto rezultate socialistët arrijnë të kenë shumicën absolute në parlamentin me gjithsej 300 vende deputetësh. Në të gjitha sondazhet sinjalizohej fitorja e socialistëve në opozitë. Nëse konfirmohet ky rezultat pas numërimit të të gjitha votave, kryeministri konservator Kostas Karamanlis duhet të dorëzojë pushtetin pas pesë vjetë e gjysmë qeverisjeje. Grekët janë të pakënaqur me reagimin e Karamanlisit ndaj krizës ekonomike, që e ka prekur rëndë vendin. Partia PASOK e Papanderut gjatë luftës elektorale premtoi aplikimin e së ashtuquajturës taksa për të pasurit, mbështetje për të varfërit dhe një paketë gjithëpërfshirëse koniunkturore në vlerën e tre miliardë eurove.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23612. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23612
 
Top