Pasha Qofte...

Petroninsja

Primus registratum
Pasha Qofte...

Ka kohe qe kur e kam provuar kete supe fantastike, dhe doni ju qe me ka ngelur mendja..
Ce do spo i gjeje receten... a e di njeri valle?
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: Pasha Qofte...

Mund të përdoret mish viçi ose qengji. Në masën e mishit hedhim kripë, piper të zi, majdanoz të grirë hollë, të bardhat e vezëve dhe pak oriz gjysmë të zier. Përzihen dhe ndahen në kokrra të vogla të rrumbullakëta në madhësinë e kokrrës së ullirit. Qoftet kaurdisen pak me gjalpë, shtohet ujë i vluar në masën që nevojitet për supën dhe lihet të ziejë për 10-15 minuta. Në një tenxhere tjetër kaurdiset pak miell me gjalpë, shtohet qumësht dhe lëngu i qofteve. Përzihet shpejt që të mos krijohen kokrriza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme. Rrahim të verdhat e vezëve që mbetën nga qoftet, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe pastaj hidhet në supë. Në fund hidhen dhe qoftet e vogla, pastaj rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi.

Për 4 -5 persona duhen: Mish 250 gr, 1 qepë, 1 lugë gjelle oriz, 1 vezë, 1 gotë qumësht, 1 tufë majdanoz, 50 gr gjalpë, 3 lugë gjelle miell, lëng mishi 1.5 litra, gjysmë kokërr limon, kripë dhe piper të zi.

Enjoy!
 

Ema

Goddes
Re: Pasha Qofte...

Qofte me mish dhe patate:

Permasat:300 gr mish,2 kokrra patate,100 gr parmiggiano reggiano i grire,nje kokerr veze,piper i bardhe dhe ereza sipas deshires.Keshillohet rozmarine dhe majdanoz.

Merret mishi i grire dhe punohet me duar.Nga ana tjeter zjehen dy patatet,lihen te ftohen me uje dhe u qerohet lekura.Pastaj shtypen me luge ose me mjetin perkates(po e patet).Hidhen patatet me vezen mbi mishin dhe punoehn me duar ngadale.Ne fund shtohet djathi dhe erezat.
Forma behet duek krijuar tip rrylash te vegjel dhe duke i prere shume te vogla.MUnd te zihen me banio-maria ose te skuqen sipas deshires.
Sherbehen me kontorno patatesh ne furre ose zarzavatesh ne griglia.

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Pasha Qofte...

Qofte me djathe:

Permasat:200 gr mish pule i bardhe dhe i grire holle,200 gr grana padano i grire,100 gr noce moscata,50 gr parmiggiano,2 kokrra veze,buke e grire sipas deshires,piper i bardhe,pak qumesht.

Merret mishi i grire holle dhe perzjehet me vezet,djathin(te dy llojet) e nese ka nevoje me pak buke te grire(po qe s'e brumi ehste shume i qullet).Hidhen arrat e grira dhe piperi dhe punohet brumi ne menyre qe te behet elastik.Mund te lidhet me miell dhe pak qumesht per tu bere me i mire.
Ndahet brumi ne copa te medha duke bere qofte gjigande me te medha se nje kokerr veze.
Keto qofte piqen ne furre me rreth 200 grade dhe priten ne feta kur dlin prej saj.
Mund te sherbehen me salce te bardhe(veze,qumesht dhe miell) ose me sallatra.

Perberja e qofteve sherben edhe si mbushje per tortellini apo tortelloni me djathe.(Per brumin e tyre 300 gr miell dhe 3 veze)

Ju befshin mire!
 

Kuqalashja

Primus registratum
Re: Pasha Qofte...

Ke filluar te mbledhesh receta e?

Duan te hajne derrat :shrug: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top