Re: Pasha Qofte...
Mund të përdoret mish viçi ose qengji. Në masën e mishit hedhim kripë, piper të zi, majdanoz të grirë hollë, të bardhat e vezëve dhe pak oriz gjysmë të zier. Përzihen dhe ndahen në kokrra të vogla të rrumbullakëta në madhësinë e kokrrës së ullirit. Qoftet kaurdisen pak me gjalpë, shtohet ujë i vluar në masën që nevojitet për supën dhe lihet të ziejë për 10-15 minuta. Në një tenxhere tjetër kaurdiset pak miell me gjalpë, shtohet qumësht dhe lëngu i qofteve. Përzihet shpejt që të mos krijohen kokrriza, kështu bëhet një masë e hollë si supë krem e zakonshme. Rrahim të verdhat e vezëve që mbetën nga qoftet, hollohen pak me lëngun e supës, shtohet lëng limoni dhe pastaj hidhet në supë. Në fund hidhen dhe qoftet e vogla, pastaj rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi.
Për 4 -5 persona duhen: Mish 250 gr, 1 qepë, 1 lugë gjelle oriz, 1 vezë, 1 gotë qumësht, 1 tufë majdanoz, 50 gr gjalpë, 3 lugë gjelle miell, lëng mishi 1.5 litra, gjysmë kokërr limon, kripë dhe piper të zi.
Enjoy!