Re: Pas Rumanise dhe Bullgarise, BE ve drynin
Lymo po perpiqem te pergjigjem me aq sa di!
Rumania eshte nje shtet qe qysh nga viti 1989, kur u nderrua sistemi, ka organizuar zgjedhje te pakta dy here me te mira nga zgjedhjet me te mira qe kemi organizuar ne ne Shqiperi! Pra sistemi zgjdhor ku presupozohet respektimi i zerit te popullit ka funksionuar me mire!
Sa dyti, reformat ekonomike ne Rumani nuk nisen dhe nuk vazhduan me shkaterrimin e ekonomise komuniste, por u ndertuan ne bazen e rinovimit te asaj cfare kishin ndertuar per 50 vite komunizm! Nje shembull i mire eshte privatizimi i suksesshem qe i ben ata Kombinatit me te madh metalurgjik te vendit, duek ia shitur askujt tjeter por Mittalit! Po ashtu privatizimi i nderrmarjes me te madhe te naftes apo i telekomit vendas (qysh me 1998) qene suksese te Rumanise ne syte e botes.Ata e zgjidhen problemin e tokes qysh me 1993~~ Pra koncepti i tyre per ekonomine e tregut eshte shume prane realitetit boteror sesa ai shqiptar.
Rumunet korrpsionin e tyre ekzistent afersisht pothuaj aq sa ne Shqiperi kane ditur ta fshehin e maskojne me te gjitha refomat juridike qe kane bere gjate viteve te demokracise! Mendoj, se ky korrupsion eshte fshehur dhe me vete qendrimin e politikes rumune qe asnjehere nuk e denoncoi veten ne Strasbourg sic bejne partite shqiptare rregullisht!
Shteti funksionon ne baza me te forta ligjore dhe jo cdo gje blihet me leke (sidomos vitet e fundit) si tek ne! Vendi eshte drejtuar prej njerzish te ditur e te shkolluar me se miri dhe qe kane treguar aftesi udheheqese dhe oraganizuese me pare! Jo si Shqiperi, kur kemi vetem dy protagoniste, njeri me idiot se tjetri. Ata nuk paten nje 97 sic patem ne! Edhe kur shtetit ia jane lekundur kembet, rumunet, por edhe bullgaret kane ditur ta trajtojne situaten me gjakftohtesi!
Persa i perket dyndjeve te popullates ne Perendim, Rumania dhe Bullgaria kane disa vite qe levizin pa viza neper Europe dhe nese vertet shikojme rumune (me pak bullgare) qe punojne ilegalisht ne Europe, kjo eshte thjesht nga varferia. Por, nuk duhet harruar se vetem 5% e pullsise bullgare dhe rreth 12 % e popullsise rumune kane levizur tashme neper europe! Kjo perqindje per Shqiperine eshte shume me e madhe, prandaj dhe Europa heziton te na hapi deren!
E kaluara historike i ka vendosur keto vende gjithmone me prane Perendimit se sa Shqiperine dhe besoj se edhe kjo ka patur nje rol te vetin!
Se fundmi, personalisht besoj se rumunet, me pak bllgaret, e meritojne me shume sesa ne, me ate cfare kane bere te jene ne UE perpara nesh!