Partizani!! Nothing is wrong

  • Thread starter briiigi
  • Data e fillimit
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

mos thuj gjo hic,
mos u tall me ndjenjat e tifozeve te Partizanit /pf/images/graemlins/tongue.gif
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

thuje ti thuje ...
ose me mire, QEsh ti qesh,po qesh mire
kush qesh i funit
 

Bad-guy

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

e mi e po me mire eshte qesh mire kush nuk qesh fare
/pf/images/graemlins/smile.gif
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

Beqiri: Hëpërhë të vlerësojmë kupën
Ardit Beqiri është një nga lojtarët më potentë të Partizanit. Ai, gjatë fazës së parë, është dalluar për përgatitje të lartë fizike, duke treguar shpirt të lartë gare në çdo ndeshje të kampionatit. Roli i tij i zakonshëm është mbrojtës i krahut të djathtë, por trajneri Bajko e ka ndëruar shpeshherë nga vendi i tij i zakonshëm. Kështu, Beqiri në disa ndeshje të fazës së parë, ka luajtur edhe si mesfushor shkatërrues, duke treguar se është një lojtar mjaft i nevojshëm për Partizanin. Pasi ka përfunduar faza e parë e kampionatit, të kuqtë renditen të tretët në tabelë, gjashtë pikë larg Tiranës kryesuese. Ndërsa në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, Partizani do të luajë me ekipin e Bylisit. Mbrojtësi i Partizanit Ardit Beqiri, në një inervistë për 'Sportin shqiptar', theksoi se kampionati fillon pas më shumë se një muaji, ndaj për momentin është e rëndësishme vlerësimi i Kupës së Shqipërisë:
- Ardit, si e shikoni gjendjen e ekipit pas të ardhurve të fundit?
- Pas përfundimit të fazës së parë, janë larguar shumë lojtarë të huaj, të cilët krijuan një hapësirë që duhej plotësuar. Prandaj ishte e nevojshme që ekipi ynë të merrte disa lojtarë të tjerë me eksperiencë. Mendoj se lojtarët e ardhur kanë qenë edhe më parë tek ekipi ynë, ndaj nuk do ta kenë shumë të vështirë të ambientohen me lojën e Partizanit. Por dua të them se Partizani, ndryshe nga ekipet e tjera, ka shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar, të cilët do të jenë një epërsi për ne gjatë fazës së dytë.
- Por Partizani pretendon të fitojë kampionatin. A jeni optimist se do t'ia arrijë qëllimit, kur dihet që jeni gjashtë pikë larg Tiranës?
- Partizani ka qenë edhe fazën e parë i shkëputur disa pikë nga Tiranë, por me ecurinë e kampionatit i është afruar, madje i ka marrë edhe kryesimin. Prandaj edhe gjatë fazës së dytë të kampionatit janë përsëri të gjitha mundësitë që t'i afrohemi sërish kreut dhe të marrim kryesimin e kampionatit. Ky është objektivi ynë në kampionat, megjithëse përpara kemi ndeshjet e Kupës, ndaj duhet të përqendrohemi më shumë dhe t'i vlerëojmë si duhet, me qëllim që të kalojmë më tej.
- Duke qenë se ndeshjet e kupës do t'i luani me ballshiotët, a do të thotë kjo se Partizani e ka siguruar kualifikimin?
- Jo, nuk mendoj kështu, pas Bylisi, gjatë fazës së parë, nuk ka qenë ekip që mposhtej lehtë. Ndeshjen e parë do ta luajmë në fushë asnjanëse, çka mund të quhet njëfarë epërsie për të marrë një rezultat të kënaqshëm që në ndeshjen e parë. Duhet të përqendrohemi maksimalisht për të kaluar turin e dytë të kupës, pasi synimi ynë është të fitojmë trofeun në fund, ashtu siç synojmë edhe fitimin e titullit të kampionatit.
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

E lexo ca thote ky shoku im???
i thone lojtar kti, jo shaka /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Bad-guy

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

hahahahahahahaaha e modhe je per zotin!se ku i peshko?ne spo e diskutojme kupen se eshte turp!
prit dhe icik sa te filloje kampionati pastaj folim
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

Partizani-Bylis 4-0 ne ndeshjen e kthimit per Kupe ne 'Skender Halili' ndeshjen e kthimit
Dje, ne oren 13.30, ne fushen sportive 'Skender Halili', eshte zhvilluar ndeshja e kthimit midis Partizanit dhe ekipit te Bylisit.
Partizani, ashtu sic parashikohej, e ka kaluar turin e dyte te Kupes se Shqiperise pa shume veshtiresi. Megjithese takimi eshte luajtur ne nje Terren shume te veshtire, te kuqte kane shenuar plot kater here ne porten mallakastriote. Pjesa e pare eshte dominuar plotesisht nga ekipi kryeqytetas. Qe ne fillim te lojes, ekipi i Bajkos eshte hedhur ne sulm, duke krijuar panik ne mbrojtjen mike. Goli i pare ka ardhur shume shpejt, kur Kuli, ne minuten e 13-te, gjate nje aksioni te bukur brenda zones, ka zhbllokuar rezultatin e ndeshjes. Disa minuta me vone, Partizani e dyfishoi rezultatin me ane te Kapllanit, i cili shfrytezoi si duhet rastin qe iu krijua nga krahu i majte. Partizani i kishte mundesite qe ta thellonte me shume rezultatin, nese Karioka apo edhe Muzaka do t'i kishin shfrytezuar rastet e pastra per shenim. Miqte, gjate pjeses se pare, nuk sulmuan pothuajse fare, pasi u ngjeshen ne mbrojtje me qellim qe te perfitonin nga terreni i veshtire dhe me ane te kundersulmit te zinin ne befasi vendesit. Por, gjate pjeses se pare, Nallbani ishte i vetmi lojtar ne fushe qe nuk u be pis nga balta, ngaqe sulmuesit ballshiote nuk arriten te shkonin asnjehere ne porten e tij. Ndersa, ne pjesen e dyte, miqte u hodhen ne sulm, duke krijuar dy raste te pastra, por pa arritur dot te shenonin ne porten e Partizanit. Disa minuta pas fillimit te pjeses se dyte, Hamzai, nje lojtar i ardhur nga te rinjte e Partizanit, i cili kishte vetem pak minuta ne loje, mori nje top ne zone dhe kaloi mjaft bukur mbrojtesin e Bylisit, duke dale i vetem perballe portes, ku nuk e pati te veshtire te shenonte golin e trete per te kuqte. Partizani e vazhdoi presionin deri ne minutat e fundit te ndeshjes, ku u dalluan Kuli dhe Karioka me ikjet e tyre te shpejta nga krahet. Braziliani, pas nje depertimi nga e majta, u pengua ne hyrje te zones dhe gjyqtari dha nje 11-metersh per Partizanin. Kavajasi Daiu goditi dhe shenoi golin e katert dhe te fundit te ndeshjes. Pra, te kuqte, pas kalimit te turit te pare, kane kaluar lehtesisht edhe turin e dyte dhe tani jane ne pritje te hedhjes se shortit per te mesuar kundershtarin e radhes.
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

Lajm i djeshem ky /pf/images/graemlins/smile.gif , sorry per kronologjine /pf/images/graemlins/laugh.gif


Ndërsa mesfushori shkatërrues, Ardit Beqiri, megjithëse i është bashkur ekipit në stërvitje, nuk do të jetë i disponueshëm sot në formacioni e parë të Bajkos, ngaqë ka akoma probleme me gjurin e tij të dëmtuar para disa ditësh.
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

o Bad,
O me.... e shef eee
zborr mer vlla i bojme te gjithave /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kishte bo Dori Gol /pf/images/graemlins/tongue.gif lol
edhe ai Kuli qe thojshe eshte i lodh... e pe Dje eee? /pf/images/graemlins/tongue.gif
ika i her ika /pf/images/graemlins/tongue.gif , flasim me vone
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

lexoje mer vlla ... te bardhe mbi te zeze e ke /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Bad-guy

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

e mi e se e morra vesh shyqyr qe fitoni ju se kush ju degjon pastaj!
 

AlbiD

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

1-0 kan fituar. Kush e di dhe penalltija qe bene golin do ket qene me hile se e kan zakon ato.
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

te kam thene, te lodhur
edhe ate nje cope gol me penallti e beni ore?
do ishit skualifiku, pse sthu ti?! /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Bad-guy

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

po nuk jemi shume te perqendruar shume ke kupa a kupto?kemi primar kampionatin dhe champions league!
/pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top