Partizani!! Nothing is wrong

  • Thread starter briiigi
  • Data e fillimit

apasionanti

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

Po pse srrini rehat mor tifoza te Tirones. A u pallut si dreci nga rivalet e vjeter, pse beni kot berr berr . Kur te na rrifni ateher flisni tani majeni me shkum.FORCA DEMAT E KUQ(ultras PARTIZONI)
 

Bad-guy

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

paskeni qene keq me fitu me ne te tirones ju te partizonit se juv vika dhe goja!po ju mor te marum kishit 10 vjet pa fitu me tironen ju erdhi goja dhe juve!po nejse ska prob kampionati kshu e ka!shpejt do vi ndeshja e kthimit dhe ketu ne kete forum do jemi dhe flasim!
po ju kur rrifeni sdilni me neper forume si tani!
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

AlbiD

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

Bad-guy, nuk e kam aty. Nuk kemi qene keq me rraf nje tiron te kalbet qe gjith jeten e saj i ka marr kampionatet o me albitra o me gola me hile. Pastaj partizani ti e di ca skuadre eshte, ka qene dhe do te mbetet. Kshu qe mos thuaj qe keni ngel keq me rraf tiranen. Partizani me cuna te rinj dhe prap arriten tju rrafin juve gjasme me "redi jupin" apo me "devi muken".
 

Bad-guy

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

shiko ti plako une tani ne tv jam tu pa Perugia-Inter dhe pjesa e pare mbaroi 2-0 per perugien!perugia eshte cope cope kurse Interi dihet mo!ta kam llafin qe ne futboll ndodh edhe qe partizani te fitoje me tironen ska ndonje gje
faza dyte ketu eshte ska prob fare
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

na ti na, mos na bej kshu lloj krahasimesh. Se partizani (sado i lodhur te jete sipas mendimit tend) ndodhet akoma ne vendet e para te klasifikimit ne kampionatin kombetar. Dhe normalisht qe ndeshjet midis ekipeve ne kete zone do na rezervojne gjithmone surpriza.
Po ta thashe dhe nje here, tani dua t'ju shof ju te tirones, qe ju kane ik dhe lojtaret...
 

Bad-guy

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

ej po ku i shifni keto largime ju mor aman?
ne na ka ardh ZOGU!!!!!
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

neshjen e funit ai ishte lojtari me i mire ne fushe per Partizonin me ca maj men une ... hajt per hajer ju dalte...
CA te them une
une jam deshperuar se me eshte vrare ai ZOGU im ... po rri te lutem ...
 

Bad-guy

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

a me rafte pika mua!po ska gje mi se 2 ndeshje kupe jane sjane shume!pastaj ne kampionat do luaj
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

eeee eeee, ashu thua ti ...
po na duhet dhe kupa neve ... nuk eshte vetem kampionati...objektiv i kemi te dyja /pf/images/graemlins/laugh.gif
lere te lutem se eshte dhe nga sportistet me te mire ne shqiperi /pf/images/graemlins/laugh.gif
hahahahahah
 

Bad-guy

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

te lutem rrime me figura jo me te marum!po he mo se ne kupe jeni mesuar ju rrifeni perhere si vjet qe ju futi tirona 4-0
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

po sivjet kemi dhe me shume pretendime, dhe lojtare me te mire, kshuqe hecim me ballin lart.
 

Bad-guy

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

po po ashtu eshte se keni marre Kulin nga turqia
/pf/images/graemlins/smile.gif
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

thuj ca te dush, po lojtar i mire eshte. Icik individualist...po hec mo , ishalla ka msu nai icik kto kohe /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Bad-guy

Primus registratum
Re: Partizani!! Nothing is wrong

lene mo ce pyt!ai po ai.nejse kur u ndane keto ju rane
/pf/images/graemlins/smile.gif
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

Marre nga ato lajmet e lodhura ke PArtizanifk.com


Të kuqtë e kanë fituar ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Bylisit, me rezultatin 2-1. Partizani, gjatë pjesës së parë të ndeshjes, ka kaluar i pari në epërsi, por ballshiotët e kanë barazuar rezultatin disa minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë. Në fund të takimit, Dhëmbi, me golin e shënuar, do të vuloste përfundimisht rezultatin e ndeshjes, duke i dhënë fitoren dhe njëkohësisht mjaft shanse kualifikimi skuadrës së tij. Ndërkohë, loja për të dy ekipet ka qenë nën nivelin mesatar dhe tepër e dobët, ngaqë ndeshja është zhvilluar në një terren mjaft të rënduar. Me Partizanin, pas largimeve të fundit të disa prej titullarëve, kanë luajtur dy kavajasit, Daiu dhe Kuli. Para ndeshjes, trajneri Bajko pati deklaruar se, pavarësisht nga rezultati, do të ishte i kënaqur me lojën e ekipit të tij, pasi kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për këtë vit. Por, pas ndeshjes me mallakastriotët, trajneri i Partizanit, në intervistën e tij për 'Sportin shqiptar', theksoi se nuk pati mundësi ta shohë lojën e ekipit, ndaj nuk e ka idenë sesi luajti Partizani, pasi terreni i Kuçovës ia mohoi privilegjin e një diçkaje të tillë.
- Pasi fituat ndeshjen e parë me Bylisin, a ju bindi ndopak loja e ekipit tuaj?
- Unë, ashtu si edhe shumë të tjerë të pranishëm në ndeshjen e parë të kupës, nuk isha në gjendje t'i dalloja anët pozitive dhe negative të Partizanit. Për 90 minuta, loja nuk u ngjit në nivelin e një ndeshjeje normale futbolli, sepse terreni ishta aq i vëshirë, sa të krijohej përshtypja se në atë fushë nuk po luhej fare futboll. Megjithëse fusha ishte e tillë, ekipi i Partizanit u përpoq shumë, duke krijuar mjaft raste te pastra gjatë gjithë ndeshjes. Mund të kishim fituar edhe më thellë, por balta nuk na lejoi të shënonim në mundësitë e shumta që na u dhanë.
- Sidoqoftë, Partizani ka fituar dhe e ka pothuajse të sigurt kualifikimin. Nuk ju kënaq ky fakt?
- Jo, kalimi i turit është problem tjetër. Kualifikimi është anë tjetër, sepse dihet që do ta kalojë turin ekipi më i mirë, por një ndeshje futbolli kërkon më shumë se kaq. Tifozët kërkojnë nga ekipi lojë dhe, natyrisht, rezultat. Por terrene si ai i Kuçovës, apo shumë fusha të tjera të kategorisë së parë, edhe të ndëshkojnë, sado i fortë të jetë ekipi. Nuk e di, por është e pamundur që një trajner ta ndryshojë lojën e ekipit në një terren të tillë, ku futbolli mungon fare.
- Çfarë do të bëni më konkretisht gjatë këtyre ditëve, për sa i përket përgatitjes së ekipit në ndeshjet e ardhshme?
- Duke qenë se në Kuçovë, siç e përmenda më lart, ekipi nuk kishte mundësi të luante një ndeshje futbolli, madje edhe gjatë takimeve të fundit të kampionatit ka hasur të njëjtat vështirësi, mua më mbetet si detyrë e parë që të punoj me Partizanin në terrene me baltë. Pra, duhet që ekipi, meqenëse po i luan ndeshjet në baltë, edhe stërvitjen ta bëjë në mjedise të tilla. Kjo të bëhet me qëllim që të mësohet t'u përshtatet ndeshjeve zyrtare, të cilat luhen në të tilla fusha.
- Ndërkohë janë aktivizuar për herë të parë disa lojtarë, si Kuli dhe Daiu. A ju kënaqi paraqitja e tyre?
- Këta lojtarë kanë luajtur edhe më parë me ekipin tonë, prandaj nuk është se po luajnë për herë të parë me fanellën e Partizanit. Natyrisht, kthimi i tyre në këto momente ishte mjaft i nevojshëm dhe fakti që nuk kanë më probleme me dokumentet e tyre dhe do të jenë lojtarë të Partizanit në ndeshjet zyrtare, më kënaq shumë.
 
B

briiigi

Guest
Re: Partizani!! Nothing is wrong

Nallbani, Behari, Dhëmbi, Muzaka dhe Ndreka
Nallbani, Behari, Dhëmbi, Muzaka dhe Ndreka, të gjitha këta lojtarë, ishin thirrur dy ditë më parë nga trajneri kuqezi Brigel për të bërë një ndeshje përgatitore. Lojtarët e Partizanit, në stërvitjen e djeshme me ekipin e tyre, ishin të veçuar nga të tjerët. Ata bënë disa vrapime të lehta nëpër fushë dhe më pas u larguan për të dalë sot përsëri në stërvitje, por këtë radhë me të tjerët, pasi nesër të kuqtë do të udhëtojnë për në Kuçovë për të luajtur ndeshjen e kupës.

Beqirika dalë dje në stërvitje për të bërë disa ushtrime të lehta gjimnastikore. Ai pësoi një tërheqje muskulare para pak ditësh, çka e ka detyruar të mos dalë këto ditë në stërvitje me të tjerët. Beqiri ishte i thirrur edhe nga trajneri i kombëtares, por dëmtimi i tij bërë që të zëvendësohej nga lojtarë të tjerë të kampionatit tonë. Mbrojtësi i Partizanit do të stërvitet disa ditë i veçuar nga të tjerët, duke mos qenë i gatshëm për ndeshjet e kupës. Ai do t'i kthehet fushës në takimin e parë të kampionatit



Po ku e gjejne kete idhullin tim gjithe te zezat o aman ??? Gjithsesi me tha qe per nja 2 jave do behej mire /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top