PARATE I DOJA PER TE LIRUAR VELLAIN
Me ne fund shoqeria jone e krimbur po nxjerr ne drite edhe veset e saj.
Vrasesi i shokut ne nje lagje te Tiranes deklaron se i deshte parate per te nxjerre nga burgu vellain. Me shume se ngjarja e dhimbshme te vret ideja se si drejtesia ne Shqiperi blihet e shitet me te famshmin lek:
Ja artikulli:
http://www.balkanweb.com/gazeta/faqe2-3/2.htm

Grabitjen e bëra se më duheshin pa- ra për të nxjerrë nga burgu vëllain tim". Ky është motivi me të cilin njëri nga autorët e grabitjes në familjen Sade, Florian Muça, ka justifikuar krimin e shëmtuar që i mori jetën 24 vjeçarit Genci Sade dhe plagosi dy prindërit e tij Myrteza dhe Hatixhe Sade. Arrestimi i njërit prej autorëve të tragjedisë së të hënës, ka qenë njëlloj ngushëllimi për familjarët e Genci Sades. Familjarët dhe të afërmit e kanë përcjellë dje në drekë, 24 vjeçarin me një ceremoni ku kanë marrë pjesë mijra veta, jo pse Genci ishte një njeri i njohur, por sepse ai ishte një viktimë e pafajshme. "Ai djali i arrestuar ka pas shoqëri me Gencin, pasi e kanë parë disa herë të rrinin bashkë. Ai është banor i lagjes dhe e ka shtëpinë këtu afër", thotë me lotë ndër sy Haxhi Ismaili, daja i Gencit. Më tej ai shton "mesa di unë ata janë njohur qysh në Dibër, se fshati i atij djalit që është arrestuar nuk është as 30 minuta larg nga fshati ku ka jetuar Genci". Një gjë të tillë e pohojnë edhe të afërm të tjerë të familjes Sade, sipas të cilëve vrasësi e ka njohur Gencin qysh në fëmijëri.