Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Ky emision eshte dhene ne 1994 dhe nje link i tij ne Real Audio eshte ketu. Megjithse eshte propagande e nje e nje grupi te caktuar vlen te theksohen disa gjera si neglizhimi i puneve serioze nga ana e administrates se atehershme amerikane. Degjojeni me vemendje! Ka shume rendesi te degjoni detaje qe sot jane realitet.

link: http://www.jtf.org/09111994.rm (real audio)
 

I love new york

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
e tmerrshme, te ngjethet mishi tani kur ai njeri qe flet duket si profet.
ehhhhhhhhhhhhhh

Kush eshte ky qe flet Shadow?? shume angry and radical sounds. (sigurisht qe ka te drejte per shume gjera)
 

Guest
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

thuaj shyqyr qe sndodhi ne shqiperi /pf/images/graemlins/wink.gif
 

kastriot

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[qb] Ky emision eshte dhene ne 1994 dhe nje link i tij ne Real Audio eshte ketu. Megjithse eshte propagande e nje e nje grupi te caktuar vlen te theksohen disa gjera si neglizhimi i puneve serioze nga ana e administrates se atehershme amerikane. Degjojeni me vemendje! Ka shume rendesi te degjoni detaje qe sot jane realitet.

link: http://www.jtf.org/09111994.rm (real audio) [/qb]
Nuk ka patur nevoje per "Paralajmerime" se Bush edhe Besniket e tij e dinin mire se cfare dhe kur do te ndodhte. Psh. ne nendor te vitit 2000 simulohej ne Pentagon nje sulm me aeroplane te tipit Boing 757 dmth i njeti tip avioni qe "sulmoi" me 11.09.2001.
Punetore te firmes izraelite te komunikationit "Odigo" u paralajmeruan gati 2 ore me perpara me e-mail mbi "sulmin" e 11.09. ose "paralajmerimi" i Rumsfeld ne vere te 2001 ku theksonte se USA mund te "sulmohen" si ne rastin e sulmit mbi Paerl Harbor nga japonezet dmth ne "Befasi".(shiko www.guardian.co.uk/comment/story/0,3604,534097,00html
http://www.guardian.co.uk/comment/story/0,3604,534097,00html[/b] )


Ose me mire:www.broeckers.com/startneu.htm


Kastriot
 

une_une

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Fillimisht postuar nga HELEN OF TROY:
[qb] /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
e tmerrshme, te ngjethet mishi tani kur ai njeri qe flet duket si profet.
ehhhhhhhhhhhhhh

Kush eshte ky qe flet Shadow?? shume angry and radical sounds. (sigurisht qe ka te drejte per shume gjera) [/qb]
E dhegjuat cfare ka thene Churchill? Do bindeni pastaj. Churchill nuk ishte hebre.
 

une_une

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Fillimisht postuar nga +Baby-:
[qb] thuaj shyqyr qe sndodhi ne shqiperi /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Mund te ndodhe dhe ne Shqiperi. Ne Indonezi(qe ka filluar disa s'pastrime kunder terrorizmit keto dite) kane arrestuar nje shqiptar qe ishte me "studime" islamike ne Malajzi. Nuk eshte cudi qe dhe ne Shqiperi mund te ndodhe!

Nuk e paska ka marre vesh Koha Jone, RD dhe ZP deri tani se do ishin te parat te botonin kete lajm.

+Baby nese do shperthime ato kane ndodhur ne Shqiperi. Do habitesha nese nuk e dije faktin qe keto kane dhe kane ne te ardhmen per te ndodhur ne Shkoder. 1920-1930(saktesoni daten please!) a dikur 2 derra te therrur jane varur be dy xhami ne Shkoder ne pergjigje te dicka qe "shoket" e xhamise bene kunder disa kishave katolike atehere.

Ajo qe eshte e bukur eshte se derri nuk konsumohet ne Lindjen e Mesme per shkak se diten ben shume vape(as une nuk do e konsumoja ne ate vape) dhe naten shume ftohte(i tille eshte moti atje) jo vetem nga Myslymanet ne Lindjen e Mesme por dhe Krishteret ne ate zone. Dhe ne Izrael nuk konsumohet mishi i derrit per arsye shendetsore. Ne Shqiperi ka filluar te konsumohet sepse e tille eshte klima. Shume elemente qe gjenden ne librat fetare jane dhe elemente shendetsore por gjeografikisht ato jane te gabuara. Jane skate per lindjen e mesme por nuk besohet se ato jane si "derri" per klimen e ftohte gjermane.

Pyesni veten! Sa fe ne permasat qe kane fete e tjera kane dale nga kontinenti Europian?

Asnje! Shumica nga Azia! Lindja e Mesme nga vijne dy besimet me te medha ne bote kan Islam 1.3 miliard dhe 2 miliard njerez Kristiane po nga Lindja e Mesme.

statistike:
50% e kristianeve jetojne ne West (Europe dhe North America, Canada and US pop:285milione) 35% e kristianeve jetojne ne vendet ne zhvillim Si South America(Brasil,Argentina,Chile) dhe East Europe(Hungary,Polonia,Russia) dhe vetem 15% e kristianeve jetojne ne vende te varfera.

perqindjen jane fare,fare ndryshe per Islam. Ku shumica e myslymanve jeton nen varferi, nen rregjime diktatoriale,skamje etc.
 

Darien

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

nuk e dëgjova emisionin e lartpërmendur, prandaj vërejtja e mëposhtme është e përgjithshme, jo vetëm për këtë paralajmërim

vetëm sot kam lexuar 10 artikuj të shkruara nga 15 korriku në 15 gusht, se si mund të sulmohet Amerika, ku janë pikat e dobëta, dhe çfarë duhet të bëjë qeveria që t'u kushtojë vëmendje

këto paralajmërime vijnë nga revista me emër; artikujt janë të paraqitur mirë, flasin për probleme që vërtet ekzistojnë, dhe nuk janë rezultat i ndonjë paranoje të kotë; mënyrat e përshkruara mund të përdoren edhe në vende të tjera, jo vetëm në Amerikë, sepse kanë lidhje me sistemet e ruajtjes e mbrojtjes së publikut në përgjithësi

tani përdorni imagjinatën dhe ecim bashkë 5 vjet përpara në kohë; e zëmë se është viti 2008 dhe sapo është sulmuar një qytet (amerikan, europian, aziatik, s'ka shumë rëndësi) me një nga këto metoda; mua më kujtohet artikulli, e gjej në arkivat, dhe filloj të them: pse nuk bëri diçka qeveria, paralajmërimin e morën që në vitin 2003; si më tingëllon ky artikulli si profeci...

besoj se e kuptuat ku e kam fjalën: kur shohim të kaluarën kemi avantazhin që e dimë të ardhmen e asaj të kaluare; e dimë çfarë ngjarjesh ndodhën pas atyre paralajmërimeve; ky avantazh është edhe pengesë sepse vepron si filtër; në sajë të këtij filtri shohim ato gjëra që koha i nxori me rëndësi dhe nuk i vëmë re fare ato gjëra që kalimi i kohës ua uli rëndësinë
 

marko

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Une jam fan i betuar i Tom Clancy dhe romaneve me hero Jack Ryan "The hunt for Red OCtober", Patriot games, Clear and present danger, excecutive decision, Sum of all fears, dhe ne njerin nga ata libra, nje pilot japonez, i merzitur per vdekjen e te birit dhe te vellait, e merr boeingun 747 dhe e perplas ne Capitol Hill duke vrare gjithe kongresmenet dhe presidentin duke e bere keshtu Jack Ryan president.
Kjo nuk do te thote qe Tom Clancy ishte profet...
 

Darien

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

koncepti i përdorimit të aeroplanëve civilë për sulme terroriste është shqyrtuar gjatë e gjerë në romanin Storming Heaven nga autori Dale Brown, botuar në korrik 1994

në këtë roman shikon edhe çfarë masash mbrojtëse mund të marrë qeveria si edhe ekeftin e këtyre masave në shoqërinë dhe ekonominë amerikane
 

une_une

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Fillimisht postuar nga Darien:
nuk e dëgjova emisionin e lartpërmendur,

vetëm sot kam lexuar 10 artikuj të shkruara nga 15 korriku në 15 gusht, se si mund të sulmohet Amerika,
Me duket se une flas nje gjuhe tjeter nga juaja.

Emisioni ne menyre specifike flet per Twin Towers (dy kullat) qe simbol i prosperitetit amerikan, American Enterprise ishin "hale ne sy" per terroristat Islamike dhe flet dhe per neglizhencen e ish-administrates se Clinton pikerisht per keto paralajmerime dhe pikerisht per dy kullat.

Qe Amerika mund te sulmohet kete e di dhe bufi. Paralajmerimi ishte SPECIFIK per dy kullat bashke me kritikimin e administrates se Clinton qe nga ai emisioni i JTF (Jewish Task Force) eshte theksuar disa here por administrata e Clinton bente veshin e shurdher. Ajo eshte propagande e nje grupi te caktuar por per dy kullat ata u treguan te sakte.

Dhe ata jane fondamentaliste por jo ne nivelin e Bin Laden. In Laymen terms: Ujqerit o njohin me mire Ujqerit e tjere se sa i njohim ne. Terrorizmi Islamik eshte rrezik iminent!

Ketu ska asgje per tu habitur. E shkuara sot eshte realitet. Dhe e tanishmja po gjithashtu do behet realitet nese nuk besojme fjalet e Osama Bin Laden "As much as you others love life as much we love death"

Jepni ate qe ai dhe mijera pasues te tij kerkojne! 30 mije pasues te tij ne Afganistan (Muhajedins) jane ne statistike te vrare, bashke me mijera Afgane te pafajshem, pa numeruar disa mijera Irakene qe Bush u be paranoid se Bin Laden i ardhshem do ishte Sadami dhe e sulmoi.

Beni llogarine vete sa gjak myslymani eshte derdhur qe nga 9/11 (mos numeroni 20-30 ushtare te vrare ne Iraq se perdita vriten 4-5 irakene) dhe duhet te dini se eshte koha qe vete myslymanet te i tregojne vendin ketyre terroristave. Duan vdekje, jepuni vdekjen.

Emisioni : http://www.jtf.org/09111994.rm
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Dy vjet me pare bota u be deshmimtare e nje lloji te ri trasmetimi televiziv. Vrasjen kolektive te mijera veteve ne television direkt. Nje mesim i ri natyres barbare njerezore. 11 Shtatori ishte atje bashke me malin e kafkave te Pol Potit, ishte bashke me kufomat skeletore te rradhitura si turra drush ne kampet e cfarosjes gjermane. Nje veprim i patreguarshem me fjale, i pameshirshem dhe sa barbar qe cdonjeri ne bote eshte dakort qe askush nuk duhet te vdese ne kete menyre.
Sigurisht qe cdonjeri qe e lexon kete do te pranoje me mua qe viktimat ishin te pafajshme dhe sulmuesit ishim barbare dhe sherbetore te djallit.
E pabesueshme por antiamerikanizmi vetem eshte shtuar qe atehere.
Gjithmone ka te thuash per amerikanet, ata jane gjithmone plot zhurme, plot para, gjithmone te kenaqur me vetveten dhe shume me te lumtur se te gjithe popujt e tjere. Vitet e fundit kjo ndjenje per ta eshte e shtuar.
Lexoj reshtat qe sapo shkruajta dhe stomaku me kthehet permbys.
Gjysen shekulli perpara gjysem milioni amerikane vdiqen ne lufte per lirine qe gezojne sot europinet afrikanet dhe aziatiket. Gjysem shekulli me pare europianet ngarkoheshin ne trena per tu kthyer ne sapun ose mbulesa abazhuri.
Ajo qe me prek zemren time eshte se ne njohim te gjithe ata qe vdiqen ne kullat e New York. Ata ishin nena dhe baballare, djali ose vajza e dikujt. Disa ishin femije dhe disa ishin pa lindur akoma. Ata ishin te njejte me njerezit qe hynin ne “dushet” e Hitlerit. Te njejte me njerezit qe Pol Poti ekzekutonte me shkakun sepse kishin mbaruar shkollen e mesme.
Dhe keta njerez sipas ideologjise se sotme barbare e kane fajin vete per cfare u ndodhi. Dhe pse jane fajtore duhet te vdesin ne nje vdekje kolektive mijera dhe pse jo neqoftese kemi armet e zhdukjes ne mase edhe me miliona……
Kjo eshte cfare antiamerikanizmi te meson sot ty djale ose vajze nene ose baba, femije i vogel ose i palindur akoma. Ja cfare liberalet, xhelozet, fundamentalistet dhe gjithe funderinat e kesaj bote duan te thuhet ne te gjitha gazetat dhe televizionet.
Por e verteta eshte ndryshe. E verteta eshte qe Amerika eshte permbajtur dhe eshte permbajtur shume qe nga shtatori i dy viteve perpara.
Kujtoni burrat dhe grate qe u thoshin te dua te dashurve te tyre perpara se te hidheshin mes flakeve nga kati i tetedhjete.
Kujtoni qindra zjarrefikes qe u dogjen te gjalle duke kerkuar te shpetonin te tjeret. Kujtoni ate vajzen e vogel qe buzeqeshte bashke me nenen e saj perpara se te hipte ne nje nga aeroplanet e mallkuar. Kujtoni dhe kuptoni qe Amerika kurre nuk u pergjigj ashtu si po te donte edhe si mundte.
Ca turiste te Al-Qaeda u burgosen ne kamp ne Kuba.
Ca dasmore te pafajshem Afgane vdiqen sepse shkrepen automatiket ne qiellin e mbushur me aeroplane Amerikane. Ishte tragjike por mbase here tjeter ata duhet te praktikojne lulet perpara plumbave ne nje ceremoni dasme. Amerika mund te kthente nje pjese te mire te botes ne fushe futbolli.
Kujtoni paqesoret Palestineze ne Gaza dhe ne West bank qe kercenin me gezim neper rruge kur amerikanet vdisnin me mijera. Amerikanet i pane te gjitha dhe nuk e shtypen butonin. Ne duhet te falenderojme Perendine qe Amerika eshte shteti me i fuqishem ne bote. Une akoma nuk e besoj se si 11 shtatori nuk nisi luften e pergjitheshme. Jo luften kunder terrorit por ate tjetren….
Te gjithe Islamiket betohen qe do te hapin portat e djallit neqoftese Amerika nuk largohet nga lindja e mesme. Amerika mund te hapi portat e Djallit ashtu si askush nuk mund te besoje.
Sa vende demokratike ka ne lindjen e mesme? Mund ti numerosh me gishtat e dores neqoftese vazhdon ti kesh gjishtat e paprere nga SHARIA
Kush jane sot vendet me te pasura te botes? A ju kujtohet ketyre vendeve qe megjithese ata lyen duart me gjakun e djemve me te mire amerikane ne luften e fundit Amerika I ushqeu me lugen Marshall.
Une dua Ameriken Kete vend te urryer per mbase gjysmen e botes. Mbase kjo mua me ben kelyshin e George Bush. Por me mire nje kelysh ne New York sesa nje princ ne Irak ose ne Arabine Saudite.
Ne fund te fundit Amerika eshte e urryar per gjysmen e botes sepse ka ate qe cdo vend tjeter i botes deshiron. Pasurine, Forcen, Njerezit e mrekullueshem, Shkencen dhe zhvillimin pa kufi.
Amerika eshte miku me i mire i Shqiperise dhe une dua qe te gjithe njerezit ta kujtojne kete.
Me te vertete kujtoni qe Amerika eshte burimi i te keqiave te kesaj bote. Thuaja kete te aferme te deshmoreve te shtatorit. Thuaja grave te zjarrefikesave te NewYork
Per turpin tone po na del qe George Bush eshte me keq se Sadam Huseini.
Se per pak e harrova. A ju kujtohen femijet burrat dhe grate kurde qe vdiqen me gas helmues nga Sadami.. A i pate varret masive te Sadamit???. Pse askush nuk i kujton ata. Mbase ata jane me pak te vlefshem se kriminelat qe Amerika kerkon te luftoje sot.
Kujtone dhe perseri kujtoni 11 Shtatorin. Ose mbase me mirre:
“Kurre mos e harroni”
 

une_une

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Fillimisht postuar nga Djalepopulli:
[qb]

1) Gjysen shekulli perpara gjysem milioni amerikane vdiqen ne lufte per lirine qe gezojne sot europinet. Gjysem shekulli me pare europianet ngarkoheshin ne trena per tu kthyer ne sapun ose mbulesa abazhuri.

2) Kujtoni paqesoret Palestineze ne Gaza dhe ne West bank qe kercenin me gezim neper rruge kur amerikanet vdisnin me mijera.

3) Amerikanet i pane te gjitha dhe nuk e shtypen butonin.

4) Ne duhet te falenderojme Perendine qe Amerika eshte shteti me i fuqishem ne bote.

5) Kujtone dhe perseri kujtoni 11 Shtatorin. Ose mbase me mirre:“Kurre mos e harroni” [/qb]
1) Harrohen shpejt te mirat e Amerikes por kujtohen te keqijat. Asgje nuk eshte bere perfekte dhe po te mos kishte nderhyre Amerika sdo ishte bere fare.

E di si eshte puna? Kerkohet George Bush ne Hage te jete bashke me trimat e Luftes se Kosoves neper burgje sepse e don "Europianizmi".

Gjermani nuk di lufte por e di luften (me sa ka bere deri me sot) si lufte per cfarosje masive dhe zhdukje kombesh. Qe nga princat gjermane
deri tek Hitler!

2) Ata Palestinezet une i kam pare me syte e mi ne Turkman (qyteze afer Jeruzalemit) tek gezoheshin dhe kendonin

3) Jo Amerika por dhe Izraeli ka fuqine sot ushtarake te fshije nga faqja e dheut cdo vend ne ate rajon e perseri nuk e ben. Keta pa i pasur deklarojne se me te i marre ne dore do i perdorin. Cfare ngelet tjeter? Mos ardhte ajo dite se ata do jene te paret qe do shfarosen.

4) Falenderoje! Eshte strehe e miliona emigranteve qe kane ngritur Ameriken dhe jane gati te japin jeten per te. Nje nder ta jam dhe une.

5) Nuk do harrohet sepse eshte me shume se nje Pearl Harbor. Pearl Harbor ishte "ushtarak" ne 9/11/2001 u vrane civile. Lufta Amerikane do vazhdoje deri kur nga faqja e dheut te jete zhdukur dhe terroristi islamik me i fundit.

emision ne real audio AUDIO LINK
 

gjekec

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Para disa kohesh Isabelle Allende ne C-Span (?) tha se grushti shtetit ne Kili 1970 kishte ndodhur ne te njejten date 9/11 ne te njejten dite te marten, weird enough
 

Darien

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
Me duket se une flas nje gjuhe tjeter nga juaja.

Emisioni ne menyre specifike flet per Twin Towers (dy kullat) ...
pikërisht ajo që thashë unë...
nga dhjetëra paralajmërime, tani kujtohemi më shumë - ose diskutojmë më shumë - për atë paralajmërim që doli i vërtetë

edhe mua më duket se ti flet gjuhë tjetër... unë po vija në dukje që paraljamërimet janë të shumta dhe qeveria, policia, ushtria nuk mund të merren me të gjitha paralajmërimet; kur dëgjojnë këtë, disa kundërshtojnë "po mos të merret me të gjitha, të kishte ndaluar këtë..." dhe vazhdojnë të shpjegojnë hollësitë ashtu si bën ti; nga ta dinte qeveria që ky emision ishte me rëndësi dhe jo ai emisioni tjetër për sulm kundër Golden Gate Bridge?

nuk e kuptoj pse mendove që po e zvogëloja rrezikun e terrorizmit dhe po e quaja pa rëndësi

edhe një herë për sqarim: komentet e mia vënë në dukje që është e vështirë të marrësh masat parandaluese kur janë shumë paralajmërime dhe ti nuk e di të ardhmen; është e lehtë të thuash "ja këto masa duhet të kishim marrë", kur e di çfarë ndodhi

shembull konkret:
përdorimi i avjonëve civilë për akte terrorizmi është ideja qendrore e librit që përmenda më sipër (Storming Heaven nga Dale Brown); libri e bën të qartë që mënyrat e mbrojtjes nuk e heqin dot 100% rrezikun e kontrollimit të aeroplanit nga terroristët; e vetmja mënyrë përfundimtare për t'u mbrojtur është rrëzimi i avjonit para se t'ia arrijë qëllimit; tani që ka ndodhur në realitet, pasagjerët mund ta shkaktojnë vetë këtë rrëzim (siç e rrëzuan këtu afër meje), ose gjenerali do e lejojë pilotin e forcave ajrore ta rrëzojë; përpara se të ndodhte, nuk e bënte njeri, megjithëse paralajmërimi ishtë dhënë në këtë libër, në emisione në radio e televizion, në internet, etj...
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Fillimisht postuar nga Djalepopulli:
[qb] Dy vjet me pare bota u be deshmimtare ......bla-bla dhe bla-bla. Perseri bla-bla, bla-bla. E pra bla-bla, bla-bla. Ne fakt bla-bla, bla-bla. Dhe si rrjedhoj bla-bla, bla-bla. E une bla-bla, bla-bla. E ju bla-bla, bla-bla. BLA” [/qb]
Eh kur njeriu perserit vetveten
bota i duket vecse nje rreth!
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Ne nje fare menyre jam i kenaqur me paaftesine e armiqve te Amerikes. Per ta te presesh fytin e stjuardeses ne aeroplan eshte zbulim. Per ta te perplasesh aeroplane dhe shkaterrosh godinat qe ata kurre nuk mund te ndertonin eshte krijim shkencor. Jam I lumtur qe vendi im ka per te perballuar kete lloj armiku. Keta brumbuj qe veshin vec kemisha te palara nate deri ne fund te kembes kerkojne te perballen me Ameriken. Tani ketij grumbulli pa fe a pa imam i bejne homazhe te gjithe xhelozet, marksistet, kumunistet dhe gjithe funderinat e tjera te kesaj bote. Dhe sipas tyre Amerika e ka fajin vete per cfare ndodhi ne 11 Shtator. Amerikanet jane fajtore sepse blejne naften e lindjes se mesme. Amerikanet jane fajtore sepse me ndihmat e tyre poshterojne njerezit e botes se trete. Amerikanet jane fajtore sepse me zhvillimin dhe luksin e tyre bejne qe te duken me keq vendet e pa zhvilluara. Amerikanet jane fajtore sepse kur japin 20 billione dollare te luftojne SIDA ne afrika tregojne se sa e zhvilluar eshte kjo semundje atje. Cfare ironie. Cfare mediokriteti. A i kini pare vendet e botes se trete??? Shumica e tyre flene me muziken e zorreve te barrkut qe kercasin nga uria. 90 perqind e popullates se atyre vendeve do te jepnin gjithshka te rronin dy here me keq se familja me e varfer amerikane. Apo se harrova Amerika eshte kunder mbrojtjes se ambientit sepse nuk nenshkroi mareveshjen KIOTO. Franca e neneshkroi dhe per pasoje ngriti cmimet e enegjise electrike. Per pasoje francezet nuk perdorin ajrin e kondicionuar. E mijera franceze vdiqen nga vapa per te shpetuar boten e gjelber. Neqoftese do te kisha mundesine te shpetoja nje jete njeriu apo te prisja nje peme une do te therisja Zoti e bekofte sepaten.
Une perseris veten???? Une deshiroj tu bertas ne vesh te gjithe injoranteve dhe idioteve te kesaj bote. Zgjohuni nga gjumi dhe levizni more te mjere. Raca njerezore perseri eshte vene ne balance midis te mires dhe te keqes. Nga njera ane eshte Amerika e lirise se individid e respektit te fese dhe dinjitetit njerezor, Amerika e shkences dhe kultures, Amerika e mjekesise dhe zhvillimit pa kufi dhe nga ana tjeter jane Idiotet qe presin fytin e nenave dhe motrave tona. Idiotet qe hedhin ne ere me dinamit foshnjat e vogla. Idiotet qe enderrojne gjithe naten te kthejne gjithe njerezimin ose te vdekur ose extremist musliman. “Aq sa Amerikanet duan te rrojne aq ne deshirojme te vdesim” ka thene Osama dhe askush nuk e denoi kete neper gazeta. Zgjohuni more te mjere perpara se te jete vone. A e dini ju se pas Amerikes eshte rradha juaj te bismilah permbys.. Ju kujtoni se jeni jashte kesaj loje por une I shikoj zinxhiret tuaj kur tunden. Ose me keq gjymtyret tuaj ne ajer te shperthyer me dinamit. Ne fund te fundit jo te gjithe ata qe shajne ameriken jane extremiste muslimane. Dhe rradha e tyre per ne kampet e vdekjes sapo ka filluar me tremijet e 11 shtatorit. Nuk jane Muslimanet qe duan te shkaterrojne Ameriken. Jane kriminelat extremiste qe kerkojne te helmojne buken e femijeve te tu. Te mbulojne me vell te zi nenen tende dhe te marrin per grua numer kater motren tende.

Zot na rruaj
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Blah Blah Bla Blah thote BEJTEXHIU A nuk e provon kjo mendimin tim te mesiperm qe armiqte e vendit tim nuk mund te krijojne.....
Sa here e perserit Bejtexhiu Blah??? Askush nuk mund ta marre mundimin ti numeroje........
Per mua bota eshte ne formen e sferes dhe ajo megjithate rrotullohet...........
Pa respect
Djalepopulli
 

Herkuli

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

cfare urretje ore i mbar
c'te ka zene gjithe ai marraz
a thua se buken te kane ngrene
te gjithe keta te paskan prish qeder
dale ore lanet, merre me avash
e fillome nga e para, atje ku ta lash
Zotrote thua-amerika ndihmon
afriken, boten e trete na tregon
harron te flasesh per misrin e shpifur
qe do t'ja japi afrikaneve me zor
e misrit DNA-ne ja kane coroditur
e perfundimisht i la me gisht n'goje
Dhe thote karaBushi pastaj n'zemrim
pa buke ti leme, ne te ti dhim
E te palarat te sosur nuk kane
c'amerika ben s'ka fund e as ane
Prandaj miku merre me ngadal
kur te flasesh drejt
s'ka gajle se rri cal
 

Olta

Forumium praecox
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

Fillimisht postuar nga Shadow of Self:
[Beni llogarine vete sa gjak myslymani eshte derdhur qe nga 9/11 (mos numeroni 20-30 ushtare te vrare ne Iraq se perdita vriten 4-5 irakene) dhe duhet te dini se eshte koha qe vete myslymanet te i tregojne vendin ketyre terroristave. Duan vdekje, jepuni vdekjen.]

nuk dua te perligj ate qe bejne terroristat por nuk di nese ata kane rrugezgjidhje tjeter per te zgjidhur problemet e kombit te tyre (kam parasysh embargon ne irak apo palestinezet),
terrorista quhen palestinezet e rrinj qe gjuajne me gura dhe jo nje president qe bombardon shtete te tera :confused:
 

I love new york

Primus registratum
Re: Paralajmerimi i 9/11 ne vitin 1994

dhe per te zgjidhur problemet e kombit te tyre ata duhet te hedhin ne ere , te vrasin e te presin njerez te pafajshem ne mes te amerikes qe shkojne ne pune per te nxjerre buken e gojes, njerez te pafajshem neper disko qe mundohen ta gezojne jeten e jo te jetojne neper shpella e te thurrin plane kanibaliste, njerez te pafajshem qe nisen me autobuz per ne shkolla, kopshte e ekskursione dhe perfundojne te gremisur e te gjakosur neper rruge, njerez te pafajshem qe protestojne kundra luftes ne menyre ironike etj etj etj...... :eek: :eek: :eek:
whateverrrrrrrrrrrrrrrrr
 
Top