Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

alinos

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Ligjerimi mbi kombin si dicka ndryshe nga nenshtetesia nuk eshte gjithnej i vertete, mjafton te permendim rastin e Frances, si edhe ate te SHBA. Kush eshte kombesia e amerikaneve dhe si i ndajme ne nenkategori qe shkojne pertej kufinjve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, duke u nderthurur me racen (kur kjo eshte e paster), me besimin (kur kjo eshte e paster) e keshtu me rradhe (kur keto jane te pastra)...
 

atman

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Ja nje interpretim origjinal i cili nuk gjendet ne asnje literature serioze te botes dhe qe permbys koncepte te percaktuara qarte nga shkencat shoqerore.
Kombesia ose nacionaliteti e dashur ka te beje me prejardhjen tende, me grupin nga i cili vjen, i cili lidhet me gjuhen, zakonet, traditat, e shume faktore te tjere qe perbejne popujt dhe qe i dallojne ata nga njeri tjetri.
Shtetesia, ose quajeni edhe nenshtetesi (edhe pse juridikisht eshte term i gabuar, termi i drejte eshte - shtetesi) ka te beje thjesht me shtetin ku ti jeton dhe zgjidhja eshte formale sepse mjafton te mbushesh nje kohe juridikisht te njohur per te marre nje dokument i quajtur pasaporte e pas te ciles quhesh shtetas francez, ose amerikan. Amerika ka shtetasit e vet qe jane amerikane te cilet kane kombesi te ndryshme. I unifikon popujt qe e banojne ne kuptimin e shtetesise por jo te kombesise, ndaj quhet shtet shumekombesh. Zezaket edhe pse kane kaluar shekuj nga tregetia e turpeshme, serish dallohen nga kultura e tyre e cila eshte e ndryshme nga ajo e te bardheve. Pra amerika nuk ka mundur te sheshoje ato faktore qe quhen tradicionale e kulturore dhe qe kane rrenje te thella ne subkoshiencen e njeriut. Sikurse ne itali arbereshet edhe pas pese shekujsh, dallohen nga italianet, duke filluar qe nga me e thjeshta, kostumet kombetare. Eshte e kote te zgjatem ne argumentime. Deshira per te kundershtuar eshte e mire kur behet e bazuar ne mos ne shkence, te pakten duke perdorur forma te ndryshme te logjikes deduksionin dhe induksionin.
Desha te shtoja diçka shume elementare: hap nje tekst gjeografie politike dhe shiko se si e studion popullsine. Do te gjesh te shkruajtur: ka popullsi homogjene, ose heterogjene. Ose e thene me thjesht; ka ose nuk ka pakica kombetare.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Kombesine sic e pershkruan ti e ka thene Meinecke, autor gjerman.
Ndersa Gellner shpjegon nenshtetesine, por edhe se si kjo u kthye ne kombesi per francezet, ku franca u be me e rendesishme se etnia (kombi ishte duke u formuar ne ate kohe).

Sa gjera kane thene librat atman, sa gjera!!!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

Qe ti te mos humbasesh shume neper libra(edhe pse dyshoj qe ke lexuar ato qe thua) shiko ne nje fjalor enciklopedik, ne çdo fjalor enciklopedik te botes se ç'eshte KOMBESIA dhe ç'eshte SHTETESIA. Keshtu do te kuptosh dy gjera te qartesosh trurin nga mjegulla si dhe te mesosh te ndash konceptet. Per kete te fundit do ta kesh shume veshtire nese nuk ke studiuar logjike. Aty mesohet se ç'jane konceptet e çfare i perben ato. Bej keshtu, lexo ne çdo fjalor te botes per te kuptuar se ç'permbajtje kane ato dy koncepte.
Vertet sa gjera kane librat, por e po aq e vertete eshte edhe se duhet te dish te kuptosh ato qe lexon. Edhe njehere leri ato qe shikon neper internet posht e perpjete, kuptohet shume lehte nje njeri qe nuk shkruan e nuk flet me trurin e tij. S'PARAQIT KURRE ARGUMENTE. E thjeshte fare apo jo. Kjo nuk gjendet neper libra kjo eshte aftesia e materies primare per te asimiluar dhe perpunuar.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Paragjykimet shqiptare dhe nacionalizmi i tepruar

une nuk vij ne forum qe te afirmohem, kshu qe nuk kam pse te diskutoj me nje njeri qe i di te gjitha.
 
Top