Papa kundër luftës në Irak

Papa kundër luftës në Irak

Politika duhet të dijë të parandalojë rrëshqitjen e njerëzimit në humnerë

Në sfondin e rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe Korenë e Veriut, Papa Gjon Pali i Dytë mbajti para trupit diplomatik, të akredituar në Vatikan, një fjalim dramatik kundër luftës. Kreu i kishës katolike e përshkroi si të errët situatën, në të cilën ndodhet aktualisht njerëzimi, i cili, sipas tij, është për këtë më i ndërgjegjshëm se kurrë. Politika duhet të dijë të parandalojë rrëshqitjen e njerëzimit në humnerë. Ky ishte mesazhi i fjalës tradicionale të Papës, të shfrytëzuar këtë herë si forum për të tërhequr vëmendjen për pikat e nxehta të globit.
Që Vatikani është kundër ndërhyrjes ushtarake në Irak, nuk përbënte dhe më parë një të panjohur. Papa Gjon Pali i Dytë nuk ka munguar ta bëjë të qartë këtë si në përshëndjetjen e tij tradicionale të Krishtlindjeve, ashtu edhe në atë të festës katolike të Paqës, në ditën e parë të Vitit të Ri. Por fjala e mbajtur prej kreut të kishës katolike dje para diplomatëve të huaj, të akredituar në Vatikan, klasifikohet prej specialistëve si dramatike.
Lufta nuk është gjithnjë e pashmangshme, vërejti Papa para trupit diplomatik. Për ta bërë më të qartë mesazhin e vet, ai përdori për shprehjen e të pashmangshmes një model të gjuhës diplomatike, huazuar prej frëngjishtes: Lufta nuk përbën kurrë një fatalitet, ajo është gjithnjë shprehje e disfatës së njerëzimit, tha ai.
Kreu i kishës katolike sqaroi, se është thellësisht i prekur prej frikës dhe anthit që mbretëron aktualisht në zemrat e miliona bashkëkohësve të tij. Si shkaqe ai numëroi terrorizmin e pabesë, i cili mund të godasë kudo e kurdo si edhe problemet e pazgjidhura në Lindjen e Mesme dhe Irak. Por megjithë mesazhin e tyre thellësisht paqësor, fjalët e Papës nuk ishin deri në fund pacifiste. Sipas tij, lufta edhe mund të përdoret si mjeti i fundit, por kjo gjithsesi mund të kryhet jo vetëm në kushte të përcaktuara mirë, por dhe vetëm në rast se i shërben së mirës së përgjithshme. Në këtë rast, respektimi i interesave të përgjithshme, kërkon, sipas Gjon Palit të Dytë, edhe respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, pra, thënë ndryshe, minimizimin e pasojave që sjell ajo për popullsinë civile. Në rastin e Irakut, vërejti në këtë kuadër kreu katolik, lufta kërcënon të bjerë mbi shpatullat e një populli, i cili ka 12 vjet që strapacophet prej privimeve të embargos.
Në fjalën tradicionale të Vitit të Ri, Iraku nuk u përmend me emër. Përmendja e kësajhershme si edhe referimi në të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e Kombeve të bashkuara, shkon këtë herë pa dyshim në adresë të Uashingtonit zyrtar. Kjo është një përpjekje për t´u tërhequr vëmendjen përkrahësve të një ndërhyrjeje ushtarake, pa mandatin e Këshillit të Sigurimit në Irak. Sipas Papa Gjon Palit të Dytë, ndërhyrjet apo fitoret ushtarake nuk mund të jenë zgjidhje adeguate. Duke iu referuar në këtë kontekst jo vetëm Irakut, por edhe krizës në Lindjen e Mesme, kreu katolik vuri në dukje, se terrori dhe konflikti i armatosur nuk mund të konsiderohen në asnjë mënyrë si zgjidhje.
Papa nuk mungoi të numëronte para diplomatëve të huaj edhe pika të tjera të nxehta të globit. Ai veçoi trazirat e njëpasnjëshme në Amerikën Latine, duke përmendur Argjentinën, Kolumbinë dhe Venezuelën, si edhe u ndal në konfliktet e shumta të kontinentit afrikan. Këto konflikte, sipas tij, pengojnë popujt të përqendrohen në zhvillimin e ekonomik dhe të gjejnë mënyra e mjete për të luftuar urinë e sëmundjet ngjitëse.
Duke iu referuar kontinentit afrikan, Papa nuk mungoi të përmendë edhe disa shembuj, të cilat megjithë shqetësimin për situatën e ngarkuar me terror, luftë, mungesë tolerance dhe shkatërrim të mjedisit, zgjojnë, megjithatë, shpresa për një të ardhme më të mirë: Papa veçoi këtu fillimin e rindërtimit të vendit në Angola, orientimin e Burundit drejt paqës dhe fillimin e dialogut kombëtar në Kongo.
Apeli i djeshëm pacifist i Papa Gjon Palit të Dytë ishte shumë më i qartë dhe i drejtpërdrejtë se mesazhi Krishtlindjeve dhe ai i Vitit të Ri. I mbajtur fillimisht para diplomatëve, ai pritet t´u shpërndahet, siaps traditës, në përkthimin në anglisht edhe kryetarëve të shteteve dhe qeverive përkatëse, të përfaqësuara në Vatikan.
 

Guest
Re: Papa kundër luftës në Irak

Shumeeee dakort me kete mendim te papes . :thumbsup:
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Papa kundër luftës në Irak

Besoj qe fjalimi i Papes eshte shume me vend.
Popujt nuk jane fajtore vetem sepse ne bote ka diktatore qe vrasin popullin e tyre. :thumbsup:
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Papa kundër luftës në Irak

Pas ndjeses publike bere hebrenjve edhe gjithe te diskriminnuarve te tjere gjate luftes se dyte boterore, te gjithe papet po ndjekin politiken e paqes . Nese Zoti degjon lutjet e tyre , nuk besoj se do te kete lufte, ne rast te kundert lutjet e tyre do te sherbejne vetem per te qetesuar shpirtet e besnikeve.
Per te ndryshuar urdherin boteror do te mendoje lufta , siç e ka bere deri me sot.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Papa kundër luftës në Irak

Kam mendim të mirë për këtë Papë sepse ka kontribuar në rrëzimin e murtajës së kuqe- komunizmit, se predikon paqen e mirëkuptimin në mes religjioneve - ekumenizmin, se i ka hequr këpucët dhe ka hy në xhami etj., por ne si Komb pak ua kemi pa hajrin papave në të kaluerën.
Dihet që ata nuk e kanë ndihmuar KAstriotin kur i ka kërkuar ndihmë papës. Kanë pru si arqipeshkëv në arqipeshkvinë e Tivarit mjaft arqipeshkva sllavë që kanë kontribuar që të asimilohen - çkombëtarizohen Shqiptarët.
Ky Papë i nderuar është shprehur pa hezitim për pavarësin e Timorit Lindor, ndersa për Kosovën jo!...
 

renea

Primus registratum
Re: Papa kundër luftës në Irak

Jo vetem qe Papa nuk ka ndonje doktorate ne plotike, por edhe vete mosha e tij antike dikton se truri i tij eshte i plakur, jo dhe aq aktiv, dhe si cdo i moshuar fillon mendimin me "ne kohen time".

Qe kur biznesi i luftes eshte bere biznesi i "krishterimit", dhe pse hunda e papaes gjendet kudo, kur dihet qe papa s'para merr ere nga gjeo politika por thjesht eshte nje prift ne mijerat e prifterinjve ne bote.
Papa niset nga nje sens vetjak i meshires dhe paqes me ate mendimin feminor se cdo lufte eshte e keqe, dhe vjen nga djalli, megjithese keto mbeten idera te mira per libra me perralla, realiteti eshte krejt i ndryshem ne rajon, nga ai i paqes ne sheshet e vjetra te Vatikanit.

Pape, na bej nje nder te gjitheve dhe merru me punet e kishes katolike!
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Papa kundër luftës në Irak

Fillimisht postuar nga renea:
[qb] Jo vetem qe Papa nuk ka ndonje doktorate ne plotike, por edhe vete mosha e tij antike dikton se truri i tij eshte i plakur, jo dhe aq aktiv, dhe si cdo i moshuar fillon mendimin me "ne kohen time".

Qe kur biznesi i luftes eshte bere biznesi i "krishterimit", dhe pse hunda e papaes gjendet kudo, kur dihet qe papa s'para merr ere nga gjeo politika por thjesht eshte nje prift ne mijerat e prifterinjve ne bote.
Papa niset nga nje sens vetjak i meshires dhe paqes me ate mendimin feminor se cdo lufte eshte e keqe, dhe vjen nga djalli, megjithese keto mbeten idera te mira per libra me perralla, realiteti eshte krejt i ndryshem ne rajon, nga ai i paqes ne sheshet e vjetra te Vatikanit.

Pape, na bej nje nder te gjitheve dhe merru me punet e kishes katolike! [/qb]
nje nga punet e kishes katolike eshte edhe ajo e marrjes se pozicioneve mbi ate qe ndodh çdo dite ne bote.
Papa nuk eshte nje prift i thjeshte, por eshte ati i kishes katolike(pasardhesi i Pjetrit).
Perveç faktit se jam plotesisht dakort me ate qe thuhet ne kete leter, mendoj se Papa Gjon Pali i dyte eshte nje nga perfaqesuesit me te denje te kishes katolike.
 

Guest
Re: Papa kundër luftës në Irak

Papes ja kane dhen ate cmim se eshte human mbi te tjera dhe njerezit e vecante kete aftesi kane qe se kane te tjeret jane humandhi i shohin gjerat nga te gjitha pikpamjet /pf/images/graemlins/wink.gif

njeciek me njerezore o njerez edhe me papen e kapet tani :rolleyes:
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Papa kundër luftës në Irak

Citim nga Mistiku


"Kam mendim të mirë për këtë Papë sepse ka kontribuar në rrëzimin e murtajës së kuqe- komunizmit, se predikon paqen e mirëkuptimin në mes religjioneve - ekumenizmin, se i ka hequr këpucët dhe ka hy në xhami etj., por ne si Komb pak ua kemi pa hajrin papave në të kaluerën.
Dihet që ata nuk e kanë ndihmuar KAstriotin kur i ka kërkuar ndihmë papës. Kanë pru si arqipeshkëv në arqipeshkvinë e Tivarit mjaft arqipeshkva sllavë që kanë kontribuar që të asimilohen - çkombëtarizohen Shqiptarët.
Ky Papë i nderuar është shprehur pa hezitim për pavarësin e Timorit Lindor, ndersa për Kosovën jo!... "

Po cfaj te ka Papa kur ti pelqen te kercesh mullar mbi mullar ja me thuaj?

Ti besoj e di historine e Shqiperise vertete zoti Mistiku.

Populli i Shkodres hoqin foton e Shen Marise dhe e dergoi ne Vatikan, asokohe kur Turqia pushtoi Shqiperine.
Gjithashtu te gjitha materjalet qe disponohen nga mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit jane te ruajtura me shume siguri ne Itali(Vatikan) e shume shume gjera te tjera.

Pritet vetem te nderrojme mendim ne dhe gjithshka do shkoje mire dhe ne atehere do te fillojme te njihemi ne historine evropiane dhe ate boterore.

Neqoftese Vatikani nuk ndihmoi aq shume Gjergj Kastriotin, Turqia ja shkuli varrin heroit tone kombetar dhe aty vendosi nje xhami.
Me kockat e Gjergj Kastriotit u bene Hajmali te ndryshme nga Turqit.

Gjynah qe ti e koncepton keshtu.
Ne fakt je i pafajshem
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Papa kundër luftës në Irak

Citim nga Renea

Jo vetem qe Papa nuk ka ndonje doktorate ne plotike, por edhe vete mosha e tij antike dikton se truri i tij eshte i plakur, jo dhe aq aktiv, dhe si cdo i moshuar fillon mendimin me "ne kohen time".

Qe kur biznesi i luftes eshte bere biznesi i "krishterimit", dhe pse hunda e papaes gjendet kudo, kur dihet qe papa s'para merr ere nga gjeo politika por thjesht eshte nje prift ne mijerat e prifterinjve ne bote.
Papa niset nga nje sens vetjak i meshires dhe paqes me ate mendimin feminor se cdo lufte eshte e keqe, dhe vjen nga djalli, megjithese keto mbeten idera te mira per libra me perralla, realiteti eshte krejt i ndryshem ne rajon, nga ai i paqes ne sheshet e vjetra te Vatikanit.

Pape, na bej nje nder te gjitheve dhe merru me punet e kishes katolike!
--------------------------------------------------------------------------------
Ne fakt ti zoti Renea sikur te ishe nje njeri i besimit Kristjan, gjerat do ti mendoje ndryshe dhe do ti gjykoje ndryshe.

Ku jeton Renea?
Ne cilin kontinent?
 

Guest
Re: Papa kundër luftës në Irak

Edhe degjoni papen mos e shani me se late nam /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

renea

Primus registratum
Re: Papa kundër luftës në Irak

Vendodhja e nje individi nuk duhet te ndikoje mendimet e tij.
Per mendimin tim, Kisha Katolike nuk ka pune te diktoje vullnetin dhe deshiren e saj per asnje ceshtje politike sociale eshte ndodh jashte zones administrative te Vatikanit.

Meqe dikush permendi Krishterimin, at'het po pyes me c'fare autoriteti ndermori Kryqezatat kisha katolike?

Dhe, si mund te quhet e Krishtere nje kishe qe ka per "koke" ose "udheheqes" nje njeri "Papen" , dhe jo Krishtin?

Papa eshte prift, nese ti me thua qe nuk eshte thjesht prif, kalon kufijte e "Krishterimit" dhe kthehet ne dicka fallco, dhe te erret.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Papa kundër luftës në Irak

Fillimisht postuar nga renea:
[qb] Vendodhja e nje individi nuk duhet te ndikoje mendimet e tij.
Per mendimin tim, Kisha Katolike nuk ka pune te diktoje vullnetin dhe deshiren e saj per asnje ceshtje politike sociale eshte ndodh jashte zones administrative te Vatikanit.

Meqe dikush permendi Krishterimin, at'het po pyes me c'fare autoriteti ndermori Kryqezatat kisha katolike?

Dhe, si mund te quhet e Krishtere nje kishe qe ka per "koke" ose "udheheqes" nje njeri "Papen" , dhe jo Krishtin?

Papa eshte prift, nese ti me thua qe nuk eshte thjesht prif, kalon kufijte e "Krishterimit" dhe kthehet ne dicka fallco, dhe te erret. [/qb]
mendoj se kisha e ka per detyre te shprehe nje mendim per ate qe ndodh, edhe une jam natyrisht dakort qe nuk duhet te nderhyje ne punet e shteteve te tjere.
Persa i perket Papes, te pakten per ata qe besojne Papa eshte paseardhesi i Pjetrit(i pari qe ndoqi Krishtin).Pastaj eshte pikerisht ky Pape, i vetmi ne historine e kishes katolike qe i kerkoj falje tere botes per fajet e kishes gjate ketyre 2000 viteve.
Asnje tjeter nuk e kishte bere me perpara.
Ja pse une mendoj se Gjon Pali i dyte eshte nje nga figurat me shembullore te kishes katolike, gjate tere historise se saj.
 

u74

Primus registratum
Re: Papa kundër luftës në Irak

Arsyetim i drejte dhe shume logjik...ISSI I VOGEL.
 

a-alket

Primus registratum
Re: Papa kundër luftës në Irak

papa ka nevoje per ndihme per te bere pipin.

kisha, ashtu si dhe xhamija, duhet te rrijne atje ku nuk ndricon dielli /pf/images/graemlins/wink.gif
 

kastriot

Primus registratum
Re: Papa kundër luftës në Irak

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
[qb] Besoj qe fjalimi i Papes eshte shume me vend.
Popujt nuk jane fajtore vetem sepse ne bote ka diktatore qe vrasin popullin e tyre. :thumbsup: [/qb]
Edhe une jam plotesisht dakort me fjalimin e Papes Gjon Pali II dhe mendoj se kreu i kishes katolike tregon me fjalimin e tij se ne boten e sotme (dmth edhe ne Shqiperi) nuk ka vend per "kryqezata" dhe luftera te frymezuara nga ekstremizma.
Do te ishte me vend sikur "katoliket" tane qe duan "te tregohen me katolike se vete Papa" ta lexojne disa here fjalimin e Papes Gjon Pal II dhe le te kujtojne se Papa Gjon Pali II ne dhjetera raste ka treguar se karakteristika kryesore e te Krishtereve duhet te jete, ashtu si na meson edhe "Testamenti i ri", TOLERANCA DHE DASHURIA.


Kastriot
 

une_une

Primus registratum
Re: Papa kundër luftës në Irak

Sadam Hysein ne boten arabe eshte njeriu me i forte, simbol i qendreses dhe i vetmi shtet islamik, sunite, qe ka arritur te ngreje nje ushtri dhe te mbroje sovranitetin e vendit te vet. Po ti hidhni nje sy vendeve fqinje arabe, siguria e tyre sigurohet nga avionet dhe trupat e Amerikes qe jane dislokuara ne to. Arabia Saudite eshte qendra qyteterimit islamik por eshte ne te njejten kohe edhe rregjimi me i dobet monarkist.

Hitleri dhe Sadami kane patur synim qe bombat atomike ti vendosin ne vitrina. E besoni ju kete? Hitler dhe Sadam kane dhene prova qe zor se besohet eshte ceshtja per dekoracion. Kurdet,Irani,Kuvajti,etj do vihen me pikepyetje duke menduar se Sadami i beri sulmet per gallate. Kur nje diktator i cmendur si Sadami dhe Hitler dhe te tjere me synime luften ekspansioniste u hoqen me protesta. Ndryshe eshte Enveri. Enveri u mbyll ne guacken e tij pa pasur asnje synim ekspansionist. Sadami nuk eshte Enveri , gati te beje te pa-beren ne cdo rast dhe kemi prova te padiskutueshme per kete.

Ju vjen mire per krenarine e shtetit te pavarur dhe laik(feja eshte e ndare nga shteti ne Irak) te Irakut? Me vjen shume mire qe Iraku eshte shume i pavarur. Me vjen shume mire qe populli iraken nuk eshte popull fondamentalist dhe me ide te mykura fetare. Me vjen shume keq qe iraku sundohet nga nje diktator me prirje ekspansioniste. Sadami nuk hiqet me protesta dhe lutje te papes. Derri do plumb.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Papa kundër luftës në Irak

jane per tu levduar tentativat qe Selia e shenjte nen presionin e vazhdueshem te Papes po ben per te arritur tek paqja. Ambasadoret e Vatikanit po udhetojne sa ne Irak dhe ne Usa dhe vende te tjera duke kerkuar te evitojne ate qe mund te shnderrohet ne nje katastrofe.
Eshte hera e pare qe Kisha katolike po merr pozicione kaq te qarta dhe trasparente persa i perket paqes. Nuk kishte ndodhur ndonjehere deri me sot qe Papa te dilte haptazi kunder luftes dhe te aktivizonte diplomacine e tij per te evituar ate.
natyrisht duhet pranuar qe Vatikani edhe pse nuk ka me prestigjin e nje kohe akoma vlen diçka ne arenen nderkombetare.Dhe per kete imazh pozitiv qe Kisha katolike po jep per te arritur paqen duhet falenderuar Papa Gjon Pali 2 qe po harxhon energjite e pakta qe i kane ngelur per te ndrequr ato gabime qe kisha ka bere ne 2000 vjet historie. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Papa kundër luftës në Irak

kohet e fundit qeveria dhe media amerikane perpiqet te paraqese gjithnje e me teper nje pres.BUSH disi ndryshe qe te behet edhe me i afert me publikun
pres. BUSH ka filluar te vleresohet "fetar" ne fjalimet e tij i vihet me shume theks shprehjeve nga bibla per ti dhene mendimeve te tij nje fytyre sa me "hyjnore"
po si i behet kur kur merr mesazhe nga kisha katolike dhe kishat e tjera per paqe jo lufte
shkurt e ben nje vesh shurdh dhe vazhdon se ai do mbledhe "coalition of willing" si nje "kryqezate" moderne duke e bere te dridhet kedo se ckuptojne keto fjale
pritja qe i beri te deleguarit te papes ne washington ishte e gati poshteruese per kishen katolike
a eshte ky "besimtari" bush
 
Top