Re: Paloma-mania!
Atehere ,une kam tre dite qe jam kthyer nga Shqiperia..O zot,me ka cmendur gjithe veres..gjithmone beheshim vone per te dale se motra do shihte Palomen..pastaj pasditeve detyrohesha edhe te fshija une pluhurat sepse isha e vetmja ne shpi qe ne ate orar isha e lirshme ..te tjeret te gjithe para televizorit.Televizori duhej te ishte bere 2 gisht pluhur se aty nuk lejohej te fshija pluhurat se pengoja pamjen .
Gjithsesi jashte vullnetit tim mora vesh se tani ne fund Paloma kishte vendosur te kthehej nga Londra pa lajmeruar askend,sepse i dukej sikur ashtu po e humbiste Diegon ,se ndiente se atje dicka po ndodhte dhe se ai nuk i tregonte asgje.Ne fakt ne Messico Diegoja dhe Paloma akuzoheshi nga Fabiani per eksportim te rreme te kafese(exportasion esfiktisia,kshu thuhej ne spanjisht /pf/images/graemlins/tongue.gif ),po qe Diegoja donte te veteshpallej fajtor qe te mos perlyente Palomen.Nderkohe kane futur ne burg te dashurin e Bernardos(dmth te dashurin e vellait te Fabianit ,se s me kujtohet emri) dhe Bernardoja ka vendosur te tregoje cdo gje qe di mbi Fabianin dhe mbi punet e tij te pista.Ajo qe mund ta ndihmoje Diegon eshte Marsia e cila disponon disa disketa te cilat mund ta demaskonin Fabianin....Kaq mora vesh une te pakten..Se ca ka ndodhur keto dite nuk e di e as nuk dua ta di fare!