Pallati 176

Djep

Forumium maestatis
Re: Pallati 176

Pallati 176

Nje perle e pacmueshme e thesarit tone artistik. Per mendimin tim, komedia me e arritur shqiptare e te gjitha koherave deri tani, e ndoshta dhe me vone per nje kohe te gjate. Ne te gjithe pa perjashtim, kush me shume e kush me pak, e identifikojme veten tek ajo, e kur citojme ndonje fragment, dhe qeshim shkujdesshem me njeri-tjetrin (edhe pse ndoshta te panjohur), natyrshem ndihemi si nje familje e madhe. Per me teper, fragmente te kesaj komedie jane bere pjese e pandare e kultures, batutave dhe te qeshurave tona si komb.
Te rralla jane, mendoj une, komedite ne bote qe kane arritur ta realizojne nje ge te tille. Psh, per amerikanet Animal House mund te jete deri diku sic eshte Pall. 176 per shqiptaret.
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Pallati 176

Cmalluni...

teto-Rita.JPG


Aaaaaaaa, goxhaaaaaaaaa mire, goxhaaaaaaaa mire... (teto Rita)
 

Goca

Primus registratum
Re: Pallati 176

Irena: Po jo mo, une ja thashe vete e para... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Babi drejtori: Po , e do ti ate?
Irena: Eheeeeeeeeeeeeeeeeeeee /pf/images/graemlins/laugh.gif
Babi: Puuuuuuupupupupupupu.... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Pallati 176

erdhe-ti--e-prure-koken.JPG


Erdhe ti??
[Po erdha me, c'te benja, rrugeve te rrinja?]
Ate thuaj!

(Marjeta)
 

zog

Primus registratum
Re: Pallati 176

ka ca vite (1999) kam pare ne Paris nje pjese te krijuar nga Sander-mafishja (Ilirjan Bezhani) quhej "Les Arnaqueurs" (Mashtruesit) luajtur nga nje trupe franceze ne théâtre L'Echangeur. shume komike megjithese luanin franceze qe nuk e njohin mentalitetin tone. me pelqeu (na dhiu tu qesh) po aq shume sa pallati 176, te cilin kam pas rastin ta shoh ne skene po ashtu. :cool:
 

Diddy19

Su@mi
Re: Pallati 176

Irena ,ti je nje ekonomiste e xonja ,shifrat i ke nxjerre bukur paster dhe pa gabime...


Elsa ,pusho!
Po pra pusho, se jemi ne kopesht ketu!

/pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Guest
Re: Pallati 176

Per cudi po e shihja mbreme sepse e kam ne kasete :lol:
Po qan ti moj shoqe /pf/images/graemlins/laugh.gif epo qaj ti plas praaa Irena mos qaj ti /pf/images/graemlins/laugh.gif
sander mafishja /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

SkinArt

Primus registratum
Re: Pallati 176

Sa here te kam thene mos me hyp maj shkalleve se do me besh ndonje hata, do me lesh te ve :)
 

b.k.

Primus registratum
Re: Pallati 176

ne e kemi bere dhe teater ne shkolle, (nuk ju them ke luaja une), po di qe doli shume bukur

eh kujtimet tona shkollore :cry:
 

Erolina

Primus registratum
Re: Pallati 176

Komedia eshte luajtur ne 1986(versioni qe njohim te gjithe) dhe eshte shkruar nga Adelina Mamaqi. Fatkeqesiht autorja eshte lene shume ne harrese, megjithese eshte aji qe ka krijuar keto karaktere qe do t'i mbajme mend gjate, shume gjate!

Rita"...ja dhe une i futa nje shoqe asaj te emes."Uaaaaa,te lutem shuuume, ne e kemi vajzen ne shkolle dhe eshte shume shpejt te mendojme per keto gjera. Kjo pune nuk behet"...shkurt na i preuuuuu.
Vani..."Mos u merzit se keni Vanin per ato pune!Po se di ti o shoku Perikli, se Jovan Bregu ta merr me krushqi, se e ka nocken nnnnnnnnn...degjove ti moj"
Marjeta "degjoj mor i dashur nocke degjoj"
Vani"Kujt i thua nocke ti moj? Nocke kjo!"
:thumbsup: Best ever!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Pallati 176

Erolina, nje korigjim te vogel pa asnje te keqe, te gjitheve na ndodh te konfondohemi, mua me ndodhi ketu ne Af me nje liber dhe autorin e tij. Komedine "Pallati 176" e ka shkruajtur Adelina Balashi.
 

tesoro

Primus registratum
Re: Pallati 176

se mbaj mend sa here e kam pare kete komedi dhe akoma vazhdoj ta shikoj disa here....gjithmone shkrihem duke qeshur se ka shume te forta.......

P.S. a dini se a mund te downloaded kjo nga interneti????
 
Top