Pak Histori / Tregime nga Shkodra

genci

Primus registratum
Trimi i pamposhtur Gjeto Coku (1854 –1913), mik i

Qiri drite në përkujtim të 146 - vjetorin të lindjes



Trimi i pamposhtur
Gjeto Coku (1854 –1913), mik i të gjithë shqiparëve



Nga Gjon Frani Ivezaj, New York
historian



Kelmendi
tokë e begatë trimash


Malësia e Mbishkodrës, nuk mund të kuptohet pa Kelmendin, djepi i hershëm i
lindjes së kreshnikëve, që janë dëshmia më e hershme e ekzistencës së popullit
shqiptar në trojet e veta kryekëput e safi shqiptare, duke dhënë provën e
mbijetesës dhe të rilindjes së vijushme. Në çdo periudhë dhe brez mbas brezi çdo
shtëpi, katund, vllazni, fis, bajrak ka nxjerrë trima, mendimtarë, prijës të
luftës dhe kuvendeve në odat e moçme të burrave të Alpeve të Veriut të Shqipërisë.
Kelmendi dhe bijtë e saj kreshnikë, kanë mundur të përballojnë furtunat e egra të
pushtuesve shumëshekullorë turq dhe shovinistëve fqinj sllav. Autorë të ndryshëm,
e më së shumti studiues albanolog të huaj, që kanë vizituar e qëndruar shpesh mes
bjeshkëve të maleve të thepisura, banesat bujare të malësorëve, duke gërmuar
historinë e Kelmendit, saktësojmë origjinën e hershme të saj.
Kështu, sipas albanologut kroat Dr. Milan Shuflai: “Një qytet i këtillë ndoshta në
shek. IX shtrihej në bregun e detit afër Shën Gjinit dhe shërbente si pikë
mbrojtëse kundër piratëve arabë.” (Dr. M. Shuflai: “Serbët dhe Shqiptarët”,
Bargjini, 2002.).
Gjatë fundit të shekulli XX në Kelmend, janë zbuluar shumë gjetje arkeologjike, si
monedha bronzi të shek. II - III mbas Krishtit, si dhe nuk mungojnë banesat me një
urbanistikë të rregullt, mjaft të avancuar për kohën, të së njëjtës periudhë me
ato të stilit romak (Itali) dhe helen (Greqi). Më vonë më epokën e Mesjetës,
Kelmendi, do të ketë emblemen ose Stemen e titulluar: “Arma et Insignia”. Ajo
është botuar për herë të parë nga revista shkencore autoritative të kohës
“L.E.K.A.” (viti 1930), që drejtohej nga Kuvendi Franceskan në qytetin e Shkodrës.
Pra Kelmendasit dhe bijtë e saj, kanë luftuar brez mbas brezi, për liri dhe
pavarësinë e tokave shqiptare në male dhe zonat fushore.
Në këtë truall plot tradita, u mëkuan edhe të parët e familjes Coku, që herët e
lanë Kelmendin e u vendosën me banim në zonën e Bregut të Matës. Biri kelmendas,
Gjeto Coku, në një prononcim për kohën, duke luftuar sëbashku me trimat e tjerë u
shpreh: “Jam gati me e shkrii gjaan t’eme, e me baa armë e fushekë për luftarët,
mjeft [ndaluar] Turku t’dalin faret.” (Po atje, f. 7).
Ai ndihmoi, me sa mundi të gjithë komitët e malit me armë, municione e ushqime.
Askohe gjatë kryengritjes, turqit kërkonin t’i çarmatosnin malësorët e Bregut të
Matës. Luftarët, jo vetëm që nuk i dorëzuan armët mbrojtëse, por i bënë thirrje
taborreve turke, që të largohen menjëherë nga tokat shqiptare: “Por kta i bane me
dijt turkut, se nuk ishin pula që tremben prej nji “ish - ish”; “pushkët e
mbushuna nuk lshohen, por t’viin me e marrë vetë.” Për afro 17 orë rresht,
luftëtarët shqiptarë i rezistuan ushtrisë mizore turke, e armatosur gjerë në
dhëmbë. Edhe pse me ndihmen e disa trathtarëve shqiptarë muslimanë (që luftonin
nën flamurin turk për nder të “baba Dovletit”), garnizonet turke, nuk mundën që të
gjunjëzonin e mposhtin Gjeto Cokun me shokë. “Gjeto Coku praa kje nji i krishtenë
me nam, nji atdhetar i paa shoq. Ktii ja muer kamen vllaj Ded Coku, i cilli i
pergiaan e ndjek gjurmat e tii, prandej i krishtenë si i vllaj, atdhetaar si i
vllaj. Rrnoftë e kioftë per ndeer
t’Shqipniis!” (f. 9)


Kush ishte patrioti Gjeto Coku?


Ky bir i denjë i malësor, ishte një nga udhëheqësit luftarak më popullor,
organizator kryesor i kryengritjeve kundër Perandorisë Osmane të vitit 1912, të
malësorëve në krahinën e Bregut të Matës të Qarkut Lezhë. Gjeto Coku, ishte i biri
i Cok Prekës, që kishte pesë djemë të tjerë, si: Tomën, Nikollën, Prekun, Markun
dhe Gjergjin. Kurse Gjeto Coku kishte vëlla Mashin dhe Dedën. Dedë Mashi, ka
lindur në Nikç të Kelmendit, ndërsa të tjerët në Shën Koll në Breg të Matës.
Cok Preku, baba i Gjetos, ka ardhur nga krahina malore e Kelmendit, e përmendur
për besë, trimëri, burrëri, mipëpritje dhe kryengritje të njëpanjshme me armë në
dorë, kundër pushtuesve të ndryshëm, që janë përpjekur të nënshtrojnë Malësinë e
Kelmendit të panënshtruar ndër shekuj. Vajzat fisnike të Gjeto Cokut ishin: Dila,
Maruka, Terezja, Filja. Maruka, ka qenë murgeshë e Kishës katolike në një kuvend
motrash në Zagreb të Kroacisë. Për patriotin trim dhe bujar Dedë Cokun dhe Mashin
e Çokut, shkruan edhe “Poeti Kombëtar” At Gjergj Fishta (1870 – 1940) në
kryevepren “Lahuta e Malcis”.
Për sundimtarin e Lezhës Gjeto Coku, flet revista “Përparimi” e vitit 1914 (f. 5 –
7), ku i kushtohet një artikull i veçantë prej 3 faqesh. Aty ekskluzitivisht
trajtohet atdhetari Gjeto Coku si sundimtar në bajrakun e Nikshit. Nga dokumentet
arkivore dhe shtypi i kohës thuhet se ai e drejtoi vendin me drejtësi, paqe dhe
tolerancë.
Gjeto, ishte një familje me tradita të hershme atdhetare dhe krishterë i devotshëm
në udhën e Zotit. Patrioti i zjarrtë ruajti lidhje të ngushta me Kishën katolike
dhe kishte shumë miq të shtëpisë priftërinj dhe ipeshkëvij të kohës, duke mbetur
(deri sa ra dëshmor nga dora trathtare) një burrë trim, i nderuar dhe respektuar
dhe i dashur për të gjithë.
Ndër të tjera shkruhet: “Nder Shqyptarë [ndaluar] maa fort se t’tanë u perkujdesne per
miradijet t’komit e s’ditne me kursye kurr farë mundimit, por u munduene saa ku
mujtne me e pshtue Shqypniin prej thojve t’pangiishem t’ Mbretniis s’ Turkut, e
nder saa e saa Shqyptarë tjerë, [ndaluar] shkrine mallë e gjaa per Shqypnii, i dejë m’u
njoftun e m’u permendë asht Z. Coku. Ah! Per t’ saktë burrnia e atdhedashtnia e
ktii shquptarit nuk do t’qitet n’harresë, per se i cilli atdhetarë do t’rreket me
e ndjekun e me ecë mas gjurmve t tia. Gjeto Coku, ishte i Bajrakut t’Nikshit. T’
lemit e pat prej nji babet e nanet [ndaluar] shkojshin jeten si i perket nji t’krishtenit
t’mirë, e prej ktyne xuni hem me i sherbye Zotit, hem me punue e me e dashtë
atdheen si duhet e si kaa hije nji atdhetarit t’vertetë.” (f. 5)
Vargu i burrave, që kanë qenë garant të insitucioneve të Kanunit në Malësi të
Veriut dhe zonat fushore, ku këto malësorë, për arsye të kushteve ekonomike u
vendos në qendrat e reja të banimit, është i pafund. Në çdo vllazni e katund, ka
pasur shumë burra të tillë, që ishin krenaria e trojeve shqiptare edhe për
kryengritje të njëpanjshme, kundër ushtrive pushtuese turke e shovinistëve
serbomalaziase. Besa e lidhur për nder e flamur, në këto troje trimash, kishte një
rëndësi të dorës së parë. Atë e vinin në lëvizje malësorët sypatrembur si Gjeto
Coku me shokë, sepse në luftë ai ishte shumë i zoti, për t’i bashkuar të gjithë
trimat në një qëllim të përbashkët atdhedashës.
Ndër këto burra të malësisë, mund të përmendim: Dedë Gjon Lulin, Lucë Nika, Gjokë
Luci, Mark Toma, Kolë Gjoni, Ndue Dushi, Dedë Coku, Lush Llani, Gjeto Coku, Sadri
Keqi, pjetër Llesh Nikë Daka, Sokol Djala, Llesh Gjeri, Pjetër Bici etj. Burra të
tillë të paharruar në “Malin” e Kastratit kanë qenë: Dodë Preçi, Gjelosh Gjoka,
Shaban Elezi, Gilë Marku, Dulo Staka, Kot Nika, Zenel Shabani, Vuksan Leka, Pjetër
Dulja, Dosh Sadria, Ndrekë Kaçeli, Marash Gjekë Mali, Mirash Luca, Brahim Vuksani,
Nikollë Mirash Luca, Prekë Brahimi, Gjeto Shyti, Ndokë Gjoni, Nish Gjeto Daka,
Lukë Deda, Çok Zefi, Lucë Tagani, Llesh lekiqi, Nikollë Marku, Gjeto Daka, Nikë
Ivani, Dash Preçi, Mark Dashi, Ujkë Gjeto Shyti, Dedë Gjon Ujka, Lucë Gjeka, Dodë
prendash Zefi, Smajl Shpendi, Nuk Puli, Marash Vata, Qerim Sokoli, Halil Ujka, Oso
Rama, Prek Gjon Rrethatokja, Llesh preluca, Nikë Gjelosh Gjoka, Kolë Gjeloshi,
Nikë Gjeto Koti, Mar Gjoni; burrat e Shkrelit, si: Marash Vata, Vatë Marashi, Tomë
Nika i Shkrelit,
Rrushman Hasani, Zef Tomë Nika, Gjon Deda i Shkrelit, Kanto Marashi, Mark Tomë
Pllumbaj Bajraktar i Kelmendit, i cli mori pjesë në Kryengritjen e vitit 1912 dhe
më pas ngriti flamurin e Pavarësisë në trevën e vet.
Ai me armë në dorë, mori pjesë në mbledhjen e organizuar në Zejmen më 11 Maj të
vitit 1912, me përfaqësues nga krahinat e tjera fqinje, si: Mirdita, Malësia e
Lezhës, Kthella etj. Ai ishte ndër të parët, që këmbnguli të zbatohen deri në fund
të gjithë vendimet historike, që do të merren nga të gjithë shqiptarët e tubuar
atë ditë.
Kësisoj që nga ajo ditë, Gjeto Coku, u bë një nga patriotët më të vendosur të
luftës për liri e pavarësi të popullit shqiptar, që prej 50 dekada qëndronte i
robëruar nga kthetrat e ushtrisë mizore koloniale turke.


Historia e Gjeto Coku, përmes
dokumenteve historike të Arkivit të Austrisë


Duke shfletuar disa dokumenta, që janë marrë nga Arkivi i Vienës (Austri), që
disponohen në Insitutin e Historisë në Tiranë, shohim se Dokumenti #10, Dosja #20,
ka të shkruar detajet interesante, se: “Ambasadori Zambaur në Shkodër, njofton
Vjenën, më 11 Maj 1910, se më tha Gjeto Coku, se “rebelët” po e mendojnë
seriozisht punën me u shkëput nga Turqiq….” dhe më poshtë njoftonte ai “e
porosita, që të përdor influencën e tij, që as shokët e fisnit, as malsorët e
tjerë mos të hidhen kundër Qeverisë.”
Ndërsa Vjena, i shkruante ambasadorit të ri në Shkodër Zambaur-it, më 14 Shkurt
1911: “Një i fortë: Prek Gjeto Coku nga fisi i Kelmendit, i cili kishte marrë
pjesë në emigracionin e malësorëve të vitit të kaluar për në Mal të Zi, ka disa
kohë që ndodhet në Monarki dhe nëpërmjet të tjerëve ka pasur korelacione… me Dr.
Fran Baron Nopçen… na është drejtuar dhe ka kërkuar, që të lejohet kthimi përsëri
në atdhe, duke ndërmarrë pranë qeverisë turke hapa që do t’i duken të
përshtatshme… mbasiinformatat e pakta që disponohen për lutësin nuk janë aq të
favotshme edhe se dyshimi nuk mund të hiqet, se kthimi i tij për në Vilajetin e
Shkodrës, ai mund t’a përdorë për qëllime të agjitacionit.”
Një këngë popullore, që këndohet me lahutë dhe çifteli brez mbas brexi, e ka
përjetësuar kështu figurën e Gjeto Cokut, me trimat e tij besnikë në mbrotje të
trojeve të vatanit:

Në çdo mbledhje kanë ngritur zanin
Me çdo kusht me mbrojt vatanin
Si në luftë kundra Turqisë
Në prag të Shpalljes së Pamvarësisë.

Qenë malësorët sokola malit
Në fshat Shenkollit në Breg të Zallit
Që ja vunë pushkën nizamit
Shumë ushtarë ja vranë Sulltanit.

Në krye të luftës së Pamvarsisë
Gjeto Cokun kishin prijës
Lëgjandar bashkë me malësorë
Ngreu flamurin vetë më dorë.

Disa trima lufta i mori
Me pushkë në dorë në mbrojtje këtij troi
Pjetër Bici, Gjergj Nikolla
Llesh Nik Dake, Pjetër Sokola,
Tuj luftua kundra Turqisë
Ranë si trima të Pamvarsisë.

Në një dokument tjetër top - sekret, njoftohej Viena nga të dërguarit e saj në
Shkodër, lidhur me qëllimin e Preng Pashës dhe rrezikun e atentatit kundër Gjeto
Cokut. Në dokument thuhet: “Preng Pasha, nxit banorët kundër Emzot Kolecit dhe
vëllezërve Coku, Emzot Serreqit, Kolecit e Bumçit… kishin frikë për trazira
serioze, bile dhe për atentat eventual kundër Emzot Kolecit dhe Cokut…”
Më 4 Shtator 1913, nga Durrësi njoftohej Viena, se “Katolikët e Bizës e të rethit
të saj, nuk duan që të njohin qeverinë provizore të Durrësit. Ata duan që t’i
nënshtrohen vetëm shefit të malësorëve katolik të Bregut të Matit Gjeto Cokut…”
Dokumenti #177, dt. 17 Nëntor 1013, është një letër e Eqerem Bej Vlorës. Në të
thuhet, se: “Në Lezhë e në Shën Gjin, është formuar një Qeveri Kombëtare nën
drejtimin e malësorëve të Lezhës, si armiq të Bib Dodës. Ata janë edhe kundër Esat
Pashajt… Bib Doda ka siguruar krahinën e Mirditës… Vrasja e Gjeto Cokut e ka
armiqësuar atë me katolikët e Malësisë së Lezhës…”
Në Tetor të vitit 1912, Esat Pash Toptani, mblodhi Redifet e Krujës dhe Tiranës,
gjithsej rreth 10.000 vetë. Ai u nis për të shtyp kryengritjen nga Mati deri në
Malësinë e Madhe. Bregamatësit, i vunë pritën në Kodrat e Pllanës dhe nuk i
lëshuan rrugën për 3 ditë. Vetëm pas luftimeve të ashpra, Esat Pash Toptani, mund
të kalonte, duke kallur gjithë Bregun e Matës, ndër to edhe shtëpinë e Priftit
(Çelën). Ai dogji gjithsej 100 shtëpi.
Të besëlidhurit e Bregut të Matës edhe mbas 12 tetorit 1912, kur Lufta Ballkanike
kanoste copëtimin e Shqipërisë, luftëtarët shqiptarë u ngritën me armë në dorë,
rrethuan garnizonin turk në Pllanë, ku ndodhej një batalion dhe e detyruan të
dorëzohej dhe mbasi e çarmatosen e lanë të lirë të largohej.
Asnjëherë shqiptarët e për më tepër malësorët nuk e kanë patur traditë që të
vrasin në nore (në besë) robët e luftës. Këtë përjashtim do ta bëj vetëm regjimi
komunist në Shqipëri, që do të instalohet dhunshëm në periudhën e zezë të
historisë së popullit martir shqiptar prej viteve (28 nëntor) 1990 deri më (13
dhjetor) 1990.
Më 14 Nëntor 1912, trupat e ushtrisë së kryemonarkut malazias, pushtuan Shën
Gjinin dhe pak ditë më vonë, trupat serbe të Krajlit pushtuan Lezhën.
Kryengritësit gregamtas, bashkë me krahinat e tjera të Lezhës, krijuan Qeverinë e
Lezhës me kryetar udhëheqësin e kryengritjës së Bregut të Matës patriotin kreshnik
Gjeto Cokun.
Me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, Qeveria e Lezhës, me në krye Gjeto Cokun, u
bashkuan menjëherë me Qeverinë e sapoformuar të drejtuar plaku i urtë i Vlorës
historike, kryeministri i parë Ismail bej Qemali. Ai nuk pranoi propozimet e Preng
Pashës dhe Esat Toptanit, për t’u shkëputur nga Qeveria e Ismail Bej Qemalit. Për
këtë edhe e pagoi me jetën e vet më 7 Tetor 1913 në Lezhë.


Kryengritjet e drejtuar nga
fatosi i lirisë nipi i Kelmendit Gjeto Coku


Në dhjetëvjeçarin e parë të fillimit të shekullit XX, Lëvizja Kombëtare, lufta e
gjithanshme e popullit shqiptar për liri e pavarësi mori një hov të madh. Kjo u
pasua nga kryengritjet e njëpasnjëshme pararendëse të viteve 1909, 1910, 1911, që
ishin preludi frymëzues për kryengritjet e reja, që do të vijnë në vitet në vijim.

Lëvizjet e fuqishme kundërturke, tronditën themelet e kalbura të Perandorisë
Otomane, që kërkonte dorën e fundit për t’a rrëzuar përdhe, duke tronditur
serizisht pushtetin e Xhonturqve të Rinj, që ndonëse me ambicie për pushtet,
pretendime reformuese sipërfaqësore, ishin baza e Perandorisë së vjetës otomane.
Në këtë situatë të elektrizuar, me inisiativën e Gjeto Cokut, u organizuan
kryengritje kundër garnizoneve turke. Beteja ishte e ashpër dhe e përgjakshme.
Këto fitore të bujshme, ndezën flakën e kryengritjes dhe në krahina të tjera të
trojeve etnike. Grupi i të besëlidhurve i udhëhequr nga Gjeto Coku, Zef Harapi
etj., goditi forcat armike në Mirditë, në Bregun e Matit dhe garnizonin ushtarak
në Lezhë, duke intensifikuar edhe më shumë veprimet ushtarake me armë në dorë.
Madje shumë patriotë të mërguar, po ktheheshin nga vendet e huaja, për të marrë
pjesë drejtpërdrejtë në luftrat kryengritëse, kundër pushtuesve kolonialë turq e
çlirimin e Shqipërisë.
Megjithatë duhet thënë, se kryengritjet zinxhir, që plasën në disa shtet të
Ballkanit dhe më sëshumti në trojet etnike shqiptare, ushtritë turke përdorën
forcën më të madhe për shtypjen e tyre me një egërsi e tërbim të pashembullt. Kjo
nuk e uli tempin e revoltave me armë në dorë, por bëri që shtetet dhe popujt nën
robëri të jenë përherë në ballë të përleshjeve vendimtare për liri e pavarësi nga
suaza e Perandorisë Otomane.
Kësisoj, qëndresa me tytën e pushkës dhe luftrat e njëpasnjëshme të popullit
shqiptar, po merrte një fizionomi të plotë dhe frymarrje më të gjërë, falë
angazhimit në rritje të forcave përparimtare, që aspironin prej shekujsh
mëvetësinë kombëtare, sociale, kulturore, gjuhën amtare, shkrimin shqip,
historinë, traditat, doket dhe ruajtjen e vlerave të paçmuara të identitetit
kombëtar të trashëguar brez mbas brezi në tokat e veta ilire. Atdheu ynë, përmes
bijve të dashur të saj, kishte filluar një rilindje e fryumarrje. Koha kishte
thirrë në skenën historike amtare, zgjimin për liri dhe të drejta shoqërore,
kthimin tek historia e pararendësve ilirë arbërorë të epokës së Gjergj Kastriotit.

Të gjithë shqiptarët, e privilegjuar në parlamentin, qeverinë dhe dikasteret e
tjera të Perandorisë Turke treguan një zell, duke justifikuar shprehjen popullore,
se “qeni leh aty ku han bukë”, duke dërguar taborre të panumërta drejt tokave të
të parëve të tyre, për t’i treguar pushtetit të perandorëve turq, se ne jemi
besnik të dhuratave dhe xhevahireve verbuese, që ajo u ofroj një herë e një kohë
princëve arbërorë, që nga koha e Gjergj Kastriotit.
Por kishte edhe nga ato filoturk, që pas një pendese të gjatë, u rikthyen në tokat
shqiptare dhe jetën politike të vendit, për të larë mëkatin e shumë viteve më parë
në shërbim të Perandorisë Turke. Nga ana e tjetër, në kampin e Perandorisë
Otomane, lëvizjet kundër xhonturqve të rinj disa herë ishin bërë shumë shqetësuese
për krerët drejtues, që e njihnin mentalitetin dhe dëshirën e zjarrtë e vendit të
shqiponjave, për të qenë i lirë dhe i pavarur.
Për më tepër, këtë gjë e dinin edhe 45 ish guvernatorë, që ishin me origjinë
shqiptare qysh nga periudha e Gjergj Kastriotit. Ata herë mbas here kishin qenë në
krye të Perandorisë Otomane, si governator e z/guvernator të saj. Ata gjithashtu e
njihnin shumë mirë historinë e popullit të vet, por më shumë u pëlqente profesioni
i mercenarit. Ato ndonëse i shërbenin verbërisht ose me ndërgjegje Perandorisë
Otomane (në saj të privilegjeve, që u ofroi si dhuratë verbuese), nuk arritën të
mposhtin gjakun e pastër ilir.
I tillë është rasti i Ismail Bej Qemalit, që mbasi kishte shërbyer për shumë vite
në Parlamentin turk, kthehet në vendin e origjinës së të parëve të tij. Diplomati
i karrierës, duke gjetur edhe zemërimin e madh të popullit e Rilindasve
shqiptarë, fillon organizimin e kryengritjeve, duke e kurorëzuar me sukses
rezistencën kundërturke, me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor të
vitit 1912 dhe ngritjen madhështore të Flamurit në Vlorën historike…
Një rrezik tjetër asokohe i kanosej kombit tonë. Shetet monarkiste shoviniste
fqinje, në aleanca të fshehta, me synimin për të larguar influencën e Perandorisë
Otomane në Ballkan, pretendonin të ndanin trojet shqiptare mes vedit, a thua se
Shqipëria ishte një plaçkë tregu apo copë torte që kapërdihej lehtë.
Lufta me armë në dorë, e drejtuar nga fatosat e lirisë në Veri dhe Jug të
Shqipërisë, kudo ku flitet gjuha shqipe, e drejtuan tehun e lëvizjeve në dy
drejtime: sëpari, kundër pushtuesve të Portës së Lartë Otomane, që kishte
shkatërruar në mënyrë sistematike gjithçka shqiptare dhe kishte bërë që një pjesë
e shqiptarëve të flisnin e shkruanin gjuhën e pushtuesit e t’i shërbenin atij, për
të shtypur vëllezërit shqiptarë (për të marrë lavde dhe poste nga Perandoria
Turke) dhe së dyti, kundër pretendimeve shoviniste të morkive fqinje, që
mbroheshin në synimet e tyre nga vetë Fuqitë e Mëdha të Europës, që nxisnin dhe
përkrahin në rrugë diplomatike synimet e fqinjëve grabiqarë.
Në situatën tepër të rrezikshme dhe të vështira për fatet e kombit, Grupi i
Deputetëve Shqiptarë në Stamboll, i kërkoi Qeverisë së Xhonturqve të Rinj, që t’i
njehte menjëherë popullit shqiptar të drejtën kombëtare për vetëvendosje.
Xhonturqit, të tërbuar nga kërkesat e deputetëve shqiptarë, i hodhën poshtë
pretendimet e tyre njëzëri, duke rritur masat e shtypjes dhe represionit ndaj
elementëve të rrezikshëm për vijimin e sundit të tyre në Shqipëri.
Në kushtet pa udhëzgjidhje, popullit dhe trimave atdhetarë, që mbështeteshin në
lëvizjet e tyre liridashëse nga shtresat e popullit, nuk i mbetej gjë tjetër,
veçse t’i fitonin këto të drejta të njeriut dhe të një kombit që nuk kishte asgjë
me kolonët turq, që t’i rifitonte me luftë dhe gjak të pastër arbëror. Menjëherë
pas kësaj ngjarjeje, një grup të vonuar patriotësh shqiptarë, u mblodhën në
Stamboll, në udhëheqjen e Ismail Bej Qemalit. E gjithë kjo tashmë kishte ndodhur
kur Perandoria Otomane ihste buzë greminës, falë grindjeve për pushtet përmes
vrasjeve që kishin plasur në klanet e dinnastisë së pushtetarëve të lartë.
Megjithatë, ujku turk edhe pse i plagosur rëndë me vdekje ishte tepër i
rrezikshëm.
Në mbledhje u vendos, që në vendin e shqiponjave të rifillonin kryengritjet e
njëpasnjëshme, duke rikujtuar, ndonëse me vonë, peridhën e lavdishme të Gjergj
Kastriotit. Për organizmin e kryengritjeve me armë në dorë në Veri të Shqipërisë
dhe pjesën e Mesme të saj, do të vepronte patrioti liberator Luigj Gurakuqi dhe në
Kosovë Hasan Prishtina, ndërsa në Shqipërinë e Jugut, ishte caktuar ish - deputeti
në Parlamentin Turk Ismail bej Qemali, i mbështetur nga Rilindasit e tjerë.
Ngjarjet historike, që paraprijnë shpërthimin e Kryengritjes së Përgjithshme të
vitit 1912, lidhen ngushtësisht me luftën e ndezur politike dhe përpjekjet e para
më armë, që u zhvilluan gjatë fushatës së zgjedhjeve për deputetë.
Xhonturqit e kishin shpërndarë Parlamentin, me qëllim që të jepnin një goditje
shkatërrimtare opozitës që kundërshtonte gjithnjë synimet e tyre. Në grupin e
deputetëve në Parlamentin Turk, bënte pjesë edhe Grupi i Deputetëve Shqiptarë. Ata
qysh në fillim i ishin bashkuar forcave reformatore në Turqi, që kërkon, përmes
programit të tyre të detajuar politik “Liri dhe Marrëveshje”.
Duke parë aktivitetin e madh politik, që luante forca patriotike shqiptare, të
drejtuar nga Ismail bej Qemali, Bajo Topulli, Hasan Prishtina etj., në Parlamentin
e Përandorisë Turke, Xhonturqite Rinj të Stambollit, synonin që këto deputetë
shqiptarë të mos fitonin një mandat tjetër në Parlamentin turk, sepse kishin dalë
nga synimet e Xhonturqve si “bukëshkalë të Perandorisë”.
Për t’a ishte më e mirë të zgjidheshin deputetë kukull, që mund të vepronin sipas
porosisë së Xhonturqve të Rinj, duke i përdorur si vegël qorre në synimet e tyre
shtypëse dhe zgjatjen sa të jetë e mundur të pushtetit të tyre kolonial në
Shqipëri. Por koha e tyre kishte perenduar, bashkë me tjetërsimin e ndërtesës prej
rëre të Perandorisë, që ishte mbuluar nga korrupsioni, rryshfeti, nepotizmi,
intriga, mashtrimi, kulti i madhështisë, degjenerimi moral dhe politik, brenda
vetë Perandorisë, që me paterica kërkohej të mbahej gjallë nga “reformatorët” e
rinj me emrin e çuditshëm Xhonturqit e Rinj.



Në ballë të kryengritjeve të njëpasnjëshme


Atdhetari i flaktë Gjeto Coku, drejtoi shumë aksione luftarake të kryengritësve në
krahinën e tij, duke qenë një shembull konkret i vetëmohimit të binomit jetë a
vdekje. Kryeprijësi luftarak me mbështetësit e tij patriotë nga krahina e Bregut
të Matës, organizuan me sukses sulmin luftarak kundër garnizoneve të taboreve
turke të stacionuar asokohe në Lezhë, që në histori ka mbetur e gdhendur data 29
maj e vitit 1912. E paharruar, mbetët edhe beteja e përgjakshme e organizuar në në
vendin e quajtur Kodrat e Pllanës dhe Trapin e Gurëzit më 22 qershor 1912, prishja
e vijës telefonike të komunikimit midis trupave pushtuese osmane më 5 korrik të
vitit 1912.
Një muaj me vonë Gjeto Coku, do të gjendet shumë kilometra larg vendlindjes së
tij. Ai ishte vendosur për disa ditë në qytetin e Durrësit, nga ku po përgatitej
të realizonte planin e detajuar të sulmit kundër ushtarave turq, të stacionuar në
disa qendra të qytetit. Falë aftësisë dhe përvojës, në luftën kundër ushtrisë
turke, Gjeto Coku, sulmon në mënyrë të rrufeshme depot e armëve në Durrës, më 16
korrik të vitit 1912, mbasi kishte elemeinuar fizikisht rojet mbrojtëse të
ushtrisë turke. Këtu varrohet (plagoset) vëllai i Gjeto Cokut, Deda dhe Llesh Nikë
Daka prej Kelmendit. Ata qëndruan si burrat në fronin e luftimit, duke mos u
dorëzuar. Edhe të plagosur , ku plagët i pikonin gjak, ata shtinin me armë në dorë
mbi armikun, deri sa shokët e tyre luftërarë vijnë dhe i marrin në krah dhe i
dergojnë për mjekime në shtëpitë e tyre…
Ishte merita e patriotit të zjarrtë Gjeto Coku, që në kështjellën legjendare dhe
historike të Lezhës historike ngriti me plot nder dhe lavdi Flamurin e Lirisë të
Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti, atë Flamur Kuq e Zi, të larë ndër shekuj me gjak
trimash shqiptarë. Kjo ngjarje e rëndësishme për qytetin e vogël të Lezhës vinte
menjëherë disa ditë pas aktit historik të Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së
Flamurit shqiptar në Vlorën e Ismail Bej Qemalit më 28 nëntor 1912.
Ka qenë Ismail Qemali, admiruesi dhe miku i tij i afërt që e nxiti të lartësojë
simbolin e shqiptarëve në Lezhë, duke i dhënë një shembull të mirë të gjithë
patriotëve shqiptarë që e kishin mbështetur në luftrat kryengritëse të organizuar
nga vetë Gjeto Coku në krahinën e tij dhe në disa zona të tjera të Shqipërisë.
Fatosi i lirisë Gjeto Coku, me pathosin e pashquar për pavarësinë dhe
prosperitetin e vendit të tij pranë familjes së vjetër të Europës përparimtare,
bëri që ai shpesh të jetë kundërshtarë pikëpamjesh me disa krerë lokalistë, që
kërkonin lirinë e vendit me kushtet që kishin vendosur xhonturqit (Qeveria e
Turqve Rinj në Shqipëri), që dëshironin të zvarritej pavarësia e vendit të
shqiponjave.
Gjeto Coku, asnjeherë nuk u pajtua me procesin e osmanizimit të detyruar, që do të
thoshte thellim i metejshëm në hendekun e shkombëtarizimit të popullit tonë,
nështrimin në të gjithë rrafshet e jetës së banorëve autoktonë, duke humbur të
drejtën për të qenë shqiptar të lashtë pasues të denjë të të parëve tanë ilirë.
Gjithsesi duhet pohuar, se vendi ynë asokohe gjendej para një katastrofe
ekonomike, sociale, kulturore dhe asgjesimi të ndërgjegjes kombëtare në mënyrë
graduale dhe të studiuar mirë nga ana e kolonizatorëve të vjetër turq, kur vetë
Perandoria Otomane ishte përfshirë nga tërmeti i shkatërrimit të plotë. Patriotët
e vertëtë shqiptarë, me në krye Rilindasit diturakë, kishin vite që përmes medias
së shkruar përpiqeshin të zgjonin nga gjumi letargjik ato pjesë energjike të
popullsisë, që do t’i sillte më vonë shumë telashe Perandorisë së kalbur turke, e
cila më vonë do të t’kurrej në strofkën e vet në Bosfor…
Ai e priti me armë në dorë pushtimin e Lezhës nga ushtritë serbe në nëntor të
vitit 1913. Pas largimit të tyre nga Lezha, në gjysmën e dytë të muajit prill të
vitit 1914, Gjeto Coku, u vu menjëherë në krye të lëvizjeve reformatore të kohës.
Kështu, ai ishte ndër të parët që u vu në krye të administratës që u ngrit në
Krahinën e Matës dhe pranoi njëzëri kërkesën e Qeverisë së Vlorës për të
bashkëpunuar me të. Ai u vra trathtisht në Lezhë nga agjentët e qeverisë serbe, të
cilët me kokë kërkonin elemnimin e tij fizik, si një pengesë serioze për arritjen
e synimeve të tyre shovinste ndaj tokave shqiptare në Veri të Shqipërisë.
Në lidhje me këtë vrasje shtypi përparimtar i kohës reagoi menjëherë nëpërmjet një
sërë shkrimesh, ku vlerëson rolin e madh patriotik, që kishte luajtur patrioti i
vendosur Gjeto Coku, ku, ndër të tjera, analizohet situata politike në Lezhë dhe
Skuraj. Popullsia vendase dhe vetë administratorët e Qeverisë së Qarkut të Lezhës,
ishin shumë të idinjuar për vrasjen e atdhetarit me vizione të pastra
përparimtare.
Duke shfletuar shtypin e kohës,ndër të tjera lexojmë:
“Lezhë. – Me 7 të tetorit, një rrezik i madh e gjeti Qeverinë e Lezhës, Malësinë e
Madhe e, të thuesh, Shqipninë mbarë; pse në këtë ditë Gjeto Coku, kryetar i
Qeverisë së Lezhës, qe vra në tradhti prej njëfar Preng Gjakove, një mirditas,
dalë tash vonë në Gjakovë e shkrue, së mbami, në xhandarmëri të Lezhës.
Gjeto Coku qe i krishtenë imirë, atdhetar i njimendët e burrë i drejtë e trim. Pa
qenë vetë nevoja e kujt e pa sopatë e drapën kurrë n’e huejën, qe buka e të gjithë
shekullit (buka e të gjithë shekullit - kuptimi: qe mikpritës; në shtëpi të tij
hanin bukë njerëz të shumtë, shënimi i redaksisë së revistës “Hylli i Dritës”); e
as iu shit, as iu leçit kujt a për me u pri a për me u çelë shteg ushtrive; por,
konden (i kënaqur) në atë okë e copë, në të cilat e pati vu Zoti, qe nderi i fesë,
nami i Atdheut e miku i të gjithë të mirëve. – Arsyeja, për të cilën që vra, nuk
dihet. – Në mort të tij u mblodh panagjyr i madh. Ndërsa të tjerë të huej, qe P.
Severin Lushaj, P. Rrok Vataj, Baron D. Nopça e Miss Durham. Me 12 tetor u tha
Mesha e dritës për shpirt të tij. në atë Meshë, qe delegati i arqipeshkvit të
Shkodrës, D. Ndre Mjedja, si edhe D. G. Kukula, D. P. Ungrej. P. Engjëll Paliqi
tha Meshën e P. Severin Lushaj bani predkun (fjala fetare që mban prifti në
meshë)…”(f. 29)
… Skuraj. – Me 27 të frorit, mbylli sytë përgjithmonë Gjin Pjetri i Skuraj, me 28
e vorruen. Prej gjithkah i shkuen në mort; edhe gjithkujt iu dhimb. Ka qenë burrë
i mirë, besnik e shqiptar i vërtetë. Para nandë vjetësh luftoi kundër qeverisë
otomane për të drejta të veta e i gjallë nuk i ra në dorë edhe atëherë, kur
ushtria i dogji shtëpinë e i ia rrënoi të gjithë gjanë e pasuninë. Kështu edhe
ndër ma të parët shqiptarë qe që doli komitë për liri të Shqipnisë. Bashkë me
Gjeto Cokun vojti në Lezhë e ngrehi flamurin e Shqipnisë, e sa qe vetë gjallë,
mbajti paqën e qetinë në bajrak të vet. Kurbini mbarë shkonte mbas fjalës së tij,
e qe i çmuem edhe prej animqsh të vet. Dera e tij ka qenë gjithmonë dera e Zotit
dhe e miqve. Njeri feje, burrë fjale e shqiptar pune, ka me qenë përmendë
gjithmonë me nder prej të gjithëve, e nami (fama, emri i mirë) i tij vonë e vonë
ka me u harrue në Shqipni.” (f. 131) (Revista: “Hylli i Dritës”, 1914/7, Vjeti II
i Botimit)


Vlerësime për veprimtari
patriotike të Gjeto Cokut


Patriotët e vërtetë shqiptarë gjatë kohës kur kanë ndodhur ngjarjet janë vlerësuar
me respekt të madh nga bashkëkohësit dhe shtypi periodik brenda dhe ai i
mërgimtarëve jashtë trojeve etnike shqiptare. Një vlerësim të tillë, ka marrë herë
pas here edhe trimi i Bregut të Matës Gjeto Coku.
Shtypi, revistat e përditshme dhe të përkohshmet e kohës, si: “Hylli i Dritës”,
“Perparimi”, “L.E.K.A.”, etj., kanë shkruar për kryengritjet e malësorëve të
Bregut të Matës dhe udhëheqësin e tyre atdhetar Gjeto Cokun. Edhe në shekullin e
kaluar studiuesit e historisë, pavarësisht se në kohën e reegjimit komunist
historiografia ishte e politizuar, figura e Gjeto Cokut, është trajtuar sëbashku
me patriotët e tjerë të lëvizjeve antiturke me armë në dorë.
Për merita të padiskutueshme, të dokumentuar në arkivat shqiptare dhe të huaja,
ish - Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, i ka dhënë me dekret #6660,
Tiranë 17.11.1982, Gjeto Prek Cokut medaljen, “Për veprimtari patriotike”, në
motivacionin e së cilës është shkruar: “Për ndihmesën e dhënë në Luftën për
Çlirimin Kombëtar dhe për Mbrojtjen e Tërëisë së Tokave Shqiptare”.
Tashmë në panteonin e burrave të shquar të kombit shqiptar, një vend të merituar
nderi dhe krenarie ka marrë edhe patrioti i flaktë i lirisë dhe pavarësisë së
Shqipërisë Gjeto Coku, nderimi për te është vlerësim, për të gjithë familjen dhe
krahinën e tij të dashur së cilës iu përkushtua deri sa mbyllit sytë.
Sot nipat e mbesat e tij në Lezhës (Shqipëri) dhe diasporë krenohen, për birin e
madh të Kelmendit, që u bë përherë pushkë e grehur për armikun turk e malazias dhe
bujar e i dashur për mikun, në sofrën e madhe të zemrës së tij, të shtruar përherë
me bukë, krypë e zemër të bardhë.

Shënim: Autori i shkrimit, është nga Gruda historike e Malësisë së Madhe.



Literatura

1. At Gjergj Fishta, “Vepra Letrare” #9.
2. At Gjergj Fishta, “Lahuta e Malcisë”, Kanga e Njizetët – “Lekët (Ribotim
II) Romë, 1963, f. 262 – 265, Kanga e Njizetetët – Dedë Gjo’ Luli, f. 482 – 485.
3. At Shtjefen Gjeçovi, “Atdhetarët e vërtetë” tek libri: “Shtyllat e
Kombit”, Publicistikë, f. 32 - 37.
4. “Gjeto Coku Atdhetar” Revista: “Hylli i Dritës”, 1913, f. 7 – 9.
5. “Lezhë”, Revista: “Hylli i Dritës”, 1914/7, f. 222 – 228.
6. Cyta Haimelit, “Z. Gjeto Coku sundimtari i Leshit”, Revista: “Perparimi”,
Shkodër, Viti 1914, f. 5 – 7.
7. Library announcement American friends about Albania, George Fred Ëiliams
(1852 – 1932).
8. Gazeta: “Liri e Shqipërisë”, Viti 1912, #55, f.1.
9. Vendimi i Rrethit Lezhë, #107/1, datë 15.10.1984.
10. Dekret #6660 i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore
Socialiste të Shqipërisë, për dhënien e Medaljes Patriotike, Tiranë, 17.11.1982.
11. “Kryengritja e Kurveleshit”, f. 560 – 561.
12. Dokumente nga Arkivi Shtetëror i Vjenës Austri. Dokumenti #10, Dosja 20.
13. Dorëshkrim nga Nikë Prela (Hasani), Rrilë, Lezhë.
14. Myftar Mema, “Kryengritja e Përgjithshme e 1912 - s”, Revista: “Shkenca dhe
Jeta”, Akademia e Shkencave e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërisë,
Tiranë, f. 12 – 13, 24.
15. “Gjeto Coku”, Enciklopedi, Tiranë, 1990.
16. Nikolla Spathari, “Malësia e Madhe siç e njoha unë”, Monografi, Shkodër 2001,
f. 336 – 337.
17. Dom Ndoc Nikaj, “Shkodra e rrethueme”, “Lufta”, Shkodër, f. 104 – 113.
18. Kolë Progni, “Malësia e Kelmendit”, Monografi, Shkodër, 2000.
19. Marash Mali, “Ngjarje historike dhe figura të shquara shqiptare”, Detroit,
2003.
 

Guest
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

kur eshte vra esat pashe toptani
 

genci

Primus registratum
Vepra “Bushatllinjtë” e Hamdi Bushatit

Vepra “Bushatllinjtë” e Hamdi Bushatit - një kontribut për historiografinë tonë.
Nga Faik Luli
Studiuesi Hamdi Bushati, pas pritjes së suksesshme që iu bë veprës “Shkodra dhe Motet” të botuar pas vdekjes, e cilësuar “enciklopedi e Shkodrës”, po i paraqitet lexuesve dhe mjedisit shkencor me veprën e tij të dytë “Bushatllinjtë”.
Pavarësisht se kësaj here studiuesi Nexhmi Bushati nuk u mjaftua me përgatitjen për botim të librit dhe me redaktimin tërësor duke e vënë vehten në rolin e një bashkautori me anë të një “Suplement”-i bashkangjitur veprës, ne do të ndalemi fillimisht e kryesisht në vlerat e korpusit kryesore që përfshin dorëshkrimi i Hamdi Bushatit.
Një nga vlerat parësore mendojmë se qëndron në faktin që për të përfunduar këtë punë shumëvjeçare, autori iu desh të shkelte nëpër shtigje të parrahura deri në atë kohë nga historiografia jonë modeste. Në vitet ’30 të shekullit të kaluar ishin shumë të kufizuara mundësit për të siguruar material burimor dhe literaturë përkatëse, përderisa s’mund të bëhej fjalë për institucione shtetërore të specializuara si arkiva, biblioteka etj. Autori arriti që ta përfundonte punimin e vet gjatë viteve ’40 falë përkushtimit të tij, falë përvojës së fituar përmes bashkëpunimit me revistat më elitare të kohës si dhe mbështetjes e ndihmës që nuk ia kursyen përfaqësues të shquar të inteligjencies sonë. Si dorëshkrim, kjo vepër e Hamdi Bushatit, duhet vlerësuar si e para monografi në shqip për Bushatllinjtë.
I bën nder autorit fakti që ai i qëndron besnik objektivitetit historik dhe akribisë shkencore duke iu shmangur çdo ndikimi të mundshëm emocional, pavarësisht se ndër motivet që e kanë nxitur për këtë nismë s’kanë munguar dhe ato të karakterit personal si pinjoll i atij fisi aq të njohur.
Shkalla e përkushtimit dhe e seriozitetit shkencor të punimit konstatohet lehtë edhe nga një fakt i dukshëm: dy dekada pas dorëshkrimit në fjalë u botua monografia prestigjioze e S. Naçit “Pashalleku i Shkodrës” vëll I. Shihet qartë përqasja në vija të përgjithshme, në mes të dy autorëve në përzgjedhjen e literaturës historike nga historianë të njohur evropianë dhe osmanë. Dhe përqasja nuk është vetëm në bibliografinë e përzgjedhur, por edhe ndër argumentime të rëndësishme: si të prejardhjes së Bushatllinjve apo në momente të tjera.
Botimi i veprës së S. Naçit dhe botimet e njëpasnjëshme të materialeve arkivore, krijuan një klimë të favorshme për autorin Bushati që në vitet ’70 të ripunonte dorëshkrimin e tij dhe ta ngrinte në nivelin e punimit aktual.
Duke pasur parasysh se monografia homologe e S. Naçit prej vitesh nuk gjindet në treg dhe se botimi akademik i fundit “Historia e popullit shqiptar”, vëll I-II, në përputhje me standartet e larta shkencore, është i destinuar kryesisht për mjedise të ngritura e të kualifikuara, mendojmë se vepra e Hamdi Bushatit mbush vakumin që përjetohej nga publiku i gjerë lexuesve. Me lëndën e reduktuar, me anashkalimin e shumë datave e ngjarjeve dytësore dhe me metodën e përshkrimit ku faktet e rëndësishme, që krahas referencave përkatëse, gërshetohen edhe me material folklorik, me dëshmi gojore dhe me elemente të traditës, të përcjella me një gjuhë të kuptueshme, i japin veprës një karakter divulgues shkencore duke e afruar më shumë me lexuesin. Çdo dashamirësi të historisë e të traditave të vendlindjes jo vetëm që i paraqitet një tabllo e plotë mbi historikun e pashallekut të Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve, por dilet jashtë kësaj kornize duke u shtrirë deri në shekujt e mëposhtëm për të hetuar rolin e vetë fisit që nga zanafilla. Fakti që, krahas ngjarjeve të ditura e figurave të njohura, hidhet dritë mbi periudha e ngjarje të patrajtuara ose të trajtuara kalimthi nga historiografia jonë, përbën një kontribut me vlera. Studiuesit dhe lexuesit do të vlerësojnë fokusimin e autorit mbi tema të tilla si grindjet në mes të familjeve feudale Çaushollaj, Begollaj, Gjylbegaj, kronologjinë e pashallarëve gjatë viteve të anarkisë feudale, prejardhjen e Bushatllinjve e trungu i tyre gjenealogjik, kontributi i vezirëve në zhvillimin e infrastrukturës e të jetës ekonomiko-shoqërore dhe kulturore-arsimore etj.
Shfrytëzimi i gjerë i burimeve në osmanisht, falë përvojës së gjatë të autorit në këtë fushë, materiali ndihmës i vënë në fund në formën e një krestomacie, fotografi e skica që botohen për herë të parë ia rrisin vlerën veprës.
Nuk mund t’i mbyllim këto shënime pa vlerësuar drejt dhe kontributin e Nexhmi Bushatit për të pasuruar librin me “Suplementin” e tij ku vendin e parë e zë materiali plotësues e ilustrues i njohur në mënyrë mjaft shterruese nga historiografia shqiptare dhe e huaj, qoftë dhe bashkëkohore.
Krahas 30 skemave gjenealogjike e shënimeve që përfshijnë të gjitha breznitë e këtij fisi të madh sipas degëve përkatëse, përmes kreut kronologji e përshkrimesh ne njihemi me një sërë përfaqësuesish të fisit, të cilët, që nga viti 1831 e deri në ditët tona janë imponuar si figura publike në lëmin e historisë, të jetës shoqërore, politike e kulturore të vendit duke lënë gjurmë me veprimtarinë e personalitetin e tyre.
Përfundimisht një libër i tillë, me përmasat e tij, do t’i pasurojë bibliotekat tona me informacionin që jep e për më tepër ka pasuruar shpirtin tonë me ndjenjën e krenarisë e të dashurisë për vendlindjen.
 

genci

Primus registratum
2 PRILLI, SI SINOR NE KUFIJTE E PUSHTETEVE

E Diele, 02 Prill 2006


2 PRILLI, SI SINOR NE KUFIJTE E PUSHTETEVE .

Ne 15 vjetorin komemorativ te 2 Prillit, e ndjeva serish se Shkoder locja ime mund te kuptohej e kujtohej vecse duke u identifikuar pazgjidhshmerisht me targe daten qe eshte shenjuar perjetesisht ne ballinen e historise se saj te mocme, si metropol i kultures dhe qyteterimit shqiptar e ballkanik, dhe qe bashkeshoqeron profilin e saj politik, shpesh deciziv per fatet dhe ardhmerine e ketij vendi. Nuk ishin therjet e plageve, tashme te cikatrizuara e qe me dhembin ende ne kete fillim pranvere, ato qe m’i sollen lotet dhe m’i drejtuan kujtimet kah shtegu i paharruar i 2 Prillit, por ishin dhimbjet e shpirtit per shoket qe m’u vrane para syve e qe me lane pas plagen e pasherueshme te dhimbje vdekjes per arsye te mosarsyes.

Sepse nese e gjithe Shkodra kish arsye te demonstronte per bindjet e saj antikomuniste, nuk kishin asnje arsye te qellonin kunder bijve te saj rrogetaret mjerane nen uniforma, sepse edhe Beni, Bujari, Nazi e Besniku, edhe une dhe afro 87 te tjeret qe u shperblyem me plumba, kishim dale te protestonim ne emer te te gjitheve, pra edhe te atyre qe na qelluan. Sepse Partine Demokratike dhe pluralizmin e krijuam per nje jete me te mire, dhe jo si kundervenie ndaj jetes perrallore te nje grupimi te vocerr qe pandehte se na kish pronesuar si skllever te nje “parajse...”, qe e shijonin vetem ata dhe bijte e tyre. Parajse qe ua ruanin ata qe qelluan mbi nje popull te tere, te cilin pandehen se kishin te drejte ta vrisnin nese rebelohej kunder “mrekullise se pushtetit te proletariatit”, te imponuar dhe vendosur me perdhune.

As atehere dhe askurre nuk e kuptova perse duheshin snajperet mbi pallatet e qytetit tim dhe perse institucioni i “partise se popullit” duhej shnderruar ne depo armatimi e municioni perkunder popullit per te cilin i “digjej xhani”. Kurre nuk e kuptova se perse duhej pergatitur dhe kunder kujt mund te sherbente ky ndeshkim i mbare nje populli te mbetur ne opozite, ndonese kish votuar totalisht per opoziten e asaj kohe.

Prandaj erdhi ne Shkoder edhe vete Azemi, sepse me intuiten e tij te pagabueshme, parandjeu se nje kob do te ndodhte dhe se nje kasaphane ishte pergatitur, ndoshta ngaqe demokracia donte flijime ne altarin e saj.
Kurre nuk e kuptova perse duhej qelluar Beni, pas shpine, me megafon ne dore, me fytyre nga bashkeqytetaret dhe me kurriz nga ata qe e qelluan, dhe perse duhej derdhur gjithe ai gjak, nderkohe qe gezhojat e pasmasakres e kalonin ku e ku numrin e qytetareve qe protestuan, e qe ne fillim ishin shume me pak sesa i gjithe qyteti qe u tubua pas krismave qe moren jetet e miqve bashkeluftetare te mi dhe rrezikuan ato te dhjetera te tjereve.

Shkodra serish u tregua shpirtmadhe teksa nuk ndeshkoi asnje nga vrasesit qe u ishin mbaruar fisheket dhe guximi i cmendur me te cilin i kishin pajisur, e qe i shtyu te qellonin popullin te cilit i perkinin. Se Shkodra dhe demokracia nuk ishin krijuar per t’u ndeshkuar e per te ndeshkuar, po per te lumturuar te tjeret.

Fytyrat engjellore te shokeve te mi qe humben jeten dhe te atyre qe per pak u ndane me kete bote, nder te cilat edhe une vete, jane deshmia me solide e faktit se ishte qelluar me shenje pikerisht mbi ata qe i kishin perzgjedhur per t’i flijuar, ndonese fati e prapesoi kete menxyre.

Nuk mund ta harroj dhimbjen ne syte e Azemit dhe tmerrin qe kaploi nje qytet te tere te pergjakur, qe mbante mbi shpine djemte dhe vajzat drejt spitalit ne te cilin luftohej per jeten dhe kunder vdekjes qe gjithmone ishte treguar bujare me Shkodren e tejmbushur me varre per Shqiperine. Lotet e Azemit per shokun e tij Benin, bashkethemeluesin e Partise Demokratike, dhe dhimbja zharitese per Nazin e Bujarin, qe i pat njohur personalisht gjate punes dhe kontributeve te perbashketa per degen e PD Shkoder, e kam te veshtire t’i pershkruaj, megjithese kujtesa me ka fiksuar deshperimin e thelle qe i lexova njeriut te madh e te shenjuar nga fati per t’u bere Profet i Demokracise, te cilit i qendrova prane shume kohe e ne shume peripeci, por qe tash e kam humbur pergjithmone.

Askush nuk arriti ta ngushelloje dhe shperbleje Shkodren per humbjet e medha e te sterperseritura qe nga fillesat e krijimit te saj, madje kete nuk e beri dot as Demokracia, ne themelet e se ciles, ashtu si edhe te qyteterimit shqiptar, vendlindja ime blatoi vashat si Rozafa, djemte si Osoja, Beni, Nazi, Bujari e Besniku, lotet, gjakun, tamblin dhe gjithcka lipset per me mbrujte jeten, lumtunine, ardhmenine...
Ndoshta Shkodra asht krijue per me ba drite per te tjeret e per me vuejte erresinen per vedi, per me ba buke per te tjere e per me ndejte vete e unshme, per me qytetnue te tjeret, e bashke me ta edhe ata qe kane vendose per me e lane ne mjerim...

Dhe kete fat mund ta pjelle vetem urrejtja dhe kompleksi i inferioritetit i atyre qe nuk e duan dhe nuk e kuptojne Shkodren. I atyre qe kane ne dore per me ba dicka per Shkodren dhe qe sot, nga metropol qytetnimi, e kane shnderrue ne nji katund te madh, te cilin e vizitojne kur i merr malli per “cifligun perrallor” qe e lagin ujerat e liqenit madheshtor dhe Bunes, e mbi te cilin fryjne puhizat dhe shiroket magjike qe kaperthejne aromat e detit, liqenit dhe lumejve qe sjellin flladin e grykave dhe rrafshinave perreth.
Ata qe tallen me Shkodren, pervec germadhave te komunizmit, ku dikur rropateshin prinderit tane, kujtojne se ia kane la nderen dhe ba sherbesen teksa i kane lane si dhurate varr nje memorial mermeri ngritur prane nje universiteti, diplomave te te cilit nuk denjojne t’u hedhin as syte.

Shkodra di t’i qaje varret e veta dhe t’i mbuloje me lule. Di t’i qaje djemte dhe vashat dhe vocerraket e vet te harruar, por e vrasin me shume se c’e kane vrare kur ia lypin voten duke i premtuar..., dhe prap e rivrasin duke e qeshe pas shpine dhe duke e genjyer sy ne sy.

Ndoshta per kete arsye nuk jetojne me Beni dhe Azemi... Ndoshta ngaqe e kuptuan te paret se duan t’i mashtrojne, ata, Shkodren dhe mbare Shqiperine. Ndoshta i vrane se guxuan te themelojne Partine Demokratike dhe se guxuan te kundershtojne edhe Ramizin..., qe betohet edhe sot e gjithe diten neper televizione, se, si shkodran, luftoi dhe punoi per Shkodren dhe Shqiperine. Ndersa ne te tjereve, Nain, Bujarin, Besnikun, mua dhe dhjetera te shperblyerit me plumba, na qelluan sepse u besuam Azemit dhe Benit, dhe shkuam me deshire pas tyre.

Ne u besuam atyre sic i besuam dhe i besojme Shkodres, para se ciles falemi e do te falemi perjetesisht, edhe ne kete pervjetor te vdekjes qe pergjaku idealet tona dhe keputi ne mes jetet e atyre qe e duan Shkodren me shpirt, pa hile dhe kurre per vota e pushtete, ne emer te te cilave, ne historine tone plot vrasje, vdekje dhe gjak, u fut dhe u perjetesua edhe 2 Prilli. Bash kjo dite qe, nga dite pranvere dhe lulesh te sapocela, u kthye ne dite zie, lotesh dhe pllakash te akullta mermeri, ku mardhen dhe vyshken lulet tona, ku thahen lotet tona te perzishme per shoket qe humbem, bashke me jetet dhe shpresat qe na i vodhen, e qe dite pas dite i bene brerore lavdie per kokat e nxehta te pushteteve te ngritura mbi gjak, arkivole dhe eshtra martiresh.

Nga Marian Gryka *
*Autori eshte kryetar i Shoqates Mbarekombetare Nacionaliste Demokratike “Azem Hajdari” dhe nje nder protagonistet e deshmitaret okulare te ngjarjeve te 2 Prillit 1991
 

genci

Primus registratum
Parajsat e panjohura te Shkodres

Parajsat e panjohura te Shkodres
Shenime udhetimi te dy italianeve ne veriun e virgjer shqiptar. Boga, nje parajse e panjohur shqiptare me gjithe harresen e shtetit ne infrastrukture dhe mikpritjen e njerezve. Nen guiden Tomes, nje rritesi bletesh dhe rakise se zones, qe kuron cdo plage.
nga Elisabetta Borda e Paolo Rossi

Sa here qe nisesh per ne nje udhetim, qofte i gjate apo i shkurter, na pelqen ta lirojme mendjen nga cfaredolloj mendimi, per te lene qe peisazhet dhe njerezit qe takojme mund te na “hyjne brenda”, ne sy por edhe ne zemer dhe te qendrojne aty sa me gjate te jete e mundur.

Gjate ketyre viteve qendrimi ne Shqiperi kemi patur mundesi te vizitojme disa here qendren dhe jugun e vendit, por veriu i Shqiperise mbetej nje zone ende pak e njohur. Keshtu, nje muaj me pare une dhe i dashuri im, u nisem me makine dhe me te mberritur ne Shkoder, vazhduam drejt veriut. U drejtuam nga rruga qe te con ne Razem, te zhytur ne nje peisazh shume te bukur. Para se te ngjitej ne male, rruga priste nje fushe te madhe bari te thare nga dielli, ne ngjyren e grurit, e cila te kujtonte savanen afrikane. Ne sfond, disa rradhe me shtepi te bardha duket se shoqeronin rrugen drejt maleve, te cilat shquheshin ne qiellin e kthjellet blu.

Razma eshte vendi ideal per te rigjetur vetveten, larg nga zhurmat dhe nga stresi i qytetit. Ne qetesine e mrekullueshme te maleve, e thyer vetem nga kenga e zogjve dhe nga era qe feshferin mes gjetheve te pemeve, mundem te pushonim, te thithnim ajrin e fresket dhe te shkeputeshim per pak nga e gjithe pjesa tjeter. Diten tjeter donim te riktheheshim ne Razem, por fati deshi, qe ne kryqezimin mes dy rrugeve, te merrnim ne makine nje burre, i cili duhet te shkonte ne nje drejtim krejt tjeter. Dhe keshtu dita jone mori nje drejtim shume argetues dhe interesant. Tome, ky ishte emri i tij, ishte nje zoteri tek te pesedhjetat dhe kishte nje elegance te natyrshme. I gjate dhe i dobet, kishte syte te thelle blu, mustaqe dhe floke te dendur gri, qe i konturonin fytyren e djegur nga dielli. Tregonte me shume se vitet qe mbante mbi supe, ashtu si pjesa me e madhe e shqiptareve te asaj moshe: tek njerezit qe kemi takuar dhe qe takojme, vuajtjen e nje jete te veshtire dhe pa komunitet qe vesh fytyra akoma te reja. Cdo rrudhe eshte shenja e lene nga lodhja e “te ecurit perpara”, por ndoshta eshte edhe kjo qe e ben popullin shqiptar te bukur, te forte dhe te mbushur me shprese.

Toma ulet ne sediljen e prapme te makines dhe ndersa i ngjitemi malit, nis te na flase ne dialekt. Ne, qe mezi kuptojme dicka nga shqipja e folur nga “tironist”, pergjigjeshim gjithmone “po po, mire mire”, edhe pse ne te vertete perpiqeshim te gjenim domethenien e diskutimeve te tij nga fjalet, qe arrinim te kuptonim aty ketu! Por, ne fakt arritem te kuptoheshim shume mire, duke diskutuar per politike (tema me e perfolur ne cdo bisede me nje shqiptar), puna, korrupsioni, lopet dhe bletet. Po, sepse Toma kishte nevoje per te levizur me makine, pasi duhet te shkonte te kujdesej per bletet e tij, te vendosura ne kopshtin e shtepise se nje miku. Sa here qe e pyesnim: “Po a eshte larg ajo shtepia?” ai pergjigjet gjithmone “Jo, jo!”, dersa sa e gjetem veten duke i dhene makines per nje ore e gjysem, ne nje rruge mali, ndersa ai tymoste i qete nje cigare pas tjetres, e bere gati ne moment me duhanin, e kultivuar nga vete ai dhe fliste gjate te gjithe kohes. Une isha i lumtur qe kisha nderin te kaloja nje pasdite ne fshat, mes atyre maleve imponuese, nga vegjetimi i nje jeshilleku brilant dhe nga natyra ende e virgjer.

Ne gjysem te rruges ndaluam ne nje lokal per te pire nje kafe, e cila pothuajse gjithmone eshte dicka tjeter: ne fakt pime Pepsi dhe raki shume te mire te asaj zone. U pritem ne nje menyre te shkelqyer nga nje grua shume e embel dhe mikpritese. Edhe pse nuk i’a kuptuam shume gjuhen, buzeqeshja e saj e hapur dhe e sjellshme vlejti me shume se fjalet.

Kishte nje aftesi te habitshme per te ta ngrohur zemren. Kjo zonje kishte floke te zinj, te cilet i mberrinin deri tek shpatullat, te mbuluar nga nje shami e bardhe, te lidhur poshte mjekres. Ne nje moment na thote ngadale ne vesh, nese kishim nevoje te perdornim banjon, dhe ne pranuam, me shume nga kurioziteti sesa nga nevoja.

Shtepia e saj ishte e mobiluar thjesht, dukej qe nuk ishte e pasur, por si te gjitha shtepite shqiptare, qe kemi patur mundesi te vizitojme, emetonte ngrohtesi: ngrohtesia e nje familje te bashkuar, e dashurise e kujdesit per femijet dhe shtepia, qe vetem nje nene di te krijoje ne menyre komplekse dhe pa interes, deri ne sakrifikimin e vetvetes. Nenat shqiptare e kane me te vertete kete shkendije dashurie ne sy, qe i ben speciale dhe krenare per ate qe kane krijuar dhe rritur me sakrifice. Pikerisht ketu qendron forca e tyre. Duke u kthyer nga shtepia e saj tek lokali, gruaja na tregon per veshtiresite e te jetuarit ne keto zona, ku shkollimi eshte i paket dhe jeton mire vetem ai qe ka ndonje te aferm, qe punon jashte shtetit dhe mund ti ndihmoje ekonomikisht. Pas qendrimit ne bar, vazhduam udhetimin tone, derisa mberritem ne Boga, ku me ne fund gjendej dhe shtepia e mikut te Tomes. Nderkohe qe ky i fundit kujdesej per bletet, ne u pritem serish nga zonja e shtepise, e cila na uli ne disa karrike te improvizuara dhe na ofroi raki, kafe turke dhe nje djath shume te mire, te cilin e kishte bere vete.

Pastaj, me tu kthyer Toma pas ushqimit te bleteve, filluam te pime serish ne shoqerine e tij, te zotit te shtepise (i cili fliste pak italisht, te cilen e kishte mesuar nga nje ushtar ne vitin 1930) dhe te nje mikut te tyre. Mes nje cigareje dhe nje rakije, Toma e ferkonte me shume se nje here krahun me raki, pasi ishte pickuar nga bletet. Mesa kuptuam, ne Shqiperi rakija ishte nje ilac per cdo semundje: ftohje, kolle, dhembje dhembesh, dhembje ne kraharor, dhembje shpine dhe tani mesuam, qe ishte dhe per pickimin e insekteve.

Meqe po behej vone, i pershendetem te gjithe dhe se bashku me Tomen u nisem serish. E kaluam udhetimin e kthimin, duke kundruar peisazhin qe na rrethonte, me te vertete sugjestionues. Do te ishte e rendesishme, qe qeveria shqiptare te mund te investonte ne kete parajse natyrale, duke krijuar struktura te posacme per te mikpritur turistet e ardhur nga vende te ndryshme, por edhe nga vete Shqiperia. Te bashkuara nga mikpritja e madhe shqiptare, do te krijonin vende turistike me te vertete interesante, duke i dhene keshtu nje tjeter imazh veriut te vendit, shpesh i lene pas dore.

Ne fund te udhetimit tone u gjendem ne shtepine e Tomes, i cili na prezantoi me te shoqen, tre djemte dhe tre vajzat: me te vertete nje familje e bukur! Mes nje birre, buke te bere vete dhe mjaltit te prodhuar nga vete ai, mundem te provonim edhe nje here ndjenjen e forte te mikpritjes shqiptare. Gati nuk gjenim fjalet per te pershkruar ate qe kishim kaluar. Me ato peisazhe te mrekullueshme para sysh dhe xhentilesen e njerezve qe na kishin prekur ne zemer, morem rrugen per ne Tirane, te ndergjegjshem se Shqiperia e vertete nuk eshte ajo qe shfaqet ne televizionin italian dhe as ajo qe thuhet ne gazetat tona. Eshte me te vertete tjeter gje
 

genci

Primus registratum
Lagjet e vjetra dhe emertimet e reja

Emertimet e vjetra <------------> Emertimet e Reja
<------------>
Kiras <------------> Guerrile
Dudas <------------> Ahmet Haxhia
Ndocej <------------> Konferenca e Pezes
Shabanej <------------> Manush Alimani
Tophane <------------> Salo Haili
Re Tejbuna <------------> Lirija
Qafa <------------> 17 Nanduer
Ajasem <------------> Nako Spiro
Bahcallek <------------> 29 Nanduer
Tepe <------------> 10 Korriku
Dracin <------------> Konferenca e Labinotit
Lugucesme <------------> Kongresi I-re Partise
Perash <------------> 8 Nanduer
Arra e Madhe <------------> 1 Maji
Parruce <------------> Qemal Stafa
28 Nanduer <------------> 28 Nanduer
Sarreq <------------> Ndoc Mazi
Rus I Madh <------------> Kongresi I Permetit
Hasan Riza <------------> Vaso Kadija
Gjhadol <------------> Vasil Shanto
Lekaj <------------> Perlat Rexhepi
Ballabane <------------> Tre Heronjte
Badra <------------> Tom Kola
Rus I nalte <------------> 7 Nanduer
Has Hot <------------> 11 Janari
Rus I vogel <------------> Vojo Kushi
Rus Maxhar <------------> Partizani
Dergut <------------> Naim Gjylbegu
Skenderbeg <------------> Skenderbeg
 

genci

Primus registratum
Tregim nga Shkodra

E Premte, 28 Prill 2006


"ALEKSANDRI" NE KINEMA

Mora vesh se me date dy Janar shfaqej ne “Kinema Millenium” te qytetit tim Shkodres, filmi “Aleksander” i regjisorit te famshem Oliver Stone. U beme nje grup shokesh dhe bleme bileta nje dite me pare per te siguruar vendet ne kinema, pasi mendonim se per premiere do te kete mjaft kerkesa per filmin. Mandej filmit i qe bere shume reklame, si ne qytet, me mediat lokale e postera, e po ashtu, edhe nga mediat nderkombetare qe polemizuan mjaft rreth ketij filmi.

Filmi do te shfaqej premiere ne te gjithe Europen me date dy Janar. Si merakli filmash, e ndjeva veten te barabarte me te gjithe europiano – perendimoret. U paraqitem ne oren kater pa nje cerek; hymene salle. Auditori ishte bosh (pervec neve kater shokeve). Mrekulli! – tha nje shok i imi, – gjithmone ka qene endrra ime te shoh nje film premiere vetem (“gati vetem”, e korigjova).

Tek ne ne Shkoder eshte shfaqur edhe nje dukuri tjeter: Lokalet ndahen ne familjare dhe jofamiljare, kjo e dyta nuk shkruhet ne dyert e lokaleve. Pra ne qofte se mua dhe nje shoku tjeter na teket per te shkuar ne nje lokal “X” ku shkruhet familjare, nuk na pranojne pasi jemi djem, pra duhet me sesben te shkosh me vajza, ne qofte se deshiron te shkosh ne keto locale, kuptohet.
Kur mora bileten per filmin, kishim deshire ta shihnim ate ne vendet e siperme te kinemase, por biletashitesja me tha se lart eshte familjare. Atehere une i thashe se ne (shoket) jemi vellezer. Ajo u vu ne siklet. Duhet prezenca femerore, tha, qe te ngjiteni lart. S’ka problem, i thashe, por ne familjare jemi.

Sic dukej, vendet lart ishin plotesuar te gjithe. Ndersa poshte qe komplet bosh.
Tre oret e filmit kaluan pernjeheresh., kur ne e pame veten duke diskutuar per personazhet e filmit, shkalleve te jashtme te kinemase. Si ka mundesi thashe me vete, qe diten e premieres se ketij filmi te rralle, nuk ka as pesedhjete vete, dyzet e gjashte prej te cileve tek vendet familjare. Pas kater ditesh pyeta nje shok nese e kishte pare filmin “Aleksander” Ai me tha se kishte shkuar per ta pareme me te dashuren, por sportelistja e kishte njoftuar se filmi nuk do te shfaqej pasi nuk ishte shitur asnje bilete. Pas dhjete ditesh filmi u hoq fare dhe u shfaq nje film komercial, i cili vazhdon edhe sot.

Nderkohe dje degjova ne lajme se filmi me i ndjekur ne kinemate europiane ishte “Aleksander”.
P.S : Keshtu ndodhe zakonisht me premierat (por jo vetem), ne qytetin tone, vecse personazhet qe i perjetojne keto situata nderrohen (jo vetem teshash) vazhdimisht.

Erion Temali
 

genci

Primus registratum
ZOJA E SHKODRES, PAJTORJA E SHQIPNISE

E Premte, 05 Maj 2006


ZOJA E SHKODRES, PAJTORJA E SHQIPNISE

Kisha e Zojes se Shkodres bri Kalase Rozofat, ka qene nder kishat me te vjetra ne Shqiperi .Ne 25 prill 1993, vete Papa Gjon Pali II me Nene Terezen ndaluan tek rrenojat e kishes se dikurshme

Ne 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodren ne rrethim dhe kercenonin te cshenjteronin kishen, piktura u shkeput per mrekulli nga muri, u largua nga ndertesa dhe mori fluturimin drejt perendimit mbi detin Adriatik per ne Itali. E ndoqen dy shtegtare shqiptare, Gjorgji dhe De Sclavisi.

Nga Bardhyl Ukcamaj
Gjate periudhes se luftes se shqiptareve kunder pushtimit osman, per shkak te dhunes, te shkaterrimeve dhe per te mos iu nenshtruar sundimit te huaj, ne jeten shqiptare u shfaq dukuria e braktisjes masive te vendit. Masakrat e ushtrise osmane bene qe emigracioni te perfshinte te gjitha shtresat shoqerore.

Shqiptaret emigruan kryesisht ne Itali. Valet me te fuqishme te emigracionit te shqiptareve gjate kesaj periudhe ishin ne fund te shek. XIV gjate pushtimeve te para osmane, me 1415 1417 gjate pushtimit te disa keshtjellave te viseve bregdetare, me 1466 1467 gjate rrethimit te II dhe III te Krujes, pas vdekjes se Skenderbeut (1468), pas renies se Krujes, te Shkodres (1478 1479) etj.

Elita e shoqerise shqiptare te Kohes se Gjergjit te Madh u vendos ne te gjitha viset bregdetare lindore te Gadishullit Apenin, ne rajonet e Venedikut deri ne pjesen me jugore te tij (rreth 200 mije veta). Kesaj periudhe i perket edhe legjenda e shtegtimit teShejtores Zoja e Shkodres.

Kisha e Zojes se Shkodres bri Kalase Rozofat, ka qene nder kishat me te vjetra ne Shqiperi. Ajo ndodhej jashte mureve te kalase dhe brenda mureve rrethuese te kalase, mure keto qe kane mijera vjet te ndertuara. Kjo kishe e shenjte e mrekullive ka pasur ne shekullin e XV nje Figure te bukur, ne te cilen paraqitet Zoja me Krishtin e Vogel. Ne 1467, kur trupat osmane e mbanin Shkodren ne rrethim dhe kercenonin te cshenjteronin kishen, piktura u shkeput per mrekulli nga muri, u largua nga ndertesa dhe mori fluturimin drejt perendimit mbi detin Adriatik per ne Itali.

E ndoqen dy shtegtare shqiptare, Gjorgji dhe De Sclavisi. Largimi i kesaj Figure te Zojes nga Shkodra lidhet me nje inkursion te ushtrive te sulltaneve mbi Shkoder. Ky inkursion osman ka ndodhur ne kohen para rrethimit te pare te Shkodres (1478 1479). Shkodranet e shprehin ne kenge mjerimin qe pushtoi qytetin pas shtegtimit te Figures se Zojes dhe pushtimit osman: "Qysh at dite qe na u largove / Te tana te zezat na kan ra".

Ne Genazzano prane Romes u preh Figura e Zojes se Shkodres, me 25 prill 1467, ku u ngrit nje kishe per nder te saj, Kisha e Zojes se Keshillit te Mire (La Chiesa della Madonna del Buon Consiglio). Kjo mrekulli tronditi atehere zemrat e kristianeve. Qe prej asaj kohe, vendi i shenjte i Genazzano s ka qene pike shtegtimi per katoliket shqiptare. Rreth vitit 1700, nderimi i Zojes se Genazzano s u perhap edhe mes arberesheve te Kalabrise, ne vecanti ne San Benedetto Ullano, fale klerikut Stefano Rodota.

Riprodhime te figures se Zojes
Gjate shekujve kemi disa riprodhime te Figures se Zojes. Ne shekullin XVII ne familjen e paraardhesve te Pashko Vases ka pasur nje veper historike te Zojes se Shkodres dhe nje altar, ku thuhej mesha. Nje veper tjeter artistike per Zojen e Shkodres ka pasur ne Itali dhe piktori shkodran me origjine nga Dukagjini, Ndoc Martini, ndersa ne shekullin tone Kole Idromeno i kushtoi nje tablo figurale me titull "Te ikunit e Zojes se Shkodres ne Gjenacan".

.Deri ne fillim te shekullit XX, Figurja e Zojes se Shkodres, ikur ne Gjenacan, ka pasur riprodhime ne pikture dhe eshte vendosur ne shume kisha te Evropes. Piktori Luigj Tossi e riprodhoi i pari me 1747 per Kishen e Gjenoves. Me 1765 Zoja e Shkodres u be Pajtorja e Kishes ne Monte Cassino. Me 1796 ajo u vendos edhe ne Kishen e Shen Bendetit ne Frosinone. Kjo Figure e Zojes ndriti Kishen e Augustinianeve ne Munih (Gjermani), u vu ne Kishen e Zojes se Pushimit (Chiesa della Madona di Riposo) ne Frildenberg afer Angsburgut.

Fort e permendur eshte edhe Figura e Zojes ne Kishen e Augustinianeve ne Madrid. Kisha e tanishme e Genazzano s u ndertua ne fillim te shekullit XX dhe shtegtaret e vizitojne duke ecur zbathur, sidomos gjate dites perkujtimore te Zojes se Kshillit te Mire qe eshte 26 prilli. Zoja e Shkodres apo Zoja e Keshillit te Mire eshte si Zonja Lurde ne France, Zonja Fatime ne Portugali, etj
Vargjet e Fishtes per Shenjtoren
At Gjergj Fishta i ka kushtuar vargjet e meposhtme shenjtores se qytetit.

"Te falemi, o Mri! virgjina e dlir',
O nana e bukur e K'shillit t'Mir;
Ty ndim te kena ne ket' shkreti:
te falemi, o Mri, te falemi, o Mri

Te falemi Virgjin' Nana e Tenzot,
Ndihma e kshtenimit me hire plot;
T'bin ne mend se Zoja e Shkodres je:
Lutu per ne, lutu per ne!

Lutu, po, e derdhi hiret e m'dhaja
Si n'kohet e mocme n'kishe te Kalaja,
Ku t'lutej Shkodra plot me dobi;
Te falemi, o Mri, te falemi, Mri!

Lutu, se Shqiptaret, o Zoje, te tane
Te Ti e cojne zanin ne Gjenacane:
M'shir' per ne thona m'shir' per Shqypni!
Te falemi, o Mri, te falemi, o Mri"!

Nje vend i shenjte per katoliket
Kisha e Zojes ne Shkoder ka qene gjithmone nje vend i shenjte per katoliket shqiptare te Veriut, por edhe per muslimanet. Ne prill 1946, nje vit pas marrjes se pushtetit nga komunistet, mbi dymije vete moren pjese ne shtegtimin tek ajo. Jo shume kohe me vone, kisha u mbyll dhe u shnderrua ne salle vallezimi dhe ne vitin 1967, gjate fushates komuniste kunder fese, kisha e Zojes u rrenua teresisht nga komunistet, por ky vend mbeti si vend i shenjte per t'u nderuar gjithmone. Ne maj te vitit 1988 te, Papa Gjon Pali i Dyte pret ne audience besimtaret katolike nga Shtetet e Bashkuara te cilet kryen nje shtegetim ne Genazzano, Itali, pikerisht ne kishen ku u vendos figura e shenjte Zoja e Shkodres, qe nga viti 1467.

Sipas gazetes "L'Osservatore Romane", 7 maj 1988, Papa u drejtohet shqiptareve me keto fjale: "Me gezim ju pershendes te dashur bij e bija shqiptare, te ardhur nga vende te ndryshme te Europes dhe Amerikes, me rastin e ketij viti martir. Gjate shtegtimit tuaj ne Gjenocan, ku simbas tradites nderohet Figura e Zojes se Shkodres, Pajtores se Shqiperise, ka qene deshira juaj te ndaloni edhe tek varri i Shen Pjetrit Apostul dhe te takoheni me zevendesin e tij per t' perforcuar ne fe.

Ju me te vertete jeni te mirseardhur ketu.....Me rastin e keetij viti Marian qe perkon edhe me viziten tuaj kete thirrje e bekoj si lutje: O Zoja e Shkodres, Pajtorja e Shqipnise, Ti Nana e jone e ambel! Ty qe ne zemer te rrjedh gjaku i popullit tend: sjelli syte e tu mbi kete komb, i cili ka pase fatin te marre mesimin e pare te Ungjillit nga goja e apostujve e qe Ty te ka nderue perhere me dashteni te paster femije. Edhe sot ne terrin e proves ky komb te drejtohet Ty plot me uzdaje e pret ndihmen Tande amerore.

Ti i prin Kishes ne shtektine e fese, lesho syte e tu mbi bijte e bijat shqiptare, te cilat jane kah udhetojne te ngarkuem me prove e mundime. Forco te ligsht, ngushllo te mjerumet, mbaj gjalle fene ne zemer te te gjitheve! O Nana e Shelbetuesit, beko familjet e krishtera, te cilat perbajne thalbin e Kishes se Birit Tand hyjnor.

O Nane e shpreses, shpetoje diten ne te cilen ky popull fisnik te shohe edhe njehere te realizueme deshirat ma te thellat e shpirtit te tij, atebote kur te gjithe, bij e bija, kane per te mujte te bashkohen ne harmoni te plote per te rindertuar nje te ardhme ne drejtesi e paqe.. Amen".

Urata e Papes Gjon Palit II per "Zojen e Shkodres". Ne 10 mars 1991, Nene Tereza gjate vizites ne Shkoder ndalesen e pare e beri te kisha e Zojes bri Kalase, ku se bashku me meshtare e me popull u lut per dite me te mira per Shqiperine.

Papa ndaloi te rrenojat e Zojes se Shkodres
Jo rastesisht, pikerisht me 25 prill 1993, ne oren 8:30 Papa Gjon Pali II mberrin ne aeroportin e Rinasit, duke qene keshtu i pari pape ne histori qe puth token shqiptare. Se bashku me Nene Terezen dhe personalitetet shqiptare niset drejt qytetit te lashte te Shkodres dhe ndalon te rrenojat e kishes se dikurshme "Zoja e Keshillit te Mire", rreze kalase. Papa Gjon Pali i Dyte vendos ne altar kopjen e figures se "Zojes se Shkodres", te sjelle nga qyteti i vogel i Gjenacanit dhe i lutet i pari per fatet e Shqiperise pas plot 526 viteve. Pak kohe me vone ne themelet e kesaj kishe te vjeter u ndertua nje kishe e re e Zojes se Shkodres, rreze kalase.

Ndersa Kisha e "Zojes se Shkodres" ne Nju Jork, ne ngjasim arkitektural me ate te Kishes se Zojes ne Shkoder, drejtuar nga famulltari patriot don Pjeter Popaj eshte sot nje qender e fuqishme besimi dhe shqiptarie ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nje prej 4 ipeshkve te pare te bekuar nga Papa Gjon Pali i Dyte pas renies se komunizmit ne Shqiperi, Imzot Rrok Mirdita, ishte famullitari i pare i kesaj kishe ne Nju Jork.
 

genci

Primus registratum
Fotoportreti i Haxhi Shaban Domnorit

Fotoportreti i Haxhi Shaban Domnorit






Qerim Vrioni


Kel Marubi, me i madhi dhe me prodhimtari i fotografeve te Shqiperise te shekullit te kaluar, gjate veprimtarise se tij ka perjetesuar ne xham, celuloid dhe leter edhe vende, persona e ngjarje historike qe kane mbetur per ne dhe per brezat qe do te vijne, dokumenta me vlere te pallogaritshme per nje njohje sa me te sakte e te plote te se kaluares.
Edhe pse jetonte dhe punonte ne Shkoder, ne “fortesen e katolicizmit shqipetar”, edhe pse ishte katolik, Marubi, si rilindes, ishte i vetedijshem se ajo qe bente nuk duhet tu sherbente vetem bashkebesimtareve te tij, por edhe atyre te besimeve te tjera, pra gjithe shqipetareve.Thene ndryshe ai ne punen e tij krijuese kish misheruar thenien monumentale te Vaso Pashes “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Keshtu ai fotografoi vende kulti jo vetem krishtere, por edhe myslimane e bektashiane, hoxhallare dhe baballare teqesh, procesione dhe rite fetare te tyre etj.
Mos te harrojme se flitet per Shkodren, ku megjithe nivelin e larte intelektual te drejtuesve te dy feve, ndasite fetare ishin deri vone bariera kryenece per nje harmoni plotesisht te civilizuar te qytetareve. Sidoqofte duhet theksuar se ndasite fetare nuk cuan ne ngjarje te medha tragjike apo vrasje per shkaqe kundershtish besimi.
Kesisoj edhe Marubi mundohet me zemren dhe mendjen te derdhura ne fotografite e tij, te ndikoje ne sheshimin e ketyre “kreshtave” qe nxiteshin kryesisht nga te huajt.
Ndermjet shume fotografive me teme fetare, te terheq vemendjen nje fotoportret qe Marubi i ka bere imamit Haxhi Shaban Domnori ne vitin 1928. Haxhi Shaban Domnori ka jetuar ne vitet 1868-1934, ka qene edhe mesues ne medresete e Shkodres dhe ka bere pjese ne plejaden e klerikeve te njohur mysliman te qytetit verior.
Ai ishte njeri me kërkesa të ndjeshme për dije e kulturë dhe kishte një natyrë reformatore e njekohesisht tolerante. Brenda kufijve të fesë islame, nuk shfaqte prirje fanatike dhe predikoi gjithnjë me kurajo dhe autoritet. Haxhi Domnori nisi të drejtojë tarikatin Tixhani, duke themeluar dhe teqene ku synonte pastrimin dhe lartësimin e shpirtërave të besimtarëve, e kështu rreth tij u afruan në vazhdimësi, shumë ndjekës. Ndër të tjera, ai qëndronte “me këmbë në tokë” dhe përsa u përket zhvillimeve bashkëkohore në shkencë e teknikë, e sidomos në zbatimin e tyre në praktikë. Edhe fotografimi i Haxhi Shaban Domnorit nga Marubi, ishte një veprim që disa kolege të tij nuk e miratonin, duke i qëndruar besnik mendimit të vjetër të fesë islame që nuk u këshillonte bërjen e portreteve.
Marubi e ka fotografur imamin ne studion e tij ulur ne nje ndenjese ne pozicjon normal, perpara nje sfondi prej pelhure me pak rrudha dhe me nje ndricim te studiuar. Kleriku mysliman qendron lirshem perpara aparatit duke shikuar drejt objektivit. Ne doren e djathte mban tespihet karakteristike me te cilat besimtaret islam shoqerojne lutjet duke “i numeruar”, ngjajeshmerisht me metronomin qe perdorin muzikantet kur kompozojne. Levizja e rruazave behet thuajse ne menyre instiktive dhe ato jane fiksuar nga fotografi ne nje konfiguracion mjaft interesant. Ndriçimi në fotografi krijohet nga dritë natyrore që i bie figurës nga e djathta. Ajo është e shpërndarë dhe butë, duke krijuar kështu hije të pakta dhe të mjegullta.
Shikimi yne bie menjehere mbi te bardhat e plota te callames dhe te tri pjeseve te ndenjeses, te cilat kontrastojne fort me veshjen e imamit qe eshte fotografuar ne nje te zeze te tonuar plotesisht. Kete kontrast e zbut disi ngjyra e hirte e sfondit, dhe sidomos e fytyres dhe e duarve. Pjesa e perdes poshte krahut te djathte me asimetrine tonale me anen e majte, bene qe ne fotografi te krijohet nje ekuliber dinamik i vecante qe evidenton aftesite e medha te Marubit ne perdorimin dhe shperndarjen e drites ne funksion te idese. Kontrastet e forta në foto nuk krijohen si pasojë e lojrave të dritës, por në sajë të ngjyrave natyrore të sendeve.
Syte e klerikut islam jane pjesa e fotoportretit nga ku shikimi yne pasi ka mberritur shpejt, nuk shkeputet lehte, ndjen kenaqesi, njekohesisht edhe shtytjen per te lexuar sa me shume ne ta. Mjeshtri fotograf i ka fiksuar ata mbi boshtin optik te fotos, kane nje vitalitet te cuditshem,metojne te shikojne shume larg dhe mund te themi pa medyshje se rezatojne nje shikim eruditi qe mund ti shkonte fare mire edhe nje shkencetari apo artisti. Shikimi energjik, vetullat e bashkuara me dy rrudhat vertikale, karakteristike per force karakteri, por jo te egersuara, bashke me buzet e shternguara, formojne nje fizionomi qe shpalos fisnikeri te veçante. Fotografi me mjeshtëri vendos të zezat dhe të bardhat e tonuara plotësisht prane njëra-tjetrës e këto “përplasje” (uniteti i të kundërtave), i shkojnë shumë mirë vështrimit të mevetshem të imamit.
Marubi e ka fotografuar imamin me koke pak te pjerret nga ana e djathte dhe mjekren pak lehtas perpara duke shperfaqur keshtu vendosmeri dhe force karakteri. Mjekra e thinjur dhe e shpupurisur ne nje fare menyre ekulibron zgjatimin vertikalisht te kokes me gjithe callme.
Balli i paster dhe i gjere tregon per nje kapacitet inteligjence jo te zakonshem. Edhe duart e personazhit “flasin”. Ato edhe pse nuk jane fotografuar ne nje moment levizjeje, nuk “prehen”, por pasqyrojne energji dhe vitalitet, jane prone e nje njeriu qe “nuk e mban vendi”, gjithmon i etur dhe i gatshem te beje dicka te mire e te dobishme edhe per te tjeret.
Vitalitetin dhe forcen shpirterore te Haxhi Shaban Domnorit te pasqyruar aq mire e bukur ne fotografin e Marubit, e shpreh edhe kontrasti i pergjithshem i saj, qe edhe pse i ekulibruar shperfaq levizje te brendeshme.
Fotoportreti i Haxhi Shabanit na sjell para syve te mendjes skulpturen e njohur “Moisiu” te Mikelanxhelos, e po ashtu edhe portretin e Leon Tolstoit, te piktorit rus Ilia Rjepin. Me te paren e lidh qendrimi dinjitoz e pa pozime te sforcuara, ndersa me te dytin mendoj se e bashkon shikimi ngulmues.
Sot, ashtu si Marubi yne shume vite me pare kur kishte para objektivit te aparatit te tij klerikun e njohur mysliman Haxhi Shaban Domnori, te krijohet pershtypja se ai njeri do t’u percillte shqiptareve bashke me mesimet e fese islame , miresine njerezore, deshiren per dije dhe forcen e nje rilindasi te vertete.
Per gjithe sa u tha me siper, mendoj se ky fotoportret i bere nga mjeshtri yne i madh i fotografise Kel Marubi, eshte nje nga me interesantet e fotografise shqiptare deri ne ditet e sotme.
haxhidomnori.gif
 

genci

Primus registratum
Vjollce e vogel, o shpirt

Vjollcë e vogël, o shpirt


Virion Graçi

Vjollcë e vogël, o shpirt, janë fjalë të Frederik Rreshpjes, është vargu i fundit i një poezie, por kam filluar ta pëshpëris si refren sa herë marr në duar librin me poezitë e tij të zgjedhura “Në vetmi”, 2004. Tani mund të flasim lirshëm për Rreshpjen. Ka pak kohë që ka shkuar te etrit e tij letrarë, Bogdani, Fishta, Mjeda, Migjeni. Ka shkuar në altarin e fjalës shqipe, atje mund t’i gjesh bashkë. “Ata enden në ajër - thotë poeti - se varret jua kanë prishur”. Edhe në rrugën e Rreshpjes, të njëjtat duar kanë prishur mjaft shenja, kanë sajuar mjaft pusira, prita, gremina.
“Po gjithmonë ka mes këngës një mesnatë si palmë/ që s’më lë të bëhem Saharë”
Një jetë e ngarkuar me vuajtje, burgje, sëmundje, varfëri. Një shpirt i kulluar derdhur në një poezi brilante, nga të rrallat në letërsinë shqipe. Ndërgjegjja e tij është ndërgjegje e origjinës, e etnisë. Provoi prangat në duar, provoi lirinë e të qënurit poet. Me pak fjalë, një jetë e shpëtuar, e zhburgosur nga magjia e flijimit artistik. Është e vështirë të shkëputësh vargje prej tij, janë të pandashme si një përshpirtje shekullore, dalë nga një shpirt i qëruar, ardhur nga purgatori i dashurisë njerëzore. Ka ndjekur lëvizjet e zogjve në qiell, është ngazëllyer e mallëngjyer për ta, ka soditur lëvizjet e fëmijëve në rrugë, është lumturuar për ta dhe është kujtuar për veten: “Pashë fëmijët në rrugë/ Të qeshur, të bukur dhe delikatë /si vazot e çmuara ku nënat fshehin ëndrrat e tyre/ Më panë dhe u trishtuan/ E kuptuan që unë nuk kam qënë kurrë fëmijë”
Përbuzës i bizneseve me vuajtjet dhe martirizimin e të tjerëve, Rreshpja nuk ka heshtur, edhe kur heshtja kish pllakosur gjithandej. E sulmonin për majtizmin e tij, ata që mburreshin dhe garantonin ardhmërinë me plagët dhe eshtrat e viktimave të tyre. Ka parë të vrarët e dy prillit në Shkodër dhe ka shkruar, si asnjë tjetër:
“Të vrarët i rreshtuan në sheshin DEMOKRACIA / mbështjellë me çarçafët e dhëndërrisë/ Po shtypi tha se zgjedhjet qenë të ndershme/ Të lira dhe korrekte/ Ashtu dhe TV-të/ Pastaj lanë gjakun/ te ullishtja me drurët e përdredhur nga dhimbja/ Eh! Ullinjtë e Shqipërisë dhe paqja juaj e mallkuar”
Pata fatin të njihesha me të, ende pa e lexuar. E shikoja me kureshtje atë burrë të zeshkët e të mplakur para kohe. Salla e lidhjes së shkrimtarëve ishte hapur më në fund dhe mirëpriste të gjitha moshat dhe speciet, sidomos pijanecët. Disa herë isha ulur, midis të tjerëve, në tavolinën e tij ku kish vetëm një tavëll cigaresh. Nuk fliste. Pasthirrma të shpeshta, aprovuese a kundërshtuese, shprehje të fytyrës, pa fjalime dhe këshilla të rastit, e çuditërisht, pa rrëfyer asnjë kujtim vetjak. “Kam hequr aq shumë në jetë - thotë një shprehje popullore në Labëri - sa vetëm varrit mund t’ia tregoj.” Po ndoshta Rreshpja nuk heshtte se priste rastin e përshtatshëm sipas shprehjes së urtë. Ndoshta e mbërthente gojëkyçur fati i të rinjve që e rrethonin me dashuri dhe respekt. Shikonte me padurim, mbase me keqardhje. I kish provuar të gjitha ëndrrat që kishin tani këta të rinj optimistë, i kish kapërcyer të gjitha netët dhe dimrat që do vijnë mbi brezat e tjerë plot ambicje dhe projekte, i kish jetuar të gjitha skëterrat sociale, të gjitha mrekullitë ideologjike… Prej këtej buronte, me siguri, heshtja e tij enigmatike por domethënëse: “Çudi me këtë pemë që furshullin me duar lakuriq/ çudi me mua që nuk të thashë lamtumirë”, - shkruan diku ai.
Arti i Rreshpjes është shenjtërues: nga shembujt e urrejtjes çnjerëzore nxjerr mësime dashurie, nga hedhurinat e zhgjënjimeve ngre në qiell iluzione të reja, të fisme. Tek “At Fishtës, i zhvarrosur, i hedhur në Drin” shkruan: “Ah, po duart e tua/ u tretën nën rrënjët e lumenjve!/ Mbi sytë e tu kaloi Drini dhe ra në det”.
Tek “Vetvetes”: “Unë kam qënë trishtimi i botës/ O ajër i mbrëmjes, mbështillmë,/ erdhi ora të vdes përsëri!”
Rreshpjen e bën të barabartë me etërit e tij letrarë harmonia e rrallë dhe torturuese midis asaj që jetoi dhe asaj që shkroi. Poezia e tij i ka shtyrë në harrim dekoratat e horrave butaforikë, nga dafinat e thara të realizmit socialist deri te lëmoshat reciproke të ditëve tona. Kombinati i medaljeve dhe industria jonë e vipave (vipa pa kurrfarë pune e vepre) edhe në vitin 2005 pati mjaft prodhime, zbulime e fitues. As vjet, (2005), në prag të lamtumirës përfundimtare, Rreshpjes nuk iu dha ndonjë mirënjohje nga organet përkatëse. (Kujtojmë se përmendorja e tij poetike “Në vetmi”, u botua në vitin 2004).
“Atje larg te ishujt e kaltër / pashë portretin tënd në horizont, /ç’bën atje larg dhe pse u bëre re ?/ Unë do të mbetem në këtë tokë që quhet Shqipëri./ Atë ditë ti zbrit dhe sillmë një trëndafil prej shiu”.
Ashtu ndodhi, profecia dhe dëshira u bashkuan për poetin. Megjithatë, ajo ditë erdhi më shpejt se ç’duhej. Rreshpja iku pa thënë asnjë fjalë për veten e tij, iku me çantën që i rrëshqiste shpesh nga supi, me bastunin besnik, me kapelën dhe melankolinë karakteristike. “Na gjeti mëngjesi përsëri në rrugë, moj kapelja ime e vjetër”. Nuk di se kush shkoi ta përcillte atë ditë djalin e artë të lirikës shqipe. Di se natyra qau për të, me një shi të shtruar, të butë, përkëdhelës.




22/05/2006
 

Guest
Pak Histori / Tregime nga Shkodra

[ QUOTE ]
I MBRAMI VEZIR I SHKODRES


Át Marin Sirdani, o.f.m.

Me ket titull “I mbrami vezir i Shkodrës” nuk kemi qitë ceken me perpilue jetshkrimin e Mustafa Pashës me të cilin dera e Bushtalive e bori qeverimin e Shkodres, por me diftue disa nder kallxime mâ në shêj, [ndaluar] ndiehen edhè tashti prej burravet të vjetër në Shkoder e nder vise tjera të Gegnís per ket vezir.

* * *


Perbujtnija (hospitaliteti) i Shqyptarit


Në kohë kur Mustafa Pasha i derës së Bushatlive qeveriste në Shkoder si vezir, nji malsuer prej Shkrelit me êmen Gjeto Marku vrau në Pazár të Shkodres nji tregtár pse i foli nji fialë të pagjashme njaj grueje të fisit të tij. Roja e tregut ndollë aty pari e kapi, e lidhë me pranga e dergoi gjaksorin perpara Mustafa Pashës. Ky e qiti në gjygj, e si gjaksuer [ndaluar] ishte, kje gjykue per dekë me i a pré kryet. N’e nesre, kur e qiten ktê prej burgut me e çue në fushë të Buenës me e pré, Mustafa Pasha ndolli në krevet të pallatit të vet e t’a pamen urdhnoi me i a prû perpara. Mbas sa të pvetunash, [ndaluar] i bâni, të cilavet malsori u pergjegji pá i rá mohit fajit të vet, Veziri tuj e pá se s’p’o i luete syni kerkund, muer e i tha:

—Amanet, or fisnik, a ké pá ndonji ditë mâ të vishtirë se diten e sodit, [ndaluar] po shkon me u pré?

—Po si s’kam pá ditë mâ t’vishtirë se ket ditë, t’i ngjatët jeta.

—Kur? i tha Veziri tuj bâ çudë.

—Eh! lum zotnia, kur më ká ardhë miku te shpia e s’kam pasë buke me i dhâne me ngranë. Per né malsorët âsht mâ e ambel deka, se me t’a msy miku deren e mos me pasë me shka me i a shtrue sofren.

Mustafa Pasha, si Shqyptár [ndaluar] ishte, i dite zakonet e malsorvet e u xûni besë fjalëvet të tija, e u gëzue tuj pá në nji nier aq të vorfën nji zêmër aq të mirë e fisnike, prandej i erdh keq me e shkue dam e jo veç i fali jetën, por urdhnoi me i dhânë disa kokrra dele e mbasandej i tha:

—Ksajë herë po të fali, or fisnik, se kenke zêmërmirë e bujár. Merri ato dele [ndaluar] kan me të dhânë, e nisu per shpî t’ande, e kur të vijn miku te ti, vijo me e pritë sa mâ mirë t’a apin Zoti.



* * *



Lutja fetare


Në luften e Turkut me Rusí në vjetë 1829, me Mustafa Pashen kishte shkue edhè Kapidani i Mirditës, Lleshi i Zí, me nji numer të madh katolikësh. Ushtria shqyptare mbrrîjti në Filipe shì të Shtunden e Madhe. Lleshi i Zí, tuj marrë vesht se n’at gjytet gjindej nji prift katolik e thirri e e pveti se në çë kohë do t’a thote meshen ne e nesre se dote me shkue m’e pá me gjith ushtrín e vet, mbasi ishte e Djela e Pashkve. Ky i pergjegji se meshen nuk mund t’a thote diten per dielli, por naten tinzisht, pse çë me kohë [ndaluar] kishte pasë luftë Austria me Turk katolikët n’at gjytet ishin marrë neper kambë e deri shartet e fés u ishin ndalue ballafaqe. T’a ndimen atë fjalë Kapidanit të Mirditës i ndrroi ftyra, e — Per qiell e per Dhé —tha, unë meshën e due diten per dielli si gjithë katolikët e botës, e në dashtë kush me na u perzie në punë të fés le të vijë se kurr mâ gadi s’ka pase mue e ushtrín t’ême!

Prifti i trimnuem me fjalen e Kapidanit u tha meshen n’e nesre ne pikë të mjesditës me gzim të madh të katolikëve të vendit.

Kur i vojtën në vesh Mustafa Pashës pengimet [ndaluar] kishin katolikët n’ushtrim të fés, urdhnoi [ndaluar] n’at vend t’u ipej lirí aty e mbrapa me e thânë meshen kur të dojshin e me shartet e fés pa u perzie kush në punë fetare; e pernjimend qysh me at rasë ai vend gzoi lirín fetare pá kurr farë pengimit.


Marrë nga “Ndriçime të historisë, të kulturës dhe të artit shqiptar”, Shpresa, Prishtinë, 2002, fq. 238, 239, 242. (ribotime prej Hyllit të Dritës”)

[/ QUOTE ]
 

genci

Primus registratum
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

“Historia e oxhakut të një familjeje të madhe shkodrane”


Paul Tedeschini

Shtepia-muze e Luigj Gurakuqit ne Shkoder, qe gjendej ne rrugen me te njëjtin emer, nuk ishte vetem shtepia e një nder patrioteve tanë me te mëdhej, por ishte njëkohesisht edhe një shtepi karakteristike e qytetit te Shkodres, ku shihej edhe arti popullor, qofte ne veshtrimin e ndertimit, qofte ne pajisjet e orendite shkodrane. Aty ishte tavani i drunjtë me ornamente te skulpturuara, ishin dyert dhe dritaret me dru te gdhenun si dhe nji oxhak karakteristik, qe ka nji histori te veçante. Simbas dr. Kadri Kerçikut ne librin e tij “Zhvillimi i shendetesise ne Shkoder gjate shek. XVlll-XX”, botue ne Tirane ne vitin 1962, mjeku i pare i diplomuem shqiptar me sherbim ne Shkoder ka qene Kol Sume-Heqimi, qe ne vitin 1795 permendet nder regjistra Nicolò Medico. Studimet ai i kishte krye ne Venedik. Ky ka qene martue ne vitin 1792 me te motren e farmaçistit Françesko Tedeschini, e cila e la te ve. Mbas nji martese te dyte, ka pase nji djale, Gjonin. Ne moshen 60-vjeçare ai vdiq. Kol Heqimi ka qene mjeku i vezirit Ibrahim Pashe Bushatliut. Nipi i tij, mjek, i quejtun edhe ky Kol, ka qene nenkonsull i Anglise ne Shkoder. Shtepia e familjes Kol-Gjon-Kol-Gjon-Kol-Gjon Sume ka qene nji shtepi jo vetem karakteristike shkodrane, por ka qene edhe nji shtepi me prestigj ku priteshin patriotë, intelektualë dhe personalitete diplomatike. Me kujtohet salla e madhe me zbukurime-gdhenje druni, me piktura e me orendi luksoze. U zgjata pak me kete histori anesore per te tregue se si mund te imagjinohet te kete qene oxhaku i dhomes se pritjes ne këtë familje. Mbas prishjes se kesaj shtepie monument-kulture ne vitin 1962, muzeumi i Shkodres e çmontoi kete oxhak te mrekullueshem dhe e montoi ne shtepine-muze te Luigj Gurakuqit, pikërisht ne ate shtepi, qe kohet e fundit asht prishe “nga pakujdesia”. Simbas te dhënave te sakta qe kam nga profesor Ëilly Kamsi, ky oxhak sot asht shit ne Greqi. Ky oxhak shkodran, ky oxhak shqiptar zbukuron sot ndonji dhome te huaj ku nuk e ka vendin. Keto jane krimet rreqethese kulturoro-historike, qe po bahen mjerisht ne vendin tone. Simbas mendimit tem, ky nuk asht tjeter veçse nji akt auto distriktiv, nji akt auto çkombtarizues. Autoritetet rrijne dhe shikjojne. Jo! Autoritetet rrijne dhe nuk shikjojne!





15/06/2006
 

Guest
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

tungi te gjithe si jeni si po e kaloni te gjith te fala keni nga franca
 

Guest
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

tung ju dua te gjitheve lajmrohena nga franca deshiroj te pershendesi te gjithe shqiptaret te kosoves posaqerisht mitrovicen mas se shumti tung dhe te fala te gjithev
 

Guest
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

tung te gjitheve te fala te gjitheve nga franca desh at e pershendes te gjith mitrovicalit
 

Guest
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

Kjo nuk eshte historia e Shkodres more i dashur. Ky njeriu paska bere historeine e disa lagjeve sic ia ka tregu gjyshi i tij, apo shoke te gjyshit...

Unenuk nuk lexova asgje per lagjen Dugjate e reja, Sarreq, Fusha Firej, Arra e Madhe apo Ura e thive..

vetem perash, dudas, xhabiej etj...ooo botues thirri mendjse se ofendon njerez
 

Guest
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

/pf/images/graemlins/booki.gifi pershendes te gjith shqipetaret
 

Guest
Re: Pak Histori / Tregime nga Shkodra

kisha nje teme thote kesht "historia len plage te pasherueshme ne te kauaren e kombit tone
 
Top