Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për BE

Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për BE

Eurodeputetja përgjigjet për deklaratën e Bush

Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për BE

Intervistoi Olsi Jazexhi

“Zoti Bush është kuptueshëm i shqetësuar me aktet
terroriste të 11 shtatorit dhe mendoj se donte të rrëfente
diçka miqësore për Shqipërinë, duke mos e njohur realitetin
atje”.

Ky është reagimi i eurodeputetes Doris Pack, lidhur me
deklaratën e presidentit të SHBA, i cili e cilësoi
Shqipërinë si një vend ku myslimanët jetojnë në paqe. Në
një intervistë për gazetën, Pack hedh poshtë edhe zërat se
identiteti i Shqipërisë mund të jetë problem për BE-në.
Sipas saj, Shqipëria myslimane nuk është parë si një
problem për integrimin në strukturat evropiane.

Znj.Pack. Ndërsa Presidenti Xhorxh W. Bush do të vizitojë
Shqipërinë në fund të kësaj jave, deklarata e tij që
Shqipëria është një vend ku myslimanët rrojnë në paqe, ka
irrituar disa njerëz. Disa shkrues në shtypin tonë kanë
shkruar se deklarata e Bushit do të cenojë integrimin e
Shqipërisë në BE, pasi na ka portretizuar si myslimanë.
Mendoni se një gjë e këtillë është e drejtë?

Njerëzit nuk duhet të definojnë vendet sipas besimit. Zoti
Bush është kuptueshëm i shqetësuar me aktet terroriste të
11 shtatorit dhe mendoj se donte të rrëfente diçka miqësore
për Shqipërinë, duke mos e njohur realitetin atje. Asnjeri
nuk duhet të shohë diçka të këtillë të lidhur me integrimin
në BE. Shqipëria prej shekujsh është vend evropian,
qytetarët e saj janë evropianë – besimet e tyre fetare
ndahen në myslimanë, ortodoksë dhe katolikë. Mesa di unë,
shumë njerëz janë të pafe pas diktaturës së Enver Hoxhës,
që ndaloi praktikat fetare totalisht.

Në një të përditshme në Tiranë, një gazetar i bazuar në
Bruksel, deklaroi se një numër parlamentarësh evropianë i
kanë thënë atij se një nga arsyet pse Shqipëria nuk mund të
bashkohet me BE-në, është anëtarësia e saj në Organizatën e
Konferencës Islamike. Është e vërtetë që BE-ja është e
pakënaqur me anëtarësinë e Shqipërisë në organizata si puna
e OKI-së?

Unë nuk njoh ndonjë koleg që mund të ketë përmendur diçka
të këtillë. Në asnjë rezolutë të Parlamentit Evropian nuk
është përmendur diçka e këtillë. Mbaj mend që në fillim të
viteve nëntëdhjetë, Presidenti Berisha kërkoi për
anëtarësim në OKI. Por, kjo nuk është ratifikuar asnjëherë
në Parlamentin shqiptar, dhe pjesëmarrja e zyrtarëve
shqiptarë në takimet e tyre ka qenë e nivelit të ulët. Po
përse duhet të mërzitemi ne? Shqipëria mund të shërbejë si
një sy evropian aty, për të ndihmuar ata të kuptojnë
Evropën.

Ekziston një tendencë në mesin e disa qarqeve në Shqipëri,
që deklarojnë se një nga arsyet pse Evropa Perëndimore nuk
e do integrimin e Shqipërisë në BE është trashëgimia jonë
myslimane. A ka Komuniteti Evropian ndonjë problem me 70%
të shqiptarëve që janë myslimanë?

Jo. Kjo është absurde. Trashëgimia juaj është trashëgimia
jonë gjithashtu. Dikush duhet të lexojë Kadarenë për të
kuptuar dhe pëlqyer Shqipërinë. Anëtarësimi i Shqipërisë
varet vetëm në arritjet e saj politike, në përmbushjen e të
gjithë kushteve si çdo vend tjetër që kërkon të
anëtarësohet në BE. E njëjta gjë vlen për Bosnje dhe
Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë.
Ndërsa sa për Turqinë, ka mendime të ndryshme në BE, për
shumë arsye që nuk mund t’i bisedojmë këtu.

Po mbi Islamin? A i sheh Bashkimi Evropian myslimanët si të
huaj, apo si pjesë e identitetit të tij të ri kulturor?

Siç them edhe më lart, myslimanët evropianë janë qytetarë
si të gjithë besimtarët dhe jo besimtarët dhe kultura e
tyre është një nga bazat e kulturës sonë evropiane.

Tashmë dihet nga të gjithë që në Shqipëri dhe Kosovë
ekzistojnë institucione të korruptuara dhe krim i
organizuar. Megjithatë ka një tendencë në mesin e disa
qarqeve në Shqipëri dhe Kosovë të atribuojnë emrin e keq të
shqiptarëve në Perëndim me identitetin tonë mysliman dhe
Islam. Është e vërtetë një gjë e këtillë?

Është e vërtetë që në Kosovë, në Shqipëri, por edhe në disa
vende të BE-së operojnë shumë organizata kriminale të
lidhura me shqiptarët. Ky është fatkeqësisht një fakt
dëshpërues që cenon imazhin e shqiptarit në përgjithësi.
Por, kjo nuk lidhet në asnjë mënyrë me identitetin fetar.

A është BE-ja e shqetësuar për liritë dhe të drejtat fetare
në Shqipëri dhe Kosovë?

Jo, aspak. Problemet tuaja qëndrojnë gjetkë.

Cila është këshilla juaj që shqiptarët duhet të ndjekin për
t’ju bashkuar BE-së?

Të ndalojnë luftërat e pafundme politike, të lehtësojnë dhe
përmirësojnë jetën e qytetarit të thjeshtë, të ndjekin
rregullat që Shqipëria pranoi kur nënshkroi Paktin e
Stabilizim-Asocimit – që do të thotë ta implementojnë atë –
të luftojnë rrjetet kriminale, t’i japin qytetarëve të
paktën një kartë identiteti etj.

Gazeta panorama data 9 qershor 2007 faqe 4
 

zog

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

tek ky posti ma prishe opinionin e mire qe po formoja per ty tek keto postet e fundit. e ke me shume moral prandaj. ti mendon se sikur te mos kishte shqiperi çamet do te qene bere jugosllav apo grek, ta zeme se keto teritore do t'ja zinin vendin shqiperise.

qe te shihni pak larg, duhet mos ta llogarisni historine me ngjarjet e fundit. por ta merrni ne disa dhjetra vjet mos them qindra. rezistenca e nje populli ose race te caktuar mund te bjere ne etapa te caktuara historike, por dhe mund te forcohet duke dale bile nga hiçi ne etapa te tjera me te favorshme.

tek jeta e popujve luajne shume faktore komplekse, shpesh MISTIKE qe as zoti vete, po te jete, nuk i shpjegon me.
 

pippo

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

Faktikisht ne si popull duhet te kemi qene shume te fuqishem ne kohen e gurit aty u kena pas bo zbor te gjithve, zbulimi i metalleve na demtoi rend, duhet te bejme tifosllik per nje lufte berthamore ......
 

Tiranas

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

Shqiperia eshte me teper katolike se myslimane. Ndonjehere habitem, qe si eshte e mundur, qe 500 vjet kemi ndenjur nen Turqi dhe sot rrime dhe hame mish derri dhe pime raki, birre e vere. Rrenjet e lashta dhe gjaku i shqiptareve, qe nga Skenderbeu, prijesi i shqiptareve, jane ato ndoshta, qe nuk shkulen kollaj.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

O Tiranas, ik hap ndonje teme andej nga teologjia te keqen vellai ne lidhje me perqindjen fetare, se nuk je per ketu ti. E shpjegova me siper qe Turqit ne qoft se do i konvertonin njerezit me dhune ne Islam me siguri do fillonin nga vendi i vet pastaj tek vendet e tjera qe i kishte nen sundim PLASI SYTE SIPER. Mos harro se katoliket kan qen ata qe kan bere kryqezata dhe kan kthyer njerez me dhune ne fe, KA KERKUAR EDHE PAPA FALJE PER KETE GJE duke ja hedhur fajin prifterinjve mesjetare, ashtu sic i kan hedhur fajin atyre prifterinjve sepse digjin ne furren e druve shkencetaret muslimane qe thoshin se toka eshte e rrumbullaket. Po te lexosh pak ne histori ( jo ate te enverit) do te kuptosh shume kollaj se Spanja per 7 shekuj me rradhe ka qene mbi 90 % muslimane dhe ka qen pikerisht kisha ajo qe beri kasapan ne ate vend te civilizuar. ku spanja kishte mare nga vendet arabe teknologjine me te madhe dhe civilizimin me te madh te asaj kohe. Po cti besh ju keni degjuar nga televizori disa gjera dhe flisni ketu ne forum. Na tregoni dhe per partizanet si trima per skenderbeun trim e ku ta di un se per cfare tjeter.
Ti ke mesuar ne histori se partizanet i benin balle ushtrise gjermane. Qe ne te vertete per 3 jave ishte plani qe gjermania te pushtonte boten.
Ti ke mesuar ne histori se ushtria e skenderbeut qe rrinte brenda tek kalaja ka mundur turqit 25 vjet me radhe. Po turqit ne ate kohe mbizoteronin me shume se gjysmen e botes dhe mjaftonte nje pordhe e turkut te ikte per lesh kalaja me gjith koder :D.
Po qoft ushtria gjermane e qoft perandoria osmane nuk kan pas per qellim me pushtu shqiperine por vetem me kalu. Edhe njeher po ta perseris. qe po ti kthenin turqit njerezit me dhune ne islam me siguri do fillonin nga vendi i tyre me perpara. aty ka pasur gjithmon te krishtere dhe cifut. biles dhe qendrat e orthodoksve dhe qendra cifute eshte ne mes te stambollit. Dhe orthodokset aty jan themeluar dhe aty kan qendruar gjithmon si qender e nuk kan qen asnjeher as ne greqi as rusi as serbi. Prandaj boll treguat perralla me mbret qe islami ne shqiperi eshte futur me dhune. Pasi keto jan vetem tezat e enverit qe njerezit te urrenin Fene.
Njeriu eshte i lire te behet i ciles do fe qe ai do. Pavarsisht cfare feje zgjedh shqiptari ai perseri eshte Shqiptar. Dhe nuk ka te drejt njeri ta quaj ate turk apo arab se eshte musliman.
 

Tiranas

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

Kujdes kur shprehesh. Myslimanet ne Shqiperi mendoj se jane me katolike se katoliket. Ky eshte mendimi im, po e theksoj mendimi im dhe ti mund te shprehesh mendimin tend, pa fyer.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

po ti mund ta argumentosh mendimin tend. Pastaj njerezit ndahen nga besimi ne fe. e jo nga veshja ku mund te mendosh ti...
 

Nordkap

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

Te kishit qene JU Shqiptare nipat e Gjergj Kastriotit atehere para se te vie Bushi ju do ta bombardonit xhamin e cila gjindet mbrapa Gjergjit, por keshtu i treguat Bushit se JU jeni nipat e Sulltan Mehmetit.
 

Nordkap

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

Gjate luftes ne Kosove me 1999 shumica e Serbeve brohoritshin "UBICEMO TURCE" qka d.m.th. "DO TI VRASIM TURQIT", se keshtu Serbet ishin te mendimit se ne Shqiptaret apo siq thoni ju Kosovaret nuk jemi Shqiptare por turqi, prandaj per mua kjo d.m.th. se islamizmi nder ne eshte fajtori kryesor per krimet e Serbeve me 1999.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

ne jemi shqiptare te gjithe ju lutem mos i ndani shqiptaret ne katilik dhe mysliman apo ku ta di une,ka vite qe nje komb nuk identifikohet me fete jemi ne 2007
 

antip

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

Un psh. vej bast qe Nordkap esht mysliman /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

Tiranas

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

Per tju pergjigjur atij qe foli per myslimanet. Xhamia do te qendroje ne qender te Tiranes aty ku eshte. Une jam katolik, puro katolik, por mua nuk me prish pune fare xhamia ne qender. Aspak. Jemi shqiptare, nje komb dhe ky respekt per fete brenda popullit tone, midis vedit, ka existuar, ekziston dhe do te ekzistoje ne shekuj te shekujve.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

ke fol shume mire Tiranas. Secili ka te drejt te besoje ku te doje.
Sa per Nordkap, i lutem ndonje admini ta heqi nga forumi serbin.
 

MLK

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Nordkap</div><div class="ubbcode-body">Gjate luftes ne Kosove me 1999 shumica e Serbeve brohoritshin "UBICEMO TURCE" qka d.m.th. "DO TI VRASIM TURQIT", se keshtu Serbet ishin te mendimit se ne Shqiptaret apo siq thoni ju Kosovaret nuk jemi Shqiptare por turqi, prandaj per mua kjo d.m.th. se islamizmi nder ne eshte fajtori kryesor per krimet e Serbeve me 1999. </div></div>

Po te degjosh muziken popullore serbe, eshte komplet muzike orientale, e influencuar nga Turqia, Po te shohesh vallet, perseri orientale, pra serbet kane ne kulturen e tyre shume me teper turqeni se sa rusi, andej nga kane origjinat e lashta.
Sa per myslimanizmin, Shqiperia nuk ka te njeten problematike si republikat islamike ku xho gje e kontrollon feja. Ne Shqiperi fete e ndryshme jetojne ne harmoni me njera tjetren.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

MLK tek 2 fjalite e fundit desha te ndalesha pak. Desha te thosha qe per menyren e jeteses se popujve meret sociologjia. Dhe rregulli nr1 baze qe quhet relativizmi kulturor tregon qe nuk duhet paragjykuar nje popull per menyren sesi jeton pa e njohur ate. dhe nuk me pelqen qe ti e quan problem ligjet qe kan ato popuj. Duke pas parasysh statistikat ku vendet qe gjykojne sipas fese islame jan edhe nder me te pasurit ne bote por edhe me te sigurte. Aty nuk ka vetvrasje nuk ka stress dhe nuk e vret njeri mendjen se cfare do haje neser. Prandaj kur te flasesh per vendet qe kane ligje islamike mos mer parasysh ato vende qe jane ne lufte me ameriken apo izraelin. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
Nejse.
 

99999

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

Dihet qe sot ka nje konflikt boteror fetar. Myslimanet dhe katoliket e urrejne njeri-tjetrin. Ndersa ne shqiptaret duhet te qendrojme neutral, per shkak se jemi ose kemi qene shumice myslimane. Dhe po te tallemi me myslimanet i bie te tallemi me veten tone.
Jam duke lexuar nje liber te vjeter te Kadarese. U çudita si ai tallet me nje personazh turk qe quhet Abdulla. (U ç'fare emri i llahtarshem shkruan Kadareja per te). Zoti Kadare ka harruar qe ai vete quhet Ismail dhe Ismail eshte me i llahtarshem se Abdulla.
Ne fakt varet se ku jeton per te pelqyer apô jo nje emer. Emer te llahtarshem mund te kete nje gjerman, nje francez, hungarez etj, etj. Po te kesh mbaruar shkollen ne Rusi nuk ke si mos te urresh nje emer qe vjen nga Turqia apo gjetke.
Shqiptaret nuk duhet te druhen nga trashgimnia e tyre se keshtu u behet qejfi fqinjeve. Ne duhet tu tregojme botes qe feja eshte thjesht histori dhe asgje tjeter. Shqiperia myslimane do ishte problem nqs shqiptaret do terrorrizonin ne emer te zotit,ashtu siç benin disa arabe.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për

Diku rreth 2001 nje arab me tregoi nje gazete arabe me foton e kadarese. ku ky shprehej ne interviste se ne qofte se shqiperia kerkon te futet ne europe me perpara duhet te heqi islamin. Ky mbahet per islamofob. Eshte nje nder njerezit me idiot qe ekzistojne, na kan mesuar me dhune qe ta duam kete neper shkolla. nuk eshte asgje tjeter vecse nje komunist spiun i ndyre i bashkimit sovjetik. Dhe kosovaret nuk e duan fare, sepse i ka ofenduar rende ne shume raste. Pavarsisht se ben lojen e dyfishte. Mbaeni mend me vone kur ky te dali si agjent i KGB.
 
Top