Pack: Shqipëria myslimane s’është problem për BE
Eurodeputetja përgjigjet për deklaratën e Bush

Intervistoi Olsi Jazexhi
“Zoti Bush është kuptueshëm i shqetësuar me aktet
terroriste të 11 shtatorit dhe mendoj se donte të rrëfente
diçka miqësore për Shqipërinë, duke mos e njohur realitetin
atje”.
Ky është reagimi i eurodeputetes Doris Pack, lidhur me
deklaratën e presidentit të SHBA, i cili e cilësoi
Shqipërinë si një vend ku myslimanët jetojnë në paqe. Në
një intervistë për gazetën, Pack hedh poshtë edhe zërat se
identiteti i Shqipërisë mund të jetë problem për BE-në.
Sipas saj, Shqipëria myslimane nuk është parë si një
problem për integrimin në strukturat evropiane.
Znj.Pack. Ndërsa Presidenti Xhorxh W. Bush do të vizitojë
Shqipërinë në fund të kësaj jave, deklarata e tij që
Shqipëria është një vend ku myslimanët rrojnë në paqe, ka
irrituar disa njerëz. Disa shkrues në shtypin tonë kanë
shkruar se deklarata e Bushit do të cenojë integrimin e
Shqipërisë në BE, pasi na ka portretizuar si myslimanë.
Mendoni se një gjë e këtillë është e drejtë?
Njerëzit nuk duhet të definojnë vendet sipas besimit. Zoti
Bush është kuptueshëm i shqetësuar me aktet terroriste të
11 shtatorit dhe mendoj se donte të rrëfente diçka miqësore
për Shqipërinë, duke mos e njohur realitetin atje. Asnjeri
nuk duhet të shohë diçka të këtillë të lidhur me integrimin
në BE. Shqipëria prej shekujsh është vend evropian,
qytetarët e saj janë evropianë – besimet e tyre fetare
ndahen në myslimanë, ortodoksë dhe katolikë. Mesa di unë,
shumë njerëz janë të pafe pas diktaturës së Enver Hoxhës,
që ndaloi praktikat fetare totalisht.
Në një të përditshme në Tiranë, një gazetar i bazuar në
Bruksel, deklaroi se një numër parlamentarësh evropianë i
kanë thënë atij se një nga arsyet pse Shqipëria nuk mund të
bashkohet me BE-në, është anëtarësia e saj në Organizatën e
Konferencës Islamike. Është e vërtetë që BE-ja është e
pakënaqur me anëtarësinë e Shqipërisë në organizata si puna
e OKI-së?
Unë nuk njoh ndonjë koleg që mund të ketë përmendur diçka
të këtillë. Në asnjë rezolutë të Parlamentit Evropian nuk
është përmendur diçka e këtillë. Mbaj mend që në fillim të
viteve nëntëdhjetë, Presidenti Berisha kërkoi për
anëtarësim në OKI. Por, kjo nuk është ratifikuar asnjëherë
në Parlamentin shqiptar, dhe pjesëmarrja e zyrtarëve
shqiptarë në takimet e tyre ka qenë e nivelit të ulët. Po
përse duhet të mërzitemi ne? Shqipëria mund të shërbejë si
një sy evropian aty, për të ndihmuar ata të kuptojnë
Evropën.
Ekziston një tendencë në mesin e disa qarqeve në Shqipëri,
që deklarojnë se një nga arsyet pse Evropa Perëndimore nuk
e do integrimin e Shqipërisë në BE është trashëgimia jonë
myslimane. A ka Komuniteti Evropian ndonjë problem me 70%
të shqiptarëve që janë myslimanë?
Jo. Kjo është absurde. Trashëgimia juaj është trashëgimia
jonë gjithashtu. Dikush duhet të lexojë Kadarenë për të
kuptuar dhe pëlqyer Shqipërinë. Anëtarësimi i Shqipërisë
varet vetëm në arritjet e saj politike, në përmbushjen e të
gjithë kushteve si çdo vend tjetër që kërkon të
anëtarësohet në BE. E njëjta gjë vlen për Bosnje dhe
Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë.
Ndërsa sa për Turqinë, ka mendime të ndryshme në BE, për
shumë arsye që nuk mund t’i bisedojmë këtu.
Po mbi Islamin? A i sheh Bashkimi Evropian myslimanët si të
huaj, apo si pjesë e identitetit të tij të ri kulturor?
Siç them edhe më lart, myslimanët evropianë janë qytetarë
si të gjithë besimtarët dhe jo besimtarët dhe kultura e
tyre është një nga bazat e kulturës sonë evropiane.
Tashmë dihet nga të gjithë që në Shqipëri dhe Kosovë
ekzistojnë institucione të korruptuara dhe krim i
organizuar. Megjithatë ka një tendencë në mesin e disa
qarqeve në Shqipëri dhe Kosovë të atribuojnë emrin e keq të
shqiptarëve në Perëndim me identitetin tonë mysliman dhe
Islam. Është e vërtetë një gjë e këtillë?
Është e vërtetë që në Kosovë, në Shqipëri, por edhe në disa
vende të BE-së operojnë shumë organizata kriminale të
lidhura me shqiptarët. Ky është fatkeqësisht një fakt
dëshpërues që cenon imazhin e shqiptarit në përgjithësi.
Por, kjo nuk lidhet në asnjë mënyrë me identitetin fetar.
A është BE-ja e shqetësuar për liritë dhe të drejtat fetare
në Shqipëri dhe Kosovë?
Jo, aspak. Problemet tuaja qëndrojnë gjetkë.
Cila është këshilla juaj që shqiptarët duhet të ndjekin për
t’ju bashkuar BE-së?
Të ndalojnë luftërat e pafundme politike, të lehtësojnë dhe
përmirësojnë jetën e qytetarit të thjeshtë, të ndjekin
rregullat që Shqipëria pranoi kur nënshkroi Paktin e
Stabilizim-Asocimit – që do të thotë ta implementojnë atë –
të luftojnë rrjetet kriminale, t’i japin qytetarëve të
paktën një kartë identiteti etj.
Gazeta panorama data 9 qershor 2007 faqe 4