Pa shiko albforumsat

Pa shiko albforumsat

Nje albforums, nder me ofenduesit antipatiket e fanatiket, na paska shkruar nje artikull ne Panorama!!!!
Eshte fjala per lezhjanin, po ju sjell linkun
C'fare mendoni?

http://www.panorama.com.al

http://www.panorama.com.al/gazeta/faqe10/1.htm

Faqe 10 - Koment
20Tetor 2003

Ligji, gazetaria dhe e drejta e akuzës

Pëllumb Nili

Më 23 shtator, Policia Kriminale e Tiranës arrestoi katër persona si të implikuar në një dallavere gjobash. Normale, policia ka dyshime, ndalon sipas ligjit të dyshuarit, i trajton sipas ligjit, dhe këtu mbaron detyra dhe e drejta e saj. Sikur ta dija që policia ka dyshime për mua, paraqitem personalisht në komisariat dhe vihem në dispozicion! Çdo person është i pafajshem deri në provë të kundërt, provë që duhet të jetë “sipër çdo dyshimi të arsyeshëm e të pranueshem”! Por ka persona, që kjo u duket diçka tepër e parëndësishme, veprojnë sikur të kenë të drejtën për të dhënë patenta qytetërimi me një mënyrë sjelljeje të dikujt që është sipër çdo Ligji të Zotit apo të Njeriut, tendencë që nganjëherë është sëmundje profesionale, e nganjeherë profesionalizëm i sëmurë.

Rrallëherë kam parë paqytetërim dhe papërgjegjësi në punën e gazetarit, sa në disa media shqiptare që kanë trajtuar çështjen e Xhavarës dhe Elezit. Kam patur nderin dhe privilegjin që të njoh nga afër RENEA-n. Që RENEA punon me zemër, nuk është teori e imja, por opinion i disa prej ekspertëve më të mëdhenj të botës për antiterrorizmin e konsulentë të Qeverive Amerikane, Franceze e Spanjolle. Si të bëj që ta di unë? Thjesht, para se të flas, informohem! Pas shumë përpjekjesh, kam arritur t’i njoh personalisht, të pi një kafe dhe në vend që të bëj diskutime Rambosh me ta, kam biseduar për familje, kosto jetese, sa vështirë është që të shkosh në operacion në mes të natës, në shi e në borë, kur lë fëmijën kërthi me temperaturë 40 e nuk e di se a kthehesh gjallë në shtëpi. Diskutime mëse serioze, me njerez mëse seriozë.

Janë fajtorë Xhavari e Elezi?
Nuk e di! Nuk kam të drejtë të flas! Pasi Republika e Shqipërisë, si shtet demokratik dhe i së drejtës, ka organe gjyqësore të pavarura, që gjykojnë personat e pandehur, e i gjykojnë në bazë të parimit të pafajsisë deri në provë të kundërt, kur është akuza që duhet të provojë fajësinë e të pandehurit, dhe jo i pandehuri që duhet të provojë pafajësinë e tij.

Në 2001, Alban Xhavara më ka thënë një fjalë të veçantë, kur e pyeta se, çdo të thotë të jesh polic i RENEA-s. Më tha që është interesante, por mos harro se na kanë vdekur shokët në krahë! Sinqerisht, nuk dua të besoj që të jetë kriminel një njeri që arrin të kristalizojë e të shprehë një ngarkesë të tillë emocionale me kaq sinqeritet, që i ka dhënë shumë vendit dhe shoqërisë në 13 vjet shërbim. Mendimi im personal, është se janë të pafajshëm! Pasi në rradhë të parë, përjashtoj mundësinë e implikimit në aktivitete të paligjshme të elementëve më të besuar të policisë, që bëjnë punën më të rëndë e të rrezikshme të policisë! Sikur të jenë fajtorë? Të dënohen pa mëshirë! Por duke respektuar Ligjin! Besoj se personat që kanë botuar fotografitë e Elezit dhe Xhavarës, e kanë të qartë tipin e operacioneve që këta shtetas kanë kryer në emër të Ligjit! Për fat të mirë që gazetat nuk kanë botuar fotografitë e fëmijëve të tyre dhe shkollat ku mësojnë, ushqimoret dhe parrukeritë që zonjat e tyre frekuentojnë, trungun familjar, oraret dhe klubet ku baballarët e tyre shkojnë të luajnë domino me pensionistët e lagjes! Pasi edhe adresën e shtëpisë e kanë dhënë, dhe kush nuk di ta gjejë, edhe një lokal të njohur si pikë referimi! Edhe në qoftëse këta shtetas do të rezultonin fajtorë, që jam i sigurtë që nuk do jetë kështu, mediat kanë detyrën qytetare dhe ligjore, që të mos dekonspirojnë identitetin e këtyre njerëzve! Pasi, vënë në rrezik jetën e familjeve të tyre!

Sayaret Matkal!
Nga ky moment që po shkruaj këtë fjalë, nuk kam të drejtë të shkel në Izrael, sepse në bazë të ligjeve të shtetit izraelit, kush boton këtë fjalë, dënohet penalisht sapo të hyjë në Izrael! Është ekuivalenti i RENEA-s për shtetin e Izraelit! Një vend që e kupton rëndësinë e institucioneve dhe i mbështet ato, që nuk i shet!

Para do kohësh, një gjykatë angleze dënoi për një krim ordiner, një ish-anëtar të SAS, kjo njësia antiterroriste e Britanisë së Madhe. Edhe pse ky person ishte në lirim nga 1978, gazetat angleze, të demokracisë më të lashtë në botë, nuk guxuan të përmendin emrin e tij, nuk dhanë informacione për çështjen gjyqësore që mund të çonin në identifikimin e tij. Sikur dikush të guxonte të botonte foton e tij, do të dënohej me burg të rëndë për atentat ndaj sigurisë kombëtare! Po sikur Xhavari dhe Elezi të jenë të pafajshëm? Ashtu si unë personalisht, në të drejtën time si qytetar i lirë të kem opinione, jam i bindur që janë! Ç’guxim kanë personat e papërgjegjshëm që botojnë fotografitë me emër dhe mbiemër të anëtarëve të një njësie antiterroriste të një shteti të dalin në rrugë të madhe? Si ka shteti shqiptar kurajon morale t´i kërkojë qytetarit të thjeshtë respektimin e Ligjit, dhe pastaj të lejojë një shkelje kaq flagrante të Ligjit dhe Sigurisë Kombëtare? Padyshim në rang ndërkombëtar, botimi i këtyre fotografive me emër dhe mbiemër, do të konsiderohet si një shkelje flagrante e krahasueshme me një akt terrorist! Emrat e këtyre personave mbeten sekret në shtete me dhjetëra milion banorë, ku mundësitë e identifikimit janë pothuaj joekzistuese! RENEA është një strukturë që ka kushtuar shumë kapitale njerëzore, monetare, sakrifica e shumë e shumë punë! Nuk besoj që është e dobishme për shoqërinë që ta asgjësojmë moralisht! Pasi, të jemi objektivë, RENEA është në krah e në shërbim të qytetarit. Duhet ta kemi të qartë se në kuadrin e luftës kundër terrorizmit, nga e cila shpresojme të fitojme ndonje pikë si vend, kartvizita dhe fytyra e prezantueshme e Shqipërisë është ajo që profesionistët amerikanë quajnë APCTU, Albanian Police Counter-Terrorist Unit, njësia antiterroriste e Policisë Shqiptare, d.m.th. RENEA, dhe jo kalemxhinj që nuk kanë as kurajon morale të firmosin artikujt e tyre demigrues. Kushedi pse amerikanët kanë atë sifatin e keq të shikojnë veprat, rezultatet dhe jo lloqe kavaje, ushtrime gazetarie diletante të një gustoje shumë të dyshimtë! Asnjë shtet në botë, dhe sidomos Shqipëria, nuk mund t´i lejojë vetes “luksin” që të ketë një njësi antiterrorizmi të demotivuar, të fyer, që ndihet e kërcënuar fizikisht e moralisht nga shoqëria! Kryesisht, gjuha e përdorur nga mediat për të përshkruar punën e Policisë, edhe para zhurmës për Xhavarin dhe Elezin, është tepër jokorrekte, joprofesionale dhe larg së vërtetës! Një gjuhë prej nazi-marksistësh që në artikujt e tyre shprehen “RENEA ekzekuton”, “RENEA eliminon”, “Policia vret”, “operacione të RENEA-s të përfunduara me vrasjen e kriminelëve”? Ku e kanë mësuar gjuhën shqipe dhe terminologjinë profesionale, në manualet për torturat e Sigurimit të Shtetit, apo nga një linguist i Gestapos? Më ç’të drejtë morale shoqëria shqiptare kërkon impenjim nga polici, kur lejon që jeta e fëmijëve të tyre të ekspozohet në mënyre kaq kriminale, që të fyhet me një terminologji që zakonisht, u rezervohet horrave të Arkanit? A e dinë këta zotërinj se elementi kryesor në strategjinë e RENEA-s është Negocimi, d.m.th. përpjekja deri në maksimum për të zgjedhur problemin pa konflikt e gjakderdhje? Asnjë anëtar i RENEA-s nuk dëshiron konflikt të armatosur, pasi për të do të thonte të jetë “kandidat për të lënë rrashtën”! Nuk duhet të jesh ekspert botëror i balistikës ligjore për të kuptuar se një konflikt i armatosur nuk bëhet me fjalorë dhe traktate juridike, por me armë zjarri, të cilat kanë vetinë t´i shpojnë lëkurën të mirit dhe të keqit! Me ç’të drejtë përdoret një terminologji, që krahason një strukturë të një shteti demokratik, më të impenjuarën kundër krimit dhe terrorizmit, me skuadronet e vdekjes! Mos vallë akuzojnë indirekt shtetin shqiptar për strategji tensioni, karta bianke për pushkatime pa gjyq, apo terrorizëm shtetëror? Kur nuk e respektojmë ne shtetin dhe strukturat e tij, sa respekt mund të ketë bota, si për ne, si për shtetin tonë? Një gazetar korrekt dhe profesionist do të shkruante, “gjatë një konflikti të armatosur me RENEA-n, humb jetën një i kërkuar”! Është tjetër të shkruash që në një konflikt të armatosur me Policinë dikush humb jetën, tjetër që Policia ekzekuton, vret, eliminon, qëron nga faqja e dheut! Të shkruash “u vra”, u “ekzekutua” nga Policia, nënkupton paramendim, vullnet të saj për konflikt dhe gjakderdhje, gjë që nuk përkon me të vërtetën! Pasi i kërkuari ka bërë një zgjedhje, atë të kundërshtojë me armë Policinë! Konfliktin kryesisht, e provokon ai që ka dalë jashtë normave të Ligjit, jo kush përpiqet të mbrojë Ligjin! Anëtarët e Policisë, e së pari, RENEA-s, janë gati të rrezikojnë jetën për të izoluar personat me rrezikshmëri shoqërore. E këtu, qëndron superioriteti i tyre moral, te gadishmëria për të dhënë jetën për shoqërinë! Mjafton një llogari e thjeshtë, janë disa herë më të shumtë policët e vrarë nga kriminelët, se kriminelët e vrarë nga Policia.

Pse nuk përpiqemi të kuptojmë që puna e këtyre burrave është mbi të gjitha, vetëdije dhe ekuilibër psiko-emotiv i jashtzakonshëm e sakrificë? Që të bësh punën që bëjnë ata, muskujt janë gjëja e fundit. Është mendja e zemra që çojnë peshë në profesione të caktuara! Ne nderojmë atë që është gati të lërë kokën për vëllain e tij, pse nuk respektojmë ata që janë gati të lënë kokën për Atdheun?

Si mund të flitet për degjenerim të reputacionit të RENEA-s nga disa gazetarë, të cilët as nuk firmosin artikujt e tyre? D.m.th. fletë-rrufe dhe letra anonime si në kohë të Dullës! Pastaj “ish-punonjësit e RENEA-s Xhavara dhe Elezi”! Kush i bëri ish-punonjës, përderisa rezulton që këta zotërinj janë anëtarë me titull të plotë, të nderuar e të respektuar të RENEA-s, përderisa nuk ka asnjë vendim të organeve kompetente që i largon nga puna, ashtu siç nuk ka vendim fajësie nga Gjykata! D.m.th. po bëhemi edhe shefa kuadri të Ministrisë së Rendit Publik? Komplimente, goxha karrierë!!!

Në këtë kontekst, nuk çon peshë fajësia apo pafajësia e Xhavarës dhe Elezit! Edhe pse jam i bindur në pafajësinë e tyre dhe në pastërtinë e një institucioni të nderuar siç është RENEA. Këtu janë kryer dy shkelje shumë të rënda të Ligjit, duke botuar fotografitë e tyre, duke konsideruar si fajtorë, shtetas që Gjykata nuk i ka shpallur fajtorë, duke shkelur kështu një nga të drejtat themelore të qenies njerëzore në Shqipëri e në gjithë botën e lirë, atë të prezumimit të pafajsisë! Janë shkelje që dënohen nga Kodi Penal! Ta lëmë mënjanë terminologjinë prej killerash që përdorin disa gazetarë në punën e tyre!

Kush janë këta Bin Ladenë të penës, që bëjne më shumë dëm se Bin Ladeni, që nuk respektojnë Ligjin, që nuk presin një vendim të Gjykatës, vendim që as Presidenti i Republikes nuk ka të drejte të kontestoje? Dhe kjo mendësi shpërfillëse ndaj së Drejtës dhe të drejtave njerëzore nuk kufizohet vetem me Policinë, por është një katakteristikë e mjaft mediave. Ku jo rrallë, elementi kryesor dallues i tyre është mungesa e respektit për të vërtetën, për të drejtat elementare të personit për të cilin shkruajnë! Pa e patur problem se mbase dikujt i shkatërrojnë jetën! Pa njohur etikë morale e profesionale! Për ndjenjë qytetarie e pergjegjësie të mos flasim fare! Asnjë gazetë në botë nuk shkruan emrin e minorenëve të arrestuar apo të dënuar për çfarëdo vepër penale, asnjë gazetë në botë nuk shkruan emrin e një të dyshuari për pedofili e krime tepër të neveritshëm, pasi akuza mund të jetë e padrejtë! Vetëm në mediat tona takon shkelje kaq të rënda.

Kam respekt të pakufishëm për gazetarët e mirëfilltë e të ndershem, qoftë intelektualisht, qoftë personalisht, të cilët duhet të bëhen flamur i informacionit korrekt dhe mbi të gjitha respektues e t´i diskreditojnë personazhet e padenjë e abuzues të asaj që është fryma e vërtetë e shtypit të lirë! Frymë që e do gazetarin si dëshmitar e jo si protagonist, si përcjellës të së vërtetës e jo si manipulues të saj! Në mos duan që edhe emri i tyre i nderuar, të njolloset për faj të këtyre personazheve. Të atyre që mbulojnë pendën me turp! Duke injoruar Ligjin dhe normat më elementare të bashkëjetesës dhe rregullave të një shoqërie të qytetëruar! Gjakun dhe djersën a atyre të pakëve që diçka bëjnë për këtë Shtet!

© 2003 Gazeta Panorama
 

u74

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Kollomoq more djale... ai qe ty te quan bire nuk mund te shahet nga nena...!
Pellumb Nili ka bere nje shkrim shume te bukur ne gazete ,por Kollomoqi e ka katranosur fare ne AF .

Uroj qe Pellumbi dhe Kollomoqi te jene dy persona te ndryshem .Ne rastin me te keq ne qofte se Pellumbi dhe kollomoqi jane nje.., atehere do te keshilloja disa sezone te psikologu.
Zoti te thashte shendet!
 

kol kollomoqi

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Fillimisht postuar nga gene:
[qb] ca pate ti kollomoqo?! (une ti ai ajo - ne ju ata ato)

pse u emocionove?!


me kane thene se dikur enveri thosh

... amerikanet dehen me koka kola e bejne zullume

paska dhe nga ata qe nuk kane nevoje per koka kola fare <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> dhe jane tanet pale

:rockband: [/qb]
gene, futi nje spinel a hajde rruaji dajes koqet!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Pa shiko albforumsat

e paske rrit nivelin kulturor kollomoqo
thumbsup.gif

qenke bere dhe me i afte ne diskutime

bravo

vazhdo keshtu se mire e ke

edhe nja dy vite dhe do behesh i pari i fshatit :rockband:
 
Top