Pa shiko albforumsat

Pa shiko albforumsat

Nje albforums, nder me ofenduesit antipatiket e fanatiket, na paska shkruar nje artikull ne Panorama!!!!
Eshte fjala per lezhjanin, po ju sjell linkun
C'fare mendoni?

http://www.panorama.com.al

http://www.panorama.com.al/gazeta/faqe10/1.htm

Faqe 10 - Koment
20Tetor 2003

Ligji, gazetaria dhe e drejta e akuzës

Pëllumb Nili

Më 23 shtator, Policia Kriminale e Tiranës arrestoi katër persona si të implikuar në një dallavere gjobash. Normale, policia ka dyshime, ndalon sipas ligjit të dyshuarit, i trajton sipas ligjit, dhe këtu mbaron detyra dhe e drejta e saj. Sikur ta dija që policia ka dyshime për mua, paraqitem personalisht në komisariat dhe vihem në dispozicion! Çdo person është i pafajshem deri në provë të kundërt, provë që duhet të jetë “sipër çdo dyshimi të arsyeshëm e të pranueshem”! Por ka persona, që kjo u duket diçka tepër e parëndësishme, veprojnë sikur të kenë të drejtën për të dhënë patenta qytetërimi me një mënyrë sjelljeje të dikujt që është sipër çdo Ligji të Zotit apo të Njeriut, tendencë që nganjëherë është sëmundje profesionale, e nganjeherë profesionalizëm i sëmurë.

Rrallëherë kam parë paqytetërim dhe papërgjegjësi në punën e gazetarit, sa në disa media shqiptare që kanë trajtuar çështjen e Xhavarës dhe Elezit. Kam patur nderin dhe privilegjin që të njoh nga afër RENEA-n. Që RENEA punon me zemër, nuk është teori e imja, por opinion i disa prej ekspertëve më të mëdhenj të botës për antiterrorizmin e konsulentë të Qeverive Amerikane, Franceze e Spanjolle. Si të bëj që ta di unë? Thjesht, para se të flas, informohem! Pas shumë përpjekjesh, kam arritur t’i njoh personalisht, të pi një kafe dhe në vend që të bëj diskutime Rambosh me ta, kam biseduar për familje, kosto jetese, sa vështirë është që të shkosh në operacion në mes të natës, në shi e në borë, kur lë fëmijën kërthi me temperaturë 40 e nuk e di se a kthehesh gjallë në shtëpi. Diskutime mëse serioze, me njerez mëse seriozë.

Janë fajtorë Xhavari e Elezi?
Nuk e di! Nuk kam të drejtë të flas! Pasi Republika e Shqipërisë, si shtet demokratik dhe i së drejtës, ka organe gjyqësore të pavarura, që gjykojnë personat e pandehur, e i gjykojnë në bazë të parimit të pafajsisë deri në provë të kundërt, kur është akuza që duhet të provojë fajësinë e të pandehurit, dhe jo i pandehuri që duhet të provojë pafajësinë e tij.

Në 2001, Alban Xhavara më ka thënë një fjalë të veçantë, kur e pyeta se, çdo të thotë të jesh polic i RENEA-s. Më tha që është interesante, por mos harro se na kanë vdekur shokët në krahë! Sinqerisht, nuk dua të besoj që të jetë kriminel një njeri që arrin të kristalizojë e të shprehë një ngarkesë të tillë emocionale me kaq sinqeritet, që i ka dhënë shumë vendit dhe shoqërisë në 13 vjet shërbim. Mendimi im personal, është se janë të pafajshëm! Pasi në rradhë të parë, përjashtoj mundësinë e implikimit në aktivitete të paligjshme të elementëve më të besuar të policisë, që bëjnë punën më të rëndë e të rrezikshme të policisë! Sikur të jenë fajtorë? Të dënohen pa mëshirë! Por duke respektuar Ligjin! Besoj se personat që kanë botuar fotografitë e Elezit dhe Xhavarës, e kanë të qartë tipin e operacioneve që këta shtetas kanë kryer në emër të Ligjit! Për fat të mirë që gazetat nuk kanë botuar fotografitë e fëmijëve të tyre dhe shkollat ku mësojnë, ushqimoret dhe parrukeritë që zonjat e tyre frekuentojnë, trungun familjar, oraret dhe klubet ku baballarët e tyre shkojnë të luajnë domino me pensionistët e lagjes! Pasi edhe adresën e shtëpisë e kanë dhënë, dhe kush nuk di ta gjejë, edhe një lokal të njohur si pikë referimi! Edhe në qoftëse këta shtetas do të rezultonin fajtorë, që jam i sigurtë që nuk do jetë kështu, mediat kanë detyrën qytetare dhe ligjore, që të mos dekonspirojnë identitetin e këtyre njerëzve! Pasi, vënë në rrezik jetën e familjeve të tyre!

Sayaret Matkal!
Nga ky moment që po shkruaj këtë fjalë, nuk kam të drejtë të shkel në Izrael, sepse në bazë të ligjeve të shtetit izraelit, kush boton këtë fjalë, dënohet penalisht sapo të hyjë në Izrael! Është ekuivalenti i RENEA-s për shtetin e Izraelit! Një vend që e kupton rëndësinë e institucioneve dhe i mbështet ato, që nuk i shet!

Para do kohësh, një gjykatë angleze dënoi për një krim ordiner, një ish-anëtar të SAS, kjo njësia antiterroriste e Britanisë së Madhe. Edhe pse ky person ishte në lirim nga 1978, gazetat angleze, të demokracisë më të lashtë në botë, nuk guxuan të përmendin emrin e tij, nuk dhanë informacione për çështjen gjyqësore që mund të çonin në identifikimin e tij. Sikur dikush të guxonte të botonte foton e tij, do të dënohej me burg të rëndë për atentat ndaj sigurisë kombëtare! Po sikur Xhavari dhe Elezi të jenë të pafajshëm? Ashtu si unë personalisht, në të drejtën time si qytetar i lirë të kem opinione, jam i bindur që janë! Ç’guxim kanë personat e papërgjegjshëm që botojnë fotografitë me emër dhe mbiemër të anëtarëve të një njësie antiterroriste të një shteti të dalin në rrugë të madhe? Si ka shteti shqiptar kurajon morale t´i kërkojë qytetarit të thjeshtë respektimin e Ligjit, dhe pastaj të lejojë një shkelje kaq flagrante të Ligjit dhe Sigurisë Kombëtare? Padyshim në rang ndërkombëtar, botimi i këtyre fotografive me emër dhe mbiemër, do të konsiderohet si një shkelje flagrante e krahasueshme me një akt terrorist! Emrat e këtyre personave mbeten sekret në shtete me dhjetëra milion banorë, ku mundësitë e identifikimit janë pothuaj joekzistuese! RENEA është një strukturë që ka kushtuar shumë kapitale njerëzore, monetare, sakrifica e shumë e shumë punë! Nuk besoj që është e dobishme për shoqërinë që ta asgjësojmë moralisht! Pasi, të jemi objektivë, RENEA është në krah e në shërbim të qytetarit. Duhet ta kemi të qartë se në kuadrin e luftës kundër terrorizmit, nga e cila shpresojme të fitojme ndonje pikë si vend, kartvizita dhe fytyra e prezantueshme e Shqipërisë është ajo që profesionistët amerikanë quajnë APCTU, Albanian Police Counter-Terrorist Unit, njësia antiterroriste e Policisë Shqiptare, d.m.th. RENEA, dhe jo kalemxhinj që nuk kanë as kurajon morale të firmosin artikujt e tyre demigrues. Kushedi pse amerikanët kanë atë sifatin e keq të shikojnë veprat, rezultatet dhe jo lloqe kavaje, ushtrime gazetarie diletante të një gustoje shumë të dyshimtë! Asnjë shtet në botë, dhe sidomos Shqipëria, nuk mund t´i lejojë vetes “luksin” që të ketë një njësi antiterrorizmi të demotivuar, të fyer, që ndihet e kërcënuar fizikisht e moralisht nga shoqëria! Kryesisht, gjuha e përdorur nga mediat për të përshkruar punën e Policisë, edhe para zhurmës për Xhavarin dhe Elezin, është tepër jokorrekte, joprofesionale dhe larg së vërtetës! Një gjuhë prej nazi-marksistësh që në artikujt e tyre shprehen “RENEA ekzekuton”, “RENEA eliminon”, “Policia vret”, “operacione të RENEA-s të përfunduara me vrasjen e kriminelëve”? Ku e kanë mësuar gjuhën shqipe dhe terminologjinë profesionale, në manualet për torturat e Sigurimit të Shtetit, apo nga një linguist i Gestapos? Më ç’të drejtë morale shoqëria shqiptare kërkon impenjim nga polici, kur lejon që jeta e fëmijëve të tyre të ekspozohet në mënyre kaq kriminale, që të fyhet me një terminologji që zakonisht, u rezervohet horrave të Arkanit? A e dinë këta zotërinj se elementi kryesor në strategjinë e RENEA-s është Negocimi, d.m.th. përpjekja deri në maksimum për të zgjedhur problemin pa konflikt e gjakderdhje? Asnjë anëtar i RENEA-s nuk dëshiron konflikt të armatosur, pasi për të do të thonte të jetë “kandidat për të lënë rrashtën”! Nuk duhet të jesh ekspert botëror i balistikës ligjore për të kuptuar se një konflikt i armatosur nuk bëhet me fjalorë dhe traktate juridike, por me armë zjarri, të cilat kanë vetinë t´i shpojnë lëkurën të mirit dhe të keqit! Me ç’të drejtë përdoret një terminologji, që krahason një strukturë të një shteti demokratik, më të impenjuarën kundër krimit dhe terrorizmit, me skuadronet e vdekjes! Mos vallë akuzojnë indirekt shtetin shqiptar për strategji tensioni, karta bianke për pushkatime pa gjyq, apo terrorizëm shtetëror? Kur nuk e respektojmë ne shtetin dhe strukturat e tij, sa respekt mund të ketë bota, si për ne, si për shtetin tonë? Një gazetar korrekt dhe profesionist do të shkruante, “gjatë një konflikti të armatosur me RENEA-n, humb jetën një i kërkuar”! Është tjetër të shkruash që në një konflikt të armatosur me Policinë dikush humb jetën, tjetër që Policia ekzekuton, vret, eliminon, qëron nga faqja e dheut! Të shkruash “u vra”, u “ekzekutua” nga Policia, nënkupton paramendim, vullnet të saj për konflikt dhe gjakderdhje, gjë që nuk përkon me të vërtetën! Pasi i kërkuari ka bërë një zgjedhje, atë të kundërshtojë me armë Policinë! Konfliktin kryesisht, e provokon ai që ka dalë jashtë normave të Ligjit, jo kush përpiqet të mbrojë Ligjin! Anëtarët e Policisë, e së pari, RENEA-s, janë gati të rrezikojnë jetën për të izoluar personat me rrezikshmëri shoqërore. E këtu, qëndron superioriteti i tyre moral, te gadishmëria për të dhënë jetën për shoqërinë! Mjafton një llogari e thjeshtë, janë disa herë më të shumtë policët e vrarë nga kriminelët, se kriminelët e vrarë nga Policia.

Pse nuk përpiqemi të kuptojmë që puna e këtyre burrave është mbi të gjitha, vetëdije dhe ekuilibër psiko-emotiv i jashtzakonshëm e sakrificë? Që të bësh punën që bëjnë ata, muskujt janë gjëja e fundit. Është mendja e zemra që çojnë peshë në profesione të caktuara! Ne nderojmë atë që është gati të lërë kokën për vëllain e tij, pse nuk respektojmë ata që janë gati të lënë kokën për Atdheun?

Si mund të flitet për degjenerim të reputacionit të RENEA-s nga disa gazetarë, të cilët as nuk firmosin artikujt e tyre? D.m.th. fletë-rrufe dhe letra anonime si në kohë të Dullës! Pastaj “ish-punonjësit e RENEA-s Xhavara dhe Elezi”! Kush i bëri ish-punonjës, përderisa rezulton që këta zotërinj janë anëtarë me titull të plotë, të nderuar e të respektuar të RENEA-s, përderisa nuk ka asnjë vendim të organeve kompetente që i largon nga puna, ashtu siç nuk ka vendim fajësie nga Gjykata! D.m.th. po bëhemi edhe shefa kuadri të Ministrisë së Rendit Publik? Komplimente, goxha karrierë!!!

Në këtë kontekst, nuk çon peshë fajësia apo pafajësia e Xhavarës dhe Elezit! Edhe pse jam i bindur në pafajësinë e tyre dhe në pastërtinë e një institucioni të nderuar siç është RENEA. Këtu janë kryer dy shkelje shumë të rënda të Ligjit, duke botuar fotografitë e tyre, duke konsideruar si fajtorë, shtetas që Gjykata nuk i ka shpallur fajtorë, duke shkelur kështu një nga të drejtat themelore të qenies njerëzore në Shqipëri e në gjithë botën e lirë, atë të prezumimit të pafajsisë! Janë shkelje që dënohen nga Kodi Penal! Ta lëmë mënjanë terminologjinë prej killerash që përdorin disa gazetarë në punën e tyre!

Kush janë këta Bin Ladenë të penës, që bëjne më shumë dëm se Bin Ladeni, që nuk respektojnë Ligjin, që nuk presin një vendim të Gjykatës, vendim që as Presidenti i Republikes nuk ka të drejte të kontestoje? Dhe kjo mendësi shpërfillëse ndaj së Drejtës dhe të drejtave njerëzore nuk kufizohet vetem me Policinë, por është një katakteristikë e mjaft mediave. Ku jo rrallë, elementi kryesor dallues i tyre është mungesa e respektit për të vërtetën, për të drejtat elementare të personit për të cilin shkruajnë! Pa e patur problem se mbase dikujt i shkatërrojnë jetën! Pa njohur etikë morale e profesionale! Për ndjenjë qytetarie e pergjegjësie të mos flasim fare! Asnjë gazetë në botë nuk shkruan emrin e minorenëve të arrestuar apo të dënuar për çfarëdo vepër penale, asnjë gazetë në botë nuk shkruan emrin e një të dyshuari për pedofili e krime tepër të neveritshëm, pasi akuza mund të jetë e padrejtë! Vetëm në mediat tona takon shkelje kaq të rënda.

Kam respekt të pakufishëm për gazetarët e mirëfilltë e të ndershem, qoftë intelektualisht, qoftë personalisht, të cilët duhet të bëhen flamur i informacionit korrekt dhe mbi të gjitha respektues e t´i diskreditojnë personazhet e padenjë e abuzues të asaj që është fryma e vërtetë e shtypit të lirë! Frymë që e do gazetarin si dëshmitar e jo si protagonist, si përcjellës të së vërtetës e jo si manipulues të saj! Në mos duan që edhe emri i tyre i nderuar, të njolloset për faj të këtyre personazheve. Të atyre që mbulojnë pendën me turp! Duke injoruar Ligjin dhe normat më elementare të bashkëjetesës dhe rregullave të një shoqërie të qytetëruar! Gjakun dhe djersën a atyre të pakëve që diçka bëjnë për këtë Shtet!

© 2003 Gazeta Panorama
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Pa shiko albforumsat

Mire se u ktheve! <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Nese eshte ai Lezhiani qe mbaj mend une, di te them se te gjithe shkrimet qe bente te teologjia PAPERJASHTIM i fshiheshin dhe permbajtja ishte per faqe te zeze...
shrug.gif


Nese Panorama pelqen tipa qe kane ato qendrime dhe ate lloj niveli vaj medet, po ky qeka niveli qe ata kerkojne te paraqesin publikut.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Nese do arrije te beje ndonje artikull me permbajtje tematike "fetare" aty do ti tregoje te gjithe "xhevahiret" qe i ka demostruar ne AF.


Nejse s'kisha gje te vecante me ate artikull, vetem me personin.
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Kollomoq, Ximi na thoni me çfare nicku shkruante ketu ne AF se na bete kurioz.
 

DriniS

Ecejak
Re: Pa shiko albforumsat

Pershendetje kollomoq,

Lezhjanit bravo i qofte per shkrimin qe ka bere tek Panorama. Dhe i jap shume te drejte ne ato qe thote per Median e pakontrolluar dhe ketu ka faj dhe shteti qe s'i fut nje gjobe te mire per shkelje te ligjit (ishalla e kane dhe si ligj ndalimin e publikimit te sekreteve shteterore se ketu s'merret vesh).
Nderkohe ti po e shan gjithe kopetence si mbrapa shpine tani qe ai nuk merr me pjese ne AlbForum? S'do mend qe acarohej me te drejte kur e shanit per malok.

Shendet
 

lil-butterfly

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

trajtimi i temes me duket me vend por me thene te drejten une nuk i besoj shume atyre qe shkruhen neper gazeta, sidomos nga eksperienca kam vertetuar qe shkrimet ne kete gazete dhe ne te tjerat qe ecin paralel me te jane nje iceberg me genjeshtra qe fatkeqesisht ne i besojme ne shumicen e rasteve
shrug.gif
 

kol kollomoqi

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] Nese eshte ai Lezhiani qe mbaj mend une, di te them se te gjithe shkrimet qe bente te teologjia PAPERJASHTIM i fshiheshin dhe permbajtja ishte per faqe te zeze...
shrug.gif


Nese Panorama pelqen tipa qe kane ato qendrime dhe ate lloj niveli vaj medet, po ky qeka niveli qe ata kerkojne te paraqesin publikut. [/qb]
Pa dashur te mbroj lezhjanin, nuk me pelqen si qendrim dhe nivel pseudoshqiptaret te shitur e sahanlepires te arabeve, qe na flasin arabisht sikur Zoti nuk di shqip.
 

kol kollomoqi

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] Nese do arrije te beje ndonje artikull me permbajtje tematike "fetare" aty do ti tregoje te gjithe "xhevahiret" qe i ka demostruar ne AF.


Nejse s'kisha gje te vecante me ate artikull, vetem me personin. [/qb]
Me xhevahiret e tij jam i bindur se nje person i ndershem dhe asnjeanes si Ju, do te kete miresine qe te tregoje edhe turpet e fanatizmin filo arab (jo Mysliman), e para-terrorist qe Ju dhe shume si Ju keni me vizionin teper te shtremberuar te Fese se Paqes, dmth Islamin!
thumbsup.gif
 

renea

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Me Pellumb Nilin jam mik prej kohesh, ai ka shkruajtur artikuj dhe ne revista dhe gazeta te huaja, ndaj dhe nuk me cudit kati qe eshte publikuar dhe Ne Shqiperi.
Nuk kkam degjuar prej tij prej disa kohesh.
Ku eshte ai?
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Kollomoq as te njoh e as s'me intereson te di kush jeni.... Mgjth se nga shkrimi tregoni se jeni ne te njejten linje me shkrimet e Lezhianit te teologjia. <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

Pak rendesi ka, por me qe me "njihni mire" dhe paskeni lexuar shkrimet e mia, jeni i lutur te me gjeni edhe nje fraze te vetme ne te cilen une te jem shprehur ne arabisht.

Ne do te diskutosh te pakten ne forme formale duhet te respektosh ate qe ke perpara nese s'je i afte ta besh udhe te mbare as qe ia vlen te te jap pergjigje.
Per te tjerat s'kam c;te them po shtrengoje fort aty ku e ke kollomoqin.
 

kol kollomoqi

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Pa dyshim i nderuar Mik!
url]


Nuk Ju referuhej Ju personalisht, por atyre me te cilet Lezhjani zihej.
Respekte
 

Erolina

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Kjo eshte teme gazetarie apo teologjie? Nese eshte kjo e dyta, s'po zgjatem, sepse eshte ne kategorine e gabuar(kjo eshte "Duke shfletuar mediat...")
Nga ana gazetarske, shkrimi i mesiperm ishte per te te ardhur keq! I ka rene rreth e rrotull nje problemi qe e ka bere litar! Eshte ulur e ka shfryre ne tastiere mendimet e veta krejt personale(sepse nuk mbeshtetet ne perfundimet e askujt dhe te asgjej tjeter pervec kokes se tij). Mos me keqkuptoni! Nuk jam kunder idese qe ai mbron, sepse sekreti shteteror duhet te mbetet i tille(une keshtu i konsideroj edhe ata qe punojne per kete sekret). Toni Blair rrezikoi karrigen kete vere vetem sepse njeri nga inspektoret e armeve te shkaterrimit ne mase u zbulua si njeri nga burimet e informacionit te BBC dhe kjo i kushto jeten. Atij ju zbulua identiteti dhe kjo e coi ne vetevrasje.
Ama trajtimi qe i eshte bere ne median angleze kesaj ceshtjeje as qe i kalon hic neper mend atij "analistit" shqiptar te Panorames qe thjesht ka shfryre nervat e veta.
Shume, shume, shume larg te vertetes dhe gazetarise.
 

kol kollomoqi

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Fillimisht postuar nga Erolina:
[qb]
Nga ana gazetarske, shkrimi i mesiperm ishte per te te ardhur keq! I ka rene rreth e rrotull nje problemi qe e ka bere litar! Eshte ulur e ka shfryre ne tastiere mendimet e veta krejt personale(sepse nuk mbeshtetet ne perfundimet e askujt dhe te asgjej tjeter pervec kokes se tij). Mos me keqkuptoni! Nuk jam kunder idese qe ai mbron, sepse sekreti shteteror duhet te mbetet i tille(une keshtu i konsideroj edhe ata qe punojne per kete sekret). Toni Blair rrezikoi karrigen kete vere vetem sepse njeri nga inspektoret e armeve te shkaterrimit ne mase u zbulua si njeri nga burimet e informacionit te BBC dhe kjo i kushto jeten. Atij ju zbulua identiteti dhe kjo e coi ne vetevrasje.
Ama trajtimi qe i eshte bere ne median angleze kesaj ceshtjeje as qe i kalon hic neper mend atij "analistit" shqiptar te Panorames qe thjesht ka shfryre nervat e veta.
Shume, shume, shume larg te vertetes dhe gazetarise. [/qb]
idete jane tre, shkelja e te drejtes universale te prezumimit te pafajsise, e pranuar nga gjithe bota e qyteteruar, dhe jo pjelle e mendjes se analistit te panorames, se dyti ekspozimi i jetes se femijeve se personave te akuzuar, se treti lehtesia dhe mosrrespekti ndaj personave qe mediat kane ne shqiperi, mosverifikimi i fakteve, mungesa e kultures juridike dhe njerezore, tendenca per t'ju shitur atij qe jep me shume.
Zonje keto tre fakte jane te pakontestueshme, natyrisht nuk mund te pretendoj qe Ju te lodhni mendjen deri ne ate pike qe ti kuptoni edhe pse jane shume elementare dhe evidente!
Sa per stilin letrar, personal apo jo, nuk i plasi kujt, pasi endrra ime per tu bere mesues letersie dhe per te vleresuar hartimet e nxenesve me ka kaluar qe ne moshen 15 vjecare.
 

kol kollomoqi

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

Zj Erolina.
Ve re me kenaqesi qe sepaku ne nje pike jemi dakord.
<span style="font-weight: bold">Gazetaria ne Shqiperi nuk ka mangesi, por eshte e tera nje skeletine e deshtuar! Vuan nga ana profesionale dhe gjuhesore. Forma dhe permbajtja e shkrimeve dhe autoret e tyre jane shumica amatore qe nuk ju mbushet mendja se nuk bejne per gazetare.</span>

Gjithsesi, Z. Nili nuk eshte gazetar, vec nje qytetar qe ka shprehur idhnimin per nje gjest shume te ulet.
Ve re se nga anglezet keni marre vesin te jeni snob, te ndiheni superior, e te beni zhurme si teneqja bosh.
Mbase eshte mire te kujtoheni se nuk ka me &quot;Rule Britania&quot;, e UK tashme eshte ne nje rol mes kusherires se perdale, dikur plot hire por tashme e varfer dhe e shemtuar se ciles i kane mbetur disa njohje te mondanitetit, dhe qenit plak e padhembe te daje samit.
E di e di, oksfordi, kembrixhi, city, financa etj, po mos harroni se nuk jeni angleze1 Per fatin tuaj te mire!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Pa shiko albforumsat

o kollomoqo
une nuk po te kuptoj ty
ku kerkon te dalesh??? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

nuk e kam pyetjen fare me tendence
shrug.gif


cfare kerkon te thuash???
 

kol kollomoqi

Primus registratum
Re: Pa shiko albforumsat

ishte drejtuar zonjes eriola, snobizmit te saj, dhe mu duk si detyre ti shpjegoja idete qe kishte artikulli
Verejtjete saj mu duken si veza e kolombit, pse nuk na i tregon ajo veprat e saj.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Pa shiko albforumsat

me fal per injorancen time kollomoq po - cfare quan Ti snobizem?

nese me lejon, edhe une jam dakort me erolinen kr thote se artikulli nuk eshte i ndonje niveli te larte (e gjykoj thjesht si lexues)
pervec faktit qe ben nje analize emocionale e jo racionale te aktivitetit te renea-s (aktivitet qe meriton respekt) mbeshtet mendimet e tij mbi fajesine apo pafajsine e personave (megjithese ne fillim tha se nuk do ta bente kete - te gjykonte) ne nje bisede tavoline 1- 2 oreshe dhe ne supozimin se pjesetaret e nje force ta armatosur te tille nuk mund te jene te implikuar me krimin (kjo bie ndesh koke e kembe me realitetin shqiptar)

une jam me parimin e supzimit te pafajesise dhe nuk kam aspak nevoje te bej nje arsyetim si ai i autorit te shkrimit - po nejse

faktikisht - ne mes te nje - te vertete absolute- (raujtja e sekretit te identitetit te antikrimit) qe nuk e shpiku ai por thjesht e perdori ne artikullin e vet, ka shkruar edhe disa konsiderata personale qe, per mua, nuk kishte pse i shkruante fare dhe i kane ulur vlerat qe artikulli kishte vetvetiu fale temes se drejte qe trajton


pres komentin tend dhe
shpresoj te mos ma quash snobizem
 
Top